DRENICA EDHE NJË HERË NA E ZBARDHI FYTYRËN DHE NA RIZGJOI KRENARINË KOMBËTARE

 

 Kur iu mbush mendja çetnikëve të Beogradit se populli ynë në Kosovë ra në krrahmën e vdekjes, Serbia bëri përgatitjet e duhura propagandistike dhe ushtarake për ta sulmuar Drenicën, epiqendrën e kryengritjeve të shumta shqiptare, për të na goditur dhe dërmuar me themel shpresën e fitorës, shpresën e çlirimit dhe bashkimit tonë kombëtar, me mjete barbare, siç di dora katile serbe, duke shpresuar se do t’i realizojnë planet dhe ëndrrat e tyre të marra për të na shfarosur dhe për të na i gllabëruar trojet tona të shenjta, që të parët tanë brez pas brezi na i ruajtën me sakrifica të mëdha.  Si shumë herë më parë, edhe këtë herë u gabuan në llogaritje hordhitë barbare të Karpateve të Rusisë dhe përkrahësit e tyre tradicionalë se do ta fitojnë betejën përfundimtare ndaj nesh, për të na trajtuar pastaj si "bagëti në oborrin e kasapit", por s’do të arrijnë dot kurrë.  Çdo herë, në të gjitha periudhat e rëndësishme të historisë sonë kombëtare Drenica luajti rol me rëndësi. Edhe sivjet ajo e muar në dorë flamurin e rezistencës sonë kombëtare, për ta ngritur lart në qiellin e saj të dëlirë, ashtu siç është e dëlirë zemra e racës së pastër shqiptare. Drenica edhe këtë herë u bë epiqendra e vlimeve të mëdha shqiptare, epiqendra e ndryshimeve të mëdha shqiptare. Ajo u bë dorë magjike që shqiptarët e përgjumur, të lodhur e të molisur, i ngriti në këmbë, duke i vetëdijësuar se liria nuk falet por fitohet me sakrifica të mëdha. Drenica u bë mehlem i shërimit të plagëve të rënda që na i shkaktuan karrieristët e sëmurë për pushtet dhe partiakët e shtirë. Ajo u bë gisht tregues të na tregojë si mbrohet atdheu, si fitohet liria dhe si përfitohen miq liridashës në katër anët e botës. Drenica kryengritse e Hasan Prishtinës, Ahmet Delisë e Azem Bejtës dhe Shote Galicës. Drenica e kuqe e Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës. Drenica shpresëdhënëse e Fazli Grajqefcit dhe mijëra dëshmorëve të rënë në altarin e rinisë për çështje madhore kombëtare, edhe këtë vit na e zbardhi fytyrën duke i treguar gjithë botës se tradita luftarake dhe e sakrificës për liri tek shqiptarët ruhet, kultivohët e forcohet dhe, në momentin e duhur, shkrep si vetima për t’i goditur bajlozët në lule të ballit, si vetima kur godet gjatë natës së turbulluar me të reshura të shumta.  Po, Drenica jonë heroike, e përgjakur, e djegur dhe e masakruar, me qëndresën e burrave të saj, veçmas me sakrificat e mëdha të familjeve Jashari, Ahmeti e Sejdiu, na treguan rrugën e fitorës, mënyrën se si mundet Serbia katile dhe si arrihet liria. Ajo na bindi se vetëm të bashkuar si një trup i vetëm, duke i lënë anash të gjitha grindjet, mosmarrëveshjet e ngatërresat, do të bëhemi të zotë ta mundim makinerinë e hekurt të dhunës dhe terrorit serb.  Drenica krenare, altar i trimërisë dhe atdhedashurisë, ngriti në këmbë burrat trima të Dukagjinit dhe rininë tonë heroike për t’i rrokur armët e për të bërë front të përbashkët qëndrese, suksesesh e fitoresh. Ajo na e forcoi UÇK-në, forcën tonë ushtarake, i dha zemër dhe krah asaj për tu bërë faktor dhe subjekt vendimtarë, për të arritur çlirimin dhe bashkimin tonë kombëtar.  Drenica e djegur flakë, e përgjakur dhe e masakruar si shumë herë më parë nga hordhitë barbare serbe të Karpateve të Rusisë, dha kushtrimin e lirisë. Zëri i Shabanit, Ademit dhe Hamzës, kushtrimi i tyre për liri, duhet të na vetëdijësojë për t’i bashkuar të gjitha forcat morale, materiale dhe njerëzore për këtë betejë përfundimtare, e cila do të jetë e mundimshme dhe e vështirë, por gjithësesi fitimplote, që do të kurorëzojë të gjitha përpjekjet e deritashme për liri, çlirim dhe bashkim kombëtar. Me punën tonë kambëngulëse, me qëndresën dhe vullnetin e pathyeshëm, me organizimin tonë të mirëfilltë kombëtarë, do ta çojmë në vend amanetin e Shabanit, Ademit, Hamzës dhe mijëra dëshmorëve e heronjve tanë. Fitorja do të jetë e jona! Shqiptari do ta gëzojë lirinë dhe më nuk do të jetë rob i askujt!

Shkruar më 15.05.1998. Botuar në "Revistë ushtarake" Nr.1. shtator 1998 dhe "Zëri" më 6 nëntor 1998