LIBËR PËR ATA QË E DONË TË VËRTETËN

 

Ky libër është përmbledhje e shkrimeve publicistike të Shefqet Jasharit-Strofcit, të botuara dhe të pabotuara. Autori është njëri prej të parëve që i kontriboi "Thyerjes së Murit të Qetësisë" që kishte mbuluar tymi e mjegulla e luftës shkatërrimtare që kishte përfshirë popullin shqiptar në fundshekullin e XX. Për të thënë të vërtetën e cila kundërshtohet me flakë e me zjarrë nga "fara ruse" autori ka vënë në rrezik edhe jetën e vet. Megjithatë ky libër do të jetë shenjë referimi, dëshmi dhe pikënisje e mbarë e atyre që do të kenë guxim ta shpalojnë të vërtetën e hidhur të së kaluarës sonë të afërtë.

Avdyl Gërvalla

 

Shefqet Jashari-Strofci ishte ndër të paktët njerëz që në mënyrë të hapur ia tregoi rrugën popullit shqiptar duke i thënë: rruga në të djathtë të çon në mirëqenje, kurse rruga në të majtë të le në lloç. Guximi i Shqefqet Jasharit-Strofci për t'i denoncuar vrasësit e shqiptarëve ishte i pashoq, duke e vënë në plan të parë rreshtimin e mirëfilltë kombëtar. Shkrimet e Shefqet Jasharit-Strofcit janë "bombë" me të cilën thyhen forcat e majta politike në tërë Gadishullin Ilirik. "Asgjesimi" i atyre forcave regresive të cilat dirigjohen nga koka ruse është punë e vështirë, e cila kërkon një angazhim të jashtëzakonshëm të autorit, si në përiudhat e mëhershme ashtu edhe në ato të fundit. Me këtë vepër autori me guxim, me fuqi intelektuare dhe talent publicistik i dalë në krah drejtësisë dhe mbron interesin tonë kombëtar. Në të gjitha shkrimet e Shefqet Jasharit-Strofcit theksohet fakti se SHBA-të janë aleati natyror i kombit shqiptar.

Gani Geci