BISEDË PA DORËZA ME XHAVIT  HALITIN

 

(PSE NDIHET I KËRRCNUAR  XHAVIT HALITI)

 

Xhavit Haliti ish udhëheqësi i Pararojes staliniste të LPK dhe tash patroni më i fuqishëm i PDK-së, njeriu më i besushëm i Nanosit dhe i SHIK-ut, Kryepehlivani i Pehlivanave të Nanosit, ‘’politikani’’ më i shkathtë në gjithë hapsirën shqiptare, ’’ushtaraku’’ më i aftë dhe më i fuqishëm në SHP të UÇK-së, ekonomist-hajni  më i zhdërvjelltë gjatë periudhës së luftës së fundit serbo-shqiptare dhe mafiozi më i zoti në gjitjhë trojet shqiptare , ‘’i kanë hyrë lepujtë në bark’’ pasi që po ’’ndihet i kërrcnuar’’ nga shkrimet e gazetes kombëtares’’Bota sot’’. Po si të ndihet i kërrcnuar një ’’politikan’’ me një karrjerë 20 vjeçare që e udhëheqi LPK-në në Evropën Perendimore nga shkrimet e një gazete e cila ka pasur dhe ka  qëndrim kritik ndaj të kaluarës sonë kombëtare, kuptohet edhe ndaj ngjarrjeve të fundit gjatë luftës serbo-shqiptare, por edhe ndaj të sotmes, kur mirë e din Xhaviti se në Evropen Perendimore me ligj mbrohet e drejta e shprehjes në të gjitha mjetet e informimit publik dhe kritikave nuk mund t’i shpëtojnë as kryetarët dhe  kryeministrat  e shteteve kur janë me vend. Po si të ’’ndihet i kërrcnuar’’ nga  shkrimet që i boto ’’Bota sot’’ një  Kryepehlivan i Pehlivanave të Nanosit, që kur t’i teket ditën dhe natën, taman ashtu si shkohet te daja, shkon te Nanosi dhe Klosi, dhe kur dihet se këta djaj- gjygyllibasha janë të përgdhelurit e Athinës, Beogradit dhe Moskës, pse të ndihet i kërrcënuar Xhavit Haliti nga shkrimet që i boton ’’Bota sot’’, kur dihet se këto tri qendra të orthodoksisë kanë mundësi Xhavitin ‘’ta mëshefin’’ apo ‘’ta humbin’’kur e lyp nevoja  në Stepet e Rusisë, në Himalajet e Kinës apo në ishujtë e Greqisë.?! Atëherë pse frigohet Xhaviti dhe pehlivanat tjerë të Nanosit nga Gjygji i Haqës,  kur e dijnë se janë të ‘’pastërtë’’ dhe nuk ka fakte se kanë bër krime lufte ndaj shqiptarëve?! Xh. Haliti ka të drejtë të ankohet te argatët e tij që i ka bërë redaktorë dhe gazetarë me ndikim në ca gazeta dhe revista që botohën në Shqipëri dhe Kosovë, dhe askush nuk ia ndalon që prej tyre të kërkon ta lavdrojnë dhe ‘’hero’’ të tyre ta shpallin, por të mos kërkojë të pa arritshmen, të mos ëndërroj se ’’Bota sot’’ do ta ndërroi vijen politike të saj. Ajo është gazetë kombëtare. Nuk është gazetë e një grupi  njerëzish ’’të pavarur’’ që sipas interesave të tyre e ’’këthejnë bigën’’. Ajo është gazetë shumë e mëvarur nga ideologjia kombëtare dhe  çdo subjektë politik shqiptar apo ndërkombëtarë, çdo individ që me përkushtim punon për interresa kombëtare të shqiptarëve do ta kenë përkrahjen e saj, dhe e kundërta, do t’i luftojnë me përkushtim barësit e linjën antikombëtare që kanë punuar dhe po punojnë me zell për interesa të grekut, rusit dhe të shkaut.

         A guxon të ndihet i frigësuar  Kryepehlivani i Pehlivanave të Nanosit,  kur nën urdhërat e tij janë futur shumë ‘’politikaj’’, ‘’veprimtarë’’ dhe ’’patriotë me namë’’që dikur nepër rrugët e Evropës ia shajshin  babë e nanë, e tash kanë ndryshuar, janë bërë me të dhe  po ia marrin  temenanë! Të keshë mëshirë Xhavit Haliti ndaj  argatëve tuaj dhe  ndaj argatëve të  argatëve tuaj. Pa mendo sado pak për partinë tënde PDK-në, që ti frejt e saj në dor i mbanë?! Çka do të bëhet me ata ’’politikajë’’ të rinjë që stazhin ’’politik’’ dhe ’’atdhetarë’’ e kanë filluar në partinë tënde, dhe  kur të shohin ty që të ’’kanë hyrë lepujtë  në bark’’nuk do tu ndihet më askund zëri, do të lënë ty dhe shokët tuaj  me ’’dy këmbët në baltë’’. Do të hikin nga partia, do të lanë ty fillikat me pak  rrogëtarë dhe me ca argatë,  dhe atëherë vaj halli për ty, as Nanosi dhe as shokët dhe patronët tuaj nuk do të llogarisin më për njeri, se prej teje më nuk do të kenë dobi. Qëndro Xhavit Haliti si pehlivan i vërtetë, mos u rrëxo për toke me ca ’’flakaresha’’ që t’i dha populli kur u mbajtën zgjedhjet lokale në Kosovë . Mos i përmend më ’’flakareshat’’ Xhavit Haliti se kurgja nuk janë, në krahazim me ’’gugjumat’’ që do t’i hani kresë, në zgjedhjet nacionale që do të mbahën sivjet. Po, mos harro Xhavit Haliti se e keqja nuk ka kufi, do t’i harrosh ’’flakareshat’’ dhe ’’gugjumat’’çka do të gjejë pasi ta vënojmë pushtetin demokratik në Kosovë. Do t’i marësh ’’takmakat’’ kresë nga drejtësija shqiptare dhe për shumë vjet do ta sigurosh bukën dhe fjetjen pa pagesë në institicionet përmirësuese të Shtetit të Kosovës, sëbashku me  pehlivanat dhe argatët tjerë të Nanosit dhe të Qosjes.

         Këtheu pak mbrapa Xh. Haliti, atëherë kur ishe i ri. Nuk e doje punën Xh. Haliti, por doje jetë zotërie, pa e djersur lulën e ballit, dhe ’’miqtë tuaj’’që punonin në UDB-e, ta mbushën mendjen se ke aftësi t’i hipnotizosh dhe t’i mashtrosh njerëzit, se do të bëjnë me tu ndie zëri në  Evropen Perendimore, me një kushtë se do tua bëshë ca shërbime.Të rregulluan dokumente falco, me  një biografi të ’’pasur’’ dhe sjellje ‘’shembullore’’.  Nuk mendove hiq fare, se po-ja jote ku do të shpije?! Nuk mendoje se po-ja jote do të qonte  në rrugë pa krye! Nuk mendoje, se po-ja jote do të futi në moqale. Nuk mendoje, se po-ja jote do të ngulfati  në ujra të zeza.  Por, para se të vjen fundi yt përfundimtar, që  sipas të gjitha gjasave  po të afrohet me shpejtësi, se fuqia po i lëshon, ’’miqët’’ tuaj të moqëm, nga gjarpërinjë që ishën, do të  bëhën hardhuca me bishtë të thyer, nga dhelpëra që ishin, do të bëhën zagar gjuetije, nga ujqë që ishin, do të këthehen në qej batall!  Prandaj, të këshilloj Xhavit Haliti bëru ’’trim’’ bëru ‘’azgan’’, qele zemren, hape gojen, qiti në shesh të gjitha të ligat që ia bëre Kosovës dhe kombit  shqiptar. Qiti në sheshë komplotet që i bëtë kundër Shqipërisë, kundër Kosovës, kundër UÇK-së., kundër institicioneve të Republikës së Kosovës, kundër shqiptarëve dhe kundër Shqiptarisë.  Je i detyruar të tregosh për prapavijën e Marrëveshtjes që e lidhët në Osllo me Ministrinë e Mbrojtjes për bashkimin e dy subjekteve ushtarake në një subjekt ushtarak. Bënu i sinqert dhe trego, e bëtë atë Marrëveshtje  sa  për t’ia marrë paratë Bukoshit, apo e bëtë përnjëme,  dhe ’’miqtë’’ tuaj dhe ’’miqtë’’ e Nanosit ju dhan urdhur atë ta prishni. Mos mendo se do të shpëtoni pa dhënë llogari për vrasjet  që i   bëtë me tradhti  duke ju ngrehur prita dhe kurtha komandantve, ushtarakëve, ushtarëve dhe qytetarëve, vetëm pse nuk u bën argatë dhe rrogtarë tuaj. Po edhe na thuaj: Si arritët ta kapni Qosen për hunde e ta qoni ku të doni. Po Demaçin si arritët ta ulni kambëkryq në sejen tuaj? Po Bukoshin si e hipnotizuat dhe e detyruat të punojë kundër institicioneve të Republikës së Kosovës duke bërë  aleancë të msheftë me LBD-në  dhe me LPK-në. Ju Bukoshit nuk mundeni t’i dilni hakut po edhe sikur ’’ t’ia lani këmbët e t’ia pini ujtë’’ se pa ndihmën e tij dhe ca ministrave të tij që luajshin me dy biga s’do ta arriji kurrë të bëni komplotet dhe krimet që i bëtë. Po  na thuaj Xh. Haliti si e bëre Thaçin argatin tënd më të besueshëm. Me demogagjinë tënde shumë të pasur duke i folur për ‘’Shqiptari’’, apo e mashtrove dhe e shtine t’i bije daullës tënde duke i dhanë  shumë të holla, apo duke i premtuar pozita të larta. Na thuaj pa frigë Xhavit Haliti se urdhërat e kujtë i kreve kur Jakup Krasniqin e detyrove  t’i bije kokës me grushta , në studion e TVSH-së,  në emisionin e lajmeve për të përshëndetur dy ushtarët që e shoqëronin.

                   Më së miri do të bie  Xhavit Haliti të kërkosh falje publike në një tubim të organizuar apostafat për atë qëllim, dhe gjithë ajo  masë e  tubuar duhet të jetë e bindur se Xh. Haliti është  penduar. Mos mendo se me gënjeshtra dhe demogagji i zvoglon fajet tuaja. Fajet i zvoglohën Xhavit Halitit duke i  qitur në shesh të gjitha të ligat dhe të gjitha të zezat  që ia bëtë Kosovës dhe Shqiptarisë, dhe  të jeshë i bindur se rrethana lehtësuese do të keshë atë ditë kur të shqyptohet dënimi nga Gjygji i Qarkut në Prishtinë. Kie shumë për të folur! Kie shumë për të shkruar, dhe mos humb kohë. Filloja qysh tash! Shkruaj kujtimet! E di, që vet nuk ke aftësi t’i vesh në letër, por këtë punë pa pritesë do ta kryejnë argatët tuaj, që i ke në parti me tituj të lartë shkencorë. Të jeshë i bindur se do të fitosh shumë para, ndoshta aq para sa fitove  gjatë luftës, duke bërë tregëti me beteja, duke qitur në kurrtha ushtarakë dhe ushtarë. Të fillosh që kur u largove nga Kosova. Kush nga ’’miqtë’’e tuaj të pushtetit të përcolli? Kush të dha detyra? Si komunikoje me ta? Kur dhe pse të qortonin dhe kur të lavdronin? Çfar grada të dhanë? Dihet se UDB-ja e Tiranës ta dha gradën e kolonelit, pasi e fute Rexhep Selimin dhe Sabit Gecin në njësitë e Adem Jasharit me detyra speciale dhe me  komplote  i përvehtësove njësitë guerile të Llapit. Po na thuaj pa ngurrim: Si të paguanin dhe sa të paguanin për shërbime! Të na folni dhe për gjëra tjera, për ato gjera që të padisin dhe të fajsojnë shoktë tuaj, që i përkisnin LPK-së. Shokët tuaj  Muhamet Kelmendi dhe Ramush Hajradini në librat e tyre që në vitin që shkoi i botuan të akuzojnë rënd, se nuk ke lejuar bashkimin e faktorit shqiptarë për formimin e ’’Frontit për Çlirimin e Kosovës’’, ke penguar shkuarjen në luftë të atdhetarëve që nuk u bënë argatë tuaj siq ishte rasti me Fehmi Lladrofcin etj. Ke bllokuar shkuarjene në luftë të kuadrit ushtarak, përpos atyre që u bënë argat tuaj. Ke rrejtur Kryesinë dhe të tjerët se UÇK-ja ka ’’Shtab të Përgjithshëm’’, ke penguar armatosjen e UÇK-së me armatime të rënda dhe moderrne. Po edhe me  kallashët që e kallët Shqipërinë,  penguat, dhe nuk lejuat  armatosjen  e njësive që nuk ishin drejtpërdrejtë nën komandën e argatve tuaj. Ke bërë dhe shumë maskarallaqe tjera, por sëpaku na trego si i përvehtësove  paratë që u mbledhën për UÇK-në. Po ato tëholla që mërgimtarët me mund i fituan,  dhe i ndanë nga  kafshata e gojes për ta ndihëmuar ushtrinë, ju i ndatë në mes veti si ujqit e uritur,  kur e ndajnë gjahun,  dhe tani po shifen se ku janë. Bletë banesa, mbaruat pallate, hapët pompa të benzinit, bletë tokë dhe troje,  bletë vetura, hapët uzina, plaqkitët pasuri shoqërore, i bletë dhe një pjesë të votave, por edhe i bletë kriminelët që të vrasin bijtë më të mirë të kombit. Por pjesen më të madhe të parave i futët nepër  banka private. A thua, gjithë këto  dëshmi që po t’i qesin në shesh shokët tuaj dhe ca tjera që unë kalimëthi t’i përmenda nuk janë të mjaftueshme për t’i bindur edhe njerëzit tuaj më të afërtë se ti ishte dorë e zgjatur e huaj në LPK-në dhe pastaj në  UÇK-në, dhe tash në Kosovën e çliruar?! Deri tash Xhavit Haliti me as një fjalë nuk i ka kundërshtuar pohimet e Muhamet Kelmendit dhe të Ramush Hajradinajt. Kjo don të thotë se janë plotësishtë të  vërteta pohimet e tyre. Dhe gjithë këto të liga që ia bëtë Kosovës  ti me shokë tuaj i quani ‘’veprimtari kombëtare’?! Jo Xh. Haliti, jo, kjo punë ka tjetër emër, kjo veprimtari quhet tradhti kombëtare!

          Libri i kujtimeve tuaja Xh. Haliti do të ketë shumë vëllime, po qe se në te do të përfshihen edhe dëfrimet dhe avanturat tuaja  shumë të bujshme, që i bëre nepër Zvicër dhe shtete tjera të Evropes Perendimore, me tëholla plot xhepat, edhe pse kishe një ndihmë të vogël sociale nga kryqi i kuq zvicëran. Si të pritnin dhe të përcillnin lëpëkistat? Mos i harro as ’’bakshishet’’ dhe gjërat tjera që t’i dhuruan. Libër i veçant duhet të jetë me  shpjegime si e krijove klanin tënd në Kryesinë e LPK-së.  Kush të ndihëmoi që e kishte obligim nga ‘’miqtë e tuaj’’? Kush të ndihëmoi nga friga? Kush të ndihëmoi për interes? Kush të ndihëmoi nga naiviteti? Temë në veti do të jetë si e munde klanin e Ibrahim Kelmendit: Si e mashtrove Kryesinë e LPK-së, duke i dërguar raporte të rrejshme  se ’’ke formuar njësi ushtarake në Kosovë,’’ dhe se ato e ’’njohin Kryesinë e LPK-së për udhëheqje politike’’ , ndërsa ‘’Shtabin Qëndror’’ që e përbëje ti, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti  ‘’e pranuan për udhëheqje ushtarake’’, por një gjë është me rëndësi të na tregoni, komandimin e ’’njësive tuaja ushtarake’’nga Zvicëra si mendoni ta bëni? Me parapsikologji, me  telefon, apo duke i dhënë detyrë argatit tënd të besueshëm Bardhyl Mahmutit të hypi në maje të alpeve të Zvicëres,  se aty afër tyre banonte, dhe nga aty malsorçe t’i komandonte me za nga kodra në kodër?! Mos të vjen keq dhe as mos u marro se ti ftyrë ke me hektarë, të na tregosh si i bëre ’’rrush e kumbulla’’  paratë që t’i dha kryesija e LPK-së për tua ndarë  komandantve të ‘’njësive tuaja ushtarake’’. Na trego si e bëre ‘’grushtshtetin politik’’ në LPK-në që Muhamed Kelmendi e përmend në librin e tij: ‘’Pse nuk u ndërtua fronti për çlirimin e Kosovës’’ Muhameti në atë libër të ka nxi e të ka ba futë. Mos nguro dhe mos u frigo nga Muhamedi, po thuaje truq se për çka është hidhëruar në ty,  nga shkaku se e le me ’’gishta në gojë’’ pasi që  nuk i dhe kurrfarë pozite në ’’Qeverinë e Thaqit’’ që e formove në Tiranë, apo është hidhëruar me ty që nga ajo ditë kur ua qove Hashim Thaqin në mbledhje të Kryesisë së LPK-së dhe ju the: ‘’Ja zotërinj, ky është ai burrë azgan për të cilin ju kamë folur më parë. I ka krye të gjitha akcionet guerile në Drenicë dhe hiq më tepër   nuk ju tregoj, pra, mëshilne gojën e m...mos hani’’. Siq dihet prej asaj dite  ia more anën Ibrahim Kelmendit, dhe Kryesinë e LPK-së e  qite prej loje. Siç thotë Muhamet Kelmendi, ata më vonë shkuan të ankohën te Nanosi, por ti ishe më i zoti,  disa ditë Nanosi i dënoi duke pritur nepër koridore të Kryeministrisë,  dhe së fundi ua dërgoi një sekretareshë për t’i hjekur qafe.  Ju kërkoi ’’falje’’ që nuk kishte mundësi vet t’i priste, pasi që  kishte pasur një takim të rëndësishëm me miqtë e tij që i vinin nga Athina.

         Më lodhe Xhavit Haliti, që më detyrove me ty të mirrem, që më detyrove me ty të bisedoi. Humba kohë të qmushme Xh. Haliti për të bindur të pendohesh. Po kamë gabuar se ti  je i pa ndreqshëm, je i pa përmirsueshëm. Po ku  e gjenë të drejten more q... ta përmendësh UÇK-në, t’i përmendësh dëshmorët, ta përmendësh Kosovën, Shqipërinë, Viset shqiptare, shqiptarët, Shqiptarinë?! Ti je kallauzi i të gjitha të këqijave që e gjetën Kosovën! Ti je tharmi i të gjitha të ligave që i gjetën shqiptarët! Ti e ke humbur ndërgjegjen njerëzore. Zemër kie, e zemër nuk kie. Mend kie e mend nuk kie.. Shpirt kie e shpirt nuk kie. Je një krijesë në pronësinë e shpirtëkqinjëve! Je një krijesë që je futur nën urdhërat e bishave të egra që synim kanë ç’bërjen e kombit shqiptarë. Por, para se ta përfundoj kët bisedë, Xh.Haliti  ta bëj me dije se po qe se u beson rrenave të patronve tuaj se marrëveshtjet që i kanë bërë me ty do të jesin sekrete, dhe nuk do te dinë  askushi për to, shumë keq mashtrohesh. Të gjitha shtetet kanë për detyrë çdo punë që kryejnë titullarët dhe nëpunësit  e saj bëhen shënime dhe shkruhen dokumente. Pastaj të gjitha dërgohen në arkiva të posaçme. Pas një kohe mëvaret se çfarë rëndësie kanë, bëhen publike, dhe në bazë të tyre , historianët e shkruajnë historinë. Prandaj, mos të shkon mendja Xh. Haliti se po të mos ishte ’’Bota sot’’, nuk do të zbulohën komplotet, të zezat dhe të ligat që ia bëtë Shqipërisë, Kosovës me vise dhe popullit shqiptar. Sa i përket kërrcnimeve që ia bënë ’’Botës sot’’, Kryeredaktorit, Botuesit, Stafit të saj,  gazetarëve dhe bashkëpuntorëve, janë të pa suksesshme. ’’Bota sot’’ nuk do të ishte kombëtare po qe se atë do ta  drejtonin frigacakët, të dobtit dhe  të pamoralshmit. ’’Bota sot’’ është kombëtare se atë e drejtojnë dhe e udhëheqin  shtyllat e forta të Shqiptarisë , se për të punojnë intelektual të mirëfilltë dhe atdhetarë të pa hile të profileve të ndryshme, të cilët nuk mundet askush t’i blej,  dhe askush t’i frigojë për ta thënë dhe për ta mbrojtur të vërtetën..Por, një gjë duhet ta kuptosh Xh. Haliti sëbashku me  pehlivanat tjerë të Nanosit se shqiptarët kanë ditur të mbrohen edhe më heret kur ishin të robëruar, nga kriminelët, hajnat dhe të pamoralshmit me ligjet e tij që i ka quajtur: ‘’Kanuni i Lekë Dukagjinit’’. Në këto rrethana që jemi, pa ligje tonat, pa policinë dhe gjygjet tona të pavarura, pa tjetër duhet të hyn në përdorim Kanuni i Lekë Dukagjinit. Shqiptarët nuk kanë kohë dhe mundësi t’i kapin dorasit, ata mjerana që pehlivanat e Nanosit po i blejnë me pak tëholla për të bërë krime, me vra njerëz tinëza dhe pas shpine. Populli nga përvoja e tij na mëson se ’’shtisi është më i keq se dorasi’’, prandaj Xhavit Haliti dhe pehlivanat tjerë të Nanosit mos tua ’’pinë sorra metë’’ ta paguani ndonjë mjeran të qoi dorë  kundër ’’Botës sot’’ dhe njerëzve të saj që punojnë për te dhe për çështjen madhore kombëtare se pasha të Madhin  Zot do tu marri lumi, do tu lëshoi toka..

 

Shkruar më 8.02.2001                                    

 

PS.

Edhe pse ky shkrim i është dërguar për botim ’’Botës sot’’,  mbeti pa u botuar.