PSE JEMI KËSHTU SIÇ  JEMI?

 

 

Faji jashtë vetvetes… 

 

Sa të kërset pushka midis nesh, kurr i huaji prej qafe s’ka me na u hjekë.(Xhemajl Obria)

 

 

Është vërtetuar shkencërisht se shumica e njerzëve i përdorin mekanizmat mbrojtëse për të arsytuar mosukseset e tyre. Aq më tepër ky shpjegim vlenë për ata individ me karakter të dobët dhe kështu edhe është i arsyeshum përdorimi i mekanizmave mbrojtës. Por, shtrohet pyetja si të arsytohet përdormi i këtyre ’’mekanizmave’’ nga ’’shkenctarë“ ‘’politikaj’’, ’’intelektualë’’, madje edhe ’’akademikë”, kur fajet për mosukseset e shqiptarëve gjatë shekujve si popull dhe si komb ia hedhin ‘’të huajve’’, ’’fqinjëve’’, “Evropës plakë’’, ’’Evropës shtrigë” e kujtmos tjetër, pa i vu në dukje gabimet dhe fajet  tona. 

Po qe se e vlerësojmë historinë tonë kombëtare me sy kritik, do të kuptojmë se goditjet që i kemi marrë nga fqinjët tanë kanë qenë më tepër meritë e jona, se sa ’’meritë’’ e tyre, pasi që në të gjitha periudhat e rëndësishme të historisë sonë kombëtare, nga radhët e parisë shqiptare dilnin individë dhe grupe individësh, të cilët me veprimet e tyre dëmtonin rëndë interesat kombëtare të shqiptarëve, dhe i ndihmonin synimet e armiqëve tanë. Kështu u krijua hapsira dhe kushtet të na sulmojnë dhe të na dëmtojnë aq rëndë, sa që shumë herë kemi qenë të rrezikuar me çfarosje. Individualizmi i theksuar tek një pjesë e parisë së  shqiptarëve, krijoi bazën e zhvillimit të karrierizmit, ndërsa  naiviteti i tepruar i shtresave të gjëra të popullsisë, për t’i besuar më shumë fjalës së bukur se sa punës konkrete të udhëheqësisë së tij,  janë dy shkaqet kryesore, që shqiptarët i çuan në rrrugë të gabuar dhe në mossuksese të vazhdueshme. Këto dobësi tonat për mrekulli i kanë shfrytëzuar dhe po i shfrytëzojnë fqinjët tanë, duke i krijuar agjenturat e tyre në strukturat politike dhe shtetërore të shqiptarëve në gjithë hapsirën tonë kombëtare. Edhe mosorganizimi si duhet dhe kur duhet  i nacionalistëve shqiptarë, është njëri ndër faktorët kryesor pse ne shqiptarët jemi në këtë gjendje të mjerë, pasi që iu krijua mundësia shovinizmit serb, të mbjellë në gjithë truallin shqiptarë “egjrën komuniste’’, një ’’farë ruse” e cila u rrit dhe u zhvillua shpejt, dhe si kanceri që e dëmton organizmin e shëndoshë, ashtu edhe ajo farë e shëmtuar, vrau, griu, nacionalistë shqiptarë, vetëm pse nuk mund ta donin bashkim-vëllazërimin me serbo-jugosllavët. Me krijimin e “Partisë Komuniste të Shqipërisë’’nga popoviçët, mugoshët dhe vasalët e tyre shqipfolës, linja antikombëtare tek shqiptarët bëhet legale. Pasojat dihen : anulimi i Marrëveshjes së Mukjes nga Miladin Popoviçi dhe Enver Hoxha, vrasja me tradhëti e nacionalistëve shqiptarë, vrasja pas shpine e komandantëve ushtarakë dhe atdhetarëve trima partizanë, që nuk pranonin diktatin serbo-jugosllav. Bëhet masakra e Tivarit. Shtypet me gjak Kryengritja e Drenicës e udhëhequr nga Shaban Palluzha, dhe Kryengritja e Ana Moravës e udhëhequr nga Mulla Idriz Gjilani, shtypet po me gjak kryengritja e Postribës në Shkodër, eleminohet rezistenca e Xhemë Gostivarit e kështu me rradhë. Kosova mbetet nën sundimin e Serbisë e të Jugosllavisë. Shqipëria bëhet “kopsht i socializmit, shteti i vetëm ateist në botë”, krijohet “njeriu i ri socialist”, ndërsa sigurimi i shtetit shqiptar, i formuar nga OZN-a e Jugosllavisë, bëhet arma e partisë për ekzekutimin pa gjyq të kundërshtarëve politik të pushtetmbajtësve stalinistë të Shqipërisë.

Dështimi i socializmit si ideologji dhe si sistem ekonomiko-shoqëror, arriti kulmin me zhbërjen e Paktit të Varshavës, me ngadhnjimin e Perostrojkes në BRSS dhe me rrëzimin e Murit të Berlinit. Pansllavizmi rus i kamufluar në markësizëm-leninizëm, humbi fuqinë propoganduese dhe ndikimin që kishte më parë në botë. Vasalët e tyre në Evropën Lindore mbetën si ’’zogjtë e qyqes’’, humbën pushtetin njëri pas tjetrit, pushtet që e kishin mbajtur me dhunë, terror dhe diktaturë. Procesi i zhbërjes së Jugosllavisë e mori të mbarën, kur  kundërthëniet në mes udhëheqjes jugosllave rriteshin dhe shtoheshin për shkakun se Serbia me dhunë e ndërroi sistemin juridik të Jugosllavisë, duke bërë ndryshime rrënjësore në  Kushtetutën e Serbisë të Kosovës dhe të Vojvodinës. Pritej rënia e diktatures së kuqe të Shqipërisë. Këto rrethana të përshtatshme i shfrytëzoi intelegjencia e Kosovës si është më së miri. U bënë pajtimet e gjaqeve. U formua LDK-ja dhe parti tjera më të vogla. Lëvizja kombëtare e shqiptarëve të robëruar nga serbo-jugosllavët bëri një kërcim përpara shumë cilësor, duke kaluar nga ilegaliteti i thellë në legalitet të plotë. Parlamenti i Kosovës e shpalli Deklaratën Kushtetuese. Miratohet Kushtetuta e Kaçanikut. U mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të pavarura nga Beogradi.  Formohen institicionet e para të Republikës së Kosovës. Shqiptarët që jetonin në trojet e tyre në Maqedoni shpallën “Iliridën”, ndërsa shqiptarët e Kosovës Lindore bënë referendumin për bashkim me Kosovën. Në Drenicë, Llap dhe Dukagjin, u formuan njësitë e para guerile të Republikës së Kosovës, që drejtoheshin nga Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Salih Çeku me bashkëveprimtarët e tyre. Udhëheqja e Republikës së Kosovës, dhe udhëheqjet e subjekteve politike shqiptare treguan vetëdije të lartë politike, kur botërisht shpallën se me mjete paqësore do t’i realizojnë synimet politike dhe kombëtare, qëllimi i të cilëve ishte ta shtynin për një kohë betejën përfundimtare me serbo-jugosllavët, duke shpresuar se kundërthëniet që ishin thelluar në mes serbëve në njërën anë, dhe kroatëve e sllovenëve në anën tjetër, do të sillnin momentin e volitshëm kur shqiptarët do t’i këpusnin përfundimisht prangat e robërisë.

Me  rrëzimin diktaturës së kuqe në Shqipëri, kombi shqiptarë e largoi mjegullën dhe terrin bolsheviko-komunist nga hapsira e tij jetësore, dhe hapi horizontin e ndritshëm të përparimit dhe të rimëkëmbjës  së vlerave të tij kombëtare. PD e Shqiprisë arriti suksese të lakmueshme në demokratizimin e shoqërisë shqiptare, por forcat komuniste,  të cilat ’’qimën e ndërruan por jo edhe zakonin’’, nuk pajtoheshin me humbjen që u dha populli me votën e tij të lirë. Duke qenë të bindur se në pushtet më kurrë nuk do të vijnë me mjete demokratike, bënë planin për fillimin e përgatitjeve për ta marrë prap pushtetin me mjete dhune, ashtu siç e patën  marrë një gjysmë shekulli më herët, duke e shtrirë për toke nacionalizmin shqiptarë. Për të arritur qëllimin duhej shumë punë e mund, duheshin mjete materiale, përkrahje morale dhe diplomatike. Stalinistët e Shqipërisë edhe pse e humbën pushtetin në Shqipëri, në Evropën Perendimore kishin aleatë të fuqishëm. Një pjesë e së majtës evropiane, që ishte  krijuar nga strukturat e KGB-së sovjetike, apo nga ndikimi ideologjik i BRSS, ishin jo vetëm aleatë të Rusisë, por ishin edhe aleatë të komunistve të Shqipërisë dhe komunistve të shteteve tjera të Evropës Lindore. Kreu i PSSH i bindur se kishte interesa të përbashkëta me vëllazërit e vet ideologjik dhe me fqinjët tanë, kërkoi prej tyre ndihmë konkrete për ta marr pushtetin me mjete dhune. Këto  forca antishqiptare,  e dinin mirë se me konsolidimin e demokracisë në Shqipëri, faktori shqiptarë do të forcohej, status-quoja politike në Ballkan do të ndryshonte në të mirë të shqiptarëve, synimet shqiptare, që ishin në kundërshtim me synimet dhe interesat e Jugosllavisë dhe të  Greqisë do të realizoheshin në një periudhë jo të largët. Prandaj interesimi i  tyre për rrëzimin e Sali Berishës dhe demokracisë së brishtë të Shqipërisë ishte i madh. Kreu i socialistëve të Shqipërisë bëri konsultime me njerëzit e vet më të besueshëm në organizatën e stalinistëve shqiptarë të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, në LPK-në, me seli në Zvicër, për  realizimin e një marrëveshjeje për bashkëpunim dhe ndihmë reciproke,  qëllimi i të cilës ishte që të siguronte mjete të nevojshme financiare për rrëzimin nga pushteti të Sali Berishës, largimin e Ibrahim Rugovës nga skena poitike e Kosovës, dhe zëvendësimin e tij me Rexhep Qosjen; shkatrrimin e PDSH-së dhe të LDK-së, dhe forcimin e partive proenveriste të Kosovës, duke u mbështetur në parimin e Makiavelit, qëllimi i arsyeton mjetet! Për herë të parë PPSH-ja, e shëndërruar në PSSH, u bë palë e barabartë me pjellën e saj LPK-në. Sa ishin në pushtet stalinistët e Shqipërisë, e penguan me të gjitha mënyrat rritjen dhe forcimin e ’’Lëvizjes për Republikën Shqiptare në Jugosllavi’’(LRSHJ), themelet e së cilës i vunë Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla dhe Bardhosh Gërvalla me bashkëveprimtarët e tyre. Vrasja e Jusuf Gërvallës nga UDB-ja Jugosllave me ndihmën e Sigurimit të Shqipërisë, dhe vdekjes së Metush Krasnqit në Spitalin e Prishtinës nga pasojat e torturave që ia bënë veglat serbe në burgun hetues të Prishtinës, bëri që LRSHJ-ja të binte në duart e udbashëve të Beogradit dhe të  udbashëve të Tiranës. LRSHJ-së,  ia ndërruan emërin, ia ndërruan synimet dhe e shndërruan në një “fëmijë axhami” ; nuk e lejuan të zhvillohet fizikisht, të piqet politikisht, të ngritet kombëtarisht, me qëllim që të mbetet nën kontrollin dhe kujdesin  e tyre të vazhdueshëm, që të mos u nxjerrë  telashe dhe probleme për shkak të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, pasi që zgjidhjen e çështjes së Kosovës e kishin lënë për më vonë, kur të fitonte “revolucioni socialist në Jugosllavi’ dhe pas ’’ngadhnjimit të socializmit dhe komunizmit në botë”.

 

Cila ishte marrëveshja mes PS-së së Shqipërisë dhe LPK-së në Diasporë?

Marsi i viti 1993 solli ndryshimin e raporteve në mes patronit stalinist PSSH-së, dhe të veglës së vjetër të PPSH-së, e quajtur LPK. Për herë të parë të ’’dy palët’’, stalinistët e Shqipërisë dhe stalinistët e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare lidhën një marrëveshje për bashkëpunim dhe ndihmë reciproke, realizimi i së cilës do t’u sillte të dy palëve pëfitime të mëdha. PSSH dhe LPK-ja ishin opozitë e forcave demokratike. Realizimi i marrëveshjes do t’i sillte në pushtet të dy palët. Sipas burimeve shumë të sigurta, kjo marrëveshje është arritur në zyrën e LPK-së në klubin e shqiptarëve në Eshev Place në Zyrih në mars të vitit 1993. Nga ana e stalinistave të Shqipërisë kanë marrë pjesë Fatos Nano, Namik Dokle, Kastriot Islami, Servet Pëllumbi, Sabit Brokaj, etj. Nga ana e LPK-së kanë marrë pjesë Xhavit Haliti, Ibrahim Kelmendi, Muhamet Kelmendi, Emrush Xhemajli, Ali Ahmeti, Bedri Islami, etj. Marrëveshja parashihte që LPK-ja të jepte ndihma financiare PSSH, ndërsa PSSH-ja, pasi ta merrte pushtetin me mjete të dhunës, do ta ndihmonte LPK-në dhe forcat majtiste në Kosovë për ta rrëzuar Rugovën dhe për ta shkatërruar LDK-në. LPK-ja dhe partitë majtiste do ta zinin vendin e LDK-së, ndërsa Rexhep Qosja dhe udhëheqja e LPK-së do të dilnin në krye të vendit për ta marrë pushtetin e Kosovës. Në këtë mbledhje u ndanë detyrat dhe obligimet dhe u aprovua platforma për realizimin e objektivave që i parashtronte marrëveshja. Sipas të pranishmëve detyrimet e LPK-së sipas marrëveshjes ishin:

1. Kryesia e LPK-së do t’ia dorëzojë PSSH-së të hollat e tubuara në emër të Kosovës, në emër të Adem Demaçit dhe të burgosurve politik, mjete që qenë mbledhur gjatë mbajtjes së demonstratave në Evropën Perëndimore, në periudhën kohore 1981-1993. Ky veprim do të bëhej fshehtas, pa e pyetur Këshillin e Përgjithshëm të organizatës dhe pa dijeninë e  anëtarësisë. 2. Do të bëhej forcimi dhe riorganizimi i LPK-së me kuadra të besueshme dhe të aftë, që ajo të bëhej e zonja për një luftë të fortë propogandistike kundër institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugovës, Sali Berishës dhe nacionalistëve të dalluar të Kosovës dhe të Shqipërisë. 3. Detyrë e rëndësisë së veçantë për LPK-në qe  përvetësimi i njësive guerile të Republikës së Kosovës, që u krijuan nga atdhetarët trima të Kosovës pasi i kryen  ushtrimet  ushtarake në Shqipëri. 4. Me sjelljet jo korrekte në Shqipëri të njerëzve të besueshëm të pararojës staliniste të LPK-së, t’i ndihmohej propagandës së PSSH-së për ta  luftuar Sali Berishën si përkrahës i Kosovës dhe i kosovarëve, që “nuk po lënë gjë pa bërë në Shqipëri” etj. LPK-ja për të treguar besnikëri ndaj përfaqësuesve të kreut të socialistëve të Shqipërisë, disa ditë pasi u arrit marrëveshja, i dha Fatos Nanos pjesën e parë të ndihmës prej 600.000 frangave zvicerane, ndërsa më vonë ndihmat kanë qenë shumëfish më të mëdha. Ndërsa nga ana e saj PSSH angazhohej:

1. Kreu i social-komunistëve të Shqipërisë u obligua ta ndihmonte LPK-në me  kuadro profesionale. 2. Do të jepte ekspertë për aftësimin e pararojës staliniste të LPK-së, me qëllim të përvetësimit të njësive guerile të Republikës së Kosovës. 3. Në bisedimet që do t’i kishin me vëllezërit e tyre ideologjik dhe me përfaqësuesit e shteteve fqinje, do ta prezantonin LPK-në si të vetmen forcë “konstruktive” për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. 4. Do ta ndihmonin dhe përkrahnin me të gjitha forcat LPK-në për ta marrë pushtetin mbi shqiptarët e Kosovës.

Bedri Islami, edhe pse kishte një përvojë të gjatë në detyra speciale, si oficer i Sigurimit të Shqipërisë, nuk ishte në gjëndje t’i kryente detyrat propogandistike të LPK-së, prandaj kreu i socialistëve të Shqipërisë vendosi ta ndihmonte LPK-në me kuadro të rinj. Ishin Shaban Sinani dhe Koço Danaj, që e mbanin barrën kryesore të luftës propogandistike të LPK-së nëpërmjet organit të saj “Zëri i Kosovës” të cilët villnin vrer dhe helm kundër Sali Berishës e Ibrahim Rugovës, PDSH-së e LDK-së, dhe kundër institicioneve shtetërore të Shqipërisë dhe të Kosovës. Në veçanti sulmoheshin edhe bartësit e nacionalizmit shqiptar: Abdi Baleta, Skënder Buçpapaj, Hysamedin Ferraj, gazeta kombëtare “Bota sot” etj.

Rexhep Qosja u bë njëri ndër luftëtarët më aktiv të pararojës staliniste të LPK-së dhe i kreu me përkushtim skllavi të gjitha detyrat që ia caktoi Ibrahim Kelmendi e kryesia e LPK-së.

Me siguri që në këto rrethana, as njëra palë, as PSSH-ja dhe as LPK-ja nuk do ta pranojnë egzistencën e një marrëveshjeje të nënshkruar mes tyre, por faktet që do të sjell do të dëshmojnë për egzistimin e  Marrëveshjes së Zyrihut.

Faktikisht, Xhavit Haliti ka pranuar se bisedimet e para në mes tij dhe Fatos Nanos për lidhjen e një marrëveshjeje në mes PSSH-së dhe LPK-së për bashkëpunim dhe ndihmë reciproke i kanë filluar gjatë vitit 1991, ndërsa  në pranverë të vitit 1993 është bërë nënshkrimi i saj. Këtë e shpjegon shumë mirë Blendi Fevziu me shkrimin e tij të botuar në revistën “Klan” në mars të vitit 2000 me titull: “Zeka, kosovari misterioz”, ku jep një biografi të shkurtër të Xhavit Halitit. Në mes tjerash zotëri Fevziu u shpjegon lexuesve të “Klanit” se Xhavit Haliti ka pasur biseda me Ramiz Alinë, por pasi ai largohet nga pushteti bisedimet i vazhdoi me pasardhësin e tij Fatos Nanon. Blendi Fevziu thotë, “Zeka (pseudonim i Xh. Halitit-vërejtja ime) dëshmon se kishin filluar edhe kontaktet me klasën e re politike shqiptare... fillimisht me Nanon pas largimit nga posti i Kryeministrit më 1991, gjatë një vizite në Zvicër më 1993. Zeka duket se i ruan për veti detajet e bisedave me liderin socialist në pranverën e vitit 1993, por ai thotë se mes tyre u vendos një pakt xhentëlmenësh. Nano u angazhua të ndihmojë lëvizjen separatiste nëse PS-ja vinte në pushtet. Kjo ndodhi vërtet sipas Zekës në vitin 1998. Por deri atëherë pati edhe kontakte tjera”. Pra, sipas Fevziut, Xh.Haliti i ka zbuluar disa detaje sa i përket obligimeve që kishte kreu i stalinistëve të Shqipërisë ndaj LPK-së, por nuk i ka ndriçuar obligimet që kishte LPK-ja ndaj PSSH-së. Edhe Xhavit Haliti e pranon egzistencën e asaj marrëveshjeje dhe marrëveshjeve të tjera që u lidhën në mes tij dhe Fatos Nanos, kur në intervistën e tij të botuar në “Zëri”, 5-16 shkurt 2001, shpjegon se si është arritur marrëveshja me kreun e Shqipërisë për ta “ndihmuar UÇK-në”. Ai thotë, “në fillim unë kam qenë i prekur me Fatosin, për faktin që nuk pranonte realisht as të takoheshim, ngaqë e dinte se pse e kërkoja për takim. Mesazhet i shkonin çdo ditë: çka po thua dhe çka ke obligim? Në përpjekjet e mia, ndihmesë të madhe për ta sqaruar kam pasur edhe nga rrethi i shokëve të Fatosit, të cilët i njihja edhe unë, dhe të disa strukturave të shtetit. Dhe një ditë prej ditësh  më kanë ftuar dhe jemi marrë vesh për të gjitha”. Çdo shpjegim tjetër në lidhje me bisedat dhe marrëveshjet e Nanosit dhe XH. Halitit janë plotësuese, pasi është e qartë se në Zyrih është bërë nënshkrimi i marrëveshtjes së parë në mënyrë solemne, në mes dy delegacioneve që përfaqësonin dy “subjekte të barabarta”, por shikuar realisht, Nano dhe XH. Haliti janë bashkëautorët e Marrëveshjes së Zyrihut, dhe marrëveshjeve tjera që u lidhën më vonë. Fatkeqësisht, në realizimin e marrëveshjeve të tyre, u përzien edhe armiqtë tanë shekullor, të cilët me mjete perfide, duke i futur në lojë agjenturat e tyre të krijuara në të gjithë hapësirën tonë kombëtare, Shqipërinë e rrëzuan për toke dhe e veshën në të zeza, bënë përpjekje të mëdha të fusin luftën vëllavrasëse veri-jug, toskë - gegë, që do të sillte zhdukjen e kombit dhe faktorit shqiptar në gadishullin ilirik, nëpërmjet të ashtuquajturit “revolucion i vonuar demokratik”. Fatmirësisht një gjë të tillë nuk e lejuan SHBA-të, Anglia, Turqia, Franca dhe Gjermania, por armiqët tanë dhe aleatët e tyre më në fund arritën ta bëjnë Shqipërinë koloni greke, duke sjellë në pushtet social-komunistët e Shqipërisë me në krye kryevasalin e tyre Nanosin. Edhe Kosovës iu përgatitën humnera pasi e kishin në plan ta bënin  atë  Palestinë të Evropës Juglindore, sikur të mos ndërhynin SHBA-të me aleatët e saj, nëpërmjet forcës së tyre të përbashkët NATO-s.

Pse Mehmet Hajrizi, edhe pse e pranoi mandatin e kryeministrit nga Dr. Ibrahim Rugova, nuk arriti ta formonte qeverinë e Kosovës?

 Ka shumë fakte tjera që dëshmojnë se e tërë veprimtaria e LPK-së, e LBDK-së, dhe e partiakëve të shtirë të subjekteve tjera politike ka pasur dhe ka për qëllim realizimin e Marrëveshjes së Zyrihut, dhe se ngjarjet tragjike që i përjetuan shqiptarët gjatë luftës e që po i përjetojnë edhe sot pas luftës, e kanë  burimin nga ajo Marrëveshtje. Do të veçoj disa prej tyre: 1.Tentimi për shkatërrimin e LDK-së nga Hydajet Hyseni, gjatë mbajtjes së Kuvendit të Tretë zgjedhor, erdhi si rrjedhim i bisedave që ai i pati me Xhavit Halitin, Azem Sylën dhe përfaqësues të tjerë të LPK-së në janar të vitit 1997, kur pat ardhur në Zvicër për të marrë pjesë në manifestimin “Flaka e Janarit”. Siç dihet, ish të burgosurit politik kanë pasur mundësi praktike ta marrin udhëheqjen e LDK-së në mënyrë institicionale në Kuvendin e Dytë zgjedhor të saj, por atëherë shumica prej tyre, me mish e me shpirt kanë punuar në realizimin e platformës së LDK-së për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me mjete paqësore, prandaj, bien poshtë si të pa baza akuzat se ish të burgosurit politik, (përgjithësimi është i pabazë) janë futur në LDK, me qëllim të marrjes së “Kalasë nga brenda”. Është më se e sigurtë se tharmin e përçarjeve dhe dyshimeve në mes ish të burgosurve politik dhe të “autonomistëve” që ishin në LDK, e kanë mbjellë spiunët e Serbisë, të futur në strukturat udhëheqëse të LDK-së, qëllimi i të cilëve ishte  përçarja e faktorit politik shqiptar të Kosovës  duke mbjellë mosbesim në mes ish të burgosurve politik dhe të tjerëve, që do të sillte shkatërrimin e LDK-së, si pasojë e përçarjeve brendapartiake. Kam dëshmi se Hydajet Hyseni para se të fillonte Kuvendi i Tretë zgjedhor i LDK-së, është marrë vesh me shokët e tij (me disa ish të burgosur politik) për ta kundërshtuar ndërrimin e Statutit të LDK-së. Por kur është debatuar për ndryshimin e disa neneve, Hydajet Hyseni nuk ka marrë pjesë fare në debat, çka do të thotë se nuk e ka kundërshtuar ndërrimin e tyre, siç ishte  marrë vesh me “shokët”.  Kjo ishte një befasi për “shokët e tij”, por befasia tjetër edhe më e madhe ishte se Hydajet Hyseni reagoi shumë ashpër vetëm pasi u  miratuan ndryshimet e paralajmëruara. Kjo do të thotë se ai ka manipuluar me shokët, se qëllimi i tij nuk qe “mbrojtja” e LDK-së nga “autonomistët”, por qëllimi i tij i vërtetë qe gjetja e një shkaku për shkatërrimin e LDK-së. Shpresohej se mbi gërmadhat e atij shkatërrimi të ndërtohej “Partia e Re Demokratike” me Qosjen në krye, siç ishte paraparë në Marrëveshjen e Zyrihut.

2. Dërgimi i Gani Sylës nga Hydajet Hyseni në Zvicër me detyrë speciale për ta marrë udhëheqjen e Degës së LDK-së, dëshmon se H. Hyseni ka mbajtur kontakte të fshehta me LPK-në dhe PSSH-në, shumë kohë para se të mbahej Kuvendi i Tretë i LDK-së.

3. Largimi i Jakup Krasniqit dhe i Ramë Bujës nga LDK-ja dhe shkuarja e tyre në Shtabin e Xhavit Halitit dhe të Azem Sylës, të pagëzuar me emrin bubullues Shtab i Përgjithshëm i UÇK-së, tregon se Hydajet Hyseni ishte marrë vesh me Xhavit Halitin dhe Azem Sylën sa ishte në Zvicër, për detyrat që duhej t’i kryente ai me shokët e tij për realizimin e Marrëveshjes së Zyrihut.

4. Hydajet Hyseni dhe Rexhep Qosja shkuan fshehtas në Tiranë, pas krijimit të Këshillit Nismëtar për formimin e partisë së tyre, kishte për qëllim marrjen e garancave nga Nanosi dhe Mejdani se subjekti i tyre politik në formim e sipër, do të trajtohej si i barabartë me  LPK-në, në një ndarje të mundshme të pushtetit të Kosovës.

5. Bojkotimi i zgjedhjeve të dyta Parlamentare dhe Presidenciale dhe mos njohja e institicioneve shtetërore që dolën nga ato zgjedhje nga ana  LBDK-së dhe  LPK-ja.  6. Hyrja e Adem Demaçit dhe partisë së tij nën kulmin e partisë së Qosjes. 7. Afrimi i Bujar Bukoshit me Demaçin dhe Qosjen dhe ndërprerja e kontakteve me Rugovën, përzierja e këmbëve me Ibrahim Kelmendin, caktimi i Selatin Novosellës për Kryetar të Këshillit Republikan të Emergjencës dhe të Gani Sylës kryetar të emergjencës për Diasporë, dëshmon se edhe Bukoshi ishte i lidhur me komplotistët dhe kishte për synim realizimin e Marrëveshjes së Zyrihut.  8. Pëpjekja e diplomatëve të SHBA-ve për formimin e Qeverisë së Kosovës në verën e vitit 1998 nga subjektet politike shqiptare dhe nga UÇK-ja, u kundërshtua nga pehlivanat dhe  argatët e Nanosit, që ishin në ballë të LBDK-së dhe të UÇK-së, edhe pse mandatin për formimin e Qeverisë së Kosovës Ibrahim Rugova ia kishte besuar Mehmet Hajrizit. Me siguri Mehmet Hajrizi nuk do ta kishte pranuar postin  e Kryeministrit  nga kryetari i Republikës së Kosovës, po të kishte qenë në  rrethin e njerëzve të besueshëm të H. Hysenit, por ai dhe shumë ish të burgosur tjerë, që ishin në udhëheqësinë qendrore dhe komunale të LDK-së, ishin të manipuluar nga H.Hyseni dhe njerëzit e tij të besueshëm. 9. Mosnjohja e Parlamentit të Republikës së Kosovës me kryetar Idriz Ajetin,( që për nderë do ta kishin parlamentet e shteteve të Evropës Perendimore ta kenë një personalitet të nivelit të tij shkencor në kryesinë e parlamenteve të  tyre) nga pehlivanët e Nanosit dhe argatët e Xhavit Halitit, edhe pse Parlamenti i Kosovës e njohu UÇK-në, si të vetmin subjekt ushtarak të Republikës së Kosovës, dhe u zotua se do të formojë Qeverinë e Kosovës me përfaqësues të të gjitha subjekteve politike shqiptare. Shpifjet dhe kopallat e pehlivanave dhe  argatëve të Nanosit se organet shtetërore të Kosovës nuk e njohën UÇK-në, nuk pinë ujë dhe janë të pa baza. 10. Angazhimi i pehlivanave të Nanosit  dhe argatëve të  Xhavit Halitit për krijimin e Asamblesë së Kosovës në vend të Parlamentit të Kosovës e bëri të qartë Xhavit Haliti me intervistën e tij të botuar në “Zëri” me 5-16 shkurt 2001. Ai na i jep ca fakte që dëshmojnë se idenë për formimin e Asamblesë së Kosovës nuk e ka dhënë as Qosja dhe as Demaçi, por Drejtoria Politike e SHP të UÇK-së, (pra vet Xhavit Haliti) dhe Qeveria e Shqipërisë. Ai në intervistën e tij thotë: “Ne kemi bërë një përpjekje në maj, qershor apo korrik të 1998 për të bërë një draft për krijimin e Asamblesës së Kosovës, prej nga do të dilte Qeveria....Ideja ka qenë që Asamblenë e Kosovës ta përfaqësojnë mbi 50% strukturat dhe njerëzit e UÇK-së, ndërsa të tjerat të plotësohen me parti dhe me njerëz me ndikim. Për krijimin e Asamblesë së Kosovës dinte vetëm Qeveria shqiptare, ndërsa në Kosovë dinte SHP i UÇK-së dhe Drejtoria Politike e SHP të UÇK-së”. Nuk ka nevojë për koment, pasi që del i qartë qëllimi i Xh.Halitit dhe i Qeverisë së Shqipërisë për realizimin e Marrëveshjes së Zyrihut. Por Xh.Haliti na jep të dhëna për të kuptuar se kur dhe për çfarë arësyeje e kanë afruar Adem Demaçin. Ai thotë: “…me qënëse përpjekja e parë dështoi, e sidomos pas kontakteve me diplomacinë e huaj, veçanërishë me atë të SHBA-ve, ishte domosdoshmëri të bëhej edhe një përpjekje e re. Kështu që e thirrëm Adem Demaçin, për të biseduar dhe për t’u marrë vesh me të, ...që ai të jetë njëri ndër negociatorët kryesorë për krijimin e Asamblesë së Kosovës”.

11. Shkelja e Marrëveshjes së Oslos që parashihte bashkimin e UÇK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes nga Xh.Haliti, Qosja dhe argatët e tyre që mbanin pozita udhëheqëse në LPK dhe në LBDK. 12. Mosnënshkrimi i Marrëveshjes së Rambujes me kohë, në afatin e parë, ka të bëjë me marrëveshjen e Zyrihut, dhe ajo nuk do të nënshkruhej as në afatin e dytë, sikur të mos kishte lëshuar pe delegacioni i LDK-së dhe Kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova, i cili mandatin për formimin e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës  ia dha UÇK-së.

13. Mënyra, koha dhe vendi i  formimit të ’’Qeverisë së Përkohshme të Kosovës’’ nga UÇK-ja, u bë siç e parashihte Marrëveshja a Zyrihut.

Është e tepërt të numërohen të gjitha faktet që dëshmojnë se LPK-ja me  LBDK-në, argatët e Xhavitit dhe të Qosjes, që ishin vënë në krye të  SHP të UÇK-së dhe të Drejtorisë Politike  të SHP të UÇK-së, tërë veprimtarinë e tyre e kanë të lidhur me marrjen e pushtetit, dhe as që kanë bërë përpjekje për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Po të kishin për  qëllim çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj, nuk do t’i bënin gjithë ato veprime antikombëtare dhe destruktive që i ceka më lart, dhe shumë tjera që kanë mbetur pa i përmendur fare. Po të kishin qëllim parësor çlirimin e Kosovës, do të bashkëpunonin me diplomacinë amerikane, me LDK-në e partitë tjera, me Parlamentin e Kosovës për ta formuar  Qeverinë e Kosovës. Qeveria e Kosovës e formuar nga të gjitha subjektet politike shqiptare, do të merrej me çështje madhore kombëtare dhe do të prezentohej para qendrave të vendosjes ndërkombëtare si Qeveri e Republikës së Kosovës, e cila do t’i bashkonte të gjitha forcat politike dhe ushtarake shqiptare, të gjitha shtresat e popullësisë në luftë kundër okupatorit serb, ndërsa çështja e pushtetit si çështje dytësore, do të vinte në shprehje pas çlirimit të Kosovës. Por Xhavit Haliti, argatët e tij dhe të Fatos Nanos ishin të bindur se e kanë “çliruar” gjashtë dhjetë përqind të Kosovës pa marrë asnjë stacion policie, pa e marrë asnjë garnizon ushtarak, pa e fituar as një betejë me ushtrinë serbe. Nuk e “dinin” se armatimi i dalë nga përdorimi në Shqipëri, lejohej nga ushtria dhe policia serbe të hynte në Kosovë pa pengesa, në bazë tëmarrëveshtjeve të fshehta të Milloshoviqit dhe Nanos që u bënë zyrtare tek me takimin e tyre në Kretë. Ky “furnizim” lejohej në funksion të qëllimeve strategjike të Serbisë, për të bërë pastrimin etnik të Kosovës. Serbët e dinin se me atë armatim, shqiptarët nuk mund ta dëmtonin dhe nxirrnin Serbinë nga Kosova, por mund ta vrisnin njëri-tjetrin për çështje të dominimit dhe të pushtetit. E dinte Milloshi dhe Nanosi se Shtabi i Xhavitit dhe i Azemit, i pagëzuar në SHP të UÇK-së, pa ushtarakët shqiptarë, të cilët i kishin kryer akademitë ushtarake në Jugosllavi, që e dinin taktikën dhe strategjin e APJ, që e dinin se si formohet ushtria, si bëhet lufta, nuk kishte as mundësinë më të vogël ta rrezikonte ushtrinë dhe policinë e Serbisë. E dinin mirë Milloshi dhe Nanosi se me paradat që do t’i bënin “gjeneralët” e Xhavitit nëpër fshatrat e Kosovës, do t’i jepej shkas Serbisë për ta vënë në përdorim skenarin e vet të pastrimit etnik të Kosovës, siç edhe ndodhi, dhe pastaj me një marrëveshje ndërkombëtare t’ia diktonin kushtet e tyre humbësit në fushën e luftës. Dhe kush do të duhej ta përfaqësonte palën kosovare në tavolinën e bisedimeve me Serbinë, përpos Xh. Halitit dhe R.Qosjes  me argatët e tyre, që e “udhëhoqën luftën e UÇK-së”. Serbia do të  “lëshonte pe’’, gjoja pas’’presioneve të miqve të saj”, për t’ia kthyer disa territore të Kosovës Xhavitit dhe Qosjes për të ardhur në pushtet së bashku me argatët e tyre, pushtet që u garantohej nga Marrëveshja për Bashkëpnim dhe Ndihmë Reciproke e Zyrihut e nënshkruar në mars të 1993 në mes LPK-së dhe PSSH-së. Më në fund Serbia me pararojën staliniste të LPK-së dhe karrieristët e LBDK-së do të nënshkruanin marrëveshjen për ndarjen e Kosovës. Këtë ndarje e kishte paralajmëruar Qosja, kur pat deklaruar se “serbëve të Kosovës do t’u njihej e drejta për vetëvendosje”. Krijimi i enklavave serbe dhe ndarja e Mitrovicës, është fakti tjetër që dëshmon se në qarqet më të larta të Beogradit, të Tiranës dhe të kreut të stalinisteve të Kosovës, është arritur një marrëveshje për ndarjen e Kosovës para se të fillonte lufta serbo-shqiptare në bazë të Marrëveshjes së Zyrihut. Rrjedhat e ngjarjeve historike që u zhvilluan pas arritjes së Marrëveshjes së Zyrihut, në gjithë hapësirën tonë etnike, vërtetojnë më së miri se ishte një “dreq i madh” në mesin e shqiptarëve, që u përgatiti kurtha të rrezikshme, për ta bërë Shqipërinë një Liban, dhe Kosovën një Palestinë në zemër të Evropës. Por njerëzit që i drejton arsyeja dhe që dinë të mendojnë me logjikë të shëndoshë, janë të bindur se Marrëveshja e Zyrihut, jo vetëm se është nënshkruar në mes PSSH dhe LPK-së, dhe pastaj, asaj Marrëveshjeje iu kanë bashkangjitur edhe subjekte tjera politike dhe individë me ndikim në jetën politike dhe kulturore të Kosovës, por ajo marrëveshje ende është në fuqi. Shqiptarët duhet të vetëdijësohen se janë të kërcënuar nga shumë rreziqe, burimi i së cilave është ajo marrëveshje, që është nënshkruar në mars të vitit 1993 në Zyrih, në mes kreut të stalinistëve të Shqipërisë dhe kreut të stalinistëve të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare.

Dhe më në fund, dua të cek se diferencimi i shqiptarëve u bë i plotë  pas çlirimit të Kosovës. Ata që vepruan për interesat e tyre personale dhe klanore, ata që i kryen urdhërat e Nanosit dhe pehlivanave të tij, e treguan fytyrën e tyre të vertetë, i keqpërdorën uniformat e UÇK-së, duke zënë pozita udhëheqëse dhe pasuri shoqërore, duke vjedhur dhe plaçkitur pasuni të të tjerëve, duke kërcënuar dhe vrarë njerëz që nuk ishin si ata, dhe nuk ishin me ta. Po kulmin e krimit e arritën, kur i vranë instituicionet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe një pjesë të përfaqësuesve të tyre. Anomalitë  shqiptare nuk kanë të sosur. Ato rritën dhe shtohen, se ashtu e do interesi i armiqve tanë, për ta bindur faktorin ndërkombëtar se shqiptarët “nuk janë popull shtetformues”. Shqipëria e rrënuar prej tyre me dorën e shqiptarëve po u ndihmon në propogandën e tyre antishqiptare. Edhe pehlivanat e Nanosit dhe argatët e tyre me veprimtarinë e tyre gjatë luftës dhe pas çlirimit të Kosovës po i ndihmojnë armiqtë tanë në propogandën e tyre se shqiptarët janë ’’destabilizuesit’’ të Ballkanit. Po nacionalistët shqiptarë ku janë?! Ku janë djemtë, vajzat, nipat dhe mbesat e nacionalistëve shqiptarë, ballistave-NDSH-istëve?! Si u bë, që ’’fara e Rusisë’’, ajo farë që na e mbollën në trojet tona Milladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, të rritet, të shtohet dhe të forcohet aq shumë në gjithë hapsirën tonë etnike? Po Drenica, epiqendra e kryengritjeve shqiptare, a guxon të bjerë nën ndikimin e ’’farës së Rusisë’’? Jo, kurrsesi nuk guxon të bjerë nën ndikimin e asaj fare, të dreqit të mallkuar. Këtë gjë nuk do ta lejojnë, mos kush tjetër, varret dhe eshtrat e Hasan Prishtinës, Ahmet Delisë, Azem Bejtës dhe Shote Galicës, Shaban Polluzës, Mehmet Gradicës, Bajraktarëve të Llaushës, Riza Grajçefcit, Tahir Mehes e Nebih Mehes, Shaban Murat Jasharit, Hamzë Jasharit dhe  Ademin Jasharit dhe eshtrat e mijëra luftëtarëve dhe të masakruarve nga xhelatët serb. Drenica heroike dhe e gjithë Kosova, Shqipëria dhe viset tjera shqiptare, nuk do të lejojnë më që ’’fara e Rusisë’’ dhe farat hibride që u përfituan nga ajo farë bolshevike, të luajnë me fatet e Atdheut. Shqiptarët si popull dhe si komb janë dhe do të jenë gjithmonë të rrezikuar nga armiqtë e tyre, për aq sa ne do t’u lëmë  hapsirë të veprojnë lirisht dhe pa kurrëfarë pengesa në teritoret tonë etnike, në subjektet politike dhe në institicionet shtetërore të shqiptarëve.

Fatkeqësisht, Kosova sot është bërë një ’’poligon’’ për shpërndarjen e gënjeshtrave dhe shpifjeve të llojllojshme nga majtistët e Kosovës kundër nacinalizmit shqiptar dhe bartësve të tij. Veçmas, është bërë halë në sy gazeta kombëtare “Bota sot”, botuesi, kryeredaktori, stafi i gazetës, gazetarët dhe bashkëpuntorët  e saj, që po i qesin në dritë komplotet, të zezat dhe të ligat që ia sollën kombit shqiptar, bartësit e linjës antikombëtare, që sot kanë zënë pozita udhëheqëse në subjektet politike shqiptare dhe në institicionet shtetërore të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës. Fatkeqësisht të gjitha gazetat e përditshme, përpos “Bota sot”, dhe shumica e revistave që dalin në Kosovë, janë bërë altoparlantë të Xhavit Halitit dhe të argatëve të tij, për ta ’’bindur’’ opinionin se gjoja ata ishin’’shpëtimtarët’’ e Kosovës dhe të shqiptarisë, se ata i “krijuan’’ njësitë e para guerile të Kosovës, ’’krijuan’’ UÇK-në dhe ’’ushtrinë e rregullt’’ qysh më 1993. Se vetëm ata e kanë ’’kredibilitetin’’ ta udhëheqin Kosovën, e lavde të tjera bajate. Të gjitha këto po i bëjnë, pasi janë shumë të shqetësuar, që nuk do ta marrin pushtetin e Kosovës sipas Marrëveshjes që e lidhën me kreun e PSSH-së, në mars të vitit 1993 në Zyrih. Fatëkeqësisht një pjesë e madhe e gazetarëve shqiptarë kanë humbur dinjitetin njerëzor dhe etikën e gazetarit, kur me dëshirë apo pa të, janë bërë argatë të pehlivanave të Nanosit, apo argatë të karrieristëve të sëmurë për pushtet dhe kolltuqe, të subjekteve politike shqiptare, duke rënë kështu në pozitat e sahanlëpirësve dhe të qyqarëve.

Opinioni është i njohur me veprimtarinë e PPSH-PSSH-së dhe të  ideologëve të saj, Enver Hoxhës dhe Fatos Nanos, por ende nuk është i njohur me tërë veprimtarinë e pararojës staliniste të LPK-së në krye me Xhavit Halitin dhe Ibrahim Kelmendin. Xhavit Haliti, njëri ndër individët kryesorë të  pararojës  staliniste të LPK-së, nëpërmjet një interviste të gjatë,  botuar në “Zëri” (05-16 shkurt 2001) e ka njoftuar një pjesë të vogël të opinionit kosovar me veprimtarinë e tij, të LPK-së dhe të PSSH-së, në shërbim të realizimit të marrëveshjes së Zyrihut.

 

Fillesat e organizimit të rezistencës së armatosur në Kosovë lidhen me emrat e Adem Jasharit, Salih Çekut dhe Zahir Pajazitit, e kurrsesi me atë të Xhavit Halitit.

Gazeta e përditshme “Zëri” dhe Blerim Shala që nga 5 shkurti i  këtij viti u bënë altoparlantë të zëshëm të Xhavit Halitit për t’ia shpërndarë shpifjet, gënjeshtrat dhe falsifikimet për 11 ditë rrjesht, sa zgjati intervista e tij në lidhje me ngjarje dhe personalitete të rëndësishme kombëtare. Blerim Shala në asnjë mënyrë nuk ka guxuar ta shpallë Xhavit Halitin si “...njërin prej themeluesve të UÇK-së” dhe as individ që “fillet e organizimit të armatosur kosovar lidhen me emrin e tij”, kur dihet se themeluesit e njësive të para guerile të Republikës së Kosovës janë Adem Jashari, Salih Çeku dhe Zahir Pajaziti me bashkëveprimtarët e tyre, pasi i kryen ushtrimet ushtarake në Shqipëri në vjeshtën e vitit 1991, dhe se fillet e organizimit të armatosur i vunë  personalitetet e  shquara të cekura më lart e jo Xhavit Haliti dhe as LPK-ja. Blerim Shala si intelektual nuk ka guxuar aq shpejt të harrojë se në historinë tonë më të re, pushkën ia kanë  kthyer serbit më  1981 Tahir Meha e Nebih Meha, dhe  ua patën  ulur shumë poshtë bishtin. Ndërsa 31 dhjetori i vitit 1991, në historinë tonë kombëtare do të jetë datë e shënuar e fillimit të kryengritjes së Kosovës kundër robërisë së shkaut, pasi rezistenca jonë kombëtare u ngrit në një nivel më të lartë. Nuk ishte më luftë e rastit, luftë e individit, që e ka zënë belaja të ngatërrohet rastësisht me policinë e okupatorit. Kjo betejë që u zhvillua në fundin e dhjetorit të 1991, në mes njësisë së parë guerile të Republikës së Kosovës, që e patën formuar djemtë e Shaban Murat Jasharit, Ademi, Hamza dhe Rifati dhe policisë së Jugosllavisë ishte ndeshja e parë luftarake e dy njësive të  armatosura, të dy shteteve: të Jugosllavisë dhe të Republikës së Kosovës, dhe kurrë më nuk u shua. Policia e Jugosllavisë ishte në dijeni për formimin e njësive guerile në Kosovë. Shumë anëtarë të tyre ishin burgosur, shumë të tjerë ishin detyruar të largohen përkohësishtë në Evropën Perëndimore, por Adem Jashari dhe vëllau i tij Hamza si dhe Zahir Pajaziti vendosën të mos e lëshojnë Kosovën. Vendosën  të organizojnë luftën guerile kundër Jugosllavisë, një luftë të kontrolluar, që do ta ndihmonte udhëheqjen e Republikës së Kosovës, e jo ta pengonte atë në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Dhe mrekullia ndodhi. Ndeshja e parë në mes dy forcave kundërshtare, të dy shteteve: RSFJ-së dhe Republikës së Kosovës, përfundoi me fitoren e njësisë guerile të Republikës së Kosovës. Siç dihet policia u detyrua të kthehet mbrapa me dy të plagosur, pasi Rifat Jashari ua shkrepi plumbat në krahëror. Fitoi njësia guerile e udhëhequr nga Adem Jshari mbi forcat e policisë së Jugosllavisë. Kjo fitore e shkëlqyer e forcës ushtarake të Republikës së Kosovës i tregoi Serbisë dhe Jugosllavisë se Drenica dhe Kosova do t’ju dilnin “dardhë me bishtë”, do t’u dilnin ’’dardhë e egër’’ që do t’u mbetej në fyt. Ndërsa qendrave të vendosjes ndërkombëtare, ua bëri me dije se zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të jetë e drejtë, po qe se donë të kenë paqe dhe qetësi në Gadishullin Ilirik dhe në Evropë. Blerim Shala një ditë do të bindet se  Xhavit Haliti nuk punoi asnjë minutë për të mirën e çështjes kombëtare, por ishte ndër individët që më së shumti i solli të liga shqiptarëve dhe Kosovës. I bëri Xhaviti këto veprime antikombëtare me vetëdije apo i bëri pa vetëdije, koha do ta tregojë. Blerim Shala, së paku kur ka marrë rolin e ciceronit për të vënë në pah personalitetin e Xhavitit Halitit, është dashur të thotë se ai, pra Haliti, është njeriu më i përfolur nga gjithë njerëzit publik të Kosovës si “bashkëpuntor i UDB-ës”, se ishte udhëheqës i pararojës staliniste të LPK-së, dhe tash është njëri ndër padronët kryesorë të  PDK-së, është njeriu më i besueshëm i Nanosit dhe i Klosit, është politikani “më i shkathët” në gjithë hapësirën shqiptare, ështe “ushtaraku’’më i aftë  dhe më i fuqishëm në  shtabin e tij që LPK-ja dhe ai e pagzuan ’’SHP të UÇK-së’’ Ishte “ekonomisti” më i zhdërvjellët gjatë periudhës së luftës së fundit serbo-shqiptare, dhe tash pasaniku i dalluar i Kosovës së pasluftës, edhe pse siç thotë ai në intervistën e tij, ka punuar ’’vetëm tre muaj’’ gjatë gjithë jetës së tij.

Xh. Haliti në intervistën e tij përdori të gjitha mjetet e lejueshme dhe të palejueshme, përdori gjysmë të vërteta dhe të pa vërteta për ta bërë veten “yll ndriçues të shqiptarisë’’, ’’krijuesin e UÇK-së’’, ’’shpëtimtarin e Kosovës’’, ’’politikanin’’ dhe ’’veprimtarin’’ më të ’’shquar” që njeh kombi shqiptar. Njëkohësisht njollosi veprimtarë të vërtetë të çështjes madhore shqiptare, duke i përdorur me të madhe shpifjet, gënjeshtrat dhe duke bërë falsifikimin e të vërtetave dhe ngjarjeve historike.

Xh. Haliti është i vetëdijshëm se ka dhe do të ketë pengesa edhe më të mëdha në realizimin e synimeve të tij, prandaj nepërmjet kësaj interviste mundohet të largojë çdo dyshim, që egziston në opinionin e gjerë shqiptar, se ai me vetëdije apo pa vetëdije ka punuar në dëm të interesave tona kombëtare.      Sa i përket lëvizjes ilegale në Kosovë, të viteve 80-90, për të cilën flet Xh. Haliti, gazetari i “Zëri” me asnjë pyetje nuk e detyron Xh. Halitin të shpjegojë rrethanat e kyçjes së tij në atë veprimtari ilegale, pasi qysh në fillim të vitit 1981 Xh. Haliti akuzohet publikisht nga shoku i tij i studimeve Mehmet Bislimi, se ai është  “bashkëpuntor i UDB-së”. Xh. Haliti nuk na shpjegon se për çfarë arësyeje “shoku i tij aktual” e akuzon për spiun atë, dhe pse u detyrua Mehmet Bislimi ta sulmojë atë edhe fizikisht? Xhaviti na e jep këtë  shpjegim: “Ka ndodhur kjo më 26 mars të 1981, gjatë demostratave. Një shok aktual imi, Mehmet Bislimi më ka goditur me diçka në kokë duke thënë “spiun” dhe për çudi, e gjithë Kosova mori vesh se unë qenkam njëfarë spiuni i madh, njëfarë agjenti i madh...”. Pastaj Xhaviti vazhdon: “Nëse flasim për atentat ndaj një njeriu, ndaj një personi, i cili do të veprojë kundër një strukture aq të organizuar, siç ka qenë UDB-ja, unë mund të them që kam pasur katër atentate të natyrave të ndryshme. Atentati i parë politik kundër meje është bërë gjatë demostratave të vitit 1981, me qëllim që të ma mbyllin gojën dhe të më kompromentojnë. Ky atentat është realizuar përmes një grupi njerëzish, thjesht të pa informuar dhe aventurier, të cilët edhe sot kanë mbetur në skenen politike, por që s’kanë bërë asnjëherë autokritikë. Unë e di që edhe kjo është bërë me inicimin e UDB-së’’?! Sipas kësaj që thotë Xhaviti del se UDB-ja e paska ditur se do të bëhen demonstratat, siç paskan ditur që në demonstrata do të jetë edhe Xh. Haliti, dhe se UDB-ja e paska gjetur  rastin e volitshën për ta “shpifur” atë nëpërmjet “shokut aktual” të tij me qëllim që të bëjnë “atentat politik” mbi personalitetin e tij për t’ia “mbyllur gojën” që të mos kishte mundësi të vepronte kundër UDB-së(!). Shtrohet pyetja, a thua vallë Xh. Haliti ishte një personalitet aq i fuqishëm dhe me ndikim aq të madh në jetën politike dhe kulturore të Kosovës, që Sigurimi i fshehtë jugosllav u detyrua të bëjë një skenar të posaçëm për ta “kompromentuar’’ në mënyrë publike si’’bashkëpuntorë të UDB-së”. A thua se burgosja e tij do t’u sillte probleme në opinionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar, apo ndoshta me të vërtetë shoku i tij aktual, Mehmet Bislimi kishte fakte se ai ishte spiun i Sigurimit Shtetëror Jugosllav, dhe duke e parë se me veprimet e tij po i ç’orientonte studentët, u detyrua ta sulmoi edhe fizikisht?! Një gjë është e sigurtë se UDB-ja jugosllave, ka burgosur me qindra studentë gjatë demostratave të 1981, dhe jo vetëm ata  studentë që kanë kontribuar në masivizimin e demonstratave, por edhe që rastësisht janë gjendur në mesin e demonstruesve. Në intervistën e Xh. Halitit nuk kemi të dhëna për jetën e tij para se të bëhej student, as nuk kemi të dhëna se me çfarë veprimtarie u mor ai gjatë viteve 1982-1984. A pati sukses apo nuk pati sukses UDB-ja për t’ia’’mbyllur’’ gojën!! Si duket Xhavitit iu ka shliruar edhe më tepër goja, pasi UDB-ja nuk “guxoi” ta arrestonte gjatë demostratave të 1981. Por Xhaviti flet për “veprimtarinë” e tij që nga 1985, atëherë kur u krijua një organizatë ilegale në Kosovë. Nuk tregon se çfarë emri kishte, por tregon se organizata i kishte dy organe udhëheqëse, “Komitetin organizativ” si organ politik të saj dhe “Byron Ekzekutive” që do të luante rolin  e një “qeverie në  ilegalitet”.

Xh. Haliti thotë se paska pas marrë për detyrë të krijonte “Lëvizjen guerile në Kosovë”, por nuk shpjegon rolin që patën Hilmi Reçica, Xhabir Morina, Bashkim Mazreku dhe Fehmi Lladrofci në atë “qeveri” dhe as rrethanat se si shpëtoi ai pa u arrestuar, kur dihet se në nëntor të vitit 1985 u arrestuan të gjithë të tjerët që i përkisnin “Byrosë Ekzekutive”. Është me interes të dihet se kush e futi Xh. Halitin në organizimin ilegal, apo ishte ai që e krijoi atë organizatë?! Xh. Haliti na tregon se “UDB-ja ka pasur një rrjet shumë të fuqishëm, të organizuar në Kosovë, përpjekjet e UDB-së në vazhdim kanë qenë që, brenda grupeve të organizuar të fusin njerëz të tyre për të marrë informacione dhe, në momentin e duhur kanë goditur”, por ai me asnjë fjalë nuk na shpjegon se kush ishte njeri i UDB-së në Organizatën ku ai bënte pjesë. Sipas Xhavitit, UDB-ja në nëntorin e vitit 1985 bëri “atentatin  e dytë” kundër tij, por nuk pati sukses të bëjë “zhdukjen fizike” të tij. Me burgosjen e “shokëve” të Xh. Halitit që i përkisnin të njëjtës organizatë në nëntorin e vitit 1985, Sigurimi i fshehtë jugosllav e paska rrethuar lagjen Aktash të Prishtinës për ta “burgosur” Xhavitin. Merre me mend sa i rrezikshëm paska qenë Xhaviti për UDB-ën jugosllave?! Tërë një lagje të rrethohet me polic dhe udbashë dhe Xhaviti fillikat i vetëm, e shpërthen rrethimin,’’e plagos’’ një polic dhe si zotni, pa i hyrë as një therrë në këmbë, kalon disa kufij shtetesh dhe paraqitet këmbëkryq para organeve zvicerane për të kërkuar strehim politik. Këtë ngjarje Haliti e shpjegon kështu: “Problemi i atentateve  ka qenë i tillë që, prapa atentateve klasike të organizuara... ka qenë UDB-ja, shërbimet e fshehta në Beograd, të cilat i kanë drejtuar Bozhidar Spasiç dhe Petar Graçanin. Ka qenë ai i Cyrihit, por është edhe ai tentimi për të më likuiduar fizikisht gjatë “rrethimit  të Aktash-it të Prishtinës” në të cilin kanë qenë, deri tash të identifikuar, Ibush Kllokoqi, Xhavit Kuqi, dhe njëfarë Bashkim Çerkini, për të cilin nuk di as vetë se kush është, por për të kam mësuar, kur jam burgosur në Gjermani dhe Itali, me kërkesë të Jugosllavisë që të ekstradohem në Jugosllavi si terrorist’’. Pra, Xhaviti shpjegon se kush ka qenë përgjegjës për “arrestimin” e tij, kur është rrethuar Aktashi, dhe kush ka qenë udhëheqës i shërbimeve të fshehta të Beogradit. A nuk është kjo një befasi “e këndëshme”, kur po mësojmë se nuk ishte vetëm Serbia, ajo që na i dinte edhe lugët në krojshe, por edhe ne i dinim fshehtësitë e tyre, bile ato që i kishin shumë sekrete. Shpesh kam menduar dhe s’mund të kuptoja se  si qe e mundur që Serbia të gjente gjithmonë shqiptarë për të punuar për interesat e saj, kurse ne nuk kemi mundur ta gjejmë sëpaku një serb që do të punonte për interesat shqiptare?! Po ja, e paskërkemi Xhavitin, i cili me siguri di edhe shumë fshehtësi tjera të sigurimit jugosllav edhe më të rëndësishme, por nuk ka ardhur koha t’i zbulojë(!). Xhaviti pastaj qahet se UDB-ja nuk e ka lënë kurrë të qetë. Për 15 vjet rrjesht ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme ta “likuidojë fizikisht”, por edhe është munduar ta “kthejë” në Beograd për ta dënuar si “terrorist”. Ja si qahet Xhaviti për vuajtjet që ia ka shkaktuar UDB-ja jugosllave: “Jam burgosur për këtë çështje, për të më ekstraduar në Jugosllavi edhe më 1990 edhe më 1991, njëherë në Itali, e njëherë në Gjermani. Por me ndërhyrjen e Komisariatit  të Lartë për Refugjat, me ndërhyrjen e qeverisë Zvicerane…, pas 17 ditësh qëndrese në burg, jam liruar”. Shtrohet pyetja pse organet jugosllave pritën pesë vjet për ta bërë kërkesën e kthimit të Xh. Halitit në Jugosllavi?! A thua nuk e dinte UDB-ja jugosllave se ku gjindej Xh. Haliti?! Për çfarë arësyeje Jugosllavia nuk ua bëri kërkesën organeve zvicerane për kthimin e Xhavitit në Jugosllavi për ta ‘’dënuar si terrorist’’, kur i kishin faktet se ka “plagosur një polic”?! Xh. Haliti në intervistën e tij shpjegon edhe në detajet më të vogla “atentatin” e katërt që ia kishte bërë UDB-ja, atentat që kishte për qëllim t’ia “likuidojnë gjithë familjen”. Ja si e shpjegon Xh. Haliti këtë “atentat”: “Mendoj se qëllimi ka qenë që të ma likujdojnë edhe gjithë familjen, me që edhe konstatimi i organeve të specializuara të policisë ka qenë se detonacioni ka qenë shumë i fuqishëm...Më kanë treguar se ka qenë bombë me teledirigjim. Mirëpo, atë ditë, unë jamë nisur për Gjermani...! Ata janë paraqitur në telefon në banesë, herë pas here, duke folur italisht. Mirëpo nuk më kanë kërkuar me mbiemër, por me emër. Në momentin kur, rreth orës 10 është kthyer vëllai në shtëpi dhe e ka marrë telefonin, ata, kur e kanë dëgjuar zërin e tij, duke menduar se jam unë, kanë vepruar shpejt e shpejt dhe diku pas nja njëzet minutash a gjysmë ore ka shpërthyer....por ishte fat i madh për fëmijët e mi, për gruan time dhe për vëllanë tim, që ishin në dhomën e ndejës, që ishte  në fund  të koridorit...Kjo ka ndodhur më 10 janar të vitit 1990”. A thua kush mund t’i besoj kësaj përralle, përpos mendjeshkurtërve dhe të marrëve? Sikur të ishte UDB-ja aq debile sikur që e paraqet Xh.Haliti, Jugosllavia ishte shkatërruar qysh më 1948, kur e lehnin të gjithë klyshët e Stalinit. Si duket Xhaviti nuk e  ka dëgjuar fjalën e mençur të popullit se “reja vret në lisa e jo në fshisa”. Por së paku duhet ta ketë mësuar se UDB-ja dhe shërbimet sekrete të Serbisë na i kanë vrarë me atentate burrat më të mirë të kombit me ndihmën e pakursyer të shqipfolësëve të padishëm, mjeranëve kokëkrisur, tradhtarëve, dhe kurrë nuk kanë  dështuar në atentate. Por nga gjithë ky rrëfim shihet se Xhaviti ka talent të bëjë përralla për fëmijë. Me siguri nga rrëfimet e tij mund të bëhen përralla tërheqëse për fëmijë të moshës 5-7 vjeçare, por edhe kreu i PDK-së ka të drejtë të kërkojë nga redaksia e librit të “Gines-it’’që Xhavit Halitin ta shpallin “politikanin më fatlum” të të gjitha kohërave pasi që u shpëtoi katër “atentateve të UDB-ës jugosllave”! Por po habitem pa masë se si Haliti e ka harruar “atentatin” më të rrezikshëm që ia pati “bërë UDB-ja”, kur një shok aktual i tij e shpërtheu me thikë në një tubim të mërgimtarëve, tubim i organizuar nga LPK-ja. Xh. Haliti me intervistën e tij e hedh poshtë akuzën se është ’’spiun’’i Beogradit, por nuk e hedh poshtë akuzën se është “oficer i lartë i Sigurimit të Shqipërisë me gradën e togerit”. Pra, është e vërtetë se ai, qysh kur është takuar me Ramiz Alinë dhe me përfaqësuesit e Sigurimit të Shqipërisë, apo edhe më heret, ka punuar për Sigurimin e Shqipërisë. E vërteta tjetër edhe shumë më e hidhur është se Sigurimi i Shqipërisë kurrë nuk ka mundur të pastrohet nga rrjeti i spiujve jugosllav, që kur OZN-a jugosllave e krijoi atë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shtrohet pyetja  a thua vallë e ka të qartë Xh. Haliti dhe argatët e tij se në cilin klan të Sigurimit të Shqipërisë bëjnë pjesë?! Bëjnë pjesë në klanin e njerëzve që punojnë për interesa të Shqipërisë apo bëjnë pjesë në klanin e njerëzëve që punojnë për interesa të Serbisë, Greqisë, Rusisë dhe të aleatëve të tyre?!  Me punën që ka bërë Xh. Haliti dhe argatët e tij, na jep të  kuptojmë se ata  gjenden në klanin e Sigurimit të Shqipërisë që lufton kundër interesave shqiptare e në dobi të fqinjëve tanë. T’i shikojmë faktet:

 

Pararoja staliniste i shkatërroi themelet e LRSHJ-së, të vëna nga Jusuf Gervalla me bashkëveprimtarët e tij.

Siç dihet, pas vrasjes së  Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës më 17 janar të 1982, ‘’Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi’’, (LRSHJ) nuk pati jetë të gjatë, pasi ajo nuk  pati personalitet tjetër me aftësitë dhe autoritetin që kishte Jusuf Gërvalla, prandaj LRSHJ-ja kaloi në duar të njerëzve që i kryenin urdhërat e Sigurimit të Shqipërisë dhe të Shërbimit sekret të Beogradit. Ardhja e Xhavit Halitit në Zvicër e forcoi klanin e Ibrahim Kelmendit që kishte pozita udhëheqëse në ’’Lëvizjen për Republikën Shqiptare në Jugosllavi’’. Këta pastaj LRSHJ-në e shëndrruan në LRSSHJ-së, dhe pas pak kohe e pagëzuan në LPRK. Kjo pastaj i polli tri organizata :’’Lëvizjen“ me adresë, të udhëhequr nga Hasan Malaj dhe Saime Zekaj. ’’Lëvizjen’’ pa adres,  të udhëhequr nga Ibrahim Kelmendi, Xhavit Haliti dhe argatët e tyre më besnik dhe “Komitetin” (KKIOB ) të udhëhequr nga Xhafer Shatri.

‘’Lëvizja’’pa adresë, ia mori anën ’’Lëvizjes’’me adresë, pasi aty ishte Ibrahim Kelmendi, Xhavit Haliti, Bardhyl Mahmuti, Muhamet Kelmendi, vëllazërit Xhemajli etj, me një fjalë pothuajse e tërë pararoja staliniste e LPK-së. Demostratat që bëheshin në Evropën Perëndimore pas vrasjes së Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës dhe Enver Hadrit nga mërgimtarët tanë, për të shprehur revoltën kundër dhunës serbe në Kosovë, pararoja staliniste e LPK-së u jepte  karakter ideologjik, duke i detyruar demonstruesit të shkruajnë parulla dhe të brohorisnin për “sukseset e PPSH-së, Enver Hoxhën, marksizëm-leninizmin, socializmin,  internacionalizmin proletar” dhe ndonjë parullë kundër Jugosllavisë. Por qëllimi kryesor i tyre  ishte të mblidhnin sa më shumë para. Kohë pas kohe dërgonin njerëz në Kosovë për dërgimin e pamfleteve dhe parullave, shumica prej të cilëve burgoseshin po sa hynin në Slloveni nga sigurimi i fshehtë jugosllav, siç ndodhi me Zija e Shaban Shemsiun me gjithë babain e tyre, e siç dihet, udbashët gjatë procedurës hetimore e mbytën me tortura Zija Shemsiun në Burgun e Beogradit. Shumë të tjerë binin në pritat e sigurimit jugosllav në Kosovë si Afrim Zhitia, Fahri Fazlia, Rexhep Mala, Nuhi Berisha etj. Në Kosovë çdo ditë burgoseshin antarë të organizatave ilegale që zbuloheshin nga Sigurimi i Shqipërisë, nga udbashët, që ishin futur në organet udhëheqëse të LPK-së apo edhe nga naiviteti i tyre duke mos i njohur rregullat e konspiracionit ilegal. Degjenerimi i LPK-së arrijti kulmin pas viteve ’90, kur më nuk kishin mundësi të manipulonin “me shokët”, me ata të burgosur politik që kishin në popull autoritet dhe ndikim, të cilët me daljen nga burgjet jugosllave nuk iu bashkangjitën më LPK-së, pasi që mësuan për veprimtarinë përçarëse të bajraktarëve të saj  dhe kuptuan se në çfarë gjendje të mjerë e kishin çuar ’’Lëvizjen’’. Pararoja staliniste e LPK-së të inatosur në “shokët që i tradhtuan”, filluan një fushatë të ashpër kundër tyre dhe kundër subjekteve politike në të cilat ata u kyçën pas daljes nga burgjet jugosllave.

Me ngadhënjimin e SHBA-ve mbi pansllavizmin rus, që ishte i kamufluar në marksizëm-leninizëm, dhe rrethanave të përshtatshme që u krijuan në Evropën Lindore, dhe në Jugosllavi, Lëvizja jonë kombëtare në fillim  të viteve ’90, arriti rezultate të shkëlqyeshme duke kaluar nga ilegaliteti i thellë në legalitet të plotë, ku siç dihet u krijuan partitë politike shqiptare, u bënë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale pa kontrollin e Beogradit dhe u vunë bazat e shtetësisë së Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht një grusht individësh që përbënin kryesinë e LPK-së “pa adresë” me një pjesë të antarësisë së manipuluar nga pararoja staliniste e kësaj organizate, me demogagjinë patriotike dhe ideologjinë komuniste të Enver Hoxhës, Stalinit e Leninit i parashtruan vetes për detyrë që LPK-ja të vazhdonte veprimtarinë e saj për mbrojtjen e Enver Hoxhës, marksizëm-leninizmit dhe internacionalizmit proletar dhe për ta luftuar LDK-në dhe partitë tjera, Kryetarin e Republikës së Kosovës Ibrahim Rugovën, dhe të gjitha institicionet shtetërore që ishin formuar apo ishin në formim e sipër. Fatëmirësisht LPK-ja nuk kishte kurrëfarë autoriteti dhe kurrëfarë aftësie të ndikonte në rrjedhat e ngjarjeve kombëtare në fillim të viteve ’90-të, se për ndryshe qysh më 1990 Kosovën do ta fusnin në luftë me Jugosllavinë dhe vaj halli për neve, çështja shqiptare, çështja e Kosovës qysh atëherë kishte për t’u zgjedhur siç e donin interesat e armiqve tanë. Se më 1991, u munduan t’ia fusin flakën Kosovës për t’i dhënë shkas shovenizmit serb të shfryhet mbi shqiptarë, tregon Xh. Haliti në intervistën e tij të cekur më parë kur thotë, “Kroacia vërtetë ka qenë e interesuar të shpërthejë lufta në Kosovë, ndoshta më shumë për interesa të vetat, sepse hapja edhe e një fronti tjetër do ta dobësonte më shumë ushtrinë e Jugosllavisë....ajo ka qenë e interesuar, madje edhe për të na dhënë armë. Mirëpo, Rugova nuk e ka pranuar një veprim të tillë. Kështu që, ne jemi detyruar të veprojmë vetë. Në këtë drejtim në Kroaci kanë shkuar për bisedime Ahmet Haxhiu, Ramadan Avdiu e Xhavit Haziri, të cilët kanë marrë kontakte, janë marrë vesh që të merren sasi të mëdha të armatimit në Kroaci, mirëpo kjo ka mbetur vetëm një marrëveshtje...që nuk është realizuar. Për fajin e kujt, unë nuk jam në gjendje të përgjigjem as sot”. Por Haliti tregon se edhe pushtetmbajtësit e Shqipërisë donin ta kallnin Kosovën për t’i shpëtuar kolltuqet dhe pushtetin e tyre. Ai në takimin që kishte pasur me Ramiz Alinë, para se ai të binte nga pushteti, i paska thënë se “...sot është koha për veprim, por realisht, ju nuk jeni askund, ju nuk keni konspiracion, ju nuk keni njerëz që do t’i dalin ballë kësaj pune”.

Formimi i degëve të partive shqiptare në diasporën shqiptare është rrjedhim i punës së mbrapshtë të pararojës staliniste të LRSHJ që solli degjenerimin e saj duke e shëndrruar atë nga një organizatë thjesht kombëtare në një autoparlant të bandës tradhtare të Enver Hoxhës, që drejtëpërdrejtë punnte për interesa të pushtetmbajtësëve të Shqipërisë  dhe tërthorazi punonte për interesa të shovenistëve serb të Jugosllavisë. 

Po sikur të ishte punuar në diasporën shqiptare sipas udhëzimeve të Metush Krasniqit dhe Jusuf Gërvallës, LRSHJ-ja do të bëhej një organizatë e fortë dhe e fuqishme, pasi ajo do t’i bashkonte mërgimtarët në baza kombëtare pa dallim bindjesh politike apo fetare, pa dallim se cilës pjesë të Shqipërisë etnike i takojnë, dhe diaspora shqiptare do të bëhej një krah i fortë i çështjes madhore kombëtare. Në diasporën shqiptare nuk do të krijoheshin degë të partive shqiptare të Kosovës të Maqedonisë dhe të Kosovës Lindore. Fatëkeqësisht ato u krijuan për shkakun se ’’Lëvizja’’, luante një rol tejet negativ duke i përçarë shqiptarët në baza ideologjike, prandaj formimi i tyre u bë i shpejtë dhe i furishëm.

 

Xhavit Haliti dhe LPK-ja falsifikojnë gjithçka për të përvehtësuar njësitet guerile të Republikës së Kosovës.

Ndryshimi i rrethanave në Kosovë ndikoi që të bëheshin ndryshime edhe në diasporë. Formimi i Degës së LDK-së gjatë vitit 1990, e la pa kurrëfarë ndikimi pararojën staliniste të LPK-së. Anëtarësia e tyre zvogëlohej çdo ditë. Më nuk kishin mundësi të manipulojnë me njerëz. Në këto kushte LPK-ja gjatë vitit 1991 mbajti Mbledhjen e Tretë të Përgjithshme, në Kosovë. Në atë mbledhje LPK-ja u përcaktua si subjekt politik legal, por pararoja staliniste nuk i përfilli vendimet e asaj mbledhjeje. Në këto rrethana njerëzit më autoritativ të kryesisë së LPK-së si Hydajet Hyseni, Gani Syla e të tjerë u detyruan të japin dorëheqje. Pararoja staliniste e LPK-së duke ditur se në Kosovë nuk kishte kurrëfarë ndikimi, edhe formalisht e shuajti aktivitetin e LPK-së, dhe tërë aktivitetin e saj e kaluan tek dega j.v. në Zvicër nën udhëheqjen e një kryesie që përbëhej nga kryetari Fazli Veliu, nënkryetari Muhamet Kelmendi, sekretar Emrush Xhemajli, përgjegjës financiar Gafurr Elshani dhe anëtarëve Ali Ahmeti, Xhavit Haliti, dhe Agush Buja, që në mbledhjen e katërt të përgjithshme, ky i fundit u zëvendësua me Adem Grabofcin. Muhamet Kelmendi në librin e tij “Pse nuk u ndërtua Fronti për Çlirimin e Kosovës” shpjegon tërë aktivitetin e LPK-së, veçmas të kryesisë për përvetësimin e njësive guerile që vepronin në Kosovë. Ai thotë: “Iu futëm punës si Kryesi për një organizim tjetër në fushën ushtarake, krahas në vazhdimin e punës për ndërtimin e LPK-së e cila parashikohej si bazë politike”. Pra, një grusht njerëzish të burokratizuar nga disa privilegje që i kishin fituar më parë, në saje të demogagjisë së tyre perfide në LPK, ia vunë vetes për detyrë të krijonin një “subjekt ushtarak” për të cilin nuk kishin dije, nuk kishin  mundësi, as autoritet dhe as kredibilitet. Kësaj punë populli i thotë: “luaje mizë kryet e buallit’’. Krijimi i një subjekti ushtarak në Evropën Perëndimore në mënyrë ilegale ishte një punë e lehtë, pasi nuk duhej shumë mund dhe harxhime të mëdha materiale. Duhej një fletore e formatit A3, që do të shërbente si procesverbal i mbledhjeve, që do t’i mbante Kryesia e LPK-së. “Vendimet” që i merrte Kryesia e LPK-së dhe proces-verbalet e përpikta që i shkuanin kalemxhinjtë profesionalistë nëpër kthinat e restoranteve të stacioneve të trenit në Zvicër dhe Gjermani, duke i dhënë detyra dhe poste udhëheqëse njëri-tjetrit, e që sot po i përdorin si “dokumente” për shtrembërimin e të vërtetave historike, po i përdorin për falsifikimin e ngjarjeve me rëndësi kombëtare, duke e shpallur vetveten si “krijues’’ të UÇK-së, si ’’shpëtimtarë’’ të Kosovës dhe të kombit shqiptar. Muhamet Kelmendi në librin e tij, të cekur më lart, jep shumë hollësi se si kanë shkuar punët në përvehtësimin e njësive guerile që i krijuan Adem Jashari, Hamzë Jashari, Zahir Pajaziti dhe Sali Çeku me bashkëveprimtarët e tyre. Kelmendi ka një “meritë” të jashtëzakonshme, pasi  i vuri bazat e falsifikimit dhe përvehtësimit të njësive guerile nga ana e LPK-së, pasi ishte përpiluesi pothuajse i të gjitha “rregulloreve”, “vendimeve”, “rezolutave” dhe “qëndrimeve” për përvehtësimin e njësive guerile të Republikës së Kosovës, që vepronin në Drenicë, Llap dhe Dukagjin. M.Kelmendi në librin e tij shpjegon, “në këtë kohë (maji i vitit  1993, pra pas lidhjes së Marrëveshjes së Cyrihit, vrejtja  ime) nxorëm disa sektorë: 1.Sektori politiko-juridik me udhëheqës Muhamet Kelmendin, anëtarë: Fazli Veliun, Emrush Xhemajlin. Ky sektor nxirrte projektvendime, rezoluta, qëndrime e rregullore, dhe i nxirrte para organeve për miratim. 2. Sektori për organizimin e radhëve të LPK-së brenda vendit që kishte udhëheqës Emrush Xhemajlin, anëtarë Gafur Elshanin dhe Ali Ahmetin. Këtij sektori i ndihmonte edhe Xhavit Haliti. 3. Sektori i rëndësisë së veçantë, me udhëheqës Xhavit Halitin dhe anëtarë Ali Ahmetin dhe Emrush Xhemajlin. Këta ishin përcaktuar si ndërlidhës midis kryesisë dhe radhëve të njësive çlirimtare në Kosovë”. Por M.Kelmendi nuk tregon se cilat njisi i kishte krijuar XH. Haliti, Ali Ahmeti dhe Emrush Xhemajli, që këta duhej të bëheshin edhe ndërlidhës në mes atyre njësive dhe Kryesisë së LPK-së. Kishte edhe sektor të tjerë, si sektori propagandistik, financiar, për agjitacion etj. Të gjithë këta sektor vepronin në kuadër të Kryesisë së Degës j.v. Të shikojmë çfarë na thotë Xhavit Haliti në intervistën e tij përkitazi me krijimin e UÇK-së: “Si vendim u muar në Mbledhjen e Tretë të Përgjithshme të LPK-së në Kosovë. Vendimet konkrete për ngritjen e saj janë marrë nga Kryesia. Kjo edhe  ngarkoi Azem Sylën dhe Hashim Thaçin që të merren me organizimin e UÇK-së në Kosovë dhe Xhavit Haliti dhe Ali Ahmeti janë emëruar të veprojnë në Perëndim dhe në Shqipëri për organizimin e UÇK-së dhe për ndihmën që duhet t’i bëhet. Në këtë mbledhje nuk ka dalur Shtabi, sepse nuk do të ishte normale të bëhej Shtabi pa u krijuar struktura ushtarake’’. Për këtë çështje Muhamet Kelmendi  në librin e tij të lartëpërmendur thotë : “...me organizimin e njësive të para nga viti 1990 u kalua në organizimin edhe të njësive të tjera, të cilat çojnë deri te ndërtimi i saj si ushtri. Kjo u arrit në vitin 1993 kur u strukturua organi udhëheqës, Shtabi Qendror, si dhe kur u emërua UÇK-ja nga Kryesia e Degës së LPK-së. Antarët e parë të këtij organi (pra, të Shtabit Qendror vrejtja  ime) ishin nga Sektori i rëndësisë së veçantë të Degës jashtë vendit. Ndërsa si organ udhëheqës, me kompetenca politike, organizative, diplomatike, etj, mbeti Kryesia e Degës j.v. e cila e udhëhoqi atë deri më 01.05.1998. Në këtë kohë bëhet grushti politik ndaj këtij organi dhe nga ky moment kalohet në kooptimin e organit udhëheqës të UÇK-së si dhe të sektorëve tjerë”. Cilit t’i besojmë në këtë rast, M. Kelmendit  i cili ishte nënkryetar i LPK-së dhe pohon se u krijua “Shtabi Qendror”, apo Xh.Halitit si udhëheqës i Sektorit me rëndësi të veçantë dhe antar i Kryesisë së LPK-së, që e mohon krijimin e Shtabit Qendror?! Se cili prej tyre ka të drejtë, apo që të dy po gënjejnë këtë do ta shohim kur t’i shqyrtojmë arsyet e daljes në opinion të LPK-së me komunikatën e parë për egzistimin e UÇK-së. Shtrohet pyetja, ishte LPK-ja ajo që i krijoi njësitë e para guerile në Kosovë në periudhën 1990-1993, apo ishin veprimtarët e dalluar të jetës politike dhe shoqërore të Kosovës, ata që i krijuan njësitë guerile në Drenicë, Llap dhe Dukagjin? Opinioni i gjërë është i njoftuar për njësitë guerile që i formuan Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Salih Çeku me bashkëveprimtarët e tyre, pasi i kryen ushtrimet ushtarake në Shqipëri në vjeshtë të vitit 1991. Siç dihet, pas formimit të njësive guerile dhe aksioneve të para që pasuan në fund të vitit 1991 dhe fillimit të vitit 1992, udhëheqja e Kosovës për shkaqe strategjike pati kërkuar nëpërmjet Fehmi Aganit, nga udhëheqësit e njësive guerile ta pushojnë aktivitetin luftarak për një kohë. Shumë pjestarë të njësive ushtarake e patën lëshuar Kosovën për t’i ikur ndjekjeve dhe burgosjeve, në mesin e të cilve ishte edhe Salih Çeku, komandanti i parë i njësisë së parë të ushtrisë së Kosovës, njësi e formuar në Shqipëri për ta sjellur armatimin e nevojshëm për njësitë e para që u formuan në Llap, Drenicë dhe Dukagjin. Edhe Rifat Jashari u detyrua të qëndrojë në Gjermani disa vjet. Adem e Hamëz Jashari, Zahir Pajaziti e të tjerë mbetën në Kosovë për t’i mbajtur gjallë njësitë guerile, duke i plotësuar me ushtarë të rinj.

Formimi i Këshillit Koordinues në përbërje të Salih Çekut, Zenun Idrizit, Saim Tahirit, dhe  Ismet Avdullahut në fillim të vitit 1993 luajti rol me rëndësi për rritjen dhe zgjerimin e njësive guerile të Republikës së Kosovës, pasi që ai Këshill bëri furnizimin e njësive guerile me armatime dhe materiale ushtarake nga ndihmat që i tubonin prej anëtarëve të njësive guerile që u detyruan ta lëshojnë Kosovën dhe veprimtarëve të dalluar. Në maj të vitit 1993 në Gjermani pat shkuar Fehmi Agani. Këshilli Kordinues në takimin që pati me të, kërkoi perkrahjen e tij, që njësitë guerile të fillojnë me aksione të armatosura në Kosovë, pasi policia serbe maltretonte shumë shqiptarë në pjesë të ndryshme Kosovës me pretekstin e “kërkimit të armëve pa leje”. Agani u pajtua me domosdoshmërinë e aksioneve guerile, por kërkoi nga Këshilli Koordinues, që aksionet të ishin të kontrolluara për faktin se Republika e Kosovës, as për së afërmi nuk ishte bërë gati për luftë. Edhe Bukoshi përkrahu propozimin e Këshillit Kordinues, që drejtohej nga Salih Çeku dhe premtoi se do të jepte të holla për blerjen e armatimeve të nevojshme. Pas kësaj marrëveshjeje njësitë guerile kryen disa aksione në Llap, Drenicë dhe Dukagjin. U vranë ca policë dhe spiuj, u sulmuan shtëpitë e kolonëve në ndërtim dhe aty ku banonin nepër konvikte të shkollave të Kosovës (Podujevë, Prishtinë, Deçan etj). Aksionet arritën sukses të plotë pasi që policia serbe uli bishtin për tokë. Nuk guxonte më të shkonte shlirët nëpër katundet shqiptare për të rrahur shqiptarë, por edhe serbët e ardhur nga Kraina e Kroacisë dhe Bosnja në Kosovë, filluan të kthehen në Serbi.  Bukoshi i dha Këshillit Kordinues 10.000 DM. si ndihmë të parë.Tjera mjete Bukoshi nuk i ka dhënë këtij Këshilli Kordinues për njësitet guerile të Republikës së Kosovës, madje as Rifat Jasharit që ishte lidhja e drejpërdrejtë e njësive guerile që i komandonte Adem dhe Hamzë Jashari. Njësitë guerile kishin nevoja të mëdha për mjete materiale dhe material ushtarak. Antarët e njësive guerile që ishin larguar nga Kosova dhe qëndronin në Evropën Perëndimore bënë përpjekje të sigurojnë mjete nga kursimet e tyre personale dhe nga shokët e tyre të besueshëm, por ato mjete që i siguronin ata, as për së afërmi nuk i plotësonin nevojat e njësive guerile.

 

Pse komunikata e parë për opinion e UÇK-së mbante numrin 7 e jo 1?

Pas arritjes së Marrëveshjes për bashkëpunim dhe ndihmë reciproke në mes LPK-së dhe PSSH në mars të vitit 1993, Kryesia e LPK-së me “krijimin e subjektit ushtarak” në proces-verbalet e saj, dhe me emërimin e atij “subjekti” në UÇK, kreu hapin e parë drejt përvetësimit të njësive guerile të Republikës së Kosovës. Përgatitjet për hapin e dytë zgjatën një kohë bukur të gjatë, përafërsisht një vit e gjysmë. Në tetor 1994 arritën të gjejnë një njeri për ta kryer një atentat kundër policit Lutfi Ajvazi në Drenas (Gllogofc). Dalja e LPK-së në opinion me Komunikatën e parë, që ia vunë numrin 7, me anën e së cilës njoftohej opinioni se “UÇK-ja e ka kryer atë atentat”, bënë hapin e dytë drejt përvetësimit të njësive guerile që vepronin në Kosovë. Shtrohet pyetja: Pse Komunikata nuk e kishte numrin 1, por 7, pasi siç dëshmon XH. Haliti, ishte komunikata e tyre e parë e lëshuar në opinion? Kjo është shumë e qartë: LPK-ja me publikimin e Komunikatës me numrin 7,  i bën gjoja me dije opinionit se edhe më parë “ka  kryer aksione të ngjashme”, por kinse komunikatat nuk kishin dalë në opinion. Pra, kjo do të thoshte sipas tyre, se edhe aksionet e kryera nga njësitë e Drenicës, Llapit dhe të Dukagjinit nën komandën e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit dhe të Sali Çekut qenë kryer nga njerëzit e tyre. Ja pra falsifikimi i parë publik në vazhdën e shumë falsifikimeve që  kanë bërë më parë, duke lëshuar “vendime’’, miratuar ’’rregullore’’, dhe duke zgjedhur ’’organe udhëheqëse të subjektit ushtarak” në mbledhjet e Kryesisë së LPK-së, dega jashtë vendit, në Zvicër. Xh.Haliti jep këtë shpjegim në lidhje me Komunikatën e parë: “Komunikata e parë e lëshuar për opinion ka pasur numrin 7. Është lëshuar nga një postë e Shkupit me pliko dhe i është distribuar disa mediave në Kosovë, në Maqedoni dhe në diasporë. Ka qenë e përpiluar dhe e shkruar nga Sektori i Veçantë që ka vepruar jashtë, në Zvicër... është përgatitur nga Azem Syla, Xhavit Haliti, Emrush Xhemajli e Ali Ahmeti”. Siç po shihet, Xhavit Haliti ka harruar se çka ka thënë më parë: “se nuk është krijuar Shtabi Qendror”, kur është “emërtuar UÇK-ja”, dhe në të njëjtën intervistë, kur ka folur për lëshimin e komunikatës së parë nga LPK-ja, e pranon pohimin e Muhamet Kelmendit se ishte “krijuar edhe Shtabi Qendror”, kur është bërë “emërtimi” i saj. Pohimi i Xh. Halitit se anëtarët e Sektorit me rëndësi të veçant e kanë shkruar komunikatën dhe kanë vendosur se në çfarë mënyre ta publikojnë, tërthorazi dëshmon se anëtarët e atij Sektori ishin edhe anëtarë të ’’Shtabit Qendror të UÇK-së’’, që e kanë “krijuar” në procesverbalin e Kryesisë së LPK-së, dega j.v! Por, Xhavit Haliti, kur thotë se edhe Azem Syla ishte njëri ndër përpiluesit e komunikatës numër 7, bën edhe një falsifikim, pasi që Azem Syla nuk ka mundur të jetë bashkautor i asaj komunikate me Xhavit Halitin, Ali Ahmetin dhe Emrush Xhemajlin, sepse ai është zgjedhur anëtar i Sektorit me rëndësi të veçantë në Mbledhjen e Përgjithshme të Pestë të LPK-së, që është mbajtur në fund të vitit 1995, ndërsa komunikata është lëshuar në tetor të vitit 1994. Këtë na e dëshmon Muhamet Kelmendi në librin e tij: “Pse nuk u ndërtua Fronti për çlirimin e Kosovës”, kur thotë: “...në vitin 1995, nga Mbledhja e Përgjithshme e Pestë e LPK-së jashtë vendit, iu bashkangjitën me zgjedhje me votë në Kryesinë e Degës edhe disa anëtarë të tjerë....tash anëtarë të Kryesisë ishin edhe Azem Syla, Bashkim Mazreku dhe Rexhë Ibërdemaj....Ndërsa në Sektorin e veçantë futëm  edhe Azem Sylën dhe Jashar Salihun...’’.

Me anën e kësaj komunikate pararoja staliniste e LPK-së arriti ta zyrtarizonte falsifikimin, dhe bëri një hap konkret për përvetësimin e njësive guerile, pasi disa gazeta e publikuan komunikatën dhe i dhanë rëndësi të veçantë. Veçmas i dha publicitet agjencia e lajmeve jugosllave TANJUG, e cila edhe aksionet tjera që ishin bërë më parë nga njësitë guerile që i udhëheqte Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Sali Çeku, ia veshi kësaj “organizate terroriste” siç e quante ajo. Hapi tjetër me rëndësi i LPK-së ishte gjurmimi për t’i gjetur komandantët  e njësive guerile që vepronin në Drenicë, Llap, dhe Dukagjin. LPK-ja në tubimet e veta informative të mbajtura gjatë vitit 1995, 1996, 1997 dhe 1998 për të gjitha aksionet guerile që kryheshin në Kosovë, bashkëkombasve u thoshte se njerëzit e tyre po i bëjnë këto aksione. Ka ndodhur shpesh që njerëzit që kishin lidhje të drejtëpërdrejtë apo tërthorzi me komandantët apo ushtarët e njësive guerile, që i kryenin aksionet në Kosovë, i demaskonin publikisht argatët e pararojës staliniste të LPK-së si gënjeshtarë. Vlen të përmendet vetëm një rast, pa i përmendur edhe shumë të tjerë, kur edhe vet Xhavit Haliti një herë është zënë ngusht në një takim që ai e pati me Bujar Bukoshin për t’i kërkuar mjete nga Fondi i Republikës së Kosovës për ta “ndihmuar” UÇK-në. Kjo ka ndodhur në pranverë të vitit 1995 në Bled të Sllovenisë, kur bëheshin bisedime në mes Bujar Bukoshit që përfaqësonte Qeverinë e Kosovës dhe Xhavit Halitit, Xhavit Hazirit, Ramadan Avdiut dhe Halil Selimit, përfaqësues të LPK-së.  Xh. Haliti në intervistën e tij shpjegon se si u zhvilluan bisedimet, dhe pse ato nuk patën sukses. Ai thotë: “Koinçidoi që pas takimit, të nesërmen, u bënë ato sulmet mbi kampet e refugjatëve serb në Kosovë. Kur shkuam në takim, Bukoshi tha: “Është bërë njëfarë veprimi, por janë lajmëruar shumë veta, dhe s’po di kush se çka po bëhet”! “Të themë të drejtën, nuk më erdhi mirë që u deklarua ashtu-vazhdon Haliti. Unë jam i bindur se atij i kanë shkuar edhe njerëz të tjerë dhe i kanë thënë: “Ne jemi shefat që i goditëm  këto dhe ato e të tjera”. Siç po shihet, rrenave të Xhavitit dhe Kryesisë së LPK-së u doli duqi, dhe Xhavit Haliti u zu  me pelë për dore në momentin, kur ai përgatitej t’i sillte krypë rreth kokës Bukoshit, për t’ia marrë disa miliona DM. Por ndodhi ajo që s’e kishte menduar Xhaviti. Me urdhërin e Sali Çekut dy pjestarë të njësisë së tij guerile Zenun Idrizi dhe Ismet Çeku e sulmuan kampin  e refugjatëve në ndërtim në Junik me eksploziv. Tri shtëpi u shkatërruan plotësisht dhe një shtëpi pati dëme të konsiderueshme. Aksioni arriti sukses të plotë pasi kolonët serb ikën nga Juniku për Serbi, por aksioni i kryer nga dy pjesëtarët e njësisë guerile të Sali Çekut patën edhe një sukses tjetër, pasi që Xh. Halitit dhe argatëve të tij ua qitën marren për fushe, për falsifikimet që i bënin dhe rrenat që i lëshonin kudo që shkonin, se gjoja ata po i kryenin aksionet luftarake në Kosovë. Bledi i bukur i Sllovenisë do të mbetej një kujtim i hidhur për  Xhavitin dhe argatët e tij sa të jenë gjallë, pasi që luftëtarët e vërtetë të luftës çlirimtare të Kosovës i lanë me gishtë në gojë. Pararoja staliniste kishte dy qëllime, kur i përvetësonte aksionet e armatosura që bëheshin në Kosovë. Njëri ishte për të mbledhur sa më shumë të holla në emër të luftës çlirimtare për ta forcuar fondin e tyre “Vendlindja thërret” për t’i kryer detyrimet që i kishin ndaj PSSH dhe Fatos Nanosit sipas Marrëveshjes së Zyrihut. Dhe qëllimi i dytë i tyre ishte t’i gjenin fijet e njësive guerile që vepronin në Kosovë, me qëllim që njerëzit e tyre të futeshin në to, dhe pastaj me mjetet e njohura komplotiste të marrjes së “kalasë nga mbrenda” të bënin përvetësimin e tyre.

 

Si u përvehtësuan nga LPK-ja njësitë guerile të Llapit?

Ismet Avdullahu që i përfaqësonte njësitë guerile të Llapit në Këshillin Kordinues, nga presioni që ishte nga Zahir Pajaziti për të siguruar mjete për njësitë guerile në Llap, dhe nga pamundësia të siguronte mjete të nevojshme, bëri një takim pa dijen e Sali Çekut me përfaqësuesin e LPK-së  Ali Ahmetin, në dimrin e vitit 1995. Siç thotë Ismet Avdullahu “edhe pse Ali Ahmeti na premtoi ndihma të mëdha materiale dhe armatime, nuk arritëm kurrëfarë marrëveshtje, pasi ai donte të dinte të gjitha fshehtësitë e organizimit tonë ushtarak, donte t’i dinte edhe bartësit e aksioneve guerile. Prapë sipas zotni Avdullahut, “Ali Ahmeti duke u lavdëruar se njerëzit e tyre i kanë kryer disa aksione atyre ditëve në Kosovë, u zu në rrenë pasi kishim informata të sigurta se ato aksione i kishin kryer njësitë guerile që i komandonin Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Salih Çeku”. Takimin e dytë në mes Ismet Avdullahut dhe Ali Ahmetit (Abazit), e organizoi Pajazit Jashari, në fillim të vitit 1996. Të dy palët u pajtuan që në Kosovë të  mbahet  një takim në mes përfaqësuesve të njësive guerile të Llapit dhe përfaqësuesve të LPK-së. Takimi u mbajt në parkun afër varrezave të qytetit të Prishtinës në vjeshtën e vitit 1996 në mes Zahir Pajazitit, Komandantit të njësive guerile të Llapit, Prishtinës dhe të Gjakovës, i cili kishte një përvojë të gjatë të organizimit legal dhe ilegal, pjesëmarrës në shumë aksione të armatosura kundër okupatorëve serb dhe zotëri N.N.-it, përfaqësues i LPK-së që nuk kishte njësi guerile, dhe as që kishte marrë ndonjëherë pjesë në ndonjë aksion të armatosur, por që e kishte përkrahjen e LPK-së me mjete financiare dhe materiale ushtarake. Takimi përfundoi me marrëveshje për bashkëpunim që do të sillte ndihmë reciproke me përvojë dhe materiale ushtarake. Zahir Pajaziti duke e parë nevojën dhe domosdoshmërinë e një bashkëpunimi në mes njësive guerile që vepronin në Kosovë e bindi N.N-në të organizojë një takim, ku do të merrnin pjesë përfaqësuesit e njësive guerile të Llapit, Drenicës dhe të Dukagjinit. Takimi u mbajt në Prishtinë dhe përpos Zahir Pajazitit dhe N.N-së në atë takim muarën pjesë edhe tre persona. Njëri me pseudonim “Mustafa” përfaqësonte LPK-në, ndërsa dy të tjerë përfaqësonin Drenicën dhe Dukagjinin. Në atë takim, që pjesëmarrësit e quajtën Grup Koordinues, u vendos të merrej një aksion në nivel të vendit. Disa ditë pas atij takimi më 11 shkurt 1996 njësitë guerile të Republikës së Kosovës kryen një aksion me bomba dore në disa qytete të Kosovës. (Podujevë, Prishtinë, Vushtrri, Pejë, Mitrovicë, Suharekë) në vendet ku ishin strehuar kolonë serb të ardhur nga Kraina e Kroacisë.Qëllimi i këtij aksioni nuk ishte për të vrarë dhe plagosur serb, por ishte thjesht për të mbjellë frikë dhe pasiguri tek kolonët serb dhe për t’ua bërë me dije se kishin ardhur në tokë dhe vend të huaj, prandaj nuk duhej të prisnin ndonjë prespektivë në Kosovën shqiptare. Pararoja staliniste e LPK-së, kryesia e Degës jashtë vendit, e gëzuar përtej mase, se më në fund, pas përpjekjeve disa vjeçare për t’i futur njerëzit e tyre në njësitë guerile të Republikës së Kosovës, arritën suksese konkrete. Kryesia e LPK-së me lëshimin e Komunikatës nr.18, në 14 shkurt të vitit 1996, njofton opinionin e gjerë se përgjegjësinë për aksionet e 11 shkurtit e merr UÇK-ja, e cila drejtohet nga’’Shtabi Qendror’’. Pra, siç po shihet, LPK-ja për herë të parë në opinion doli se UÇK-ja kishte edhe organin e saj komandues “Shtabin Qendror”. Pra “Grupin Koordinues” e shpallën Shtab Qendror, ndërsa siç dihet njësitë guerile të Llapit, Drenicës dhe Dukagjinit qysh më 1993 i patën shpallur “Ushtria Çlirimtare e  Kosovës”. Siç dëshmon Ismet Avdullahu, Kryesia e LPK-së nuk është konsultuar me anëtarët e Grupit Koordinues, kur e ka lëshuar Komunikatën nr. 18, pasi Zahir Pajaziti e paska pasë thirrur me telefon Ismet Avdullahun dhe i ka thënë: “Emër të madh na kini lanë, në këtë situatë që jemi, nuk kemi mundësi t’i dalim zot atij emri”. Kur Ismet Avdullahu i tregon se as ai dhe as një anëtar i Këshillit Koordinues nën udhëheqjen e Salih Çekut nuk është pyetur për asgjë, pra as për përmbajtjen e Komunikatës nr.18, nga përfaqësuesit e LPK-së, atëherë ai ka shprehur revoltën dhe  pakënaqësinë për vendime të njëanshme të LPK-së, që Këshillin Koordinues e kishte shpallur ’’Shtab Qendror’’, por edhe se kishte bërë përvetësimin e  aksioneve të kryera më parë nga njësitë guerile që i komandonin Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Sali Çeku. Sipas kësaj del se Zahir Pajaziti ka qenë i bindur se kur i është dhënë lidhja për takim me përfaqësuesin e LPK-së, janë rregulluar shumë çështje të bashkëpunimit në mes Këshillit Kordinues që e udhëheqte Sali Çeku dhe përfaqësuesve të LPK-së. Zahir Pajaziti, edhe pse nuk ishte i kënaqur me veprimet e LPK-së, nuk e prishi marrëveshjen për bashkëpunim duke shpresuar se do të tejkaloheshinn mosmarrëveshjet me anë të bisedimeve. Zahir Pajaziti në mbledhjen e parë të Grupit Koordinues që u mbajt pas shpalljes së komunikatës nr.18, ka shprehur paknaqësi lidhur me veprimet e LPK-së, dhe ka propozuar që në Evropën Perëndimore të formohet një Këshill Koordinues. Në përbërjen e tij do të ishin përpos antarëve të Këshillit Kordinues që u formua më 1993, me këtë përbërje: Sali Çeku udhëheqës i Këshillit, anëtarë Saim Tahiri, Zenun Idrizi, Ismet Avdullahu edhe persona nga LPK-ja të dëshmuar me vepra, se shqiptarinë e kanë ideologji dhe parti. Zahir Pajaziti ishte i bindur se formimi i një Këshilli Kordinues nga përfaqësuesit e njësive guerile të Llapit, Drenicës, dhe Dukagjinit (që komandoheshin nga Zahir Pajaziti, Adem Jashari, dhe Sali Çeku) dhe përfaqësuesve të LPK-së, që lavdëroheshin se kanë “njësi çlirimtare” do ta ndihmonte luftën çlirimtare në rend të parë duke mbledhur ndihma nga mërgimtarët. Po ashtu Zahir Pajaziti mendonte se ai Këshill do të luante rolin e një ndërmjetësuesi në mes subjekteve të krijuara në diasporë, për bashkimin e tyre me punë konkrete, sipas aftësisë dhe mundësisë për ta ndihmuar luftën çlirimtare. Propozimi i Zahir Pajazitit nuk u mor në konsideratë nga LPK-ja, por u kërkua që Grupi Kordinues (‘’Shtabi Qendror i UÇK-së’’) të dilte jashtë Kosovës, dikund në Evropën Perëndimore, pasi ishin të sigurtë se Zahir Pajaziti me karakterin e një burri të fortë e të vendosur, me autoritetin dhe respektin që gëzonte, jo vetëm në radhët e njësive guerile, por edhe tek përfaqësuesit e LPK-së që bënin pjesë në Grupin Koordinues (Shtabin Qendror të UÇK-së) nuk do ta lejonin pararojën staliniste t’i fuste hundët, aty ku nuk e kishte vendin, prandaj kërkesa e tyre për t’u larguar nga Kosova u kundërshtua nga ai me arsyetimin se “në Kosovë duhet të vijnë për të luftuar nga jashtë, e jo për të ikur nga ajo po sa ta kryejnë një aksion të armatosur”. Kur Kryesia e LPK-së nuk arriti ta largonte Zahir Pajazitin nga Kosova, që ishte pengesa kryesore për realizimin e qëllimeve të saj për ta marrë udhëheqjen e njësive guerile të Llapit, atëherë vendosën që përfaqësuesve të tyre në Grupin Kordinues (’’Shtabin Qendrorëtë UÇK-së’’) t’u caktonin detyra udhëheqëse. Siç tregon Ismet Avdullahu në një mbledhje të Këshillët Koordinues (SHQ të UÇK-së) N.N, i paska thënë “mua nga jashtë më kanë zgjedhur përgjegjës për mjete finansiare, ndërsa përfaqësuesi tjetër i LPK-së që mbante pseudonimin “Mustafa” ka pasë shtuar se “edhe mua më kanë zgjedhur nga jashtë përgjegjës për materiale luftarake”. Zahir Pajaziti e ka kundërshtuar një vendim të tillë të LPK-së, duke thënë se “Ne këtu e bëjmë luftën e jo ata jashtë, prandaj ne duhet të vendosim për çdo gjë, pra edhe për përgjegjësitë e çdo sektori dhe individi e jo ata nga jashtë”! Zahir Pajaziti duke pasur mungesa të mëdha të armatimit dhe materialeve ushtarake, nuk e ndërpreu bashkëpunimin me përfaqësuesit e LPK-së duke shpresuar se do ta ndihmojnë së paku luftën me mjete ushtarake. Pararoja staliniste i mori për vete dy sektorët më të rëndësishëm, atë të e financave dhe të logjistikës, pa funksionimin e të cilave as që mund të mendohej ndonjë sukses i rëndësishëm i luftës çlirimtare. Zahir Pajaziti pas gjithë këtyre manipulimeve që i bëri kryesia e LPK-së, kuptoi se qëllimi i tyre nuk ishte forcimi i luftës çlirimtare, por përvetësimi i njësive guerile të Republikës së Kosovë. Iu bë e qartë se LPK-ja nuk kishte njësi guerile dhe se bashkëpunimi me ta do të ishte i padobishëm. Përfaqësuesit e LPK-së i kanë ndihmuar njësitë guerile të Llapit me një kallashnikov, ndërsa ndihmat me të holla që i dhanë gjatë vitit 1997 ishin simbolike, pasi me to kanë mundur të blihen vetëm 4 kallashnikovë, asgjë më tepër.

Fundi i vitit 1996 ishte i suksesshëm për njësitë guerile të Republikës së Kosovës. Veçmas njësitë e komanduara nga Zahir Pajaziti u treguan shumë aktive dhe të suksesshme, por mungesa e armatimeve ishte një problem që nuk kishte si ta zgjidhte vetë Zahir Pajaziti. Në këto kushte tejet të vështira për njësitë guerile, Zahir Pajaziti kërkoi një takim me Ismet Avdullahun. Ai takim u realizua në  fund të dhjetorit të vitit 1996 në Tiranë. Në atë takim shqyrtohen shumë çështje që kishin të bënin me njësitë guerile, suksesi i tyre dhe bashkëpunimi me LPK-në. Siç thotë Ismet Avdullahu, “të dy ishim të bindur se bashkëpunimi me LPK-në ishte një hap i pa studjuar mirë, që çështjes kombëtare i ka sjellë dëme dhe asgjë të mirë”. Pas Vitit të ri 1997, Ismet Avdullahu u kthye në Zvicër, ndërsa Zahir Pajaziti mbeti ne Shqipëri derisa t’i siguronte ca mjete ushtarake me të hollat që ia kishte sjellë Ismet Avdullahu, dhe pastaj të kthehej në Kosovë. Ato ditë kishte qenë në Tiranë “Daja”, Azem Syla, i cili me ndërmjetësimin e  Qerim Kelmendit e bën takimin me Zahir Pajazitin. Zahir Pajaziti gjatë atij takimi shprehu pakënaqësinë e tij të thellë me veprimet e deritashme të LPK-së dhe i la të kuptonte se po qe se nuk ndërronin qëndrim dhe po të mos ndaleshin veprimet destruktive,  bashkëpunimi do të ndërpritej. Zahir Pajaziti u kthye në Kosovë më 20 janar 1977. Dëshironte të takohej me N.N-në, pasi ato ditë ishte bërë arrestimi i një grupi studentësh të Universitetit të Prishtinës. E thirri Ismet Avdullahun në telefon dhe e pyeti me “mesele” për N.N-në dhe kërkoi prej tij t’i jepte sa më parë përgjigje. Ismet Avdullahu e pyet Ali Ahmetin dhe e porosit t’i pyste shokët e N.N-së se mos ishte i burgosur nga policia serbe. Ali Ahmeti ka pyetur “Mustafën”, por ky nuk ka treguar të vërteten, edhe pse e ka ditur se N.N-ja, ishte burgosur. Përgjegja e tij kishte qenë kjo: “N.N-ja gjendet në Prishtinë dhe është i lirë, shëndoshë e mirë”. “Mustafa” nuk mund t’i ikë përgjegjësisë se ka marë pjesë tërthorazi në atentatin kundër Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, pasi e ka mbajtur të fshehtë faktin e burgosjes së N.N-it dhe pse e ka ditur se Zahir Pajaziti e ka ngarë rregullisht veturën e N.N-it.  Këto fjalë, Ismeti ia përcjell “me mesele” Zahir Pajazitit. Të nesërmen, më 31 janar të vitit 1997, Zahir Pajaziti behet gati të shkojë në Vushtrri për të biseduar me disa studentë për pranimin e tyre në radhët e njësive guerile dhe për të marrë një kallashnikov. Në veturën e N.N-it që e ngiste Zahir Pajaziti, hipën edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha për ta shoqëruar .

 

Ademi, Hamza, Zahiri dhe Salihu nuk ishin njerëz të besueshëm të Xhavitit dhe Azemit, prandaj nuk u bënë antarë të “shtabit të tyre”

Në rrugë e sipër afër Vushtrrisë, policia serbe kishte organizuar pritën, pasi, siç merret me mend, kishte njoftime të plota dhe të sigurta, se kush gjendej në atë veturë. Siç dihet pas qëndreses heroike, të tre bien në fushën e nderit, duke përgjakur edhe policinë e shkaut. Ismet Avdullahu çeli të pame për vrasjen e Zahit Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës. Vijnë në të pame Ali Ahmeti dhe Bajram Ajeti për të shprehur ngushëllime. Kur Ismeti i përcjell, ata e lusin Ismetin të mos kundërshtojë, pasi ata kishin vendosur të lëshonin një Komunikatë, ku për Zahir Pajazitin do të thuhej se kishte qenë anëtar i LPK-së. Ismeti i kërcënoi edhe fizikisht, po qe se e bënin një falsifikim të tillë. Përfaqësuesit e pararojës staliniste të LPK-së pas kërcënimit që ua bëri Ismet Avdullahu, nuk guxuan të bëjnë një falsifikim kaq të shëmtuar, dhe kështu të inatosur nga përgjigjja e Ismetit, ata në Komunikatën nr.30 e njoftuan opinionin se “më 31 janar të vitit 1997 dhanë jetën për çlirimin e Kosovës tre pjesëtarë të njësive tona ushtarake për çlirimin e vendit”. Por gënjeshtra dhe falsifikimi i tyre nuk pati vlerë, pasi mjetet e informimit të opinionit ndërkombëtar e kishin bërë të ditur të vërtetën se “afër Vushtrrisë u vranë në një pritë, tre udhëheqës të UÇK-së në mesin e të cilëve edhe komandanti i saj Zahir Pajaziti”. Vrasja e Zahir Pajazitit dhe dy bashkëveprimtarëve të tij Hakifit dhe Edmondit ishte një humbje e madhe për njësitë guerile të Republikës së Kosovës, por me caktimin e Ilir Konushefcit në vend të Zahir Pajazitit, nga udhëheqja e njësive guerile të Llapit, u shty edhe për një vit përvetësimi i njësive guerile të Llapit nga LPK-ja. Me vrasjen e Ilir Konushefcit në Shqipëri nga udbashët e Tiranës, u realizua qëllimi i pararojës staliniste të LPK-së, njësitë guerile të Llapit u përvetësuan nga Xh. Haliti dhe A. Syla.  Muhamet Kelmendi në librin e tij “Pse nuk u ndërtua Fronti për Çlirimin e Kosovës” i shpjegon rrjedhat e ngjarjeve pas vrasjes së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës më 31 janar të vitit 1997 kështu “Uniteti në kuadër të kryesisë së degës për ndërtimin e UÇK-së ishte, nga emërtimi e deri në janar të vitit 1977, i mbështetur në vullnetin për të ndërtuar këtë subjekt ushtarak... Kjo vazhdoi deri në janar të vitit 1997, kur UÇK-ja nga burgosjet dhe vrasjet pësoi dëme të mëdha, kur praktikisht  ky subjekt mbeti pa udhëheqje ushtarake të veten. Tash nuk kishte më Shtab Qendror. Ai nuk funksiononte, sepse anëtarët e tij ishin shpërndarë, ca u vranë madje edhe u burgosën, ca ikën jashtë vendit. Tërë udhëheqja kaloi në kuadër të Kryesisë së KP të Degës j. v. Me këtë filluan të duken edhe fërkimet e para, sepse dy anëtarët e Sektorit (Xhavit Haliti dhe Azem Syla) kishin krijuar lidhje me disa forca brenda vendit, të cilët pretendonin të dilnin në udhëheqje, edhe pse në asnjë sferë nuk kishin aftësi profesionale, njohuri e nuk zotëronin as artin e luftës dhe të ushtrisë. Këta të dy së bashku me disa brenda vendit, krijuan klanin që bëri grusht politik”.

Siç po shihet me vrasjen e Zahit Pajazitit dhe burgosjen e N.N-së nuk kishte më Grup Kordinues (‘’Shtab Qendror të UÇK-së’’), pasi “përfaqësuesi” i Drenicës Rexhep Selimi, “përfaqësuesi” i Dukagjinit që nuk ishte nga radhët e njësive guerile të Sali Çekut, dhe  “Mustafa” që përfaqësonte LPK-në, nuk  kishin kujt t’i jepnin urdhëra për të kryer aksione të armatosura, se nuk kishin “njësi çlirimtare”. Ndërsa vetë nuk kishin kaçik për të kryer kurrëfarë aksionesh. Kisha për t’i pyetur ish antarët e Kryesisë së LPK-së, që  na e “krijuan’’ ‘’UÇK-në’’ dhe ’’Shtabin Qendror”,  dhe siç thotë M.Kelmendi në librin e tij të lartëpërmendur me ’’me vendim’’ e shëndrruan atë në ’’ushtri të rregulltë’’ më 1993, si ta emërojmë manipulimin e Xhavit Halitit dhe të  Azem Sylës, të cilët ’’Grupin Koordinues’’ ua prezentuan juve si “Shtab Qendror”, ndërsa vetë i merrnin vendimet në emër të atij ’’Grupi Kordinues’’(’’Shtabi të Përgjithshëm’’) pa dijen dhe pëlqimin e anëtarëve të tij?! Kjo nuk mund të quhet ndryshe zotërinj, përpos falsifikim i ngjarjeve historike, keqpërdorim i çështjeve madhore kombëtare, komplot kundër komandantëve të njësive të para guerile të Republikës së Kosovës, Adem Jasharit, Hamzë Jasharit, Zahir Pajazitit dhe Salih Çekut dhe njësive guerile që ata i krijuan gjatë viteve të para të ’90-ës. A thua vallë, si do të përgjigjen Xhavit Haliti dhe ish Kryesia e LPK-së Dega j.v, që na e “krijuan” UÇK-në dhe ’’Shtabin Qendror’’ të saj, po qe se ju shtrojmë këtë pyetje: Na thuani zotërinj çfarë kredibiliteti kishte “Shtabi Qendror i UÇK-së’’ që e ’’krijuat’’ ju, kur  Adem Jashari, Hamzë Jashari, Zahir Pajaziti dhe as Salih Çeku  nuk i paskan pasë plotësuar kushtet të ishin anëtarë të tij, ndërsa Azem Syla, i cili një plumb s’ka shkrepur kundër forcave okupuese serbe i plotësoi kushtet të bëhet jo vetëm anëtar i ’’Shtabit Qendror’’, por dhe “Komandant i pa shpallur i UÇK-së”?! Një shpjegim na e ka dhënë Xh.Haliti, por nuk e  di se a pajtohen me të ish anëtarët e Kryesisë së LPK-së dega j.v., të cilët veten e shpallën ’’udhëheqje politike të UÇK-së’’. Në intervistën e tij Xh. Haliti thotë : “Në këtë kohë (viti 1996, vërejtja ime) ka funksionuar Shtabi, por ishte një Shtab i ngushtë me njerëz të caktuar, të besueshëm, të cilët kanë caktuar dhe kanë urdhëruar aksionet në Kosovë”. Pra, Ademi, Hamza, Zahiri dhe Salihu nuk ishin njerëz të “besueshëm” të Xhavitit dhe të Azemit, prandaj edhe nuk u bënë antarë të Shtabit të tyre. Po Xhaviti “ka pasur të drejtë” të mos i konsiderojë njerëz të besueshëm, pasi ata i njihnin institucionet shtetërore dhe subjektet politike të Kosovës, nuk e mohonin punën e tyre për ndërkombtarizimin e çështjes së Kosovës. Për këtë shpjegim kaq të sinqertë të Xh. Halitit nuk më mbetet asgjë tjerë vetëm ta uroj atë dhe kryesinë e LPK-së dega j.v. që na e “krijuan UÇK-në dhe Shtabin Qendror” të saj, dhe me vendim na e shndërruan atë në “ushtri të rregullt” qysh më 1993. “Hallall” ju  qoftë tamli i ‘’nënës Parti’’, të formuar para një gjysmë shekulli nga Milladini, Dushani dhe Enveri!. Muhamet Kelmendi e fajëson Xh. Halitin dhe A. Sylën të cilët “kishin krijuar lidhje me disa forca brenda vendit”, por nuk jep shpjegime më të hollësishme për të kuptuar se për cilat forca e ka fjalën. Siç dihet Xh. Haliti dhe A. Syla gjatë vitit 1996 arritën t’i fusin në njësitë guerile të Adem Jasharit, Rexhep Selimin dhe Sabit Gecin, ndërsa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin i prezentuan për udhëheqës të organit më të lartë të UÇK-së në fund të vitit 1997.

Xh. Haliti dhe A. Syla me kërkesën e Nanosit i filluan bisedimet me Hydajet Hysenin në fillim të vitit 1997, atëherë kur ai kishte ardhur në Zvicër për të marrë pjesë në manifestimin ‘’Flaka e Janarit’’. Ngjarjet që pasuan pas takimeve që u bënë në mes përfaqësuesëve të LPK-së dhe Hydajet Hysenit dëshmojnë se Hydajet Hyseni me njerëzit e tij, hynë në aleancë me LPK-në dhe me PSSH për realizimin e Marrëveshjes së Zyrihit të vitit 1993. Pasojat e kyçjes së grupit të Hydajet Hysenit në këtë aleancë të fshehtë, dihen. Përpjekja e H. Hysenit për shkatërrimin e LDK-së nuk pati sukses, por pati pasoja të rënda, pasi në Kosovë u krijuan dy forca kundërshtare. Në njërën anë ishte  LDK-ja me PNDSH-në, PDSHK-në dhe PLK-në, që e kishin bërë ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe i kishin vënë themelet e shtetësisë së Kosovës dhe në anën tjetër ishte LBDK-ja dhe LPK-ja, të cilat nuk i njihnin  institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, dhe pengonin  me të gjitha forcat bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Republikës së Kosovës, penguan UÇK-në të bëhej ushtri e institucionalizuar e Republikës së Kosovës, bënë komplote të shumta kundër çdo organizimi, që do të çonte në forcimin e faktorit politik dhe ushtarak shqiptar. Pra, veprimtaria e tyre ishte e kanalizuar në drejtim të realizimit të Marrëveshjes së Zyrihut.

Ndërrimi i status-quos në Kosovë nga lëvizja studentore për rimarrjen e objekteve universitare  dhe shkollore, zgjerimi e rritja e aksioneve të armatosura nga njësitë guerile të Llapit, Drenicës dhe të Dukagjinit, krijuan kushtet dhe rrethanat që faktori ndërkombëtar, të merret më tepër me çështjen e Kosovës. Veçmas diplomacia e SHBA-ve, e cila ishte e detyruar t’i kryente zotimet që kishte marrë Xhorxh Bushi, sa ishte Kryetar i SHBA-ve, në lidhje me Kosovën, kur serbëve ua vuri “vijën e kuqe” në kufijtë e Kosovës.

Muhamet Kelmendi në librin e tij të cekur më lart na shpjegon se pas vrasjes së Zahir Pajazitit në janar të 1997, dhe burgosjeve që u bënë gjatë asaj kohe, Kryesia e LPK-së, dega j. vendit, bëri hapa konkret për përvetësimin e njësive guerile të Republikës së Kosovës. Ai thotë: “... gjatë viteve 1993-1997, çështja e ndërtimit të UÇK-së u bë temë kryesore e radhëve tona të organizuara. Shumë punë u kryen, ndërsa në fillim të vitit 1997, menjëherë pas vrasjes së disa shokëve dhe burgosjeve të disa të tjerëve, kryesia e degës mori vendim për ta ndihmuar UÇK-në në të gjitha fushat e jetës së saj, jo vetëm në anën politike e juridike, por edhe me kuadro të ndryshëm. Në vitin 1997, u ndërmor një fushatë e gjerë e dërgimit të shokëve në Kosovë. Përveç kalimit më të madh të radhëve të LPK-së në njësi ushtarake, dërguam edhe shokë brenda vendit’’ Ja pra ishin këta hapa konkret të LPK-së për ta marrë udhëheqjen e njësive guerile që i kishin krijuar Adem Jashari, Hamzë Jashari, Zahir Pajaziti dhe Salih Çeku.

 

Pengesa të pafund për njësitë guerile që drejtonte Adem Jashari.

Gjatë vitit 1997 në pararojen staliniste të LPK-së vjen deri tek përçarja në mes dy klaneve rivale, klanit të Xhavit Halitit dhe klanit të Ibrahim Kelmendit. Deri me vrasjen e Zahir Pajazitit nuk shihej rivaliteti në mes këtyre klaneve, pasi që përvehtësimi i njësive guerile nuk dukej se do të bëhej edhe aq lehtë dhe aq shpejtë. Me vrasjen e Zahir Pajaziti dhe të  dobësimit të njësive guerile të Adem Jasharit, pasi që Rexhep Selimi dhe Sabit Geci ia ndanë disa bashkëveprimtarë dhe bënë përçarje të thella në radhët e njësive të Drenicës. Xh. Haliti dhe A.Syla bënin plane për ta larguar klanin e Ibrahim Kelmendit nga “ndarja e gjahut” dhe për ta afruar klanin e Hydajet Hysenit me të cilin ishin marrë vesh në ndarjen e pushtetit në përqindje të barabartë. Siç shpjegon Muhamet Kelmendi, lufta në mes dy klaneve u bë e ashpër pas ardhjes në pushtet të stalinistëve, kriminelve, dhe spiujve të grekut dhe shkaut në krye me Nanosin në Shqipëri më 1997. Muhamet Kelmendi që ishte shtylla kryesore e klanit të Ibrahim Kelmendit e kishte bërë për vedi Kryesinë e LPK-së, ndërsa Xhavit Haliti e kishte nën kontroll Sektorin e rëndësisë së veçantë, që vetë ishte udhëheqës i tij dhe manipulonte me “Shtabin’’ që e kishte krijuar prej njerëzëve të tij dhe e quante’’Shtab Qëndror të UÇK-së’’i cili përbëhej ngaXhavit Haliti, Azem Syla, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, “Mustafa”, “Magjupi” e ndonjë tjetër. Ibrahim Kelmendi dhe Muhamet Kelmendi ishin të  vetëdijshëm se klani i Xhavitit që ishte bashkuar me klanin e Azem Sylës ishte në një pozitë  më të mirë, prandaj bënë përpjekje që njerëzit e tyre t’i fusin në njësitë guerile që planifikonin  t’i përvehtësonin. Kryesia e LPK-së, dega j.v., mori vendim që të dërgohen vullnetarë në njësitë guerile, por në maj të vitit 1997 vjen përgjigja nga argatët e Xhavitit dhe të Azemit  (anëtarët e Shtabit) se “nuk kishte nevojë për vullnetarë, veç për mjete financiare dhe armë (Raport i Sektorit të veçantë)”. M.Kelmendi në librin e tij tregon për luftën e ashpër që zhvillohej në mes Kryesisë dhe Xh. Halitit e A. Sylës kur thotë, “kryesija..., duke ditur dëmtimin që kishte pësuar UÇK-ja dhe mosegzistimit faktik të “Shtabit Qëndror” nuk e muar parasyesh këtë përgjigje dhe bëri përgatitje për dërgimin e vullnetarëve në UÇK”. Por Xh.Haliti dhe A. Syla edhe gjatë vitit 1996 nuk kanë lejuar shkuarjen e njerëzve në njësi guerile, po qe se nuk i përkisnin klanit të tyre. Siç shpjegon M.Kelmendi, gjatë vitit 1996, Fehmi Lladrofci “kishte kërkuar leje nga Kryesia për të shkuar në Kosovë për veti, për bashkëshorten e vet dhe për më se 10 shokë”. M.Kelmendi shpjegon se Kryesija e LPK-së nuk ishte kundër shkuarjes së Fehmi Lladrofcit, por kundër shkuarjes së tij ishte vetëm Xhavit Haliti dhe Azem Syla, me arsyetim se “ky njeri dhe shokët e tij janë njerëz karrieristë, njerëz që shkojnë atje për të udhëhequr luftën,  e jo për të luftuar”.  Xh. Haliti dhe A. Syla nuk lejuan të shkonte në UÇK asnjë njeri i cili nuk i përkiste klanit të tyre, me arsyetimin: “shokët brenda vendit nuk kanë nevojë për shokë nga jashtë, por vetëm për para”. Ja si e shpjegon M.Kelmendi këtë çështje, “çdo kërkesë që bëhej në Kryesi, (për të shkuar në UÇK, vërejtja ime) u refuzua kategorikisht nga dy anëtarë të sektorit, Xh. Haliti dhe A. Syla, në emër të UÇK-së, gjoja se nuk kishin nevojë, ndërsa dërgonin persona të tjerë, anëtarë që i kishin nën kontrollin e tyre”.

Lufta në mes Kryesisë së LPK-së dhe Sektorit me rëndësi të veçantë se kush do ta merrte udhëheqjen dhe të bënte përvehtësimin e njësive guerile ishte bërë e ashpër. Në këtë situatë u gjindën më së miri Xh. Haliti dhe A. Syla, të cilët propozuan që të gjendeshin ndërlidhësit ndërmjet Kryesisë së LPK-së, dega j.vendit, dhe të  UÇK-së. Paraqitja nga XH. Haliti dhe A. Syla të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për ndërlidhës në mes Kryesisë së LPK-së dhe UÇK-së, dhe pranimi nga Kryesia i një propozimi të tillë, ia mundësoi klanit të Xhavitit dhe Azemit marrjen e udhëheqjes së njësive guerile dhe të bënin përvehtësimin e tyre. Me dergimin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në Kosovë nga ana e Xhavit Halitit dhe Azem Sylës u krye një punë e rëndësishme për ta, pasi që do ta kishin më të lehtë për të manipuluar në të dy anët, edhe me Kryesinë e LPK-së, Dega j. vendit, edhe me komandantët e njësive guerile të Republikës së Kosovës. Muhamet Kelmendi i mllefosur tejmase që klani  i Xhavit Halitit dhe i Azem Sylës e përvehtësoi UÇK-në, pa e shti në hise edhe klanin e Ibrahim Kelmendit, tërë fajin ia hodhi PSSH-së, e cila i dha përparësi Xh. Halitit dhe Azem Sylës. Ai në librin e tij thotë: ‘’Zyrtarët e Tiranës e lidhën fatin e Kosovës me këtë grup politik. Ky ishte gabimi më i madh i tyre si shtet dhe si Qeveri, që ishte...! Kush ishte ajo forcë zyrtare që e ndihmoi këtë grup, me ndihmën e të cilit organizuan dhe kapën UÇK-në? Të gjitha këto çështje lidhen me grupin e Xhavitit. Nuk mund të them se Tirana nuk e ka njohur gjendjen politike, përkundrazi, ajo ndihmoi Xhavitin dhe ai kapi UÇK-në dhe LPK-në për fyti me urdhërin e saj’’ Muhamet Kelmendi është dashur ta ketë të qartë qysh më 1993, atëher kur është  lidhur marrëveshja me PSSH, se ligjet e mafisë nuk njohin drejtësi, por njohin interesa, tradhëti, krime. Interesi personal i kryemafiozëve është mbi atë shoqëror, grupor dhe klanor. Interesi i Xhavitit, i Azemit dhe i Nanosit ishte që ta përfitojnë Hydajet Hysenin dhe Rexhep Qosjen, sepse e dinin se pa ndihmën e tyre LPK-ja nuk kishte kaçik të merrte pushtetin e Kosovës, as ta rrëzonte Ibrahim Rugovën, as ta shkatërronin LDK-në. Muhamet Kelmendi në librin e tij pranon se Xh. Haliti i ka treguar atij mënyrën se si mund të bëhet anëtarë i SHP të UÇK-së në një takim që e kishin pasur në Tiranë gjatë verës së vitit 1998, kur i thotë M.Kelmendit : “Azem Syla dhe unë jemi ata që vendosim në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm(...). Askush nuk mund të largohet, afrohet dhe bëhet anëtarë pa mendimet e ne të dyve. Prandaj, Muhamet, shko më mirë tek Azem Syla se ai të rrespekton, por duhet që të nënshtrohesh në formë ndaj tij, edhe nëse nuk e do, sepse ti e njeh se çfarë dobësie ka, e di si punon etj, në mënyrë që kur të propozojë, të futesh anëtarë  i Shtabit(...)’’. Më duket se është i tepërt çfardo komenti në lidhje me mënyrën se si janë zgjedhur njerëzit nga Xh.Haliti dhe A. Syla, për shtabin e tyre, edhe çfarë kushtesh është dashur t’i plotësojnë për të qenë anëtarë i SHP të UÇK-së. Muhamet Kelmendi u ka mbetur borxh lexuesve të librit të tij t’ua tregojë arsyen se pse nuk u bë anëtarë i SHP të UÇK-së. Ishte në pyetje ndonjë arsye objektive apo ishte në pyetje pengesa subjektive, që nuk “dinte” se në çfarë stili t’i përkulej A. Sylës. Ndërsa XH. Haliti, duke mos i dhënë “udhëzimet” e nevojshme M. Kelmendit, se në çfarë forme duhej t’i nënshtrohej A. Sylës, tërthorazi e pengoi që të mos bëhej antar i Shtabit. Se kush ishte Xhavit Haliti dhe Azem Syla do të mësojmë edhe në bazë të pohimeve të Ramush Hajredinajt, i cili në intervistën e tij të botuar në formë libri nga Bardh Hamzaj me titull: “Rrëfim për luftën dhe lirinë” na shpjegon për rolin negativ që luajtën Xh. Haliti dhe A. Syla në UÇK, kur thotë: “Kanë menduar se në Kosovë gjithçka duhet të shkojë sipas mendimit të tyre. Shumëherë veprimet e veta për ta ndihmuar furnizimin i kanë kushtëzuar me dëgjueshmërinë tonë ndaj tyre”. Pra, kush ishte i “dëgjueshëm dhe i nënshtruar në formë” ndaj Xhavitit dhe Azemit, kishte përkrahje financiare dhe ngrihej në hierarkinë e udhëheqjes së UÇK-së deri në SHP të UÇK-së. Është e rëndësishme të ceket se XH. Haliti  dhe A.Syla kanë manipuluar shumë me SHP të UÇK-së. Siç thotë Ramush Hajradinaj, ata në rend të parë kanë kërkuar që “të mos u nxjerrim telashe në organizimin e SHP të UÇK-së, por t’i lëmë aty satelitët e tyre. Domethënë është kërkuar të ishim të dëgjueshëm ndaj argatëve që kishin Azemi dhe Xhaviti në terren dhe të pranonim se egziston një Shtab i Përgjithshëm, e (që) faktikisht nuk egzistonte, nuk ishte i kompletuar. Kërkohej të vepronim në bazë të urdhërave të “shokëve” që nuk dihej se kush janë...”. Me “shokët” aludohej në Shtab të Përgjithshëm. Në faktë kjo ishte një mënyrë për mbajtjen e mekanizmit ushtarak nën kontroll me diçka të “hijes, të nëntokës, me diçka misterioze”. Sipas deklaratave të M.Kelmendit dhe R. Hajredinit po kuptojmë se Xh. Haliti dhe A. Syla kanë manipuluar me njerëz në shumë mënyra dhe në forma të ndryshme. Derisa M. Kelmendit ia thonë të vërteten se “ata dy janë patronët e SHP të UÇK-së”, Ramush Hajradinajt dhe komandantëve tjerë të zanave ushtarake të Kosovës nuk u tregojnë se ata ishin patronët e vërtetë të SHP të UÇK-së, pasi e dinin se nuk kishin kurrfarë autoriteti tek komandantët e zonave ushtarake të UÇK-së. Si përfundim del se Xh.Haliti dhe A. Syla e kanë kontrolluar tërë veprimtarinë e UÇK-së nëpërmjet argatëve të tyre në SHP të UÇK-së e në të gjitha njësitë ushtarake që vepronin në Kosovë, po nëpërmjet tyre, i kanë luftuar komandantët që nuk pranonin të bëheshin argatë dhe rrogtarë të tyre.

 

“Luli” kishte ardhur me detyrë speciale për t’ia ndërruar mendjen Adem Jasharit.

Pararojës  staliniste i kishte mbetur edhe një pengesë tepër e vështirë për përvehtësimin e njësive guerile të Drenicës. Duhej të largohej nga skena ushtarake Adem dhe Hamzë Jashari. Por si t’i largonin, kur dinin për autoritetin e atdhetarit trim, nacionalistit ShabanMurat Jasharit në Drenicë, dhe autoritetin që fituan djemtë e tij Rifati, Hamza dhe Ademi në gjithë hapsirën tonë kombëtare me qëndresën që bënë më 31 dhjetor të vitit 1991, kur ia kthyen pushkën serbit, për të mos lejuar arrestimin e komandantit të njësisë së parë të Republikës së Kosovës të krijuar në Drenicë, Adem Jasharin. Rritja e autoritetit të Adem dhe Hamzë Jasharit, forcimi dhe zgjerimi i njësive guerile që i komandonte Adem Jashari, ishte një pengesë tjetër edhe më e madhe për realizimin e Marrëveshjes së Zyrihut të arritur në mes PSSH dhe LPK-së në mars të vitit 1993. Se çfarë vetëdije të lartë kombëtare dhe politike kishin Hamzë dhe Adem Jashari tregon fakti, se ata edhe pse nuk e kishin përkrahjen e Qeverisë së Kosovës, qëndruan të pa luhatshëm në mbrojtjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, sepse e kishin të qartë se institucioni shtetëror nuk bën të barazohet me individin që vjen në krye të tij. Ata kishin fat që vëllain e madh Rifatin e kishin me punë në Gjermani, pasi, me mjetet që ua siguronte ai, blenin armatime dhe municione të domosdoshme për vehte dhe antarët e njësive të tyre guerile. Ata bënë ç’mos për zgjerimin e njësive guerile në Kosovë, pasi ishin të bindur se me aksionet e armatosura të herëpashershme që bëheshin në Kosovë, mbahej gjallë rezistenca jonë kombëtare. Ishin të bindur se do ta ndihmonin udhëheqjen shtetërore dhe subjektet politike shqiptare për  ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, siç do t’ia bënin të pa mundur Serbisë, kolonizimin e Kosovës me serbët e Krainës së Kroacisë, të Bosnjes  apo të Shqipërisë. Këto qëndrime të Ademit dhe të Hamzës shkonin në kundërshtim të synimeve karrieriste të LPK-së, prandaj gjatë vitit 1996 arritën të fusin në njësitë e Adem Jasharit, dy persona të besueshëm, që i kishin në Drenicë: Rexhep Selimin dhe Sabit Gecin, me detyrë speciale për të mbjellur përçarje në mes Ademit dhe shokëve të tij. Rexhep Selimi për t’i arritur qëllimet që ia kishte caktuar Hashim Thaçi, hyri në familjen e Shaban Murat Jasharit si “maca nën sofër”, dhe pasi ia ndau Ademit, Musë Jasharin dhe Xhemë Kodrën, bëri përpjekje t’ia ndante edhe Nuredin Lushtakun dhe Lagjën e Lushtakëve. Kur iku, iku si dhelpër, duke mos i kryer premtimet që u kishte dhënë Shaban Murat Jasharit, Hamzës dhe Ademit.

Me burgosjen e N.N.së në janarin e vitit 1997, Rexhep Selimi caktohet në vend të tij përgjegjës për mjete financiare dhe materiale ushtarake nga Hashim Thaçi, me qëllim që ta bënte njeriun më të fuqishëm në UÇK-së. Kryesia e LPK-së, dega j. v. e dinte se fillimi i luftës çlirimtare në përmasa të gjëra do ta vinte Adem Jasharin në krye të luftës çlirimtare të Kosovës. Kjo gjë i tmerronte ata, pasi që Adem e Hamzë Jashari, dhe njësitë që ishin nën komandën e Adem Jasharit, i njihnin institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës. Xh. Haliti dhe A. Syla përpiluan planin për t’ia ndërruar qëndrimet dhe bindjet politike Adem dhe Hamzë Jasharit, nepërmjet Kadri Veselit, i cili kishte arritur suksese në detyra speciale, në përvehtësimin e njerëzve, për t’i bërë argatë të tyre. Ata shpresonin se ai do t’i bindte Ademin dhe Hamzën, në mos për t’i luftuar institicionet shtetërore të Republikës së Kosovës, së paku për të mos i njohur ato. Për këtë qëllim e çuan Kadri Vesilin, në kullën e Shaban Murat Jasharit dhe e prezentuan si njërin ndër njerëzit “kryesor të UÇK-së”. E pagëzuan me pseudonimin “Luli” dhe e lanë për një kohë të gjatë t’i përdorte aftësitë e tij demogagjike për t’ua ndërruar bindjet politike dhe ushtarake Adem dhe Hamzë Jasharit. Përpjekjet e tij qenë të kota, pasi që Hamza dhe Ademi ishin personalitete të forta, që përpos trimërisë që e kishin trashëgim nga i ati, kishin edhe vetëdije të lartë kombëtare dhe politike. Me largimin e “Lulit” nga kulla e atdhetarit, veteranit të arsimit shqip, nacionalistit Shaban Murat Jasharit, kundërthëniet u rritën edhe më tepër në mes Adem dhe Hamzë Jasharit dhe përfaqësuesve të LPK-së, Rexhep Selimit dhe Sabit Gecit, të cilët nëpërmjet Sylejman Selimit “Sulltanit” ishin futur në njësitë e Adem Jasharit pa dëshirën e tij gjatë vitit 1996. Shaban Jashari dhe bijtë e tij Hamza dhe Ademi, pasi e kuptuan se “Luli” nuk ishte emër i vërtetë, por ishte pseudonim i një njeriu të ardhur me detyra speciale, e ndien veten të fyer dhe të plagosur rëndë shpirtërisht. Marrëdhëniet dita ditës ftoheshin më tepër, në mes Adem dhe Hamzë Jasharit dhe përfaqësuesve të LPK-së, Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Sabit Gecit etj. Sahit Jashari ndahet plotësisht nga Adem Jashari dhe krijon njësinë e tij të pavarur në Obri, e furnizohet me armatime dhe mjete ushtarake nga Rexhep Selimi. Edhe Sabit Geci, që rridhte nga një familje e mirë, por vetë kishte një  “biografi” shumë të keqe, përkrahej dhe favorizohej nga Rexhep Selimi. Adem dhe Hamzë Jashari injorohen plotësisht nga argatët e Xhavit Halitit dhe të Azem Sylës. Rexhep Selimi nuk i bie në sy Ademit, Hamzës dhe Shaban Murat Jasharit. Armatimet që ishte zotuar se do t’ua sillte ia kishte dhënë Musë Jasharit dhe Sabit Gecit. Edhe Hashim Thaçi kur shkoi njëherë gjatë vjeshtës së vitit 1997 në Drenicë, për t’u dhënë detyra speciale Rexhep Selimit, Sabit Gecit dhe Abedin Rexhes-“Sandokan-it”, nuk ishte lajmëruar fare te Adem Jashari. Edhe njësia guerile e Llaushës që ishte nën komandën e Adem Jasharit, nuk furnizohej me armatime dhe mjete luftarake. Këto poshtërsi i bënin argatët e Xhavit Halitit me urdhërin e tij, duke shpresuar se do ta detyrojnë Adem dhe Hamzë Jasharin t’i ndërrojnë qëndrimet e tyre politike dhe ushtarake. Shumë trima të Drenicës, edhe pse kishin dëshirë t’i bashkangjiteshin njësive të Adem dhe Hamzë Jasharit, nuk kishin mundësi pasi nuk kishin armë. Për komplotet e argatëve të Xhavit Halitit kundër Adem dhe Hamzë Jasharit dhe njësive të tyre guerile më së miri na shpjegon Gani Geci, njëri ndër bashkëluftëtarët e Adem Jasharit që nga ditët e para, në librin e tij: “Lufta pa maska”.

 Afrohej fundi i vitit 1997. Adem dhe Hamzë Jashari i qortonin argatët e Hashim Thaçit që të mos kryenin veprime luftarake të pa studjuara mirë dhe vetëm në territorin e Skenderajt, por në të gjithë territorin e Kosovës, duke pasur kujdes që të mos i jepej shkas ushtrisë së Jugosllavo-Serbisë të intervenojë në Kosovë, pa u bërë përgatitjet e duhura ushtarake, politike dhe diplomatike nga ana e subjekteve shtetrore të Republikës së  Kosovës. Ata  kërkonin që aksionet të ishin të ekulibruara dhe të shtrira në gjithë Kosovën. Pra ata ishin të bindur se vetëm atëherë, kur të bëheshin përgatitjet e nevojshme, kur shqiptarët të ishin të zotët jo vetëm ta fillonin luftën, por edhe ta fitonin atë, do të duhej të shpeshtoheshin aksionet e armatosura. Por Musë Jashari, Sabit Geci dhe Abedin Rexha nuk e dëgjonin më Adem Jasharin, pasi urdhërat i merrnin nga Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Hashim Thaçi. Ata kryenin aksione të armatosura në afërsi të Skenderajt, në Llaushë e gjetiu, afër kullës historike të Shaban Murat Jasharit. Në këto rrethana  të papërshtatshme për shqiptarët, LPK-ja bënte propagandë nëpërmjet fletushkës së saj “Zëri i Kosovës” se “Drenica është çliruar”. Ndërsa një numër studentësh të Universitetit të Prishtinës të burgosur nga Serbia, kjo fletushkë kriminale i shpalli “pjesëtarë të UÇK-së”, ende pa përfunduar hetimet. Dhe të gjitha këto bëheshin për dy qëllime : Së pari, që opinioni i gjërë të bindej se LPK-ja po e “udhëheq luftën” dhe se ajo e ka “krijuar UÇK-në”.  Së dyti, të krijojnë kushtet dhe rrethana që ushtria serbo-jugosllave të ndërrmarri një akcion të gjërë luftarak që do t’ua hiqte qafe Adem dhe Hamzë Jasharin  bashkë me njësitet e tyre guerile.

 

Dalja në skenë e UÇK-së pa dijeninë e Ademit dhe Hamzës, qe si një grusht shtet kundër komandant Adem Jasharit.

Adem Demaçi bëri përpjekje të jashtëzakonshme për ta ngadalësuar procesin e fillimit të ndeshjes përfundimtare me serbët, pasi që e dinte se shqiptarët as për së afërmi nuk ishin bërë gati për luftë. Potezat që i luajti Demaçi në lidhje me UÇK-në, ishin poteza të një politikani të kalibrit të lartë, kur botërisht kërkoi nga UÇK-ja, si dhe nga policia dhe ushtria serbe t’i ndërpresin për tre muaj të gjitha aksionet me qëllim që t’u lihej kohë politikanëve të merren vesh për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me mjete paqësore. Po të ishte përkrahur kërkesa e Demaçit nga pehlivanat e Nanosit dhe argatët e tyre, rrjedhat e ngjarjeve në Kosovë kishin për të marrë tjetër kahje zhvillimi, një zhvillim në dobi të Kosovës dhe të shqiptarëve. Por qëllimet e Adem Demaçit nuk përputheshin me qëllimet e pararojes staliniste të LPK-së. Ata nuk donin konsolidimin e faktorit politik shqiptar të Kosovës, pasi konsolidimi dhe bashkimi i tij, do t’ua pamundësonte realizimin e  Marrëveshjes së Zyrihut dhe do t’ua digjnin planet dhe skenaret që kishin për të dalë në krye të UÇK-së, në  krye të Kosovës.

Sektori i rëndësisë së veçantë, në krye me Xh. Halitin, duke e qitur në skenë UÇK-në nëpërmjet Rexhep Selimit, Mujë Krasniqit dhe Daut Hajredinajt më 28 nëntor të vitit 1997, me rastin e varrimit të mësuesit Halit Gecit, pa dijeninë dhe pëlqimin e Adem dhe Hamzë Jasharit, bënë grusht ushtarak kundër Adem dhe Hamzë Jasharit, kundër njësive guerile të Drenicës dhe kundër njësive guerile të Kosovës. Shtrohet pyetja: kush ka mundur ta qesë në skenë UÇK-në para Adem Jasharit dhe Hamzë Jasharit, të cilët së bashku me Zahir Pajazitin dhe Salih Çekun  ia vunë themelin ushtrisë së Republikës së Kosovës, UÇK-së, duke i krijuar njësitë e para guerile në Drenicë, Llap dhe Dukagjin?

Adem dhe Hamzë Jashari ishin të vetëdijshëm se Kosovës po i përgatitej një kurthë e rrezikshme nga Nanosi, pehlivanat dhe argatët e tij. Problemi më i madh ishte si të sigurohej armatimi, pasi që të gjitha premtimet e Hashim Thaçit se “do ta mbushte me armë Drenicën” nuk dolën tjetër veç po… të ftohta. Edhe ai pak armatim që vinte nga “Magjupi”, Rexhep Selimi ua jepte njerëzve të tij, të cilët ia kishin kthyer shpinën Adem dhe Hamzë Jasharit. Në këto rrethana shumë të komplikuara, edhe Adem Jashari nuk ndejti duar kryq. Nëpërmjet njerëzve të besueshëm, gjeti një kanal për të blerë armatim për 1000 ushtarë, i cili do t’i sillej Ademit në Drenicë. Por për sjelljen e tij duhet paguar një shumë prej 600.000 DM. Ademi nëpërmjet një njeriu të besueshëm e  lajmëroi vëllaun e tij Rifatin, që punonte në Gjermani, t’i  kërkonte ato mjete për blerjen e atij armatimi nga Qeveria e Kosovës. Rifat Jashari e dërgoi një njeri që i shkonte fjala tek Bujar Bukoshi, por Bukoshi nuk ia kishte “pre penin”. Nga përgjigja e tij se “do të shikojmë” nuk doli asgjë. Kur Rifat Jasharit nuk i erdhi kurrfarë përgjigje tjetër, iu drejtua Xhafer Shatrit personalisht. Xhafer Shatri në vend se t’i jepte përgjigje pozitive Rifatit, apo t’i premtonte se do të bënte ç’ishte e mundur për t’ia siguruar mjetet, i shtron këtë pyetje Rifat Jasharit: “Po, a thua është i aftë vëllau yt t’i komandojë 1000 ushtarë”? Cinizmi i lig dhe i pa vend i Xhafer Shatrit, ia helmoi shpirtin Rifatit Jasharit, por ai nuk e humbi shpresën. Ai kërkoi ndihmë prej bashkëkombasve, me të cilët njihej mirë. Dy vetë nga Kosova Lindore ia kishin folur nga 50.000 DM, dhe dy tjerë nga 30.000 DM. Rifat Jashari planifikonte t’i merrte mjetet e premtuara nga burrat e fortë, vetëm kur të plotësohej shuma e përgjithshme që e kishte lypur Ademi. Edhe disa vetë i kishin premtuar ndihma Rifat Jasharit, por nuk ishin askund afër shumës që i duheshin Ademit dhe Hamzës për blerjen e armatimit. Fillimi i vitit 1998 jepte shenja të sigurta se Serbia po përgatitej ta sulmonte  Drenicën me forcat e saj të armatosura, ashtu sikur që e pat sulmuar në dimrin e vitit 1945. Dallimi ishte se Shaban Polluzha dhe paria e Drenicës me çdo kusht donin ta shtynin betejën me çetnikët dhe partizanët e Jugosllavisë deri sa të forcoheshin dhe të armatoseshin më mirë,  ndërsa pararoja staliniste e LPK-së donte që sa më parë të fillonte luftën frontale me Jugosllavinë e mbetur, edhe pse Drenica dhe gjithë Kosova nuk ishin përgatitur për luftë dhe as për një rezistencë të suksesshme. Por LPK-ja kishte tjera objektiva, kishte tjera qëllime. Marrëveshja e nënshkruar në mes tyre dhe PSSH në Zurih më 1993, ishte bazë e veprimtarisë së tyre dhe e disa subjekteve politike shqiptare dhe individëve me ndikim në jeten politike dhe kulturore të Kosovës. Nanosin e kishin nënë, Qosjen e kishin babë! Urdhërat dhe këshillat e tyre askush nuk mund t’i luante! E shpallën Drenicën “territor të çliruar” dhe kështu e  përshpejtuan fillimin e luftës frontale me Serbinë. Atdhetari trim, NDSH-isti Shaban Murat Jashari, dhe djemtë e tij Rifati, Hamza dhe Ademi, i kuptuan lojrat e ndyra që luheshin në dëm të Kosovës dhe të familjes së tyre. Pas kësaj tradhtie të rëndë nuk vonoi shumë, më 5 mars të vitit 1998 u rrethua Kulla e Shaban Murat Jasharit nga hordhitë serbe, dhe për tri ditë rrjesht, mixha Shaban, Hamza, Ademi me të gjithë antarët e familjes së aftë për ta mbajtur pushkën, qëndruan trimërisht deri sa patën municion. Skenari serb i ndihmuar nga pararoja staliniste e LPK-së, përfundoi me një tragjedi të rëndë kombëtare dhe familjare, por ata ia arritën qëllimit. Familja e atdhetarit trim, veteranit të arsimit shqip, nacionalistit të shquar Shaban Murat Jasharit u eliminua, një pengesë e madhe në marshin e tyre të turpshëm drejt uzurpimit të Kosovës.

Qëndresa heroike e familjes së Shaban Murat Jasharit, ky akt trimërie, ky akt i vetëdijes së lartë kombëtare, ky akt i një frymëzimi hyjnor për t’u bërë kurban i çështjes madhore kombëtare, i ndryshoi rrjedhat historike të shqiptarëve në dobi të tyre dhe  preku në shpirt jo vetëm shqiptarët, por edhe personalitetet e shquara të botës, politikanë, intelektual me ndikim në jetën kulturore të vendeve të ndryshme të botës, humanistë dhe qytetarë që e duan drejtësinë, lirinë dhe paqen.

Fatkeqësisht pararoja staliniste e LPK-së, një grusht mjeranësh shqiptarë të dhënë pas famës, karrierës politike, përfitimeve, privilegjeve, posteve dhe kolltuqeve, të  manipuluar nga spiunë të serbit dhe grekut, këtë akt heroizmi të Komandantit legjitim të UÇK-së Adem Jasharit, bashkëluftëtarit dhe vëllaut të tij Hamzë Jasharit, babës së tyre Shabanit dhe të gjithë anëtarëve të familjes së Shaban Murat Jasharit dhe familjeve të tjera Jashari të Prekazit të Drenicës, e morën si rrethanë të përshtatshme për të dalë haptas në krye të njësive guerile të Kosovës, për faktin se ata qysh në vitin 1993 kishin luajtur rolin e ndrikllës, kur njësitë guerile që i komandonin Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Salih Çeku i emërtuan me UÇK, pa i pyetur krijuesit e tyre, duke shpresuar se një ditë do të plotësohen kushtet dhe rrethanat, që roli i tyre prej ndrikllës, do t’u shërbente  si “fakt-dëshmi”, se ata janë krijuesit e UÇK-së. Pararoja staliniste e LPK-së dhe kreu i socialistëve të Shqipërisë me lidhjen e  marrëveshjes për bashkëpunim dhe ndihmë reciproke në mars të vitit 1993, në Zyrih, që parashihte  rrëzimin e Sali Berishës dhe të demokracisë së brishtë të Shqipërisë, largimin nga skena politike të Ibrahim Rugovës, shkatërrimin e LDK-së dhe marrjen e pushtetit nga ana e tyre në të dy anët e kufirit, me anë të dhunës dhe mjeteve mafioze duke u mbështetur në parimin se “qëllimi e arsyeton mjetin” i bënë shërbimin më të mirë armiqve tanë, pasi ju ndihmuan shumë në realizimin e aspiratave të tyre shoviniste. Siç dihet Greqia, përpos ndihmave tjera që i dha Nanosit dhe komunistëve shqiptarë, u bëri edhe një “ndihmë” jo të zakonshme, kur i lëshoi nga burgjet e saj bandat e kriminelëve grekë dhe shqiptar për ta kallur Shqipërinë, institicionet e saj shtetërore dhe kulturore. Ndërsa  Jugosllavia-Serbia ka pranuar botërisht se i ka dhënë 17 milion dollarë për t’ia shti flakën Shqipërisë dhe për t’i sjellë në pushtet stalinistët shqiptarë, të cilët për gjysmë shekulli sa e mbajtën pushtetin në Shqipëri, e çuan në vend amanetin e Pashiqit. Këto ndihma serbo-greke për stalinistët shqiptarë do të mbeten cikërrima, kur një ditë të dalin në shesh edhe ndihmat tjera politike dhe diplomatike për t’i sjellë dhe mbajtur vasalët e tyre në pushtet. Siç dihet në kalljen e Shqipërisë dhe zhdukjen e institicioneve të shtetit shqiptar, ka marrë pjesë edhe pararoja stalinist e LPK-së. Vetë Ibrahim Kelmendi pati shkuar me njerëzit e tij në Jugun e Shqipërisë për të marrë pjesë në kalljen e Shqipërisë së bashku me bandat greke, me stalinistë, hajnat dhe rrugaçët e Shqipërisë. Shkrimtari, poeti, diplomati dhe analisti i shquar i marrëdhënieve dhe problemeve ndërshqiptare, ndërballkanike dhe ndërkombëtare Arbër Ahmetaj në shkrimin e tij të botuar në “Bota sot” më 2 prill 2001 me titull: ”Provë e gazetarisë së neveritshme” pasi vuri në dukje se sa poshtë mund të bjerë gazetari shpirt shitur, të cilit kur ia don interesi personal, brenda nate bëhet me shumë fytyra, na  jep edhe ca të dhëna e dëshmi se poshtërsia dhe ligësia e njerëzve të pashpirtë, nuk ka kufi. Arbër Ahmetaj dëshmon se në rebelimin e popullsisë së Vlorës gjatë fillimit të vitit 1997, ka ndihmuar  edhe pararoja staliniste e LPK-së kur thotë: “Partia Socialiste në ndihmë të vet kishte vënë edhe disa militantë dhe anëtarë të LPK-së nga Perëndimi, të cilët, të veshur me uniforma të vjedhura të ushtrisë dhe policisë shqiptare, flisnin serbisht në Vlorë dhe rrethinë duke thënë se “i kishte sjellë Berisha nga Serbia për të mbrojtur kolltukun e tij”.

 

Liria ua hoqi maskat njerëzve…

Komunistët shqiptarë ishin verbëruar nga lakmia për ta marrë  pushtetin me çdo mënyrë dhe me çdo kusht, por nuk e dinin qyqarët se ndihma serbo-greko e kishte një “bisht mbrapa”, se ata i kishin edhe planet e veta për të përfituar nga rebelimi i tyre, që Shqipërinë ta kthenin në një Liban të viteve ’80/90, dhe pastaj ta ndanin në mes veti, ndërsa Kosovën ta bënin “Djep të Serbisë” me skenarët dhe planet që i kishin përdorur edhe më parë për ta bërë tokë serbe Toplicën, Sanxhakun e Nishit, Peshterin me Tregun e Ri, dhe tokë greke Çamërinë. Ata planifikonin që në rebelimin komunist, me anën e agjenturave të tyre të nxisin luftën vëllavrasëse në mes shqiptarëve Veri-Jug, toskë-gegë, se për atë qëllim i nxitën njerëzit e tyre për t’i thyer depot e armëve në gjithë Shqipërinë. Plani i parë i tyre nuk u realizua se shqiptarët treguan pjekuri dhe vetëdije të lartë politike dhe kombëtare, por realizuan planin e dytë që e kishin rezervë. E bënë Shqipërinë një koloni greke dhe në udhëheqjen e subjekteve shtetërore të saj i vunë vasalët e tyre. Edhe pararoja staliniste e LPK-së, ndoqi të njëjtën rrugë që e ndoqën social-komunistët e Shqipërisë, një variant të “revolucionit të vonuar demokratik” të Shqipërisë. Po mënyrë tjetër nuk kishin,  pasi që ishin një grusht njerëzish të mjerë, njerëz të pa punë, jo se nuk gjenin punë, se punë kishte mjaft në Evropën Perëndimore, por punën nuk ua donte zemra. Sa për ta mbajtur shpirtin gjallë u jepnin ndihma sociale organizatat humanitare, që ishin formuar për t’u ndihmuar njerëzve të paaftë fizikisht, të paaftë mentalisht, apo familjeve të çthurura. Pararoja staliniste e LPK-së ishin një grup njerëzish, që i kishin fituar ca privilegje në organizatën e tyre, në sajë të gjindshmërisë që kishin, që në organizatën e tyre futën një numër të konsiderueshëm të “atdhetarëve” naiv, që ishin të manipuluar në mënyra të ndryshme. I mbanin afër vetes vetëm për dekor e askush për asgjë nuk i pyeste. Realisht pararoja staliniste e LPK-së ishte një mafije e cila kishte krijuar rrjetin e saj në gjithë Evropën Perëndimore dhe për çdo shqiptar që vinte nga Kosova, Shqipëria apo viset tjera shqiptare, merrnin vesh ardhjen e tyre. Stalinistët  i urdhëronin “veprimtarët” e tyre, që në shumicën e rasteve ishin burra të ndershëm, por shumë  naiv, që u bënë “argatë” të LPK-së, duke i mashtruar me parullën demogagjike të “atdhedashurisë”. Ata binin në kontakt me mërgimtarët e rinj dhe i hetonin se për çfarë arsyeje kishin ardhur. A kishin nevojë t’u ndihmonin për ndonjë gjë, dhe kështu me një ndihmë, sado të vogël që ua bënin, më vonë ua “nxirrshin shpirtin për hunde”.  Një herë i merrnin me të mirë, për një shërbim të vogël. Pastaj i kompromentonin me ndonjë “cikërrimë”, dhe më vonë ua vinin “zgjedhën në qafë”, ua  venin zhegrat prej hekuri, që kurrë të mos kishin mundësi t’i hiqnin prej qafe. I bënin argatë pa pagesë, i bënin rrogtarë të shkretë!

Bujar Bukoshi në demonstratën e Bonit në Gjermani, lëshoi “një rrenë për hava”, se i ka të “gatshëm për luftë 200.000 ushtarë”. Qëllimi i Bukoshit nuk ishte ta kërrcnoi Jugosllavinë se ajo ia dinte lugët në krojshe Bukoshit, Nanosit, dhe LPK-së. Qëllimi i Bukoshit ishte që edhe ai t’i shfrytëzonte rrethanat e përshtatshme, për t’i “ç’voshkur” mërgimtarët, që Fondi i tij të mbushej me franga, marka dhe dollarë e të mos mbetej më i lehtë se Fondi i LPK-së “Vendlindja thërret”. Po Bukosh Aga na u bë ‘’jahudi’’ i vërtetë, iu duk pak një fond, hapi edhe dy fonde tjera të “përkohshme”: “Ndihmë për Drenicën” dhe pastaj fondin tjetër: “Gjithshka për Pavarësinë e Kosovës”. Po vallë ku shkuan gjithë ato të holla që mërgimtarët tanë i derdhnën në gjithë ato fonde?! Një pjesë i ngujoi në banka private, me kode sekrete, që mund t’i “çlirojë” vetëm ai dhe sugari i tij ministër në kabinetin e Kryeministrisë. Një pjesë ua dha jaranave të Qosjes për t’i bërë ‘’rrush e kumbulla’’ LBDK-ja, për veprimtarinë e saj përçarëse dhe për të t’i pru pehlivanat e saj në pushtet. Një pjesë ia çnukën pehivanat e Nanosit, që i garantonin se do ta bëjnë kryeministër pasi ta ‘’çlirojnë Kosovën’’  Pjesa më e vogël u harxhua ku e kishte vendin, për ta ndihmuar Luftën Çlirimtare të Kosovës. Kosova e çliruar ua hoqi maskat njerëzve, dhe sot saktësisht po dihen prapaskenat që u luajtën në dëm të saj. Mjafton një shikim sipërfaqësor në qytetet e Kosovës, dhe të bie në sy ku shkuan të hollat e mërgimtarëve. Pehlivanat e Nanosit dhe argatët e argatëve të Nanos u bënë pasanikë të Kosovës “sa çel e mshel sytë”. Po edhe  Bukoshi nga kryeministri i Kosovës që ishte, u bë Bukosh Aga i shekullit të 21-të në zemër të Evropës. Paratë që i tepruan, i privatizoi dhe i përvetësoi. Gjeti shumë “arsye”, numëroi shumë “shkaqe” se ato duhet t’i qeverisë ai deri sa të bëhet “Parlamenti i Kosovës”. Po hilet e Bukoshit nuk kanë fund. Ato të holla në vend se t’i japë për ndërtimin e shtëpive të dëshmorëve të kombit, për shërimin e invalidëve tër luftës, për t’u ndihmuar fëmijëve jetim, i bllokoi në bankë, sikur ato të ia kishte lënë  babaj dhe vetëm ai me dy njerëz të besueshëm të tij e kanë autorizimin të qeverisin me to. Po Bukosh Aga do të dijë t’i përdorë ato të holla me mjeshtëri, që me ryshfete e dredhira të ndryshme ta fus kokën në parlamentin e Kosovës, dhe pastaj e di ai si do të veprojë për tu bërë prap kryeministër i qeverisë së Kosovës. 

Pse UÇK-ja nuk u bë ushtria më e fortë e Ballkanit?

Fatkeqësisht, shqiptarët kudo që jetonin dhe punonin në katër anët e botës, nuk i dinin prapaskenat e LPK-së dhe të Qeverisë së Bukoshit.  Dinin për kushtrimin për liri që kishte lëshuar familja e Shaban Murat Jasharit. Dinin për kushtrimin e çlirimit kombëtar që e kishte lëshuar Komandanti Legjitim  i Ushtrisë Çlirimtare të Republikës së Kosovës,  Adem Jashari. Por nuk dinin se kushtrimi i lëshuar për liri dhe çlirim kombëtar nga : atdhetari trim, nacionalisti i shquar Shaban Murat Jashari ; Komandanti Legjitim i UÇK-së Adem Jashari, anëtari i organizatës së Metush Krasniqit dhe Jusuf Gërvallës, bashkëluftëtari dhe vëllau i Ademit,   Hamzë Jashari, ishte i imponuar, ishte lëshuar para kohe. E dinin mirë Shabani, Hamza dhe Adem Jashari se shqiptarët ende nuk janë përgatitur për luftë. E dinin mirë ata se para se të lëshohej kushtrimi, duheshin bërë përgatitje të nevojshme, se nuk duhej me vlue si tamli para kohe. Por argatët e argatëve të Nanosit nuk e dëgjonin Hamzë dhe Adem Jasharin, që të mos nguteshin në kryerjen e aksioneve, për të mos i dhënë shkas Serbisë të intervenojë ushtarakisht pa u bërë përgatitjet e nevojshme. Por ata kishin tjetër komandë. Se ata kishin tjera qëllime. Marrëveshtja e Zyrihut iu rrinte para sysh. Marrëveshtja që do t’u sjellë pushtet, privilegje, pozita komanduese, grada, kolltuqe, pasuri…Por nuk e dinin të gjorit se ajo marrëveshtje nuk do t’i sjellë kurrfarë të mire Kosovës.. Nuk e dinin të gjorit se ajo Marrëveshtje do të jetë shkaktare që Kosova nuk do të çlirohej vetë nga shqiptarët, nga Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, që mundohej me mish e shpirt t’i krijonte kolonel Ahmet Krasniqi. Nuk e dinin të gjorit se ajo Marrëveshtje do ta lente  Republikën e Kosovës pa ushtrinë e saj. Po e dinte Ahmet Krasniqi se Republika e Kosova do t’i plotësonte kushtet t’i ketë Forcat e Armatosura, ta ketë Ushtrinë e saj më të fortë të Ballkanit, vetëm po qe se bëhej bashkimi i subjekteve politike dhe ushtarake të saj, për të cilat aq shumë punoi. Por edhe Nanosi dhe padronët e tij e dinin mirë se çka mund të bëjnë shqiptarët kur janë të bashkuar. E dinte Nanosi e Milloshi, se Kosova kishte ushtarakë të zotë, me akademi të kryera ushtarake, që ua dinin strategjinë dhe taktikën APJ-së, prandaj me të gjitha mënyrat penguan bashkimin e shqiptarëve. Po vallë,  ata që u bënë argatë të Xhavitit Halitit dhe të Azemit Sylës, a e dinë se veprimet e tyre për ta realizuar marrëveshjen e Zyrihut,  nuk do t’i sillnin kurrfarë të mire Kosovës, por do t’u sillte  shumë të liga shqiptarëve? Me siguri ajo marrëveshtje do t’u  sjellë mallkimin dhe faqen e zezë të gjithë atyre që e nënshkruan atë Marrëveshje dhe të gjithë atyre që punuan në realizimin e saj?

Kryesia e LPK-së e cila kishte një përvojë të gjatë në organizimin e demostratave, dhe kishte argatë dhe rrogtarë në të gjitha vendet e botës ku kishte shqiptarë, oranizoi demonstrata në të gjitha shtetet e Evropes Perendimore, në SHBA dhe në Australi në “përkrahje” të UÇK-së, Drenicës, Kosovës, por qëllimin e kishin që sa më mirë  t’i ‘’ç’voshkin’’ gurbetqarët, për ta  mbushur fondin e tyre “Vendlindja thërret”, që u kishte mbetur i zbrazët, se të gjitha paratë e tubuara ia kishin dhënë Nanosit për të ardhur në pushtet. Po pararojës staliniste ‘’i kishte ra shi në kallamoq’’, pasi mërgimtarët edhe metelikun e fundit e jepnin për UÇK-në, për Drenicën, për Kosovën. Por demonstratat i organizonin lëpëkistat edhe për një qëllim shumë më të rëndësishëm se të parin, që ishte jetik për ta, për zyrtarizimin e falsifikimit të tyre, për zyrtarizimin e përvehtësimit të njësive guerile, që i kishin krijuar dhe komanduar Adem Jashari, Hamzë Jashari,  Zahir Pajaziti dhe Salih Çeku. Po, pararoja staliniste e LPK-së e bëri publike përvehtësimin e njësive guerile të Republikës së Kosovës. Lufta për udhëheqjen e UÇK-së u bë njëra ndër detyrat parësore të kreut të LPK-së. Por cili klan do të fitonte nga dy klanet egzistuese, cili do ta merrte udhëheqjen e UÇK-së, kjo nuk dihej saktësisht. Dy kryepehlivanat e Nanosit, Ibrahim Kelmendi dhe Xhavit Haliti luftonin haptaz dhe tinza me të gjitha mënyrat kundër njëri-tjetrit. Më në fund fitoi klani i Xhavitit, se e kishte përkrahjen e Nanosit, dhe pastaj nuk e kishin vështirë të gjenin argatë dhe rrogtarë për t’i kryet urdhërat e tyre. Po, argatët e pehlivanave të Nanosit filluan edhe t’i kërcënojnë shqiptarët. Veçmas të shtirë na u bënë argatët e Xh.Halitit : Bardhyl Mahmuti, Jashar Salihu, dhe shumë vocrraka anonim nëpër tubimet që i organizonte LPK-ja, të cilët betoheshin, duke “qitur me durë e kambë” se do t’i largojnë “lisat dhe cungat, që po na zënë rrugën”, se do t’ua “hjekin flamën” Ahmet Krasniqit, Rugovës, etj. Po argatët e Xh. Halitit rrihnin gjoksin nëpër tubimet e LPK-së, nëpër ndeja, rrugëve, kudo që i shihnin bashkë dy shqiptarë, se ata qenë “krijuesit” e UÇK-së, se luftën e UÇK-së po e drejtojnë “gjeneralët”, se 60% të territorit të Kosovës e kishin “çliruar” e lavde tjera bajate, që nuk kishin të bënin me të vërtetën. Ushtarakët e profesionit nuk i donin për ta udhëhequr luftën, por ata  i donin si rrogtarë, që të mos u ndihej kund zëri, të gjendeshin dikund në fund të revistës ushtarake, për të qenë “bira e fundit e kavallit”. Se ushtarakët shqiptarë ishin në hall të madh, dhe nuk dinin si të vepronin, në kushtet dhe rrethanat e krijuara, tregojnë shumë fakte. Unë do t’i  veçoja dy. M.Kelmendi në librin e tij: “Pse nuk u ndërtua Fronti për çlirimin e Kosovës” tregon  se Xh. Haliti dhe Azem Syla kishte mosbesim ndaj ushtarakëve që nuk pranonin të bëheshin argat të pa gojë të tyre. Ai thotë: “UÇK-së i duheshin forcat ushtarake, njerëzit e kalibrit të Bislim Zyrapit, Naim Malokut, Fadil Demirit, etj. Por ja, se shumë pak lejoheshin për t’u futur në radhët e UÇK-së, përveç atyre që e kishin vizën e tyre....Edhe këta që u dërguan nuk u vendosën në organe udhëheqëse, aty ku bëhej planifikimi i operacioneve, organizimi i radhëve, komandimi,etj, përveç në disa vende pa kompetenca, jo në radhët e UÇK-së”. Është i tepërt çdo koment për këtë çështje. Sa për t’i vërtetuar pohimet e M. Kelmendit edhe me një fakt tjetër të dorës së parë dua ta përmend një bisedë të shkurtër që e pata me Nasim Hajradinajn në Durrës kah mesi i muajit korrik të 1998-ës. Isha në shoqëri me Bedri Novosellën, Selatin Novosellën dhe të disa djelmoshave, kur pa pritmas erdhën Nasim Hajradinaj dhe Mustafë Bajrami. I pritëm dhe i nderuam si është më së miri si ushtarë të UÇK-së. Ra biseda e Ahmet Krasniqit. Unë e njoftova Nasimin me personalitetin e Ahmetit Krasniqit, duke i treguar se ai e ka vendin në udhëheqjen e ngushtë të UÇK-së, ku bëhen planet dhe strategjia e luftës. Po ai u nxe, qiti me dorë dhe bërtiti me tërë fuqinë, duke mos e nderuar së paku moshën tonë. “Po, -tha Nasimi- Ahmet Krasniqit dhe gjithë oficerët që kanë kry akademitë ushtarake jugosllave më së pari duhet të bëjnë kërkesën t’i pranojmë si ushtarë të thjeshtë të UÇK-së. Të çelin istikame dhe të bëjnë roje nja gjasht muaj, dhe pastaj ne ua caktojmë se cilat grada i meritojnë. Po, Ahmet Krasniqi më së pari duhet t’i vrasë dy fëmijët dhe gruan, e pastaj ne do t’i besojmë për ta pranuar në UÇK!” Nuk dija çka t’i them përpos të vajtoj. Pas ca qasteve i thashë: “Mjerë Kosova kush i ka dalë në ballë”. Një qortim ia bëri edhe Selatin Novosella, por Nasim Hajradinaj ishte dehur nga “sukseset” që kishin arritur ai dhe shokët e tij, duke “çliruar 60% të territorit të Kosovës” pa e marrë as një stacion policie serbe, pa e fituar asnjë betejë me ushtrinë jugosllave, prandaj fjalët tona as që i dëgjonte.

Ja pra, njëri ndër shkaqet kryesore, sepse UÇK-ja nuk u bë ushtria më e fortë e Ballkanit!

 

Qeveria e Kosovës nuk i kreu detyrat e veta.

          

Shqiptarët e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare që ishin të robëruar nga serbo-jugosllavët ishin të diskriminuar në të gjitha aspektet e jetës në Jugosllavi. Vetëm kur kundërthëniet në kreun politik të Federatës Jugosllave u ashpërsuan shumë, si pasojë e luftës për pushtet në mes dy klaneve egzistuese, që solli fitoren e klanit të Titos mbi klanin e Rankoviçit, u krijuan rrethanat e përshtatshme për ndryshime sistemore në Jugosllavi. Këto ndryshime, ua bën të mundshme shqiptarëve t’i fitojnë ca të drejta elementare njerëzore dhe kombëtare. Plenumi i Brioneve hapi rrugën e ndryshimeve kushtetutare në Jugosllavi, dhe siç dihet solli Kushtetutën e vitit 1974. Paria shqiptare, si çdo herë më parë, që nuk ka ditur t’i shfrytëzojë shanset historike, nuk diti as këtë herë t’i shfrytëzojë rrethanat e krijuara në Jugosllavi, për ta fituar statusin e Republikës në Federatën Jugosllave. Vetëm populli ynë gjithnjë ka qenë në çdo pikëpamje para udhëheqësisë së tij. E dinte populli shqiptar se Kosovës i duheshin oficerët e saj, që në momentin e duhur do të dinin ta bënin ushtrinë shqiptare në trojet e tyre të robëruara. Dhe nuk priti shumë. Në vitin shkollor 1969/70 e dërguan gjeneratën e parë që përbëhej prej dhjetëra djelmoshave nga të gjitha komunat e Kosovës për të studjuar artin ushtarak në akademitë ushtarake të Jugosllavisë. Nuk e kishin lehtë t’i dërgonin fëmijët e tyre në zemër të shkinisë, por dikush duhej ta hapte rrugën, pastaj rrushi sheh rrushin dhe piqet. Po viti 1969 ishte i suksesshëm për Kosovën, se në akademitë ushtarake të Beogradit dhe të Zagrebit u regjistruan kadetët e parë, në mesin e tyre ishte edhe Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj. Me ndryshimet kushtetuese që bëri Serbia në Kushteten e Jugosllavisë, të  Serbisë, të Kosovës dhe të Vojvodinës, u përcaktua në shkatërrimin e Jugosllavisë dhe në gërmadhat e atij shkatërrimi të ndërtonte Serbinë e Madhe. Në  rrethanat e  krijuara, shqiptarët për herë të parë në historinë e tyre më të re, treguan pjekuri politike. Nuk ranë në grackat serbe të përgatitura nga spiunët e Serbisë brenda rradhëve të shqiptarëve, për ta filluar të parët luftën kundër Jugosllavisë. Çetnikët i kishin prehur thikat. Diplomacia amerikane e këshilloi Rugovën dhe Berishën të kishin kujdes, të mos u jepnin shkas serbëve të intervenojnë ushtarakisht në Kosovë. Lëvizja kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar u bë e mençur, meqë i pranoi këshillat e miqve. Edhe krijuesit e njësive guerile të Drenisës, Llapit dhe të Dukagjinit që komandoheshin nga Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Salih Çeku, e pranuan kërkesën e Aganit si të drejtë dhe të arsyeshme, që “për një kohë t’i pushojnë aksionet e armatosura”. Kryetari i SHBA-ve, Xhorxh Bushi e shpëtoi Kosovën të përgjakej e para nga çetnikët serb, kur serbëve ua vuri vijen e kuqe në kufijtë e Kosovës. Serbëve nuk ju mbeti tjetër, pos t’u kërkojnë mejdan sllovenëve. Dhe kush kishte menduar se një grusht popull do të fitojë mbi një ushtri, që pretendonte se është e dyta për kah fuqia në Evropë? Serbët, atëherë u lypën mejdan kroatëve. Në APJ kishte shumë ushtarë shqiptarë. Kishte edhe oficerë të Kosovës që i kishin kryer akademitë ushtarake në Jugosllavi. Kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova nëpërmjet Radios Kroate kërkoi nga ushtarakët dhe ushtarët shqiptarë që sa më parë ta lëshojnë APJ për të mos u bërë mish për top për okupatorin serb. Fjala e tij u bë këshillë prindërore. Fjala e tij u bë urdhër i Komandantit Suprem të Ushtrisë së Kosovës, që ushtarakët tanë e kishin ideal jetësor. APJ shumë shpejtë mbeti pa ushtarë dhe ushtarakë shqiptarë. Fatëkeqësisht, Qeveria e Kosovës nuk e kreu detyrën që i takonte, që së paku të kujdesej për ushtarakët. T’i orjentonte se ku duhet të shkonin. Ata morën botën në sy. Evropa Perëndimore ishte caku i shumicës së tyre. Një pjesë iu drejtua Kosovës, ndërsa një pjesë mbeti në ushtritë nacionale të shteteve të reja që po krijoheshin. Në Kroaci u formua një brigadë me oficerë dhe ushtarë shqiptarë, e cila luftoi krah për krah me kroatët për çlirimin e Kroacisë nga okupatori serb. Disa shpirtshitur përfituan pozita dhe para nga gjaku i djemve shqiptarë që i manipuluan me demogagji patriotike, se duhet të luftojnë për çlirimin e Kroacisë, dhe po të njëjtit, pastaj i kryen punët më të liga duke e penguar bashkimin e faktorit ushtarak të Kosovës, dhe sot rrehin gjyks se kanë bërë “punë të mbara”. Po, ushtarakët tanë që dolën në Evropë u gjendën shpejt. U vetorganizuan dhe i bënë grupet e tyre nëpër shtetet ku kishin zënë vend. Qeveria e Kosovës i bëri ca hapa të mirë kur Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Kosovë, Nikë Gjeloshi bëri kontaktet e para me oficerët shqiptarë të Kosovës. Krijoi një strukturë organizative, dhe dha urdhër që të zgjidheshin koordinatorët e grupeve të oficerëve shqiptarë, në  shtetet ku ishin formuar ato grupe. Kështu kordinator i grupit të ushtarakëve në Kroaci u zgjodh Kemajl Shaqiri, në Slloveni u zgjodh Ismet Maliqi. Në Gjermani u zgjodh Salih Veseli. Ndërsa kordinator i grupit të ushtarakëve në Zvicër u zgjodh Agim Mehmeti. Të gjithë koordinatorët kishin kryer akademitë ushtarake. Po ashtu, Nikë Gjeloshi ka kërkuar të plotësohen pyetësit nga ana e ushtarakëve për të kuptuar se çfarë aftësie profesionale kanë, për të mësuar për përvojën dhe përgjegjësitë që i kanë pasur në APJ. Pyetësit i kanë plotësuar edhe mërgimtarët tanë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për t’u vënë nën urdhërat e Qeverisë së Kosovës, kur kjo ta bënte mobilizimin për krijimin e ushtrisë së Kosovës. Fatkeqësisht ngatërresat në Qeverinë e Kosovës filluan qysh me formimin e saj, dhe kështu punët e filluara nga Gjeloshi mbetën të pa kryera. Ushtarakët mbetën pa kurrfarë organizimi nga ana e Qeverisë së Kosovës pas dorëheqjes së Gjeloshit. Bukoshi nuk e plotësoi vendin e tij, dhe as vet nuk u interesua për oficerët dhe as për ushtarët se ku gjenden, dhe a ju duhej ndonjë ndihmë. Nuk mori kurrëfarë hapi, që ata t’i dërgojë në shkollime të mëtutjeshme, nëpër akademitë e shteteve të Evropës dhe të SHBA-ve, dhe as nuk shkolloi oficerë tjerë. Ai  në vend se ta caktonte një shtet ku do të vendosej kabineti i tij, ku do të punonin të gjithë ministrat me përkushtim,  në detyrat që u qenë besuar, ai bëri ashtu qysh arsyeja e shëndosh nuk do të lejonte të bënte. Si  Kryeministër e caktoi selinë e tij  në Gjermani. Xhafer Shatri  Ministri i informimit, detyrë me shumë përgjegjësi, e caktoi selinë e Ministrisë së tij në Gjenevë, aty ku edhe më parë jetonte si kërkues i strehimit politik. Ministri i Arsimit,  Muhamet Bicaj, nuk e kishte fuqinë e Kryeministrit dhe as ndikimin e Ministrit të Informimit. Atij ia caktuan selinë në Tiranë, nuk kundërshtoi, punoi me përkushtim, edhe pse nuk e kishte përkrahje sa duhej nga Kryeministri. I realizoi detyrat që i përkisnin atij më së miri nga të gjithë  ministrat e Qeverisë së Bukoshit. A nuk tregonte kjo se Bukoshi nuk donte të formonte një qeveri të vërtetë, që do ta kishte një seli të përbashkët për të gjithë ministrat e Qeverisë së Kosovës, që do të merrej me çështje madhore kombëtare si një trup i vetëm, ku çdo ditë do të takoheshin për t’i shqyrtuar problemet e ditës, që u lindnin shqiptarëve në Kosovë, në viset tjera shqiptare dhe në diasporë? Do të bënin regjistrimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, për të ditur saktësisht lëvizjet e popullsisë. Me punën e saj të mbarë dhe të suksesshme, do të krijonte autoritet, besim, respekt dhe do t’i dëgjohej fjala. Do t’i kryenin urdhërat e saja kudo që gjenden qyrtetarët e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare. Do ta depolitizonin diasporën shqiptare, duke kërkuar nga subjektet politike shqiptare, që ta shuajnë veprimtarinë e tyre në diasporë, por duke u zotuar se do t’u ndihmojnë me mjete financiare për ta zhvilluar jetën partiake në trojet shqiptare. Si qeveri me ministra komplet, të tubuar në një vend, në një ndërtesë, do të kryheshin punët më mirë dhe me më pak harxhime. Po Bukoshi ka ditur qysh i bjen më së miri për vetvete. Sa më pak ministra, më lehtë merren vesh për t’i ndarë detyrat, më lehtë e kanë të gjejnë mënyra për keqpërdorimin e pozitës.

Viti 1998 do të ishte vendimtar për ardhmërinë e Kosovës, po ta kishte ndihmuar Qeveria e Bukoshit, Adem dhe Hamzë Jasharin me mjetet e kërkuara për blerjen e armatimit. Ngjarjet në Drenicë dhe në Kosovë kishin për të marrë tjetër kahje, kishin për të marrë rrugë të mbarë. Do të formohej Ushtria Kombëtare e Kosovës. Nuk është me rëndësi se a do të quhej UÇK, FARK, apo thjesht  Ushtria e Kosovës. E rëndësishme do të ishte, që ajo ushtri do të ishte e depolitizuar, e organizuar me rregullat e një ushtrie moderne të Evropës Perëndimore, ku çdo shqiptar do ta jepte ndihmesën e tij, sipas dijës, aftësisë dhe mundësisë. Do ta bënim Ushtrinë më të fortë të Ballkanit, e cila me ndihmën e miqve dhe aleatëve të natyrshëm të shqiptarëve do t’i qëronte hesapet vetë me serbët. Po, do t’i çlironim edhe tokat tona, që na i moarën shkijet dhe grekët nepërmjet  gjenocidit. Se me të drejtën ndërkombëtare na takojnë, pasi  krimet e gjenocidit kurrë nuk vjetrohen. Po do t’i kthenim viset shqiptare: Toplicën dhe Sanxhakun e Nishit, që ishin toka tona, do ta kthenim Peshterrin dhe Tregun e Ri, që na i asimiluan serbët me mjete perfide. Do t’ua tregonim se kush janë shqiptarët edhe sllavëve të Maqedonisë. Po do ta bënim Shqipërinë etnike, dhe faktori shqiptar në Ballkan do të bëhej ashtu si është dashur të jetë qysh moti, ashti siç e ka dhënë edhe Zoti, faktori më i fuqishëm ballkanik. Nuk do të kishte nevojë të dilte Ushtria e Medvegjës, Bujanofcit dhe Preshevës, dhe as Ushtria Kombëtare në Maqedoni, kur më së paku ju konvenonte shqiptarëve. Nuk do të ndodhte që karrieristët dhe aventurierët politikë, që me vetëdije apo pa vetëdije i kryejnë urdhërat e armiqve tanë, t’i keqpërdorin çështjet e pazgjedhura kombëtare, për interesat e tyre personale dhe klanore. Luftërat nuk janë si dasmat, që bëhen çdo vit. Ato kur bëhen, përgatiten mirë. Sa popuj janë zhdukur nga pasojat e luftërave pa koncept, pa strategji dhe taktikë të përpunuar mirë, pa kushte të përshtatshme, pa pasur aleatë? Lufta është mjeti i fundit, kur të gjitha mjetet tjera paqësore harxhohen, atëherë kur nuk ecën më politika. Nuk janë territore të çliruara ato katunde shqiptare në të cilat nuk ke mundësi t’ua sigurosh qytetarëve paqën dhe sigurinë, t’ua sigurosh jetën! Nuk janë të çliruara territoret shqiptare, kur popullësia detyrohet ta braktisë shtëpinë! Më në fund,  shqiptarët duhet ta kuptojnë se të gjitha këto “të papritura”, që po na ndodhin herë në Shqipëri, herë në Kosovë, herë në Kosovën Lindore, herë në Maqedoninë janë skenare të përpunuara mirë nga armiqtë tanë, skenare që po i realizojnë nepërmjet agjenturave të futura në subjektet politike dhe shtetërore të shqiptarëve. Qëllimi i armiqve tanë shekullor ka qenë dhe është për të na kompromentuar para botës, për të na kompromentuar para miqëve tanë, për t’i bindur ata se ne shqiptarët nuk dinë se çka është parësore, dytësore, dhe e pa rëndësi fare! Qëllimi i tyre ka qenë dhe është t’i bindin qendrat e vendosjes ndërkombëtare se “shqiptarët nuk dinë ta dallojnë mikun prej armikut’’, ‘’nuk dinë’’ të krijojnë shtetin dhe të qeverisin me shtet, ‘’nuk dinë’’ të respektojnë ligje, marrëveshje, ‘’nuk dinë’’ çka është diplomacia, politika dhe  lojrat politike, ‘’nuk janë stabilizues, por destabilizues të Ballkanit’’.

 

Si u formua Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës?

Pas masakrave të para që Serbia i bëri në Drenicë në fillim të vitit 1998, Grupi i ushtarakëve të Zvicrës mori hapa konkret për organizimin e ushtarakëve të Kosovës për të  marrë detyra konkrete nga Qeveria e Bukoshit për mbrojtjen e Kosovës nga çetnikët e Serbisë, të cilët çdo ditë bënin  kërcënime për t’i  shpërngul shqiptarët me dhunë përtej Bjeshkëve të Nemuna. Sllavët e maqedonët u bënë “shpirtëmirë” kur deklaruan botërisht se shqiptarëve të Kosovës do t’ua hapnin një rrugë për të ikur për Shqipëri. Parlamenti serb kërkonte se ku kishin humbur 17 milionë dollarë. Vetëm pas këmbënguljes së deputetëve serb në Parlamentin jugosllav, kryesia e parlamentit serb u detyrua të zbulojë një fshehtësi shtetërore, kur pranoi se ato para qenë dhënë për “destabilizimin e Shqipërisë gjatë vitit  1997”. Në këto rrethana, pehlivanat e Nanosit nga frika se Qeveria e Bukoshit do të organizohej, gjë që do të çonte dëm përpjekjet e tyre në falsifikimin dhe përvehtësimin e njësive guerile të Republikës së Kosovës, si dhe do të pengonte realizimin e Marrëveshjes së Zyrihut, bënë ç’mos që sa më parë ta fillojnë luftën me Serbinë edhe pse kurrëfarë përgatitjesh nuk kishin bërë. Nga ana tjetër Serbia  e mbushte Kosovën me armatime të rënda, me paramilitarë, polic dhe ushtarë serb. Rethanat e komplikuara që krijoheshin në Kosovë nuk i la të qetë ushtarakët që përbënin Këshillin Koordinues të grupit të ushtarakëve në Zvicër. Ata mbajtën një mbledhje për të shqyrtuar situatën aktuale në Kosovë dhe për të ndërrmarrë hapa konkret që ushtarakët të cilët  gjenden në Evropën Perëndimore të kryejnë obligimin kombëtarë dhe kushtetues ndaj Atdheut. Ishin ata ushtarakë të cilët edhe kur u sulmua Shqipëria nga bandat greke dhe nga komunistët kriminelë, shprehën botërisht gatishmërinë për t’u dalë në mbrojtje kufijve shtetërorë të Shqipërisë, atëherë kur forcat greke i afroheshin kufirit të Shqipërisë.

Ky Këshill i ushtarakëve që përbëhej nga oficerët Agim Mehmeti, Hilmi Nebihu, Ismet Ibrahimi, Jahir Hyseni, Bajram Syla, Zymer Tahiri, Arsim Sadriu, Shaban Shkreli dhe Selver Nuhiu, mbajtën një mbledhje më 3 mars 1998 në klubin “Përparimi” në Zyrih. Në atë mbledhje u shqyrtuan shumë çështje që kishin të bënin me organizimin e ushtarakëve që gjendeshin në Evropën Perëndimore për t’u kyçur në luftën çlirimtare të Republikës së Kosovës. Më në fund njëzërit u vendos që më 6 mars të thirrej një mbledhje ku do të merrnin pjesë koordinatorët e Grupeve të ushtarakve shqiptarë të Gjermanisë, Suedisë, Sllovenisë dhe të Kroacisë. Në atë mbledhje do të marrë pjesë edhe Këshilli koordinues i Grupit të ushtarakëve të Zvicrës dhe tre ushtarakë që nuk ishin koordinatorë: Ahmet Krasniqi me banim në Kroaci, Naim Maloku me banim në Slloveni dhe  Xhafer Jashari me banim në Gjermani. Mbledhja u mbajtë me 6 mars 1998, si mbledhja e parë në Klubin Shqiptarë ‘’Përparimi’’ në Zyrih. Ahmet Krasniqi erdhi në takim, ndërsa dy të tjerët nuk iu përgjigjën pozitivisht ftesës.  Pasi u rrahën shumë çështje që kishin të bëjnë me çështje ushtarake, të gjithë kordinatorët dhe Këshilli kordinues i Grupit të  ushtarakëve të Zvicrës njëzëri e zgjodhën Ahmet Krasniqin, kordinator të ushtarakëve të diasporës dhe të Kosovës, për kordinimin e punëve rreth organizimit të ushtarakëve në sistemin e mbrojtjes së Kosovës, në bashkëpunim me Qeverinë e Bukoshit. Të nesërmen më 7 mars Bukoshi njoftohet për këtë vendim nëpërmjet ushtarakëve Agim Mehmeti, Bajram Syla dhe Shaban Shkreli. Qeveria e Bukoshit pas shqyrtimit të kërkesës së ushtarakëve merr vendimin që kolonel Ahmet Krasniqin ta kryej detyrën e  Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.  Që nga 8 marsi i vitit 1998 Ahmet Krasniqi me përkushtim filloi punën për formimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Takohet me kordinatorët e Grupeve të ushtarakëve për të mësuar për aftësitë profesionale të ushtarakëve, që qenë vënë në shërbim të Ministrisë së Mbrojtjes. Duke ditur se ushtarakët e Kosovës një kohë të gjatë kanë qenë të shkëputur nga profesioni i ushtarakut, Ahmet Krasniqi gjatë muajit mars shkon në  Sarajevë dhe pas bisedave që pati me kreun ushtarak të Bosnjes dhe Hercegovinës lidhën marrëveshjen për bashkëpunim në mes dy Ministrive. Në bazë të asaj Marëveshje Ahmet Krasniqi në bashkëpunim me kordinatorët e grupeve të ushtarakve të Kosovës bënë zgjedhjen e ushtarakëve që do të dërgoheshin në Sarajevë, për kryerjen e një kursi të përshpejtuar për aftësimin e tyre në komandimin e formacioneve ushtarake të Brigadës. Të gjithë ushtarakët që i caktoi Ahmet Krasniqi për të kryer kursin për aftësimin e komandimit me brigada, njësi ushtarake që parashihte të krijohen për fillim, i  kishin të kryera akademitë ushtarake në  gjininë e këmbësorisë.Vetëm njëri prej tyre ishte nënoficer. Duhet cekur se  në mesin e ushtarakëve që kontriboi më së shumti për aftësimin e tyre ishte oficeri shqiptar me banim në TuzëllDemir Gashi. Ushtarakët që u aftësuan në Bosnje janë Jahir Zeneli, Jahir Hyseni, Rrustem Berisha, Ahmet Kukala, Kemajl Shaqiri, Nehat Basha, dhe Skënder Idrizi, nënoficer. Përpos kuadrit të këmbësorisë që i përgaditi në Sarajevë, ai e dërgoi sa për fillim Shaban Shkrelin që ishte me profesion pilot ushtarak, në SHBA për ta aftësuar në profesionin e tij, pasi që planifikonte që Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës ta kenë edhe aviacionin ushtarak. Ahmet Krasniqit në konsultim me kordinatorët e grupeve të ushtarakve cakton këtë kuadër komandues të Ministrisë së Mbrojtjes. Zëvendës Ministër i Mbrojtjes të Republikë së Kosovës, u caktua Agim Mehmeti. Ndihmës i Ministrit të Mbrojtjes për Shërbim Informativ, Hilmi Nebihu. Ndihmës ministër për logjistikë, Ismet Ibrahimi. (Me formimin e SHP të FARK-ut Ismet Ibrahimi caktohet në detyrën e Kryeshefit të Sigurimit në kuadër të Shërbimit Informativ, ndërsa në vendin e tij caktohet Xhafer Jashari).

Ndihmës ministër i mbrojtjes për Mobilizim dhe Punë Personale, Sylejman Kollçakun, ndihmësministër për financa Afrim Bekën, ndihmës i Ministrit të Mbrojtjes për Moral dhe Marrëdhënie Civilo-Ushtarake, Ibrahim Shala. Të gjithë këta oficerë i kishin të kryera akademitë ushtarake. Kolonel Ahmet Krasniqi, duke ditur se në Kosovë vepronin disa grupe ushtarake, bëri ç’mos për të vënë  kontakte me përfaqësuesit e tyre, me qëllim të bashkimit të tyre në një subjekt ushtarak të vetëm. Krahas kësaj pune, ai bëri evidentimin e ushtarakëve të cilët në baza vullnetare dëshëronin t’i kryenin obligimet ndaj atdheut. Vuri kontakte me përfaqësues të disa shteteve, për të kërkuar bashkëpunim dhe ndihmë ushtarake. Gjatë atyre kontakteve arriti disa suksese. Një shtet mik i ofroi ndihmë teknike, duke pranuar që ta furnizojë Ministrinë e Mbrojtjes me dokumentet e udhëtimit për ushtarakët që nuk kishin pasaporta. Po ashtu kontraktoi blerjen e armatimit modern. Kamioni i parë me snajperka dhe armatim tjetër modern u nis për në Tiranë, ndërkohë që Ahmet Krasniqi ndodhej akoma në kryeqytetin e atij shteti. Një shtet tjetër i propozoi Ahmet Krasniqit që selia e Ministrisë së Mbrojtjes të vendosej në kryeqytetin e atij shteti, duke i premtuar se do ta  ndihmonin edhe me mjete dhe materiale luftarake. Ahmet Krasniqit edhe pse iu caktua detyra e Ministrit të Mbrojtjes nga Bujar Bukoshi dhe qeveria e tij, ai që në fillim pati pengesa nga Bukoshi, pasi që nuk ia lëshoi menjëherë vendimin për emërimin e tij në atë funksion. Mungesa e një dokumenti që vertetonte se Ahmet Krasniqi kryente funksionin e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, e pengoi shumë në konsolidimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Me siguri kjo pengesë e Bukoshit, ka lindur për shkakun se ai planifikonte ta bënte Ministër të Mbrojtjes Mujë Rugovën, por ushtarakët e qitën para aktit të kryer kur me vendim e caktuan Ahmet Krasniqin koordinatorë të të gjitha grupeve të ushtarakëve që ishin në Evropën Perendimore dhe ushtarakëve që ishin në Kosovë.

Përpjekjet e Ahmet Krasniqit për bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës

Ahmet Krasniqi e dinte se lufta me Serbinë  do të ishte e vështirë, pasi kishim të bënim me një armik të lig, i cili i perdorte të gjitha mënyrat dhe mjetet për të ardhur tek qëllimi. Si ushtarak dhe si atdhetar ai donte të vinte deri tek bashkimi i të gjitha forcave politike dhe ushtarake të shqiptarëve. E dinte se përçarja e subjektit politik shqiptar do të ishte një pengesë e madhe për të arritur bashkimin e faktorit ushtarak. Ahmet Krasniqi duke qenë i vetëdijshëm se bashkimi i faktorit politik dhe ushtarak kishte një rëndësi parësore për suksesin e luftës çlirimtare, krahas me formimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, bënte takime me persona të caktuar, dhe personalitete dhe veprimtarë të dalluar të çështjes kombëtare, për të kërkuar prej tyre, që të ndikojnë sipas mundësisë që kishin  në bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të shqiptarëve. Ai pati biseda me Azem Hajdarin, Sali Berishën, Besnik Mustafajn, Rrustem Gjatën, Hafiz Gagicën, Fatmir Sejdiun, Gjergj Dedajn, Arbër Xhaferin, Hysen Gërvallën,  Xhafer Shatrin, Gani Sylën, Selatin Novosellën e shumë të tjerë, dhe i luti si për gjak të ndikojnë ku kanë mundësi në bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të shqiptarëve. Por fatkeqësisht, disa prej tyre bënë të kundërtën e asaj që kërkonte Ahmet Krasniqi. Ahmet Krasniqi pati përkrahje morale nga veprimtarë të dalluar të çështjes kombëtare dhe nga subjekte kulturore të shqiptarëve qysh nga dita e parë që ai u vu në krye të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Veçmas duhet cekur ndihma morale që ka dhënë për Ahmet Krasniqin dhe subjektin ushtarak që ai e përfaqësonte, shoqata e shqiptarëve të Amerikës “Vatra”, ndërsa ndihma financiare ka qenë jashtëzakonisht e madhe nga Shoqata e Bukëpjekësve “Hasi” në Kroaci. Edhe individ nga katër anët e botës, ku jetojnë shqiptarët, e  kanë ndihmuar FARK-un me mjete materiale apo financiare. Në këto ndihma është dalluar zotëri Ramadan Gashi me banim në SHBA duke i dhuruar SHP të FARK-ut durbi dhe telefona satelitor. Ka ndihmuar shumë edhe Hilmi Gashi me paisje të ndryshme, e shumë të tjerë. Ai  pati takime edhe me personalitete dhe persona që përfaqësonin faktorin ushtarak të Kosovës. Duke ditur se Salih Çeku është njëri ndër themeluesit e parë të njësive të para guerile të Republikës së Kosovës në Dukagjin, Ahmet Krasniqi takohet me të për ta biseduar çështjen e bashkimit të grupit të tij ushtarak me Ministrinë e Mbrojtjes. Takimi u bë në Zvicër në fillim të muajit mars. Ministrinë e Mbrojtjes e përfaqësoi Ahmet Krasniqi dhe Hilmi Nebihu, ndërsa grupin ushtarak të Salih Çekut e përfaqësonte Salih Çeku, Zenun Idrizi dhe  Saim Tahiri. Pas shqyrtimit të shumë çështjeve ushtarake dhe politike, Salih Çeku pa kurrëfarë kushtesh e shkriu grupin e vet ushtarak, në Minisrtinë e Mbrojtjes dhe mori detyra konkrete prej Ahmet Krasniqit. Hapi tjetër i Ahmet Krasniqit ishte vënia e kontakteve me UÇK-në, me qëllim të bashkimit të faktorit ushtarak të Republikës së Kosovës. Takimin e parë e bëri me Bardhyl Mahmutin, nga mesi i muajit mars të vitit 1998, ku u shkëmbyen mendime. Ahmet Krasniqi arsyetoi nevojën e bashkimit të të gjitha forcave politike dhe ushtarake të Republikës së Kosovës, dhe në veçanti domosdoshmërinë e bashkimit të faktorit ushtarak në një subjekt të përbashkët. Ahmeti premtoi se në dispozicion të faktorit të bashkuar ushtarak do t’i vinte të gjithë ushtarakët shqiptarë të Republikës së Kosovës, dhe të gjitha mjetet që i kishte Qeveria e Kosovës për resorin e Ministrisë së Mbrojtjes. Bardhyl Mahmuti nga ana e tij premtoi se do të organizonte një takim të një niveli më të lartë të UÇK-së me të, pasi që ai nuk kishte autorizim të zhvillonte bisedime për bashkëpunim apo për bashkim me subjekte tjera ushtarake. Pas një muaj organizohet takimi i dytë i një niveli më të lartë të UÇK-së  dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Takimi organizohet në Zvicër, ku nga ana e Ministrisë merr pjesë Ahmet Krasniqi dhe Hilmi Nebihu, ndërsa nga ana e SHP të UÇK-së kanë marrë pjesë Xhavit Haliti, Shaban Muja dhe Sherif Bilali. Edhe në këtë takim nuk u arrit bashkimi i dy subjekteve ushtarake edhe pse të dy palët shprehën nevojën e bashkimit. Xhavit Haliti u zotua se do të shtrojë çështjen e bashkimit të UÇK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes në SHP të UÇK-së. Ahmet Krasniqi premtoi se të gjitha mjetet e Qeverisë së Kosovës që janë paraparë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe oficerët që janë inkuadruar në Ministri do t’i vërë në shërbim të subjektit të ri ushtarak, njëherit shprehu gadishmërinë ta ndihmojë UÇK-në nga mjetet e Fondit të Qeverisë së Kosovës që qenë paraparë për Ministrinë e Mbrojtjes. Shuma prej 3 milion 275 mijë DM iu dorëzua Xhavit Halitit në Tiranë nga përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes me pëlqimin e Bujar Bukoshit, në prezencën e Kadri Balës, nëpunës  në Përfaqësinë e  Republikës së Kosovës në Tiranë. Deri sa ishte Ahmet Krasniqi në Tiranë gjatë muajit prill të 1998 takohet me përfaqësuesin e LKÇK-së zotëri Sejdi Veselin, për çështje të bashkimit. Sejdi Veseli u zotua se do të kontribonte në bashkimin e subjektit ushtarak, pra, ai pranoi bashkimin e LKÇK-së në subjektin ushtarak që e parashihte ta formonte Ahmet Krasniqi. Po ashtu Ahmet Krasniqi pati takime edhe me Ismet Avdullahun, që përfaqësonte njësitë çlirimtare të Llapit, i cili premtoi se do të merrte kontakte me komandantët e Llapit dhe do të shtronte çështjen e bashkimit të njësive të Llapit në subjektin e ri ushtarak që propozonte dhe kërkonte Ahmet Krasniqi. Në takimin tjetër që e pati Ahmet Krasniqin me Ismet Avdullahun, pas pak kohe, Avdullahu ia përcjell fjalët e komandantit të njësive guerile të Llapit Ilir Konushefcit, i cili e pati zëvendësuar Zahir Pajazitin pas vrasjes së tij, se “njësitë guerile të Llapit e shohin të domosdoshme formimin e një subjekti ushtarak të përbashkët me një komandë të përbashkët dhe angazhimin e Ahmet Krasniqit rreth bashkimit të faktorit ushtarak shqiptar  e përkrah dhe e  vlerëson si shumë të qëlluar”.

 

Me marrëveshjen e Oslos, bëhej bashkimi i UÇK-së  dhe Ministrisë së Mbrojtjes në një forcë të vetme të thirrur FARK.

Më në fund, edhe pse me vonesë, Xhavit Haliti dhe Agim Mehmeti organizuan takimin e nivelit më të lartë në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe të UÇK-së. Bisedimet u mbajtën në Oslo, në kryeqytetin e Norvegjisë prej 21-23 maj 1998. Ministrinë e Mbrojtjes e përfaqësuan:  kolonel Ahmet Krasniqi dhe Agim Mehmeti,  ndërsa UÇK-në e përfaqësuan: Adem Demaçi,  Xhavit Haliti, Shaban Muja dhe Fatmir Zymberi. Bisedat edhe pse ishin të gjata dhe të vështira, më në fund, dy palët arritën marrëveshjen për formimin e një subjekti ushtarak të përbashkët me një komandë dhe me një Shtab komandues, që do të quhej: Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës. Ndërsa organi komandues i FARK-ut do të quhej Shtabi i Përgjithshëm i FARK-ut. Për shkak se Adem Demaçi jetonte në Prishtinë, për t’i ikur çdo dyshimi se dikush mund ta keqpërdorte marrëveshjen në formë të shkruar, marrëveshja është bërë gojarisht, me dorëzanë, taman ashtu sikur i kanë bërë burrat e fortë me shekuj të tërë, në bazë të Kanunit të Lekë Dugagjinit. Ahmet Krasniqi duke pasur një respekt dhe besim të jashtëzakonshëm për Adem Demaçin nuk e ka parë të arsyeshme të këmbëngulte që marrëveshja të bëhej me shkrim. Jam njëri prej njerëzëve të parë që kam marrë vesh për marrëveshjen e Oslos, pasi kam qenë në dijeni për organizimin e atij takimi. Disa ditë para se të fillonin bisedimet në mes Ahmet Krasniqit dhe Adem Demaçit i kam bërë telefon Hajdin Abazit të më vinte në kontakt me Adem Demaçin, i cili gjendej ato ditë në Norvegji. Pas disa minutash ma dha numrin e telefonit dhe unë i tregova Adem Demaçit shkurtimisht për biografinë e Ahmet Krasniqit. Ia bëra me dije edhe një fakt që do të kishte shumë rëndësi për Demaçin. I tregova  se Ahmet Krasniqi kishte qenë  antarë i “Lëvizjes”(Lëvizjes Nacional Çlirimtare  të Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi-LNÇKVSHJ), dhe se është dërguar në akademi ushtarake nga ana e “Lëvizjes”, prandaj i sugjerova të kishte besim të plotë në të! Demaçi  më falenderoi për të dhënat dhe sqarimet dhe më siguroi se do të kishte “besim të plotë në Ahmet Krasniqin”. Atë ditë që u kthye nga takimi i Oslos Ahmeti më njoftoi për rrjedhën e bisedimeve dhe për arritjen e marrëveshjes për bashkimin e UÇK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes në një subjekt të vetëm ushtarak. Sipas tij deri në arritjen e marrëveshjes janë rrahur shumë mendime dhe është diskutuar për shumë çështje të ndryshme ushtarake dhe politike. Në fillim të bisedimeve ka pasur mospajtime të mëdha në mes Adem Demaçit dhe Ahmet Krasniqit për shumë çështje,  por ato dalëngadalë janë zvogëluar, në saje të besimit reciprok dhe argumenteve dhe arsyes së shëndoshë, se të bashkuar, shqiptarët do të ishin më të fortë për ta përballuar dhe për ta mundur okupatotin barbar. Në Oslo përfaqësuesit e dy subjekteve ushtarake arrijtën këtë marrëveshtje :

1. Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës dhe UÇK-ja bashkohen në një subjekt të vetëm ushtarak që do të quhej Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës. (FARK)

2. Këtë  subjekt ushtarak do ta përbënin këto njësi:

a. Njësitë Operative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

b. Policia Ushtarake e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-Policia Ushtarake).

c. Njësitë e Mbrojtjes Teritoriale të Kosovës (MTK).

d. Njësitë e Aviacionit Luftarak dhe të Mbrojtjes Kundërajrore (AL-MKA).

3. Ky subjekt ushtarak do ta kishte Shtabin e Përgjithshëm, që do të ishte organi më i lartë komandues, në të cilin do t’i kishin përfaqësuesit e vetë subjektet dhe grupet ushtarake që do të shkriheshin në të.

4. Një pjesë e Shtabit të Përgjithshëm do të vepronte në Shqipëri, e do të merrej me këto çështje: a. Mobilizimin e vullnetarëve që do të vinin nga diaspora, përgatitjen dhe stërvitjen e tyre në Shqipëri dhe më pas dërgimin e tyre  në Kosovë në formacione luftarake, të drejtuara nga kuadri ushtarak profesional që do të jenë të gatshëm për t’i kryer me sukses detyra luftarake operative b. Me çështje  të logjistikës. c. Me trajnimin e oficerëve dhe aftësimin e  ushtarëve të dalluar për detyra komanduese. ç. Të qështjeve të bashkëpunimit me faktorë ushtarakë ndërkombëtarë. d. Me çështje të informimit dhe të propogandimit të luftës çlirimtare etj. Ndërsa pjesa tjetër e Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut  që do të vepronte në Kosovë, do të merrej me organizimin e luftës çlirimtare, udhëheqjen e luftës dhe me komandimin e Forcave të Armatosura të Reublikës së Kosovës. 

5. Marrëveshja njihte formacionet ushtarake që vepronin në Kosovë bashkë me komandantët e tyre, si dhe emrin me të cilin qenë zyrtarizuar në opinionin publik.

6. Njësitë egzistuese që vepronin në Kosovë do të riorganizoheshin dhe do të forcoheshin me kuadro ushtarake profesionale, me qëllim të funksionimit të komandës hierarkike dhe të disiplinës ushtarake moderne.

7. Kuadri i deriatëhershëm udhëheqës i njësive të UÇK-së do të gradohej me grada ushtarake sipas kritereve të përgjithshme ushtarake dhe propozimeve konkrete në çdo njësi ushtarake veç e veç.

8. Ndalohej politizimi i ushtrisë.

9. Komunikatat e UÇK-së nuk do të dilnin në opinion pa u korrigjuar nga Komandanti i SHP të  FARK-ut, kolonel Ahmet Krasniqit.

10. Opinioni nuk do të njoftohej për bashkimin e dy subjekteve ushtarake, Ministrisë dhe UÇK-së në FARK, për shkaqe strategjike dhe diplomatike, për deri sa ushtria të forcohej në atë nivel, që të ishte në gjendje të kryente aksione operative, që do ta ngrinin nivelin e luftimeve nga  mbrojtja në mësyemje, nga lufta guerile në luftë frontale. 

11. Do të funksiononin të dy fondet egzistuese: Fondi i Qeverisë së Kosovës dhe Fondi Vendlindja Thërret.

12. Të gjitha mjetet e grumbulluara në dy fondet egzistuese do të përdorën për forcimin dhe moderrnizimin e njësive çlirimtare të FARK-ut.

13. Adem Demaçi mori për detyrë të konsultohej dhe t’ia afronte detyrën e Komandantit të Njësive të Mbrojtjes Territoriale të Republikës së Kosovës ushtarakut madhor Ramadan Qehajës, dhe po qe se ai e pranonte detyrën, Demaçi do ta lajmëronte Ahmet Krasniqin.

Kjo është në thelb përmbajtja e plotë e marrëveshjes. Tani pasi i kemi njohur lexuesit me përmbajtjen e saj na lejohet të pyesim: kush do të humbte dhe kush do të fitonte po të ishte realizuar kjo Marrëveshje? Ishte forcuar apo dobësuar UÇK-ja? Përgjigjet merren me mend por, fatkeqësisht karrieristet e sëmurë për pushtet të LBDK-së dhe të pararojës staliniste të LPK-së ishin të verbuar nga karrierizmi, të manipuluar nga agjenturat serbo-greke, prandaj nuk lejuan të vihej në jetë Marrëveshja e Oslos.

Ahmet Krasniqi pas kthimit të tij nga Norvegjia në Zvicër, me stafin e Ministrisë së Mbrojtjes shkoi në Tiranë, për ta formuar pjesën e SHP të FARK-ut, që sipas Marrëveshjes së Oslos do të formohej në Tiranë, dhe kështu bëri hapat konkret për ta vënë atë në jetë.

Me urdhërin e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe Komandantit të SHP të FARK-ut, kolonel Ahmet Krasniqit u kryen këto detyra:

1. U gjet objekti ku do të punonte SHP i FARK-ut në Tiranë.

2. U hapën qendrat stërvitore në Viçidol dhe në Papaj nga ana e Salih Çekut dhe Zenun Idrizit në afërsi të kufirit shqiptaro-shqiptarë, në Tropojë.

3. U thirrën ushtarakët nga Evropa Perëndimore që vullnetarisht kishin shprehur gatishmërinë për t’i kryer obligimet kombëtare dhe kushtetutare ndaj Atdheut.

5. U caktua kuadri më i aftë që  gjendej në dispozicion të merrej me përgatitjen e brigadave të para operative të UÇK-së, për t’i dërguar sa më shpejt në Kosovë.

Po ashtu bënë takime dhe zhvillon biseda me Xhavit Halitin për formimin e Pjesës së SHP të FARK-ut në Titanë, që e parashihte Marrëveshtje e Oslos. Ahmet Krasniqi kërkoi nga Xhavit Haliti që në afatin sa më të shkurtë t’ia sjellë listën e njerëzëve të UÇK-së që do t’i marrin  detyrat dhe përgjegjësitë në Pjesën e SHP të FARK-ut, që kishte filluar të formohej në Tiranë, dhe pastaj të formohej edhe Pjesa e SHP të FARK-ut në Kosovë sa më parë që të ishte e mundur. Xh. Haliti e dha listën e anëtarëve që do të punonin në Pjesën SHP të FARK-ut në Tiranë, ku përpos tij figuronin edhe Azem Syla, Shaban Muja, Fatmir Zymberi dhe Shaip Muja, por ajo nuk ishte e plotë, pasi në atë listë nuk kishte persona që përfaqësonin SHP të UÇK-së që vepronin në Kosovë. Xh. Haliti  arsyetohej se duhet një kohë bukur e gjatë për t’u konsultuar me komandantët e UÇK-së, dhe se duhet dalëngadalë të punohet me ta për t’i bindur se është e domosdoshme ta pranojnë marrëveshjen e Osllos. Pastaj fillon me pengesën tjetër: Xhavit Haliti dhe antarët tjerë që e përfaqësonin UÇK-në SHP të FARK-ut nuk e përfillnin rregulloren ushtarake pasi që nuk lajmëroheshin në selinë e Shtabit, që sipas rregullave ushtarake, ata do të duhej çdo ditë të vinin në SHP të FARK-ut për të marrë detyra, dhe për t’i kryer ato. Ata nuk vinin në Shtab me arsyetimin se ata janë mësuar të punojnë ilegalisht, dhe nuk mund t’i përshtaten rregullave ushtarake, por do të punojnë në terren për gjetjen e armatimit nëpër fshatrat e Shqipërisë. Ahmet Krasniqi në fillim i mori si të arsyeshme kërkesat e Xh. Halitit duke shpresuar se këto pengesa shumë shpejt do të largohen. Por pa marrë parasysh pengesat e tyre, Ahmet Krasniqi formimin e SHP të FARK-ut e merrte si punë shumë të ngutshme, duke ditur se situata politike dhe ushtarake në Kosovë nuk shkonte në të mirë të shqiptarëve. Kështu prej kuadrit ushtarak që i  kishte nën urdhërat e tij i caktoi këta ushtarakë, që do të kryenin përkohësisht këto detyra dhe funksione ushtarake në Pjesën SHP të FARK-ut të Tiranë., deri sa të vijnë përfaqësuesit e SHP të UÇK-së për t’i marë detyrat dhe përgjegjësitë në SHP të FARK-ut

 

Për Ahmet Krasniqin marëveshja e Oslos qe një fitore me rëndësi kombëtare.

Ahmet Krasniqi bëri këto emërime për pjesën e Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut: Kryeshef të SHP të FARK-ut (pjesa e Tiranës) oficerin me akademi ushtarake Jahir Hysenin, i cili pas një kohe të shkurtër për shkaqe objektive kthehet në Zvicër. Në vend të tij caktohet kolonel Halil Bicaj, oficer me akademi ushtarake, me përvojë lufte nga Bosnja. Kryeshef i Shërbimit Informativ caktohet Hilmi Nebihu. Kryeshef  të Sigurimit në kuadër të Shërbimit Informativ caktohet Ismet Ibrahimi. Kryeshef për Zbulim dhe Kundrazbulim caktohet Isa Haziri, (me përvojë lufte në Bosnje). Ndihmësa të tij cakton  Miftar Zibën.  Kryeshef të Shërbimit për mobilizim dhe punë personale Sylejman Kollçakun, Kryeshef i Shërbimit të logjistikës caktohet Xhafer Jashari. Caktohen edhe kryeshefat e shërbimeve në kuadër të logjistikës : Kryeshef i i shërbimit të komunikacionit Shyqiri Spahiun,  Kryeshef të shërbimit teknik cakton Bashkim Kalaveshi. Të gjithë të sipërpërmendurit me akadami ushtarake. Caktohen edhe ndihmësat e kryeshefit teknik Fadil Hakiu, Zenun Idrizi, Halil Geci dhe Hasan Krasniqi.Kryeshef i shërbimit të ndërtimtarisë Avdullah Tafili (Inzhinjer i ndertimtarisë), Kryeshef i shërbimit të intendenturës Nevruz Berisha, Kryeshef i Mbrojtjes Teritoriale u emërua përkohësisht Selim Rrahmani deri sa të vinte Ramadan Qehaja. Kryeshef për moral dhe marrëdhënie civilo-ushtarake Ibrahim Shala, politolog. Kryeshef i shërbimit të shëndetësisë, mjeku Agron Isufi. Drejtuesi i resorit të operativës, oficeri me akademi ushtarake Ahmet Alishani,  shef i Protokollit në resorin e Operativës, oficeri Gani Ahmetaj. Pastaj emërohen shefat e lëmive të ndryshme ushtarake. Kryeshef i artilierisë, ushtaraku Ahmet Kukolaj.  Kryeshef për njësi të blinduara, ushtaraku Bajram Syla. Kryeshef për Lidhje, ushtaraku Nehat Koçinaj. Kryeshef për aviacion ushtarakun pilot Shaban Shkreli. Kryeshef për kontroll ajror ushtaraku Tomor Buza. (Edhe ushtarakët e sipërpërmendur me akademi ushtarake të kryera) U caktuan gjithashtu edhe dy referentë për çështje fetare, njëri për religjionin mysliman dhe tjetri për religjionin katolik. Komandant i batalionit të policisë ushtarake u emrua oficeri me akademi ushtarake Afir Hoxha.

U formua gjithashtu edhe Drejtoria Informative e Ministrisë së Mbrojtjes në këtë përbërje: Rifat Haxhiu, drejtor, oficer me akademi ushtarake, Zv.drejtor Naser Haziri, gazetarë : Skënder Zogaj, Seremb Gjergji, Ibrahim Shala, Gani Buçinca, Shefqet Jashari-Strofci. Prej nëntorit 1998 u inkuadrua edhe gazetari Besnik Kada. Kjo Drejtori  me urdhërin e Ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të SHP të FARK-ut kolonel Ahmet Krasniqit nxori organin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovë, revistën mujore “Revistë Ushtarake” politika redaktuese e së cilës sipas Ahmet Krasniqit do të duhej të ishte “në funksion të  informimit,  organizimit, ngritjes dhe të forcimit të Forcave të Armatosura, luftës çlirimtare, lirisë dhe pavarësisë së Atdheut”. Përpilimi i regulloreve e i dokumentacionit përkatës, ishte një detyrë me rëndësi të madhe në funksionimin e Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut. Ahmet Krasniqi jep urdhërin për formimin e formacioneve materialo-teknike, nga niveli i skuadrës deri në nivel të brigadës. Cakton juristin e diplomuar dhe oficerin me akademi ushtarake Naser Limanin përgjegjës për përpilimin e dokumentacionit juridik: Ligjin ushtarak dhe rregulloret tjera juridike. Urdhëron formulimin e tekstit të Betimit për ushtarakë dhe ushtarë që do të kyçeshin në UÇK, urdhëron përpilimin  e Rregullores për formimin dhe dukjen e flamurit luftarak, mënyrën e dorëzimit të tij komandantëve të brigadave.

 Rrjedhat e ngjarjeve që pasuan pas arrijtjes së  Marrëveshjes së Osllos qitën në shesh se nuk ishte Adem Demaçi “shefi” i UÇK-së siç mendonte dhe besonte Ahmet Krasniqi, por ishte Xhavit Haliti, i cili e kishte afruar afër vetes Adem Demaçin vetëm sa për të fituar kredibilitet. Tani ka shumë fakte që dëshmojnë këtë vlerësim, por unë do të cek vetëm disa prej tyre. Kur Adem Demaçi mbronte UÇK-në, dhe pastaj duke ditur se shqiptarët nuk ishin bërë gati për të luftuar me Serbinë,  kërkonte nga udhëheqja e UÇK-së po ashtu edhe nga policia dhe ushtria serbe “të shpallnin një armëpushim për tre muaj”, Demaçi qe rrezikuar të burgosej nga policia serbe. Atëherë Xhaviti me argatët e tij nuk dëgjuan për propozimin dhe kërkesat e Demaçit. Por më vonë, siç tregon Xhaviti, kur i kishin punët ngusht e thërrasin Demaçin për t’ju ndihmuar në formimin e “Asamblesë së Kosovës”. Xh. Haliti në intervistën e tij thotë :“...meqë përpjekja e parë dështoi, (e ka fjalën për krijimin e Asamblesë së Kosovës dhe Qeverisë që do të dilte nga ajo Asamble, plan që kundërshtonte kërkesën amerikane për formimin e një Qeverie të Kosovës nga të gjitha subjektet politike dhe UÇK-ja, vërejtja ime) e sidomos pas kontakteve me diplomacinë e huaj, veçanërisht me atë të SHBA-ve, vërtet ishte domosdoshmëri të bëhej edhe një përpjekje e re,  kështu që e thirrëm Adem Demaçin për të biseduar dhe për t’u marrë vesh me të. U vendos që Adem Demaçi të jetë njëri ndër negociatorët kryesorë për krijimin e Asamblesë së Kosovës dhe u caktuan ata që dihen si përfaqësues të UÇK-së”.

Xh.Haliti dhe këshilltarët e tij edhe me rastin e Marrëveshjes së Oslos, për ta mashtruar Ahmet Krasniqin, e thërrasin  Adem Demaçin duke ditur se çfarë besimi dhe respekti kishte Ahmeti për Demaçin. Bisedat për arritjen e bashkimit të Ministrisë dhe të UÇK-së në mes Demaçit dhe Krasniqit janë bërë me qëllimin më të mirë, për ta forcuar faktorin ushtarak, dhe mu për atë kanë arritur atë që është arritur. Por, Xh. Haliti dhe argatët e tij kishin tjera qëllime, në radhë të parë përvetësimin e Fondit të Qeverisë së Kosovës. Së dyti duke i angazhuar ushtarakët e Republikës së Kosovës nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës  në Tiranë, ata e kishin më kollaj për t’i pasur nën mbikqyerje të vazhdueshme, për të mos lejuar hyrjen e tyre në Kosovë. Atyre u kishte rënë në vesh plani rezervë i Ahmet Krasniqit, i cili planifikonte që po të mos arrihej bashkimi i faktorit ushtarak, ai do të hynte me të gjithë ushtarakët që i përkisnin Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë, në mënyrë ilegale. (Për atë qëllim ai kishte bërë marrëveshje me një shtet ballkanik që ta furnizonte Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës me dokumente udhëtimi për ushtarakët e saj, që nuk kishin pasaporta). Marrëveshja e Oslos nuk ishte asgjë tjetër përpos një kurthë e  Xh. Halitit dhe mësuesve të tij sekret, qëllimi i të cilëve ishte që me të t’ua “lidhnin” duar e këmbë dy personaliteteve me ndikim Adem Demaçit dhe Ahmet Krasniqit, që me veprimtarinë e tyre, të mos kishin mundësi t’ua prishin planet dhe skenarët për realizimin e një marrëveshje tjetër, që ishte shumë më e rëndësishme për ta, pasi garantonte ardhjen e tyre në pushtet, marrëveshjes së Zyrihut. Është e vërtetë se Marrëveshja e Oslos ia mundësoi Ahmet Krasniqit të krijonte pjesën e SHP të FARK-ut në Tiranë. Por për këte nuk mërzitej fare Xh. Haliti dhe as A.Syla pasi që ai dhe bashkëpunëtorët e tij ishin ishin nën mbikqyrjen  e SHIK-ut dhe të njerëzëve të tij me grada ushtarake që ishin dërguar te Ahmet Krasniqi nga Xh.Haliti, I.Kelmendi dhe H.Hyseni me detyra speciale për ta vëzhguar dhe për ta penguar me të gjitha mënyrat Ahmet Krasniqin dhe SHP të FARK-ut. Por Ahmet Krasniqi dhe bërthama e shëndoshë rreth tij, që nuk pranuan të hanë me shumë lugë, dhe të kenë shumë fytyra, që punuan me përkushtim për bashkimin e subjekteve politike dhe ushtarake të Kosovës, që nuk i mohonin institucionet shtetërore dhe as punën e tyre, që punonin pa hile për ta forcuar faktorin ushtarak, që punuan me përkushtim për Kosovë dhe për shqiptari, edhe në ato kushte dhe rrethana shumë të vështira, para syve të spiujve të UDB-së jugosllave dhe para spiujve të UDB-së së Tiranës, në saje të aftësive dhe vullnetit të tyre të pathyeshëm, kryen shumë punë të rëndësishme, që më vonë do të sillnin sukseset e para të UÇK-së në frontin e luftës në disa beteja që patën rëndësi të madhe ushtarake dhe kombëtare për shqiptarët.

Formimi i pikës për grumbullimin e armatimit në Tropojë dhe të qendrave stërvitore në Viçidol dhe në Papaj nga Salih Çeku dhe Zenun Idrizi, që e përfaqësonin Grupin ushtarak të Deçanit në FARK,  ishte një fitore e rëndësishme e Pjesës së SHP të FARK-ut në Tiranë,  pasi që në ato qendra u aftësuan ushtarakët dhe ushtarët e parë të brigadave operative të UÇK-së, Brigadat 134, 131, 133 që hynë në Kosovë për kryerjen e aksioneve operative, në mënyrë të organizuar, si Ushtri e Rregulltë e Republikës së Kosovës, qysh parashihte Marrëveshja e Oslos. Po në ato qendra stërvitore u përgatitën ushtarakët dhe ushtarët e FARK-ut për ta thyer kufirin që i ndau në dysh shqiptarët. Ushtarakët dhe ushtarët trima të FARK-ut, nën komandën e Agim Ramadanit, Salih Çekut, Anton Çunit, Rrustem Berishës e të tjerëve, me thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, që iu vu shqiptarëve me padrejtësi dhe me dhunë, e pasuruan historinë tonë kombëtare edhe me një betejë të rëndësishme, me një epope, me një fitore të shkëlqyer, që do të quhet Beteja e Kosharës. Po ajo betejë, Beteja e Kosharës  do të ketë rëndësi historike për shqiptarët, ashtu sikur që  pati rëndësi historike rrëzimi i Murit të Berlinit për gjermanët. Siç dihet, ushtarakët që i zgjodhi Ahmet Krasniqi për kryerjen e aksioneve të para operative në Kosovë, arritën shumë suksese, por do t’i veçoja  vetëm dy prej tyre. Beteja e Loxhës e udhëhequr nga komandant Tahir Zemaj dhe Beteja e Kosharës nën udhëheqjen e Agim Ramadanit, Salih Çekut, Anton Çunit, Rrustem Berishës, etj dëshmojnë se po të mos ishte shkelur Marrëveshja e Oslos nga Xh. Haliti dhe argatët e tij, Kosova do të çlirohej nga FARK-u në saje të dijës së ushtarakëve tanë për ta udhëhequr luftën, dhe punës së pa kursyer të  bashkëkombasëve, ashtu siç e parashihte kolonel Ahmet Krasniqi me një shkrim-analizë të situatës ushtarake në Republikën e Kosovës që ua pati dërguar Bujar Bukoshit, Ibrahim Rugovës dhe Sali Berishës në janar të 1997. Nëpërmjet atij shkrimi Ahmet Krasniqi ua bëri me dije këtyre personaliteteve dhe në veçanti Kryeministrit të Republikës së Kosovës Bujar Bukoshit, që ishte e domosdoshme të formoheshin Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës për të arritur synimet e larta kombëtare që i parashihte Kushtetuta e Kaçanikut.

Deri tash, nga pjesëmarrësit e takimit, me sa di unë ka folur vetëm Xhavit Haliti, i cili në intervistat e tija të botuara në  “Klan” dhe në “Zëri” plotësisht mohon se në takimin e Oslos  është arritur ndonjë marrëveshje për bashkimin e UÇK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Opinioni i gjërë ende nuk e ka të qartë se kishte apo nuk kishte marrëveshje për bashkimin e këtyre subjekteve ushtarake, pasi që deri tash për atë Marrëveshtje përpos Xh. Halitit, kam folur unë, autori i këtij shkrimi, në bazë të pohimeve të ndjerit Ahmet Krasniqit. Po ashtu ka folur edhe Dr. Zekeria Cana, kolonel Tahir Zemaj, Rexhep Kastrati e ndonjë tjetër, por fatkeqësisht deri më sot nuk ka folur Adem Demaçi. Shtrohet pyetja pse Adem Demaçi nuk foli asnjë fjalë për takimin e Oslos, nuk foli as për vrasjen e Ahmet Krasniqit edhe pse opinioni i gjerë pret me padurim përgjigjen e tij, fjalën e tij? Siç dihet, pas çlirimit të Kosovës, karrieristët dhe agjenturat e ndryshme, kanë mundur edhe t’ia japin një plumb pas koke Adem Demaçit po të fliste. Por tash, kur komplotistëve u ka dalur “duqi i të ligave” që ia bënë Kosovës, nuk ka pse të frigohet Adem Demaçi. Ai e di mirë se ia ka borxh jo vetëm Ahmet Krasniqit dhe familjës së tij, por ia ka borxh opinionit, ia ka borxh historisë, për ta zbardhur takimin e Oslos, për të na e shpjeguar atë. Xh.Halitit nuk i zihet për të madhe edhe kur të gënjejë, edhe kur të shpifë, edhe kur të kërcënojë. Fjalëve të tij askush nuk ua vë veshin. Përkundrazi, fjala e Demaçit ka peshë. Demaçi ka treguar me fakte se ka guximin qytetar ta thotë të vërtetën, edhe kur ajo e dëmton atë personalisht. Po qe se edhe më tutje Demaçi i shti  veshët në lesh dhe nuk flet për marrëveshjen e Oslos, atëherë është e sigurtë se ai është hisedar me Xh. Halitin dhe me SHIK-un për ta kurthuar Ahmet Krasniqin me marrëveshjen e Oslos. Siç dihet, nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes në takimin e Oslos ka qenë edhe Agim Mehmeti, zv.ministër i Ministrisë së Mbrojtjes. Disa herë jam takuar me të në tubimet që mbahen në Zvicër nga gurbetqarët shqiptarë. Ai në ato tubime zakonisht e përshëndet  masën duke “rrahur gjoks” se ishte njeriu i dytë i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i Pjesës së SHP të FARK-ut, qëllimi i të cilit është të “fitojë poena dhe autoritet”, që kur të bëhet Kosova e pavarur ta zërë një vend me rëndësi në FARK. Disa herë kam kërkuar prej tij të flasë për marrëveshjen e Oslos, pasi opinioni do të dijë të vërtetën, pasi që Xhavit Haliti dhe argatët e tij po pshtyjnë dhe po shpifin për Ministrinë dhe FARK-un. Por ai, në vend se ta marrë këshillën time ashtu si duhet, me gjestet dhe pamjen e jashtme shihet se dikush ia ka shti “lepujt në bark”. Më shtin në gjynah i gjori, kur fillon të skuqet, dridhet dhe fillon të arsyetohet: ‘’Është heret! Është shumë heret të dilet në opinion! Ende s’ka ardhur koha të dilet me të vërtetën për ta  zbardhur marrëveshjen e Oslos!”. Një ditë ndoshta edhe do të flasë, por a thua vallë do ta thotë të vërtetën e plotë për bisedimet dhe marrëveshjen e Oslos?!  Sa i përket Shaban Mujës, i cili ishte pjesëmarrës në ato takime, jam i bindur, edhe pse nuk e njoh, se tek ai do të fitojë arsyeja mbi ndjenjat dhe mbi obligimet që i ka ndaj Xhavitit. Për hir të nderit të familjes dhe babës që njihet jo vetëm në Drenicë, por edhe më larg për burrë të mirë dhe atdhetar, ai ka për ta thënë të vërteten. Por mbi të gjitha, Shaban Muja për hir të Drenicës heroike, që lindi dhe rriti aq shumë burra që ia zbardhën fytyrën kombit, do ta na e zbardhi marrëveshjen e Oslos. Edhe unë për hir të vërtetës, dhe për hir të opinionit të gjërë jam i detyruar, pa dëshirën time, t’i vë në dukje raportet që i kam pasur me të ndjerin Ahmet Krasniqi, me qëllimin e vetëm, që t’ua bëj me dije opinionit të gjerë se pohimet e mia për  marrëveshjen së Oslos nuk janë shpifje, por janë të vërteta, pasi që  me Ahmet Krasniqin kemi qenë shokë qysh nga rinia jonë e hershme. Kemi qenë antarë të së njëjtës organizatë ilegale :’’Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi’’ (LNÇKVSHJ). Ndërsa Ahmet Krasniqi ka shkuar për ta studjuar artin ushtarak me porosinë dhe kërkesën e kryetarit të organizatës së lartëpërmendur Metush Krasniqit. Pra, Ahmet Krasniqi nuk ka pasur kurrfarë fshehtësie sa i përketë veprimtarisë kombëtare të më hershme apo të mëvonshme ndaj meje. Nga viti 1996 kur jemi takuar në Zvicër me të, më ka shpjeguar për takimet që i kishte pasur me F.Aganin, B. Bukoshin dhe Xh. Shatrin për çështje të Kosovës dhe FARK-ut. Nga banesa ime ka shkuar në Oslo dhe është plotësisht e logjikshme që më ka njoftuar për rrjedhën e bisedimeve dhe për arritjen e marreveshjes në mes tij dhe Demaçit. Është e nevojshme të ceket se kam qenë i kyçur në Drejtorinë Informative të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në cilësinë e gazetarit në redaksinë e organit të ministrisë “Revistë Ushtarake”. Pra, kam të dhëna të shumta për Ministrinë, FARK-un dhe UÇK-në. Shtrohet pyetja kujt i duhet besuar në këtë rast: Xh. Halitit si pjesëmarës i atij takimi, i cili ka arsye të forta për ta mohuar marrëveshjen e Oslos, apo mua që nuk isha pjesëmarrës në ato  bisedime, por që kam qenë i njoftuar me to nëpërmjet Ahmet Krasniqit? Me qëllim që lexuesi të jetë në gjendje ta kuptojë të vërtetën e bisedimeve të Oslos, të kuptojë se kishte apo nuk kishte marrëveshje, do t’i citoj ca pohime të Xh.Halitit nga intervistat e tij. Në intervistën e tij të botuar në “Klan” në mars të vitit 2000, përkitazi me takimin e Oslos thotë: “çështja për të cilën ne nuk u muarëm vesh ishin se nga Ahmet Krasniqi dhe Agim Mehmeti u kërkua që të unifikohej Shtabi dhe, sipas tyre, ky Shtab duhej të vepronte në Tiranë. Çështje tjetër që u shtrua nga ata ishte se asnjë komunikatë e UÇK-së nuk mund të jepej pa e parë dhe pa e nënshkruar Ahmet Krasniqi. Me këto dy kërkesa ne nuk jemi pajtuar...! Takimi zgjati deri në ora 4 të mëngjesit, asnjë marrëveshje nuk është nënshkruar”. Pra, Xh.Haliti i vë në dukje disa nga çështjet për të cilat është biseduar në atë takim, por edhe kur flet për çështje konkrete siç është rasti për SHP të FARK-ut, ai i shtrembëron qëndrimet e Ahmet Krasniqit, pasi që nuk ishte  e vërtetë se Ahmet Krasniqi  ka kërkuar që SHP i FARK-ut të vepronte në Tiranë, por ai kërkonte që një pjesë e tij të vepronte në Tiranë dhe një pjesë të vepronte në Kosovë, me qëllimin e vetëm që sa më mirë të funksiononte. Nuk është e vërtetë se bisedimet janë zhvilluar vetëm një natë dhe kanë zgjatur “deri në ora 4 e mëngjesit”, por zgjatën tri ditë, kuptohet me ndërprerje të arsyeshme. Por kur Xhaviti thotë se “asnjë marrëveshje nuk është nënshkruar”, thotë një të vërtetë, pasi që marëveshja e arritur gojarisht nuk është vënë në letër për ta nënshkruar përfaqësuesit e dy subjekteve ushtarake, por pasi janë marrë vesh, Adem Demaçi, në prezencën e të gjithë pjesëmarrësëve, e ka shkoqitur marrëveshjen nen për nen, ato nene për të cilat qenë marrë vesh ai me Ahmet Krasniqin. Askush nga pjesëmarrësit e atij takimi nuk ka kundërshtuar asnjë pikë të saj, por të gjithë e kanë miratuar atë, pra edhe vet Xh. Haliti. Ajo marrëveshje nuk është vënë në letër me nënshkrimet e të dy palëve në bisedime, për shkak se Demaçi jetonte në Prishtinë, dhe zbulimi i marrëveshjes në çfarë do mënyre do të rrezikonte burgosjen e tij nga policia serbe. Mirëpo tash po shihet se shkaku i vërtetë për të shmangur një marrëveshje të nënshkruar, nuk ishte çështja e Demaçit siç e arsyetonin ata, por për shkak të një prapavije shumë më të rrezikshme, që tani po bëhet e qartë kur Xh.Haliti e mohon, Demaçi nuk flet fare, Fatmir Zymberi dhe Shaban Muja e kanë të ndaluar të flasin nga Xhaviti, dhe askush nuk di se si shpjegohet fakti që edhe Agim Mehmetit nuk i ndihet zëri?! Prandaj është “normal” mohimi i marrëveshjes nga Xh.Haliti. Ai në intervistën e tij të fundit të botuar në “Zëri” prej 5-16 shkurt 2001 thotë “Aty (e ka fjalën për Oslo, vërejtja ime) kemi biseduar rreth mundësisë së bashkimit, por kryesisht rreth mundësisë së tërheqjes së fondeve për të krijuar mundësi të zhvillimit të UÇK-së....”. A nuk dëshmon kjo që thotë Xh.Haliti se qëllimi i tyre nuk ishte bashkimi i subjektit ushtarak, por derdhja e mjeteve nga fondi i Qeverisë së Bukoshit, në xhepat e XH. Halitit dhe të pehlivanave tjerë të Nanosit. Por, Xh.Haliti bie në kundërthënie kur thotë: “Ahmet Krasniqi dhe Agim Mehmeti kanë kërkuar që të mos lëshohet më asnjë komunikatë e UÇK-së pa e nënshkruar vet Ahmet Krasniqi”. Shtrohet pyetja se si është e mundur të bëhet një kërkesë e tillë nga Ahmet Krasniqi dhe Agim Mehmeti  po qe se nuk ishte arritur marrëveshja për bashkimin e dy subjekteve ushtarake në një subjek të vetëm? Fakti që Xh. Halitit pranon se Ahmeti dhe Agimi kanë kërkuar të mos lëshohet më asnjë komunikatë për opinion pa e “nënshkruar” vet  Ahmet Krasniqi, dëshmon për njerëzit që kanë logjikë të shëndosh, se është arritur Marrëveshja për bashkimin e Ministrisë dhe të UÇK-së, dhe se në bazë të Marrëveshjes, Ahmet Krasniqi si Komandant i SHP të FARK-ut, ka qenë i detyruar të bëjë korrigjimin e komunikatave të UÇK-së, dhe vetëm atëherë kur ai t’i nënshkruante, ato mund të publikoheshin. Xh. Haliti bie në kontradita të thella edhe kur shpjegon se ai, kishte  pasur bisedime me Ahmet Krasniqin edhe para takimit të Oslos, në Zyrih. Ai thotë se në atë takim Ahmet Krasniqi i paska premtuar se “do t’i japiëtë gjitha mjetet në funksion të luftës, dhe se të gjitha mjetet e Qeverisë i kishte ai vetë  në administrim”. Por kur gazetari i “Zërit” e pyet  Xh. Halitin se “Ahmet Krasniqi a kishte ndonjë parakusht aty”? (për t’i dhënë mjetet e Qeverisë për UÇK-në, vërejtja ime ), Xh. Haliti përgjigjet: “Jo. Nuk kishte asnjë parakusht. Thoshte: duam të luftojmë bashkë”. Ku ka logjikë në këto që pohon Xh. Haliti? Si është e mundur që Ahmet Krasniqi nuk paska parashtruar parakushte për bashkim në takimin e Zyrihut, ndërsa në Oslo, jo vetëm që paska pas qitur parakushte për bashkim, por edhe paska pas urdhëruar që të mos shkelet marrëveshja e arritur, ajo që  parashihte që Ahmet Krasniqi ta bënte korigjimin e komunikatave të UÇK-së,  para se të dilnin në opinion. Siç po shihet, Xh. Haliti e nxjerr veten në pozitë të mjerë dhe qesharake, kur herë thotë se Ahmet Krasniqi ka parashtruar kushte për bashkim, dhe herë thotë se nuk ka parashtruar kushte për bashkimin e UÇK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes! Çka t’i thuhet kësaj, përpos papërgjegjësi e plotë për të thënë të vërtetën, tentim për të na e shitur gënjeshtrën për të vërtetë. Po e zëmë se Ahmet Krasniqi nuk paska parashtruar kurrëfarë kushtesh për bashkim. Po atëherë, pse vallë zgjatën tri ditë bisedimet në Oslo? Po qe se Ahmet Krasniqi paska kërkuar prej Bardhyl Mahmutit dhe prej Xh. Halitit “të luftojnë bashkë” dy subjektet ushtarake, Ministria e Mbrojtjes dhe UÇK-ja,  që po  e pranon edhe Xh. Haliti, atëherë kjo do të thotë se është biseduar edhe për ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive në luftën çlirimtare. Në çdo punë që e bëjnë bashkë dy persona, apo dy palë,  ato kanë përgjegjësi të përbashkët në kryerjen  e tyre, dhe se para se të bëjnë diçka bashkë, fillimisht i ndajnë detyrat mes veti. Pra, edhe kur ishte çështja e bashkimit të dy subjekteve ushtarake, që kërkonte Ahmet Krasniqi, ka qenë normale të parashtrohen kushte nga të dy palët. Dëshira dhe kërkesa e Ahmet Krasniqit për “të luftuar bashkë” nënkuptonte bashkimin e të gjitha forcave fizike, financiare, morale dhe intelektuale të shqiptarëve për të arritur çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Pra, do të thotë, luftë të përbashkët, përgjegjësi të përbashkëta, komandë të përbashkët, ndarje të detyrave sipas aftësive dhe mundësisë për t’i kryer ato sa më mirë. Është e kuptueshme se gjatë bisedimeve janë rrahur mendime, është biseduar për çështje të ndryshme ushtarake dhe politike. Është e arsyeshme që ka pasur pengesa, keqkuptime, mosmarrëveshje, por kur ka fituar arsyeja dhe logjika e shëndoshë mbi “kajtjen”, të dy palët e kanë kuptuar se me bashkimin e dy subjekteve ushtarake do të forcohej UÇK-ja, do të fitojnte Kosova, do të forcohej shqiptaria. Atëherë, është shumë e logjikshme dhe e sigurt se përfaqësuesit e dy subjekteve ushtarake, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të UÇK-së në krye me Ahmet Krasniqin dhe Adem Demaçin, të jenë marrë vesh për bashkimin e dy subjekteve ushtarake që ata i përfaqësonin në një subjekt të vetëm ushtarak, që e patën emëruar Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës-FARK. Unë do t’i cek disa nga faktet e shumta që dëshmojnë se në Oslo është arritur marrëveshja.

1.Ahmet Krasniqi disa ditë pas arritjes së Marrëveshjes për bashkimin e UÇK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes  ka shkuar në Tiranë. Në aeroportin e Tiranës në Rinas është pritur nga Xh. Haliti me njerëzit e tij, dhe se pritja dhe përcjellja i është bërë në nivelin e një delegacioni ushtarak që vjen nga jashtë (s’ka pasur formalitete doganore të kontrollit të dokumentacionit). 2. Xhavit Haliti me  njerëzit e tij i kanë caktuar roje personale Ahmet Krasniqit, Naim Mujën, anëtar i LPK-së dhe  njeri i besueshëm i Xh. Halitit. 3. Banesën në Tiranë për Ahmet Krasniqin e ka gjetur dhe në emër të tij e ka marrë Shaip Muja, njeri i besueshëm i Xh. Halitit. 4. Shkuarja e Ahmet Krasniqit me stafin e Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë dhe krijimi i Pjesës së  Shtabit të Përgjithshëm  të FARK-ut. 5. Formimi i “Qendrës për Rekrutim, Stërvitje dhe Përgaditjen e Kuadrit Ushtarak” në Viçidol dhe formimi i  Qendrave tjera Stërvitore në Papaj, Babinë, Kalimash, Kolsh dhe Mamurras nga SHP i FARK-ut. 6. Ndihma finansiare për UÇK-në, sa ishte gjallë Ahmet Krasniqi, në një shumë përafërsisht prej 8 milion DM nga Fondi i Qeverisë së Kosovës. 7. Xh. Haliti me asnjë fjalë me mjetet e opinionit publik nuk e ka mohuar egzistimin e Marrëveshjes së Oslos deri sa Ahmet Krasniqi ishte gjallë. 8 Armatimin e parë për FARK-un e ka siguruar Zenun Idrizi nepërmjet Naser Kukës, i cili ishte njeriu i besueshëm i Xh.Halitit. 9.Kontaktet e vazhdueshme që i bënte Ahmet Krasniqit me Xhavit Halitit në Shqipëri. 10. Dorëzimi i një miljon DM. Xhavit Halitit nga Fondi i Qeverisë së Bukoshit për rroga të kuadrit komandues të UÇK-së. 11. Dërgimi i mesazhit nga ana e  Adem Demaçit për Ahmet Krasniqin, nëpërmjet telefonit nga Prishtina, përmes të cilit ia bën me dije se  Ramadan Qehaja e pranonte emrimin si Komandant i Njësive të Mbrojtjes Teritoriale të Kosovës, (mesazh i koduar me një parullë për të cilën qenë marrë vesh në Oslo). 12. Armatimi që Ahmet Krasniqi e kishte kontraktuar në Kroaci, është sjellë në Shqipëri nëpërmjet firmës së Shaip Mujës, firmë e regjistruar në Shqipëri. 13.Pranimi i Xh. Halitit në intervistën e tij të botuar në “Zëri” se ka shkuar në botën e jashtme me ushtarakun e SHP të FARK-ut Bashkim Kalaveshin për të kontraktuar armatim për FARK-un. 14.Lidhja e marrëveshjes në mes SHP të FARK-ut dhe të një delegacioni të një shteti mik të shqiptarëve për blerjen e armatimit dhe mjeteve ushtarake moderne me ndërmjetësimin e Gani Sylës, që bënte pjesë në  klanin e “dyshes H. Hyseni-A. Syla”. 15.Përgatitja e tri brigadave të para operative të UÇK-së, (Brigada 134, 131, 133) në “Qendrën për Rekrutim, Stërvitje dhe Përgaditjen e Kuadrit Ushtarak” në  Viçidol dhe në QS në Papaj nga ushtarakët më të zotë që kishte SHP i FARK-ut. Solemniteti i organizuar me rastin e bërjes së Betimit, dorëzimit të Flamujve të luftës kamandantëve të brigadave, dhe dorëzimin e Urdhërit luftarak për të tri brigadat, ushtarakut madhor Tahir Zemës nga komandanti i SHP të FARK-ut kolonel Ahmet Krasniqi në qershor të vitit 1998.         Më në fund si përfundim, duhet cekur se vetëm në bazë të Marrëveshjes së Oslos ju bë e mundshme  Ahmet Krasniqit ta formonte Pjesën e Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut në Tiranë. Ajo Marrëveshje mundësoi hapjen e Qendrave Stërvitore në Babinë, Viçidol, Papaj, që lidheshin me rrugën Durrës-Tiranë-Tropojë, dhe në Kolsh dhe Kalimash që lidheshin me rrugën Durrës-Tiranë-Kukës. Vetëm në bazë të asaj Marrëveshje ka mundur të bëhet trajnimi dhe përgatitja e kuadrit ushtarak dhe të ushtarëve për hyrjen e tyre në Kosovë, me formacione ushtarake të gatshme për të kryer detyra operative kundër ushtrisë serbo-jugosllave. Ishin njësitë operative të UÇK-së, Brigadat  134, 131 dhe 133 që hynë në Kosovë nën komandën e ushtarakut madhor Tahir Zemës vetëm një muaj pas arritjes së Marrëveshjes së Oslos. Ajo Marrëveshje mundësoi formimin e Brigadës “Skënderbeu”, brigadave 141, 142 dhe të brigadës 132, dhe hyrjen e tyre nën komandën e Sylejman Kollqakut në Zonën Operative të Pashtrikut, të cilat më 28 nëntor të vitit 1998 arritën në Therandë (Suharekë). Ne saje të asaj Marrëveshjeje u formua Brigada “Mërgimi” nga Tahir Zemaj në Mamurras. Dhe së fundi, vetëm në bazë të Marrëveshjes së Oslos iu bë e mundshme oficerëve tanë të depolitizuar, trima dhe atdhetarë, të brigadave 134, 131 dhe të Batalionit Diversanto-Vëzhgues ’’Delta’’që ta mbajnë nën qeverisjen e tyre Garnizonin e FARK-ut në Papaj, për t’i bërë përgatitjet e duhura për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.

 

Si u arrit deri tek formimi i FARK-ut!

Me urdhërin e Komandantit të SHP të FARK-ut, kolonel Ahmet Krasniqit, caktohet komandant i “Qendrës për Rekrutim, Stërvitje dhe Përgatitjen e Kuadrit Ushtarak” në Viçidol afër Tropojës, Jahir Zeneli, oficer me akademi, ndërsa Brahim Ukëhagjaj caktohet zëveëndës i komandantit për logjistikë. Ushtaraku Zeneli bashkë me emrimin ka marrë edhe urdhërin për mbrojtjen e këtyre parimeve, që do të vlenin në atë Qendër dhe Qendrat tjera që u hapën më vonë: a) Ushtrimet dhe përgatitjet për luftë të bëhen me përpikëri e me përkushtim. b) Interesat partiake, grupore e personale të mos gjejnë shprehje tek pjestarët e njësive ushtarake. c) Të mos ketë urdhër “përpara” por “pas meje”. d) Shembulli personal i eprorit kurdoherë dhe në çdo kohë të jetë para ushtarit. Me urdhërin e Ahmet Krasniqi formohen brigadat134 dhe bërthamat e brigadave 131, dhe 133. Ndërsa në bazë të shënimeve që i kishte Ahmet Krasniqi për çdo ushtarak veç e veç, cakton kuadrin më të aftë komandues që e kishte SHP i FARK-ut, për këto njësi operative siç ishin: Tahir Zemaj, Agim Ramadani, Salih Çeku, Lumni Surdulli, Nazif Ramabaja, Rrustem Berisha, Kemajl Shaqiri, Shaban Dragaj, Fadil Hadërgjonaj, Bajram Stojkaj, Farush Thaçi, Sefedin Kuçi, Musa Gjakova, Ismet Çeku, Esat Ademaj, Sabahate Tolaj, Faruk Xhemajli dhe  Zymer Luli. Po ashtu i caktoi edhe  komandantët e brigadave. Kështu, Tahir Zemaj caktohet komandant i Brigadës 134, Rrustem Berisha i Brigadës 131 dhe Kemajl Shaqiri i Brigadës 133. Sipas planit që e kishte SHP i FARK-ut, bërthamat e brigadave 131 dhe 133 do të plotësoheshin me ushtarë pasi të hyjnë në Kosovë për t’u bërë brigada operative, pasi i kishin komandantët dhe kuadrin e plotë komandues. Vetëm vullneti dhe dëshira e madhe për t’i dalë zot atdheut, vetëm ajo forcë shpirtërore që ishte shtresuar me kohë në shpirtin e ushtarakëve dhe ushtarëve trima të brigadave operative të UÇK-së, brigadave 134, 131 dhe 133, bëri që këta atdhetarë të përgatiten brenda një kohe shumë të shkurtër në pikpamje fizike, ushtarake dhe psikike për t’i kryer të gjitha detyrat operative që ua besonte SHP i FARK-ut. Me 21 qershor të vitit 1998 ushtarët dhe ushtarakët e brigadave të lartëpërmendura, të rreshtuar në revistën ushtarake, në prezencën e Komandantit të SHP të FARK-ut kolonel  Ahmet Krasniqit,  u zotuan në emër të Atdheut dhe Kushtetutës, se do t’i kryejnë të gjitha detyrat ndaj atdheut. Ishte pra kjo ditë e madhe, ditë feste dhe gëzimi, për ushtarakët dhe ushtarët tanë, që e dhanë Betimin për t’i dalë zot Atdheut, për ta mbrojtur popullin, për ta forcuar shqiptarinë. Ja teksti i Betimit që i përcolli ushtarakët dhe  ushtarët trima të  FARK-ut, në të gjitha detyrat që i kryen, dhe betejat që i zhvilluan kundër  ushtrisë së okupatorit serb: “Unë  ushtari..... i popullit tim, betohem në emër të ATDHEUT dhe KUSHTETUTËS përpara ZOTIT dhe FLAMURIT kombëtar, se do të jem besnik dhe i pakursyer në luftën për çlirimin e Kosovës, kundër pushtuesit dhe tradhtarëve të vendit, deri në pikën e fundit të gjakut tim. Do të jemë ushtar i bindur dhe i disiplinuar, do të zbatoj me korrektësi urdhërat dhe detyrat e komandave eprore që lidhën me luftën çlirimtare, ushtrinë dhe sekretin ushtarak, BETOHEM’’. Po atë ditë Ahmet Krasniqi ua dorëzoi flamujtë e luftës komandantëve të brigadave, ndërsa komandantit madhor Tahir Zemës ia jep Urdhërin e luftës për të tri brigadat. Me hyrjen e këtyre njësive operative të UÇK-së në Dukagjin vihen nën komandën e  komandant Tahir Zemës edhe këta oficerë që gjendeshin në Kosovë: Adem Ukëhaxhaj, Skënder Rexhahmetaj, Gani Gjukaj, Shemsedin Çeku, Rrustem Tetaj, Florim Çelaj, Isuf Haklaj, Idriz Elezaj. Përveç këtyre ushtarakëve dhe oficerëve nën komandën e Tahir Zemës kanë hyrë edhe këta veprimtarë të çështjes madhore kombëtare: Rrustem Bruçi, Shaban Avdimetaj, Rrok Berisha e të tjerë. Opinioni ynë ka mësuar për sukseset e këtyre brigadave në Betejën e Logjës, Betejën e Llukës, betejën për shpëtimin e popullësisë civile nga masakrat serbe dhe për  beteja tjera. Por suksesi më i madh i kryekomandantit të këtyre brigadave Tahir Zemës, komandant Ramush Hajradinajt,  Komandës së Rrafshit të Dukagjinit, ushtarakëve, komandantëve të brigadave, dhe kuadrit komandues të 72 Shtabeve lokale-fshatrash, ishte formimi i Shtabit të  Zonës së Tretë Operative të Rrafshit të Dukagjinit, i cili pati një rëndësi të madhe politike dhe ushtarake pasi që, edhe praktikisht u vu në veprim Marrëveshja e Oslos. Shtabi i Zonës së Tretë Operative të Rrafshit të Dukagjinit ishte organi i vetëm komandues i të gjitha njësive operative të UÇK-së dhe i njësive të Mbrojtjes Teritoriale në atë zonë, ashtu siç e parashihte ideatori i Marrëveshjes së Oslos, kolonel Ahmet Krasniqi. Ai Shtab u formua nga oficerët e njësive operative të UÇK-së, brigadave 134, 131, 133, dhe të njësive Territoriale të UÇK-së që i komandonte Ramush Hajredinaj. Siç dihet, Tahir Zemaj u caktua Komandant i Shtabit, ndërsa Ramush Hajradinaj u caktua Zv. Komandant i Shtabit. Kryeshef i Shtabit Operativ u caktua Nazif Ramabaja. Ndihmës i Komandantit për zbulim dhe kundrazbulim u caktua Ismet Ibishi. Ndihmës i Komandantit për sigurim Idriz Elezaj. Ndihmës i Komandantit për logjistikë Rrustem Tetaj. Ndihmës i Komandantit për mbrojtjen territoriale Shemsedin Çeku. Ndihmës i Komandantit për moral Faton Mehmetaj etj. Fatkeqësisht Shtabi i Zonës së Tretë Operative të Rrafshit të Dukagjinit i krijuar më 20/21 gusht 1998 nuk pati jetë të gjatë, pasi në fillim të shtatorit e shkatërruan argatët e Xh. Halitit, anëtarët e SHP të UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Bislim Zyrapi etj. Edhe Ramush Hajradinaj ndihmoi në shkatërrimin e atij Shtabi, pasi i përkrahu ndryshimet e propozuara nga anëtarë të SHP i UÇK-së, që sipas tyre Ramush Hajradinaj duhej të ishte Komandant i Zonës së Tretë Operative të Rrafshit të Dukagjinit në vend të Tahir Zemës, dhe ndryshimet tjera ku ndërroheshin ushtarakët e karrierës me persona që nuk kishin njohuri elementare nga arti ushtarak. Po sikur ta kishte mbajtur fjalën Ramush Hajradinaj, se edhe “si ushtar i thjesht do të pranoj të jem nën komandën e Tahir Zemës”që e pati dhënë, kur u formua Shtabi i ZO të Rrafshit të Dukagjinit, Xh. Haliti me argatët e tij nuk do të kishin mundësi ta shkatërronin Shtabin, dhe atëherë Zona e Tretë Operative e Rrafshit të Dukagjinit do të luante një rol me rëndësi në institicionalizimin e UÇK-së, dhe në bashkimin e faktorit ushtarak të Kosovës siç e parashihte marrëveshja e Oslos.

Pas hyrjes së tri brigadave operative të UÇK-së në Kosovë, Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armartosura të Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi urdhëroi të hapej Qendra Stërvitore në Kalimash dhe në Kolsh. Me urdhërin e tij formohen  njësitë operative të UÇK-së, Brigada “Skënderbeu”, brigadat 141, 142, Brigada 132 “Istogu”, Batalioni Diversanto-vëzhgues, si dhe Policia Ushtarake. Kuadrin ushtarak dhe komandantët e tyre i cakton kolonel Ahmet Krasniqi. Komandant i Brigadës “Skënderbeu” emërohet Rashit Mustafa. Më vonë, për shkaqe objektive bëhet zëvendësimi i tij me Armando Arbanasin. Në  kuadrin komandues të kësaj brigade ishin Avdullah Shashivari, Abaz Thaçi, Enver Rrustemi, Fatmir Dushaku, Besnik Osmani, Xhevat Leci, Anton Ndreca dhe Esat Çollaku. Komandant i  bataljonit  Diversanto-vëzhguese, u caktua Anton Çuni, oficer me akademi të kryer ushtarake. Komandant i njësive policore ushtarake caktohet eprori me akademi ushtarake Hafir Hoxha. Komandant i Brigadës 141 caktohet Fuad Ramiqi, ndërsa kuadri tjetër komandues ishte: Agim Maloku, Hysen Shahini, Sami Sejda, Ramadan Gashi, Gani Ahmetaj, Isa Agushi, Bekim Arifi, Nehat Basha dhe Nexhmedin Kastrati.  Në Qendrën Stërvitore Babinë formohet Brigada 142. Tërë kuadrin komandues e cakton Ahmet Krasniqi. Për komandant brigade cakton ushtarakun me akademi Muharrem Rrahmanin, ndërsa kuadri tjetër ishte ky: Bedri Zeqiri, Gëzim Hazrolli, Muharrem Sylejmani, Remi Mehmeti, Xhelal Fetahu, Vehbi Shkodra. Në Qendrën Stërvitore Papaj formohet bërthama e Brigadës 132 “Istoku” ku Faton Gashi caktohet komandant brigade, ndërsa Skënder Alimetaj dhe Milazim Maraj ishin kuadri tjetër komandues. Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut Ahmet Krasniqi planifikonte hyrjen e njësive operative të UÇK-së, Brigadave “Skënderbeu”, dhe atyre me numra 141, 142, 132,  gjatë muajit shtator-tetor të 1998 në Zonën Operative të Pashtrikut. Sipas planit të paraparë, këto brigada do të hynin në dy faza. Në fazën e parë do të hynte Brigada 142, në gjysmën e dytë  të muajit shtator të vitit 1998, ndërsa brigadat tjera dy javë më vonë. Ahmet Krasniqi një javë para se të vritej në Tiranë, e pati caktuar ushtarakun Sylejman Kollçaku  komandant të  Brigadës 142, në vend të Muharrem Rrahmanit, i cili qe liruar për t’u kthyer në familjen e tij  për shkaqe objektive.

 

Ahmet Krasniqi pat vendosur të mobilizonte edhe pilotët e aviacionit luftarak

Po ashtu në bazë të kuadrit ushtarak që kishte në Shqipëri dhe të atij që ndodhej në Evropën Perëndimore dhe që ishte vënë në gadishmëri të SHP të FARK-ut, Komandanti i SHP të FARK-ut, Ahmet Krasniqi përpiloi listën e kuadrit ushtarak për pesë brigada operative të UÇK-së, që planifikonte t’i formonte gjatë gjysmës së dytë të muajit shtator dhe në fillim të muajin tetor. Ja lista e plotë e tyre: Ali Haziri, komandant brigade. Kuadri tjetër komandues ishte: Rexhep Pepshi, Lulzim Dragidelli, Naser Vlosi, Selim Rrahmani, Nazmi Musa. Demir Gashi komandant brigade, kuadri tjetër komandues qe: Arsim Sadriu, Sahit Kabashi, Nehru Vllasi dhe  Skender Tahiri. Zymer Tahiri,  komandant brigade, ndërsa kuadri komandues qe ky: Ramë Kabashi, Xhavit Kuçi, Besim Mehaj dhe Fadil Mziu. Jahir Zeneli komandant brigade, kuadri tjetër komandues ishin këta: Abdyl Ramaj, Burhan Jahiu, Abdulla Balaj, Tafil Hadërgjonaj, Skender Idrizi. Ahmet Kukollaj, komandant brigade, ndërsa kuadri komandues i planifikuar qe Anton Nrecaj, Xhafer Shaqiri, Rrahman Bekaj, Ejup Dragaj, Muhamet Morina. Pra, me  mobilizimin  e eprorve të sipërpërmendur SHP i FARK-ut e kishte siguruar stafin komandues për  pesë brigada të reja që do ta forconin FARK-un dhe do të ndihmonin frontin e luftës çlirimtare që rritej dhe zhvillohej në Kosovë. Shumica e kuadrit ushtarak i kishin të kryera akademitë ushtarake, vetëm një numër i vogël prej tyre i kishte të kryera shkollat e mesme ushtarake apo kishin një përvojë lufte nga Bosnja dhe Kroacia. Po ashtu komandanti i  SHP i FARK-ut Ahmet Krasniqi  pat vendosur t’i mobilizonte pilotët e aviacionit luftarak, të cilët ishin vënë në shërbim të FARK-ut. Ai kishte pasur kontakte dhe biseda me kreun ushtarak të disa shteteve për blerjen e disa helikopterëve luftarak. Planifikohej që FARK-u të kishte 3-4 helikopterë nga fundi i shtatorit 1998. Ata do të përdoreshin për operacione luftarake sipas planit dhe nevojave dhe do të drejtoheshin nga këta pilotë, të emëruar në skuadriljen e parë të Aviacionit Luftarak të FARK-ut: Shaban Shkreli, Besnik Osmani, Besim Sadriu, Muhamet Mulaj dhe  Ismet Maliqi.

Vrasja e Ahmet Krasniqit më 21 shtator të 1998 në Tiranë, shtyu hyrjen e brigadës së Sylejman Kollçakut dhe të brigadave tjera në Kosovë. Ndërsa me caktimin e Halil Bicajt, Ministër i Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe komandant i SHP të FARK-ut nga Bukoshi, ky institicion shtetëror kaloi në duart e Ibrahim Kelmendit dhe njerëzve të Qosjes siç ishin: Halil Bicaj, Xhafer Jashari, Fadil Demiri, Agim Haziri, Bajram Gashi e shumë të tjerë që ishin dërguar në SHP të FARK-ut me detyra speciale për të vëzhguar veprimtarinë e Ahmet Krasniqit dhe bashkëpunëtorëve të tij si dhe për të penguar SHP të FARK-ut. Halil Bicaj me “reformat” që bëri në FARK e dëmtoi luftën çlirimtare të Kosovës,  pasi jo vetëm se nuk i formoi brigadat të cilat i planifikonte Ahmet Krasniqi, por i dëmtoi rëndë edhe brigadat të cilat i kishte formuar ai gjatë muajit korrik të 1998. Ai e dëmtoi rëndë Brigadadën 141, pasi që komandantin e saj Fuad Ramiqin e tërhoqi afër vetes si këshilltarë në Tiranë, ndërsa brigada mbeti pa komandantin e saj. Të njejtin fat e pat më vonë edhe brigada “Skënderbeu” pasi që komandanti i saj, Armando Arbanasi nuk hyri në Kosovë së bashku me brigadën e tij, për shkaqe që do të duhej të na i tregonte Halil Bicaj. Edhe pse Sylejman Kollçaku i kishte bërë përgaditjet e duhura për të hyrë në Zonën Operative të Pashtrikut gjatë muajit shtator, Halil Bicaj e pat shtyrë hyrjen e asaj brigade dhe brigadave tjera deri në fund të nëntorit të 1998. Vetëm në fund të nëntorit të 1998 ushtaraku madhor  Sylejman Kollçaku urdhërohet të hyjë në Kosovë. Ai i bashkon ushtarët dhe ushtarakët e brigadave  141, 132 “Istogu” dhe të Brigadës “Skënderbeu” që mbetën pa komandantët e tyre me brigadën e tij që e mbante numrin 142, dhe më 27 nëntorë në kushte shumë të  vështira atmosferike, e kaloi kufirin shqiptaro-shqiptarë, dhe më 28 nëntor të 1998 mbërriti në komunën e Therandës, (Suharekës) në vendin e caktuar më parë  në fshatrat Nishor, Kosterc dhe Breshanc. Fshatarët bënë ç’ishte e mundur që Forcat e Atmatosura të Republikës së Kosovës të çlodheshin dhe të ndiheshin sa më mirë. Duhet cekur se Fevzi Bytyçi, Salih Bytyçi  dhe Islam Bytyçi i bënë shtëpitë e tyre kazerma për ushtarët dhe oficerët tanë. Më  26 janar të 1999 i bashkohet Brigadës së Sylejman Kollçakut njësia ushtarake nën komandën e ushtarakut Avdullah Shashivarit dhe eprorëve Nehat Ibrahimi e Sami Elshani, e cila me luftë e theu kufirin dhe kreu detyrën që ia kishte caktuar komandanti i Brigadës 142 Sylejman Kollçaku, duke sjellë mjete të domosdoshme luftarake për njësitë operative të zonës ushtarake të Pashtrikut. Komandant Sylejman Kollçaku luajti rol me rëndësi në riorganizimin e njësive të UÇK-së, që ishin formuar më parë dhe në formimin e njësive të reja operative të UÇK-së. Po ashtu në saje të komandant Kollçakut dhe oficerve të tjerë të karrierës, bashkëpunimi në mes njësive ushtarake të kësaj zone dhe zonave tjera ushtarake ishte shumë i mirë. Kjo zonë ushtarake i shkoi në ndihmë dy herë zonës Ushtarake të Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa në Drenicë e pat dërguar ekspertin Kurtish Fondaj për trajnimin e ushtarëve për përdorimin e raketave kundërajrore. Në këtë zonë ushtarake qe formuar Spitali ushtarak në Pagarushë, ndërsa në fshatrat Kosterc dhe Nishor qe hapur Shkolla për Aftësimin  e Kuadrit Ushtarak. Rol të rëndësishëm luajti edhe aktivisti i dalluar dhe luftëtari trim Ukë Bytyçi, i cili e pat formuar njësinë e parë çlirimtare në këto anë. Zona Operative e Pashtrikut ishte njëra ndër zonat më të suksesshme në luftë me okupatorin, pasi që udhëheqjen dhe komandimin e njësive operative të UÇK-së e bënin oficerët e karrierës. Zona Operative e Pashtrikut është e vetmja zonë operative në gjithë Kosovën, që aksionet luftarake, betejat dhe veprimet ushtarake që kryheshin nga ushtari e deri te brigada, i bëri në bazë të vendimeve dhe urdhërave paraprake nga ushtarakët apo komandat dhe  shënoheshin në librin e urdhëresave, siç i bëjnë ushtritë e rregullta të të gjitha shteteve të botës.

Për Xh.Halitin ndryshimi i ndodhur në kreun e SHP të FARK-ut në Tiranë pas pushkatimit të Ahmet Krasniqit kishte dy anë të medaljes: Ishte një fitore e rëndësishme e LPK-së dhe LBDK-së, por mund të kishte pasoja të rënda për klanin e tij po qe se ai vetë dhe klani i tij nuk ruheshin prej ndërskamsave dhe kurthave të Ibrahim Kelmendit, Bukoshit dhe Qosjes. Por Xh.Haliti ishte një ujk i vjetër, ishte vet mjeshtër i ndërskamsave dhe i kurthave, prandaj çdo hap që merrte, çdo potez që luante, e studionte mirë e mirë. Tentimi  i Ibrahim Kelmendit dhe i Bujar Bukoshit për ta eliminuar klanin e Xh. Halitit me anën e një “marrëveshjeje” që duhej të lidhej në mes Shtabit të Halil Bicës dhe Shtabit të Xh. Halitit & A. Sylës,  gjoja për “bashkimin e subjekteve ushtarake”,  kishte për qëllim të bënte grusht ushtarak në SHP të UÇK-së, për ta marrë udhëheqjen politike dhe ushtarake të UÇK-së. Kjo ishte  një përpjekje jo serioze dhe qesharake e tyre,  pasi Xh. Haliti, me kohë ishte kujdesur që në Shtabin e tij dhe të A. Sylës të mos i fuste kush hundët, përpos njerëzve të besueshëm të tyre. Të shikojmë çka na thotë Xh.Haliti  për ç’montimin e kurthës që iu përgatit nga B. Bukoshi, H. Bicaj dhe I. Kelmendi. Ai në intervisten e tij të botuar në “Zëri” 5-16 shkurt të këtij vit shpjegon: “Bislimi ka qenë koleg me Halil Bicajn, kanë zhvilluar bisedime dhe një ditë më kanë ftuar që edhe unë të shkoj në ato bisedime. U kam thënë: ‘Unë nuk marr pjesë në bisedime dhe nuk marr pjesë në asnjë marrëveshje, sepse dyshoj se do t’i keqpërdorni. Megjithatë, nëse arrini marrëveshje, ajo për mua do të jetë valide. Unë do ta kryej detyrën time’’. Bislim Zyrapi dhe Halil Bicaj pas shpalimit të kujtimeve të jetës ushtarake, dhe përpilimit të planeve dhe skenareve për komplote, duke bërë ahengje nëpër hotelet dhe restoranet e Tiranës iu morën “myzhde” bashkëpunëtorve të tyre se “arritën marrëveshje xhentëlmenësh”, e cila nuk ishte asgjë tjetër vetëm një kopje e keqe e Marrrëveshjes së Oslos, por tash me “ustallarë” tjerë, dhe me qëllime tjera.

 

Marrëveshja e Tiranës synonte dëmtimin e mëtejshëm të institucioneve të Kosovës

Me marrëveshjen e Tiranës, as njëra palë nuk kishte për qëllim bashkimin e faktorit ushtarak të Kosovës, por kishin për qëllim shkatërrimin e institicionit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe  SHP të FARK-ut. Pra, në këtë çështje, në shkatërrimin e FARK-ut  ishin të bashkuar të dy palët, që e nënshkruan marrëveshjen e Tiranës. Por ishte një çështje tjetër që i ndante ata. Deri sa Xh. Haliti, Kadri Veseli, Bislim Zyrapi etj, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Tiranës  kishin për qëllim përvehtësimin e Fondit të Qeverisë së Bukoshit, në anën tjetër, Halil Bicaj, Xhafer Jashari, Fadil Demiri, etj. që ishin argat të I. Kelmendi dhe të B. Bukoshit kishin për qëllim forcimin e pozitave në UÇK të Ibrahim Kelmendit dhe të Bujar Bukoshit. Ideatorët e  Marrëveshjes së Tiranës, B. Bukoshi dhe I. Kelmendi planifikonin se do ta marrin SHP të UÇK-së po qe se nga Shtabi i Xh. Halitit dhe nga Shtabi i H. Bicës, do të formonin një shtab të përbashkët, ku pastaj me vënien në veprim të mjeteve të marrjes së kalas nga brenda dhe përdorimit të  parimit se “qëllimi i arësyeton mjetet’’ do ta merrnin SHP të UÇK-së. Nuk vonoi shumë dhe Xh.Haliti e zbuloi planin dhe skenarin që kishte përgaditur I.Kelmendi dhe B.Bukoshi për t’ia marrë udhëheqjen e UÇK-së, prandaj e urdhëroi argatin e tij më të besueshëm Hashim Thaçin ta shpalli të pa vlefshme marrëveshjen e Tiranës. Ai publikisht e shpalli të pavlefshme atë marrëveshje në Zyrih në prezencën e teklefecave të Bukoshit dhe në prezencën e rrogëtarëve të Xhavitit, duke thëne se “Marrëveshja është e pa vlefshme pasi që Halil Bicaj është njeri i besueshëm i Ibrahim Kelmendit”.

Megjithatë në bazë të Marrëveshjes së  Tiranës, u vendos që në Zonën Operative të Pashtrikut të hynin brigadat e FARK-ut, që i pat formuar sa ishte gjallë Ahmet Krasniqi: Brigada 142, Brigada “Skënderbeu”, Brigada 141 dhe Brigada 132 “Istogu” nën komandën e ushtarakut madhor Sylejman Kollçakut, i cili do të ishte edhe Komandant i Zonës Operative të Pashtrikut. Disa javë pasi që Sylejman Kollçaku hyri në Kosovë, u zyrtarizua çvlerësimi i Marrëveshjes së Tiranës. Si rezultat e pëson Brigada 142, së cilës iu ndërrua emri, me arsyetimin se gjendej diku në Kosovë një brigadë me të njëjtin numër. Kuadri komandues dhe ushtarët e brigadës ndahen nëpër brigada tjera. Ndërsa komandant “Drini” caktohet Komandant i Zonës Operative të Pashtrikut në vend të Sylejman Kollçakut. Sylejman Kollçaku, edhe pse e kishte vendimin e firmosur nga përfaqësuesit e Shtabit të Xhavitit dhe përfaqësuesit e Shtabit të H. Bicës, se caktohej Komandant i Zonës Operative të Pashtrikut, pranoi të ishte zv.komandant i Zonës Operative të Pashtrikut me qëllimin e vetëm, që të kontribonte në bashkimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, të kontribonte në forcimin e ushtrisë së Kosovës, por ai nuk i dinte  hilet dhe komplotet që luheshin në dëm të UÇK-së dhe në dëm të Kosovës. Ai me veprimin e një ushtaraku të mençur, të urtë dhe largpamës, lëshoi pe, për të mos qenë shkaktar i ngatërresave në mes Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Kështu dha shembullin më të mirë se interesi kombëtar kurdoherë duhet të vihet mbi interesin  personal, grupor dhe  partiak.

Halil Bicaj duke qenë i bindur se komplotet e tij kundër FARK-ut, nuk do t’i arsyetonin ushtarakët e Brigadës 134, 131 dhe të batalionit Diversanto-Vëzhgues, u detyrua të mbajë të fshehur marrëveshjen e Tiranës prej tyre. Por ata edhe pse nuk ishin në dijeni të tradhtisë së tij, ishin të bindur se diçka nuk ishte në rregull me Halil Bicën, i cili e pat mbushur kabinetin e tij me “këshilltarë” të dërguar nga I. Kelmendi, R. Qosja dhe Xh.Haliti. Kuadri ushtarak i brigadave 134, 131 dhe Batalionit Diversanto-Vëzhgues, që nuk pranuan të bëheshin argatë të  askujt, ishin kundër gjendjes së krijuar në Pjesën e SHP të FARK-ut, por nuk kishin mundësi  të ndryshonin asgjë. E vetmja gjë që u mbeti ishte që t’i vazhdonin përgatitjet për beteja të reja me okupatorin serb. Pasi përkrahje të nevojshme nuk kishin nga Halil Bicaj dhe argatët e tij, vendosën t’i dërgonin në Zvicër dhe Gjermani Salih Çekun dhe Agim Ramadanin për të propoganduar domosdoshmërinë e kyçjes së burrave të fortë në UÇK. Ata kudo që shkuan, dhe në të gjitha tubimet e mërgimtarëve ku morën pjesë, kërkuan vullnetarë për t’i dalë zot atdheut, duke u zotuar se nuk do t’i fusin në luftë me serbin pa qenë të përgatitur fizikisht, psiqikisht dhe ushtarakisht, në nivelin më të lartë që është e mundur, dhe se nuk do t’u thuhej kurrë “përpara”, po qe se vetë nuk do të jenë në ballë të tyre. Ata, pra, nuk e përdornin parullën bajate të demagogëve se “duhet” bërë kështu e ashtu, por u thonin bashkëkombasve: “Kush ka mundësi dhe kushte për t’i dalë zot Atdheut, ejani me ne”. Fatkeqësisht propoganga shumë e ulët e kreut të LPK-së dhe LBDK-së kundër institicioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, shpifjet që i bënin kundër personaliteteve të shquara kombëtare dhe veprimtarëve që nuk u bënë argatë dhe rrogtarë të tyre, bëri që në shpirtin e shqiptarëve të mbillej paknaqësia, pesimizmi, dhe demoralizimi, bash në kohën kur duhej të ishim të bashkuar si një trup i vetëm, të gjithë shqiptarët, kudo që gjindeshin në botë. Me kthimin e Agim Ramadanit dhe Salih Çekut në Qendrën Stërvitore në Papaj afër Tropojës, kuadri komandues i brigadës 134, 131 dhe Batalionit Diversanto-Vëzhgues me në krye Agim Ramadanin, Salih Çekun, Anton Çunin, Rrustem Berishën, Hysen Berishën e të tjerë, filluan përgatitjet për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, pa dijen e Halil Bicës dhe pa dijen e këshilltarëve dhe argatëve të tij. Edhe Tahir Zemaj nuk ishte i pajtimit  me veprimet e H.Bicës dhe të Agim Mehmetit, pasi nuk e lejuan të shkonte në Papaj tek brigada e tij. Për ta asnjanësuar mëllefin e kolonel Tahir Zemës, ata i japin për detyrë të formojë Brigadën’’Mërgimi’’në Mamurras. Opinioni ynë ka mësuar nepërmjet intervistave dhe librit të Tahir Zemës për pengesat e papritura të kësaj brigade dhe tradhëtin që ia bëri Halil Bicaj kolonel Zemës duke e penguar të shkonte për Kosovë së bashku me brigadën e tij, duke e urdhëruar me dekret për një detyrë tjetër. Ishte fjala për një “takim” që do të bëhej në mes Shtabit të Halil Bicës dhe të një delegacioni të NATO-s,  por më vonë u kuptua se ishte në pyetje mashtrimi dhe tradhëtia që ia bënë kolonel Tahir Zemës, që t’ia pamundësojnë hyrjen e tij në Kosovë së bashku me brigadën e tij, e jo takimi me ushtarakë të NATO-s! Një ditë jo të largët do të zbulohen të gjitha komplotet e Halil Bicës, patronëve dhe argatëve të tij kundër FARK-ut, Ahmet Krasniqit, Ibrahim Rugovës, Agim Ramadanit, Salih Çekut, Anton Çunit, Rrustem Berishës, Tahir Zemës dhe brigadave 134, 131, 133, 141, 142, 132 “Istogu”, Brigadës “Skënderbeu”, “Mërgimi” dhe Batalionit Diverzanto-Vëzhgues. Drejtësia shqiptare do ta thotë fjalën e vetë në bazë të ligjit të Shtetit të Kosovës.

 

A. Krasniqi: Tropoja dhe e gjithë Shqipëria, do të jenë prapavijë e sigurtë e Kosovës dhe UÇK-së!

Dërgimi i njësive operative të UÇK-së, brigadave 134, 131, 133 në Kosovë  nën komandën e ushtarakut madhor Tahir Zemaj, bëri që të shqetësoheshin qendrat e agjenturave serbo-greke në Shqipëri. Ato qendra u befasuan me suksesin e Ahmet Krasniqit dhe të pjesës së SHP të FARK-ut, që aq shpejtë i krijuan strukturat e komandimit, të logjistikës dhe i formuan qendrat për rekrutim, stërvitjen, përgaditjen e ushtarëve dhe kuadrit ushtarak. Forcimi dhe konsolidimi i FARK-ut nuk i shkonte për shtat Beogradit, Athinës, Shkupit, Moskës me aleatëve të tyre. Dhe bash për këtë i futën në veprim të gjitha mekanizmat shtetërore dhe agjenturat që kishin krijuar në gjithë hapsirën tonë kombëtare, për të penguar bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Republikës së  Kosovës. Në veçanti bënë plane dhe skenare për ta penguar Ahmet Krasniqin dhe pjesën e SHP të FARK-ut, për të marrë pjesë në aksione dhe beteja çlirimtare në Kosovë, duke hapur lloj-lloj shpifjesh kundër Ahmet Krasniqit dhe oficerëve të tjerë, që i kishin kryer akademitë ushtarake në Beograd e Zagreb. Pengesat serioze për Ahmet Krasniqin dhe SHP të FARK-ut filluan nga Fatos Nano. Kur po bëheshin përgatitjet e fundit për dërgimin e njësive të para operative në Kosovë, në pasditën e 20 qershor të 1998, në Qendrën Stërvitore në Papaj po bëhej revista ushtarake për t’i dhënë raport Komandantit të SHP të FARK-ut, kolonel  Ahmet Krasniqit, papritmas u duk një oficer i komisariatit të policisë së Tropojës, i cili kërkoi takim me kolonel Ahmet Krasniqin. Takimi përfundoi shpejt pasi oficeri i policisë shqiptare kishte për detyre t’ia përcillte urdhërin e Fatos Nanos, të dërguar me faks, për mbylljen e “Qendrës për Rekrutim, Stërvitje dhe Përgatitjen e Kuadrit Ushtarak” në Viçidol dhe në Papaj. Ahmet Krasniqi e kundërshtoi kërkesën e Nanosit duke i dhënë këtë përgjegje oficerit të policisë: “Ne, jo vetëm që nuk do t’i mbyllim këto Qendra, por do të hapim edhe qendra tjera. Tropoja dhe gjithë Shqipëria do të jenë prapavijë për Kosovën, dhe për  UÇK-në”. Të nesërmen pas përfundimit të solemnitetit me rastin e dhënies së Betimit të brigadave 134, 131, dhe 133, kur Ahmet Krasnqi  kthehej nga Tropoja për Tiranë së bashku me Hilmi Nebihun, Flamur Gashin dhe me këngëtaren Leonora Jakupi, e cila kishte kënduar në solemnitetin e dhënies së betimit, në një grykë afër liqenit të Komanit, një bandë e armatosur dhe e maskuar, shtin me armë automatike në drejtim të Ahmet Krasniqit dhe shoqëruesve të tij. Fatmirësisht askush nuk plagoset dhe as nuk vritet. Ua plaçkisin veturën me gjithë dokumentacionin që e kishin me vehte. Ky sulm ia bëri me dije Ahmet Krasniqit dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, se nuk do t’u lejohej të vepronin kundër interesave serbo-greke, nuk do t’u lejohej të dërgonin njësi operative në Kosovë me kuadër të aftë, që dinin si bëhet lufta, me ushtarë të stërvitur dhe të kalitur për luftë, me plane taktike dhe strategjike për ta goditur ushtrinë serbe, ku më së shumti mund t’i sillnin humbje njerëzore dhe dëme teknike. Qendrat e agjenturave serbo-greke deri me hyrjen e brigadave të para operative të UÇK-së, brigadave 134, 131 dhe 133, me më tepër se 20 oficerë të karrierës, nën komandën e ushtarakut madhor Tahir Zemës, nuk pengonin hyrjen e djelmoshave shqiptarë në Kosovë, që vinin nga katër anët e botës pa kurrëfarë përgatitjesh fizike, psiqike dhe ushtarake, edhe pse kishin një moral të fortë dhe vullnet të papërshkrueshëm për t’i dalë zot Atdheut. Por si t’i dalin zot Atdheut, kur Xh.Haliti me argatët e tij po sa hynin në Shqipëri, një natë i ushqenin në restorantin “Drenica” në Durrës dhe me autobus i përcillnin deri në Tropojë apo në Kukës. I ushqenin edhe një herë para se t’ua  jepnin drejtimin ku duhej ta kalonin kufirin shqiptaro-shqiptar dhe, si dekor ua varnin nga një kallashnikov krahaqafe! Sa djelmosha trima ranë në pritat e ushtrisë serbe pa i ra brisk fytyrës, në lulën e rinisë! Sa luftëtarë trima të UÇK-së  ranë  në kurthat serbe me ndihmën e agjenturave serbe që vepronin në Shqipëri, vetëm atëherë kur kishin me vehte armatim modern dhe të rëndë? Xh. Haliti për këtë çështje jep këtë shpjegim: “...sa i përket asaj se a ka pasur tradhëti apo se a është pasojë e veprimit të UDB-ës në Tiranë, në Veri apo në Kosovë, as unë nuk mund të them se kjo ishte pasojë e asaj, sepse ato do të vërtetohen dikur...!?’’. Ja pra njeriu i parë i SHP të UÇK-së, që ishte edhe përgjegjës në Shqipëri për logjistikë, nuk e kishte të qartë se në Shqipëri vepronin agjenturat serbe pas gjithë atyre kurthave dhe pritave që u bënë jo vetëm gjatë kalimit të kufirit shqiptaro-shqiptar, por edhe në Shqipëri. Qendrat antishqiptare që e kthyen Shqipërinë në koloni greke, nuk e patën vështirë t’ua përgatisin konceptin e luftës që i shkonte për shtat Serbisë, anafalbetëve politik të Kosovës, që ishin bërë antarë të SHP të UÇK-së, pa pasur njohuri elementare për artin ushtarak, pasi në radhët e tyre, kishin futur individët që kryenin urdhërat e tyre. Në këto kushte si mund të lejohej të vepronte Ahmet Krasniqi dhe ushtarakët qe kishin të kryera akademi ushtarake, që dinin si ndërtohet ushtria, që dinin si luftohet Serbia, që dinin strategjinë dhe taktikën e ushtrisë jugosllave? Sikur të mos ishte shkelur Marrëveshja e Oslos nga Xhaviti dhe argatët e tij, barrën e luftës çlirimtare do ta mbante gjenerata e rryer dhe e pjekur, e përgatitur për luftë në garnizonet e okupatorve serbo-jugosllav, e cila kishte mësuar shumë gjëra nga lëmia e artit ushtarak. Rinia jonë e pastër, me plot ideale njerëzore dhe kombëtare do të ushtrohej në Qendrat e Stërvitjes, që i pat krijuar SHP i FARK-ut në afërsi të kufirit shqiptaro-shqiptar, për të kryer detyra në prapavijën e luftës. Xh. Haliti në intervistën e tij të botuar në “Zëri” pa dashje i qet në shesh fajet e tij që ishte jo vetëm kryeshef i SHP të UÇK-së në Kosovë, por ishte edhe kryeshef i logjistikës në Shqipëri. Ai thotë: “...kemi siguruar armë të precizitetit të lartë të natyrave të ndryshme, edhe armë kundërajrore, edhe kundër mjeteve të blinduara. Problemi ishte se në shumicën e rasteve nuk kanë ditur t’i përdorin  këto armë, sepse ka ndodhur që një pjesë e një arme ka shkuar në një vend, dhe një pjesë tjetër ka shkuar në një vend tjetër, dhe kështu, kanë mbetur të pa përdorshme. Me nga dy tre muaj ditë s’ka ditur kush se çka të bëjë me ato armë.” Po faji është jetim. Sipas drejtësisë së Xh.Halitit del se: “...nuk është faji as i strukturave udhëheqëse të UÇK-së, por problemi është aty se ushtarët tanë nuk kanë qenë të gjithë njerëz që e kanë kryer ushtrinë dhe nuk e kanë njohur armatimin.’’ Pra, Xh. Haliti nuk e merr vetë fajin,  nuk ua len fajin strukturave të logjistikës që vetë i ka caktuar në Shqipëri, dhe as nuk ua hedhë strukturave udhëheqëse të UÇK-së. Sipas tij, ushtarët, shumica dërmuese e të cilëve ishin të moshes rinore, janë  fajtorë që nuk e kishin “kryer ushtrinë”! Po ku është dashur ta kryejnë ushtrinë djelmoshat e Kosovës, kur Atdheu i tyre ishte i robëruar nga serbo-jugosllavët, do të duhej të na sqaronte Xh.Haliti? Nga gjithë kjo që u tha, nuk ka nevojë për koment. Duhet cekur se këto gjëra ndodhën, për shkak se strukturat udhëheqëse kompetente politike dhe shtetërore të Republikës së Kosovës, lejuan të na dalin në krye të kombit xhavitët dhe njerëzit e kalibrit të tij, si rrjedhojë e mospunës së tyre, moskryerjes së detyrave dhe detyrimeve që kishin ndaj Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Pengesat nga SHIK-u bëheshin në forma të ndryshme dhe në mënyrë perfide. Policia rrugore dhe ajo financiare bënin kontrollin e mjeteve transportuese të FARK-ut në çdo hap nepër rrugët e Shqipërisë. Në rast se gjenin armatim apo mjete ushtarake, i konfiskonin dhe i burgosnin shoferët apo pronarët e tyre. Po përmend një rast: Ahmet Krasniqi kohë pas kohe bënte kontrollin e brigadave në formim e sipër. Një ditë duke shkuar për kontrollimin e Qendrave Stërvitore të FARK-ut së bashku me disa ushtarakë, në mesin e të cilëve ishte edhe Fuad Ramiqi, Policia Financiare ndalon furgonin dhe bëri kontrollin e automjetit. E gjetën një revolver në çantën e Ahmet Krasniqit. Në atë rast gjindëshmëria e Fuad Ramiqit e shpëtoi pa burgosur Ahmet Krasniqin, pasi ai pranoi se revolveri qe i tij. Fuadi burgoset, dhe vetëm në saje të njohjeve që kishte Ahmet Krasniqi tek disa njerëz me ndikim në jetën kulturore në Tiranë, lirohet pas 24 orëve të kaluara në burgun e Tiranës. Edhe rojet e SHP të FARK-ut, çarmatoseshin dhe  burgoseshin  shumë herë.Po ashtu,Policia Doganore ka penguar hyrjen në Shqipëri të materialit ushtarak dhe të veshmbathjeve për njësitë operative të UÇK-së, që komandoheshin nga SHP i FARK-ut. E kam përmendur diku më lart se si u bë vjedhja e një kamioni me armë të kontraktuara në Kroaci dhe që u transportuan në emër të firmës së Shaip Mujës. Armatimi pengohet në Durrës nga Policia Doganore. Natën e thyejnë kamionin argatët e Xhavit Halitit, plaçkisin armatimin dhe mjetet lufarake që ndodheshin në të, çmontojnë edhe motorin e kamionit. Sektori financiar i SHP të FARK-ut u detyrua ta pagunte jo vetëm armatimin e porositur, por edhe kamionin e shkatërruar.

 

Pengesa ndaj Brigadës 141 dhe fati i frontit të luftës në Junik.

Kur brigada 141 nën komandën e ushtarakut  Fuad Ramiqi bëhej gati të hynte në Kosovë për të zënë pozicion luftarak në rrethin e Ferizajt, në Dukagjin filloi ofensiva serbe kundër njësive të UÇK-së. Me veprimet e tyre taktike i zbuluan qëllimet strategjike që kishin për ta futur nën kontrollin e tyre Junikun. Ahmet Krasniqi duke ditur për pozitën strategjike të Junikut, dhe pasojat që do t’i kishte UÇK-ja në rast se nuk mund të mbrohej, i jep urdhër komandantit të Brigadës 141, Fuad Ramiqit të ndërrojë planin e mëparshëm të hyrjes në Kosovë, dhe sa më parë të gjindej në frontin e luftës në Junik. Kur Brigada 141 pas përgatitjeve të nevojshme marshonte drejt kufirit, papritmas iu bashkuan edhe disa qindra ushtarë dhe qytetarë të Kosovës, të cilët kishin ardhur në Shqipëri për të marrë armatim. Komandanti i brigadës Fuad Ramiqi i pranoi qytetarët dhe ushtarët e Kosovës t’i bashkangjiteshin brigadës me një kusht që ata deri në Junik të zbatonin urdhërat e tij, pastaj do të ishin të lirë të shkonin ku të donin. Kur brigada bëhej gati ta kalojë  kufirin shqiptaro-shqiptar, u paraqitën tre anëtarë të pararojës staliniste të LPK-së të armatosur me armë automatike. Këta tre “sokola” ishin: Xhavit Hoxha, Jashar Salihu dhe Xhevat Hasani, të cilët kundërshtuan hyrjen e brigadës në Kosovë. Kur komandanti i brigadës dha urdhër që brigada të fillonte marshimin, ata përdorën mënyrën më të ligë për pengimin e saj. Filluan të qesin me armë automatike në drejtim të pozicioneve të ushtrisë serbe, dhe kështu i dekonspiruan lëvizjet e brigadës. Në ato kushte nuk ishte lehtë për t’u gjindur, pasi qysh para se të nisej, Brigada e kishte të skicuar marshimin deri në Junik, në bazë të hartës topografike dhe në bazë të vëzhgimeve që ishin bërë më parë. Komandanti i Brigadës detyrohet të kthehet mbrapa në garnizonin e FARK-ut në Papaj. Pas një jave Juniku nuk mundi t’u përballonte forcave serbe. Me siguri po të mos ishte penguar hyrja e Brigadës 141, fronti i luftës në Junik nuk kishte për të përfunduar ashtu si pëfundoi. Forcat e Republikës së Kosovës, njësia operative e UÇK-së, Brigada 141 do të dinte t’i organizonte edhe njësitë tjera të UÇK-së në aksione operative, ndërsa popullsinë aktive do ta organizonte në MTK-në  dhe në prapavijën e luftës.

Njëra ndër detyrat më me rëndësi të Pjesës së SHP të FARK-ut ishte armatimi i njësive operative të UÇK-së. Në Shqipëri ishte shumë vështirë të gjendej armatim i përshtatshëm dhe cilësor. Ahmet Krasniqi gjatë kontakteve që kishte me veprimtarë të subjekteve politike dhe ushtarake kërkonte ndihmën e tyre edhe në gjetjen e armatimit për furnizimin e njësive të UÇK-së. Ishte muaji qershor i vitit 1998, kur Gani Syla organizoi kontaktin në mes Hilmi Nebihut që përfaqësonte Ministrinë e Mbrojtjes dhe  Shaip Bilallit, ish udhëheqës i Partisë së  Prosperitetit të Maqedonisë në lidhje me furnizimin e njësive të UÇK-së me armatim. Shaip Bilalli pastaj organizoi takimin në mes SHP të FARK-ut dhe një firme tregtare, që pëfaqësohej nga tre tregtarë që kishin nënshtetësinë turke. Bisedimet u zhvilluan në Tiranë ne fillim të qershorit të vitit 1998, ku edhe lidhet marrëveshja për blerjen e një armatimi me një vlerë prej 49 milion DM, (e jo siç bën shaka dhe shpif Xh. Haliti kur thotë se vlera e armatimit ishte 2 miljard DM.). Tregtarët u zotuan se do të siguronin armatim modern për njësitë operative të UÇK-së, armatime për mbrotjen kundërajrore, topa dhe minahedhësa të kalibrave të ndryshëm, raketa lëshues të montuar në kamion, apo edhe që mbarten në krah. Për sjelljen e armatimit në Shqipëri donin një kopare prej 8.700.000 DM.në dorë. Dorëzan në mes dy palëve ishte Shaip Bilalli. Tregtarët e morën koparën, dhe pritej që mbrenda një jave do ta sillnin armatimin në Shqipëri. Ato ditë pat hyrë Tahir Zemaj në Kosovë me tri brigada. Planifikohej që komandant Zemajt t’i sillej armatimi në Kosovë nëpërmjet brigadës 141. Në fillim tregtarët turq nuk e dorëzojnë armatimin gjoja për çështje politike, “pasi që faktori ushtarak dhe politik i Kosovës nuk ishte i bashkuar”. Më vonë paraqisnin edhe pengesa tjera, dhe më në fund nuk doli asgjë nga ajo Marrëveshtje. Bukoshi dha urdhër që SHP i FARK-ut të mos merrej më me atë marrëveshje, pasi e caktoi Kadri Balën që punonte në Përfaqësinë e Kosovës në Tiranë të mirrej me çështjen e atij armatimi dhe të Marrëveshjes. Siç shpjegon Tahir Zemaj, brigadës ‘’Mërgimi’’që e komandonte ai, i ka ardhur më vonë në Mamurras ca armatim modern në bazë të asaj Marrëveshjeje. Si përfundim del se projektin e asaj “marrëveshjeje” e kanë përpiluar kryeshefat e LBDK-së  me qëllim që të pengohet SHP i FARK-ut në armatosjen e njësive operative të UÇK-së. Me siguri që kanë pasur leverdira personale, por një ditë kur organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës do të funkcionojnë  do të ndriqohet në tërësi prapavija e asaj marrëveshtjeje dhe drejtësia do ta japi fjalën e saj. Komplotet dhe pengesat që ju bënë SHP të FARK-ut dhe Ahmet Krasniqit nga SHIK-u, UDB-ja, Nanosi me kompani, pararoja staliniste e LPK-së, kryepehlivanët dhe argatët e Nanosit, argatët dhe shërbëtorët e Xh.Halitit dhe të A. Sylës, karrieristët e sëmurë për pushtet të LBDK-së, do të arsyetoheshin me faktin se kanë hyrë me vetëdije apo pa të në rrethin e gravitacionit sllavo-orthodokso-komunist, por si do të arsytohen komplotet e Qeverisë së  Bujar Bukoshit?! Njëra ndër pengesat kryesore për Ahmet Krasniqin në Shqipëri ishte mos  institucionalizimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Pjesës së SHP të FARK-ut pranë institicioneve shtetërore të Shqipërisë nga ana e Bukoshit. SHP i FARK-ut nëpërmjet Hilmi Nebihut pat kërkuar nga Iliaz Ramajlaj që të bëhej kërkesa në organet shtetërore të Shqipërisë  për zyrtarizimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të SHP të FARK-ut. Zotëri Ramajli e ka përkrahur kërkesën e Hilmi Nebihut, por më vonë ëshë kuptuar se Bujar Bukoshi nuk e ka lejuar zotëri Ramajlin ta zyrtarizojë subjektin ushtarak të Republikës së Kosovës. Prandaj sipas rregullave ndërkombëtare dhe shtetërore, Ahmet Krasniqi dhe SHP i FARK-ut kanë vepruar ilegalisht në Shqipëri. Me siguri sikur të mos ishte arritur marrëveshja në mes përfaqësuesëve të UÇK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes në Oslo, do të ishte e pamundur të vepronte Ahmet Krasniqi dhe ushtarakët e Republikës së Kosovës në Shqipëri. Qeveria e Bukoshit nuk i pat plotësuar kërkesat  e SHP të FARK-ut për mjete financiare për blerjen e armatimit dhe materialeve ushtarake në momentet më të nevojshme, kur kanosej rënia e Junikut me arsyetimin se i “keni harxhuar mjetet e parapara për Ministrinë e Mbrojtjes”. SHP i FARK-ut u pengua nga Qeveria e Bukoshit edhe më vonë kur Xh. Haliti dhe argatët e tij e patën bërë planin për ta kompromentuar Qeverinë e Bukoshit dhe FARK-un duke dhënë urdhër që nga të gjitha viset e Kosovës të dërgoheshin ushtarë dhe përfaqësues të katundeve për të marrë armë dhe municion në Shqipëri.

Siç dihet në korrik-gusht të 1998 patën ardhur në Tropojë afërsisht 5000 qytetarë të Kosovës, përfaqësues të fshatrave pothuajse nga të gjitha komunat e Kosovës. Ky ishte një projekt i studjuar mirë nga pehlivanat e Nanosit dhe argatët e Xh.Halitit për kompromentimin e Qeverisë së Bukoshit dhe të Pjesës së SHP të FARK-ut në Tiranë, pasi bënin propogandë nëpërmjet “Zërit të Kosovës”, por edhe gojarisht, se Qeveria e Kosovës dhe Bujar Bukoshi nuk po e ndihmojnë as me një metelik UÇK-në. Qeveria e Bukoshit me asnjë fjalë nuk i mohonte akuzat e tyre dhe kështu nuk ndërmori asgjë për t’ua bërë të pavlefshëm projektin dhe për t’ua djegur planet, edhe pse kishte mundësi.  Ahmet Krasniqi me mundësitë që kishte bëri ç’ishte e mundur që së paku t’ua zvogëlonte mundimet qytetarëve të Kosovës të mashtruar nga Xh.Haliti dhe argatët e tij. Të shikojmë se si e shpjegon Xh. Haliti këtë çështje. Ai thotë: “Ushqimi i ushtarëve të UÇK-së ka qenë bukë, djathë dhe domate. Ndërsa ushqimi i Shtabit të Bukoshit në Tropojë ka qenë një viç në ditë. Dallime ka pasur. Dhe, realisht, asnjë nga ushtarët që kanë ardhur për armatim, edhe pse ju kanë thënë: “Ejani e hani bukë te ne. Ejani e merrnu vesh me ne, sepse i kemi të gjitha” nuk kanë shkuar ta hanë mishin e viçit të Bukoshit, për faktin që nuk ka pasur marrëveshje, por kanë ngrënë bukë, djathë e domate të shtrirë nëpër tokë në livadhet e Tropojës”. Kush do t’i besonte fjalëve të Xh.Halitit, se ushtarët ishin aq të pashpirt kundër vetvetes së tyre saqë flinin nëpër livadhe të Tropojës pa shtrojë dhe pa mbulojë, duke ngrënë bukë me domate e djathë, e nuk paskan pranuar të hanë “mish viçi” të Bukoshit dhe të flinin në garnizonet e FARK-ut në kushtet e një garnizoni të ushtrisë së rregullt të Shqipërisë?! E vërteta është krejtë ndryshe. Është e vërtetë se argatët e XH.Halitit kishin shpifur për ushtarakët e FARK-ut lloj-lloje shpifjesh, por shumica e ushtarëve dhe qytetarëve te Kosovës nuk u besonin rrenave të pa krypë që i dëgjonin për ushtarakët tanë, pasi e dinin se mjetet e Fondit të Qeverisë së Kosovës nuk i kishte dhënë Bukoshi, por prindërit, vëllezërit, kushërinjtë, apo bashkëkombasit që punonin në botën e jashtme. Me siguri po të mos ishin penguar të shkojnë në Qendrat e Stërvitjes dhe në garnizonet e FARK-ut, duke i kërcënuar edhe me armë, shumica dërmuese e ushtarëve dhe qytetarëve të Kosovës që kishin ardhur për armë, do të ushqeheshin dhe do të flinin në garnizonet e FARK-ut. Ahmet Krasniqi dhe SHP i FARK-ut bënë kontakte me Xh. Halitin dhe argatët e tij dhe kërkuan prej tyre që të mos i pengonin njerëzit që kishin ardhur për armatim nga Kosova për të fjetur, dhe për t’u ushqyer në Qendrat Stërvitore dhe në garnizonet e FARK-ut. Meqë ata nuk e pranuan kërkesën e Ahmet Krasniqit, ai u zotua se do t’i jepte urdhër Sektorit të Ndërtimtarisë të SHP të FARK-ut për ndërtimin e një furre dhe një kuzhine ushtarake, dhe montimin e tendave për qytetarët dhe ushtarët e Kosovës që kishin ardhur për armë në Shqipëri brenda disa ditësh, por edhe këtë propozim të Ahmet Krasniqit nuk e pranuan. U pa se qëllimi i pehlivanave të Nanosit dhe rrogëtarëve të Xh.H. ishte ta kompromentojnë Pjesën e SHP të FARK-ut. Së fundi Ahmet Krasniqi dha urdhër të bëhej së paku diçka, edhe pse shumë e vogël, dha urdhër që të dërgohej një kamion me konserva në malet e Tropojës për t’ua shpërndarë fatkeqëve të Kosovës, pa u treguar se janë dërguar nga SHP i FARK-ut,  nga droja se Xh.Haliti  dhe argatët e tij do të pengonin edhe shpërndarjen e tyre. Kjo tregon se Xh.Haliti &kompani nuk lanë mjetë dhe mënyrë pa e përdorë për të mbjellur urrejtje kundër institicioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, ShP. të FARK-ut, Ahmet Krasniqit etj.  Është për t’u habitur se edhe pse Xh.Haliti&kompani e shkelën marrëveshtjen e Osllos, edhe pse shpifnin kundër Qeverisë së Kosovës se ka krijuar një formacion tjetër ushtarak që quhej FARK, edhe pse gënjenin se Fondi i Qeverisë së Kosovës nuk po e ndihëmon me as një metelik UÇK-në, Bukoshi nuk e lejoi Ahmet Krasniqin ta njoftonte opinionin për Marrëveshtjen e Osllos dhe domethënjen e FARK-ut. Po ashtu Bukoshi nuk lejoi daljen nga shtypi dhe shpërndarjen e ‘’Revistës ushtarake’’, organit të Ministrisë së Mbrojtjes. Vetëm pas vrasjes së Ahmet Krasniqit, Bukoshi lejoi të shpërndaheshin dy numra të saj.

Por për të ndriçuar si duhet çështjen e pengesave dhe komploteve që iu bënë kolonel Ahmet Krasniqit dhe SHP të FARK-ut, është e domosdoshme të flasin bashkëpunëtorët e ngushtë të Ahmet Krasniqit, udhëheqja e Pjesës së SHP të FARK-ut, dhe kuadri komandues i njësive operative të UÇK-së, që  u formuan sa ishte gjallë Ahmet Krasniqi. Xh.Haliti dhe argatët e tij pasi morën udhëheqjen politike dhe ushtarake të UÇK-së, pasi thyen marrëveshjen e Osllos, filluan ta akuzojnë Qeverinë e Bukoshit që nuk po e “ndihmon UÇK-në me asnjë metalik”,  dhe që po bëka “përçarje me  krijimin e  njësive ushtarake paralele me ato të UÇK-së, njësi të quajtura me emrin FARK”. Kjo situatë krijoi mjegull, terr dhe pesimizëm tek shqiptarët kudo që jetonin ata, dhe si pasojë pati përçarjen e të gjitha shtresave të popullsisë në dy tabore.  Dikush “përkrahte Qeverinë”, dikush “përkrahte UÇK-në”. Përçarjet hynë edhe në familje. Lufta verbale bëhej çdo ditë e më e ashpër në mes përkrahësëve të Qeverisë dhe përkrahësve të UÇK-së. Mikrobi i përçarjes hyri thellë në shoqërinë shqiptare, mikrob që me mjeshtri e mbollën agjenturat serbo-greke nëpërmjet njerëzve të tyre, të futur në subjektet politike dhe shtetërore të Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës. Vetëm rinia jonë shkollore dhe universitare ishte e painfektuar nga mikrobi i përçarjes, prandaj edhe i mbushën radhët e UÇK-së. Kjo situatë u shkonte për shtati dyshes Xh.Haliti- A.Syla. Argatët e tyre në Kosovë e kishin bërë strukturën “komanduese” të UÇK-së, ndërsa në Shqipëri me ndihmën e SHIK-ut e kishin krijuar “rrjetin e marimangës”, që askush të mos mund të depërtonte në Kosovë po qe se nuk e kalonte provimin, pra të dëshmonte se nuk i njihte, përkundrazi i urrente institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës. Këtë situatë na e shpjegon Xh. Haliti kur thotë: “...komandant për veprim në Zonën e Veriut ka qenë Xheladin Gashi dhe ky ka pasur një strukturë ndihmëse shumë të madhe, të cilën e ka shfrytzuar dhe me të cilën ka punuar në drejtim të futjes së mjeteve, ...dhe në të gjitha nevojave që kishte UÇK-ja’’ . Të njëjtën strukturë e patën krijuar edhe në Aeroportin e Tiranës në Rinas dhe në Limanin e Durrësit. Siç dihet Shqipëria ishte caku fillestar për mërgimtarët shqiptarë që jetonin në të katër anët e botës, për t’iu bashkangjitur UÇK-së. Fatkeqësisht shumica dërmuese janë dëshpëruar, e një pjesë edhe janë thyer nga kishin ardhur, pa pasur mundësi të bëhën ushtarë të UÇK-së,  për shkak të pengesave të shumta që ju vinin nga   shërbëtorët e Xh.Halitit.  Është e mjaftueshme të vihen në dukje peripecitë e “Batalionit Atlantiku” për t’i kuptuar pasojat e shkeljes së Marrëveshjes së Osllos nga pehlivanat dhe argatët e Nanosit. Siç dihet shqiptarët që jetojnë në SHBA pas përgatitjeve të duhura, (demostratave, tubimeve për mobilizimin e vullnetarëve për luftë, mbledhjen e ndihmave për UÇK-në, etj) formuan “Batalionin Atlantiku” nga dhjetëra vullnetarë dhe nga një vullnetare. Ishte vajza 16 vjeçare Linda Muriqi e bija e luftëtarit të Rugovës dhe Pejës, Ramiz Muriqit, ajo që e bëri të njohur “Batalionin Atlantiku” jo vetëm tek shqiptarët, por e bëri të njohur edhe për opinionin e gjerë ndërkombëtar, për guximin dhe vendosmërinë e saj, që merrej si fakt se  shqiptarët janë të vendosur të shkojnë deri në fund, për çlirimin e Kosovës. Shqiptarët e SHBA-ve e përgatitën njësinë e tyre ushtarake siç është më së miri. I tubuan disa miljona dollarë për nevojat e njësisë së tyre ushtarake dhe të UÇK-së. “Batalioni Atlantiku” nga SHBA-të  u nis më 16 prill dhe të nesërmen mbërrijti në aeroportin e Tiranës në Rinas. Një natë e kalon në Durrës, pastaj zë vend në Golem. Për pararojën staliniste të LPK-së, kjo njësi e ardhur nga SHBA-të ishte e dyshimtë pasi njëri ndër komandantët e saj ishte Gani Shehu, i cili më parë kishte qenë kryetar i LDK-së në Junik, por pasi ishte plagosur rëndë në betejën për mbrojtjen e Junikut nga forcat serbe, ishte dërguar në Amerikë për shërim. Prandaj kjo njësi ushtarake vihet nën kontrollin e rreptë të policisë sekrete të UÇK-së dhe të SHIK-ut. Xh.Haliti dhe argatët e tij në fillim bënë përpjekje ta zëvendësojnë Gani Shehun, me një njeri të tyre, siç ishte Hysni Syla, por kur e panë se ushtarët e batalionit kundërshtuan ndërrimin e tij, atëherë zgjodhën një mënyrë më perfide për përçarjen e njësisë në baza ideologjike dhe fetare. Diferencimi në radhët e njësisë solli përçarjen e vullnetarëve në përkrahës të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe në përkrahës të Xh.Halitit dhe të LPK-së (UÇK-së). Një grup i vullnetarëve kalon në brigadat 134, 131 dhe në Batalionin diversanto-vëzhgues ’’Delta’’ në Papaj, dhe më vonë morën pjesë në Betejën e Kosharës, një grup i mllefosur në argatët e Xh.Halitit, që e përçanë “Batalionin Atlantiku” u kthyen mbrapa në Amerikë, një grup hyri nën komandën e Shtabit të Halil Bicës dhe të Ibrahim Kelmendit që ende quhej: “SHP i FARK-ut” në Tiranë. Ndërsa grupi më i madh i ushtarëve të “Bataljanit Atlantiku” mbesin nën komandën e argatëve të Xh.Halitit në krye me Hysni Sylën. Telashet e mëdha të bataljanit ‘’Atlantiku’’ fillojnë në Golem, kur argatët e Xh.Halitit ua marrin jo vetëm paratë që ishin caktuar për ta ndihmuar UÇK-në, por edhe paratë e njësisë që ishin ndarë për ushqim dhe nevoja personale të ushtarëve. Se argatët e Xh.Halitit kanë qenë të pamëshirshëm dhe të paluhatshëm për t’i kryer urdhërat e padronëve të tyre shihet me sjelljet e tyre ndaj Linda Muriqit, të cilët mundohen ta përzënë nga njësia ushtarake, duke përdorur edhe mjete dhe mënyra mafioze. Duke mos i përmendur të gjitha telashet  e saj do t’i përmendi vetëm disa prej tyre: Nuk lejojnë të kontaktojë me gazetarë amerikanë. Sulmohet në Tiranë nga rrogtarë të Sabit Gecit, kur ajo kthehej nga vizita që ia kishte bërë babait të saj që ishte i shtrirë në Spitalin e Tiranës për t’u shëruar nga plagët që i kishta marë në frontin e luftës në Kosovë. Se SHIK-u ishte kthyer në një vegël të Xh.Halitit me kompani, shihet kur në vend se t’i burgosin rrogtarët e Xh.Halitit që e sulmuan Linda Muriqin, dajtë dhe kushërinjtë e saj, e burgosin Linda Muriqin dhe shoqëruesit e saj. Linda mbahet 24 orë në burgun e Tiranës. Ajo, dajtë dhe kushërinjtë e saj kanë shpëtuar nga më e keqja vetëm për shkak se kishin nënshtetësi amerikane. Telashet  e saj dhe shumicës së grupit të Batalionit Atlantiku shtohen dhe shumohen pasi hyjnë në Kosovë, ku një pjesë prej tyre rrahen dhe maltretohen, ndërsa shumica prej tyre pasi çlirohet Kosova, mbesin pa kujdesin e askujt, pa mjete elementare për jetesë. Komandantët e saj nuk interesohen për ushtarët e tyre dhe kështu siç dihet e pësojnë me jetë tre vëllezërit Bytyçi. Edhe Linda Muriqit i përgatitet një atentat, por ka pasur fatin që ishte zbuluar plani nga një dashamir i familjes së saj. Luftëtarët trima të Batalionit Atlantiku detyrohen të harxhojnë edhe nga 10.000 dollar për të siguruar pasaportë (pasi që pasaportat dhe dokumentacionin që e kishin pasur me vedi ua kishin shitur apo zhdukur pehlivanat e Nanosit dhe argatët e tyre)  për t’u kthyer në Amerikë.

Siç dihet ofensiva e dytë serbe kundër UÇK-së në shtatorin e 1998 i solli humbje të mëdha UÇK-së, çështjes kombëtare dhe popullsisë së Kosovës, pasi përveç popullsisë së Dukagjinit që u detyrua të gjente shpëtimin përtej kufirit, në Shqipëri, u detyran të kalojnë në Shqipëri edhe ushtarët dhe komandantët e UÇK-së. Komandantët e vetëshpallur në vend se të kërkojnë përgjegjësi nga Xh.Haliti dhe argatët e tij, që UÇK-në e lanë pa oficerë të karrierës dhe të japin sqarime për marrëveshjen e Osllos, ata tërë mëllefin për humbjet e tyre ia ngarkuan në qafë Ahmet Krasniqit, SHP të FARK-ut dhe ushtarakëve të profesionit. “Zëri i Kosovës” gënjente dhe shpifte me të madhe kundër Ahmet Krasniqit, Tahir Zemës, FARK-ut, etj. Kjo propogandë kaq e ulët paralajmëronte se armiqtë tanë po përgatisnin krime. UDB-ja e Beogradit dhe UDB-ja e Tiranës pas  disa përpjekjesh të pasuksesshme, më në fund, arritën ta vrasin Azem Hajdarin para selisë së PDSH në Tiranë.Këto forca antishqiptare pasi nuk patën sukses ta friksonin dhe ta demoralizonin kolonel Ahmet Krasniqin dhe kuadrin ushtarak të FARK-ut, për të ndërprerë veprimtarinë e tyre, që shkonte në dobi të forcimit të faktorit ushtarak të Kosovës, i bënë  përgatitjet e fundit për pushkatimin e Ahmet Krasniqit, kur e sulmuan selinë e Pjesës së  SHP të FARK-ut në Tiranë me më tepër se 50 forca të policisë së Shqipërisë. Morën armatimin që e gjetën aty, u dhanë detyra klyshëve të tyre që i kishin futur në SHP të FARK-ut me detyra speciale, ta përcjellin ditë e natë kolonel Ahmet Krasniqin deri sa të gjendet dorasi i përshtatshëm. Nuk zgjati më tepër se tre-katër ditë për ta përgatitur planin dhe skenarin e pushkatimit të Ahmet Krasniqit. Ishte 21 shtatori i vitit 1998, kur tre kriminel të maskuar e vranë Ahmet Krasniqin në qendër të Tiranës, mu afër shtëpisë ku u themelua Partia Komuniste Shqiptare. Aty ku lëshoi rrënjë ’’fara ruse’’, e mbjellë nga   Miladini, Dushani dhe Enveri. Ishte ajo ’’farë Ruse’’ e cila për gjysmë shekulli vrau e preu shqiptarë vetëm pse kundërshtuan të “ushqehen me egjrën komuniste”. Ishte ’’Fara Ruse’’ ajo që burgosi, vrau pa gjygj nacionalistë shqiptarë, të cilët penguan rritjen, shtimin dhe forcimin  e  saj në gjithë hapësirën tonë kombëtare. Bajraktarët e ’’Farës Ruse’’ e vrau Ali Ukajn, Azem Hajdarin, Ahmet Krasniqin… Ajo vrau dhe do të vrasë nacionalistë shqiptarë deri sa shqiptarët të mos vetëdijësohën se të gjitha të këqiat u kanë ardhur, dhe do t’u vijnë, bash nga’’Fara Ruse’’.

 

Pse lejuan subjektet politike të Kosovës degjenerimin e Qeverisë deri në atë masë?

Për ta rrahur si duhet temën: Pse jemi kështu siç jemi, duhet bërë një studim i gjithanshëm për periudhën kur subjektet tona politike krijuan status-quon e tipit “prit gomar sa të mbij bar”, (1995-1998) që ia mundësoi pararojës staliniste të LPK-së t’i përvehtësonte njësitë guerile të Republikës së Kosovës me mjetet e marrjes së kalasë nga brenda. Deri tash asnjë subjekt politik i Kosovës nuk e ka marrë pjesën e fajit që i takon për humbjet që i pësuam nga ushtria dhe policia serbe gjatë vitit 1998/1999. Të gjitha subjektet politike veç e veç duhet t’i qesin në dritë gabimet, fajet dhe të pranojnë përgjegjësinë e vet. Pasi dihet se vetëm mëshira e të Madhit Zot bëri mrekulli, kur i detyroi  fuqitë e mëdha të kësaj bote të na ndihmojnë me forcën e tyre të përbashkët, NATO-n, për të mos mbetur popull pa atdhe, pa histori dhe pa krenari kombëtare, të strukur nëpër dyert dhe rrugët e botës. Në veçanti duhet t’i dëgjohet zëri LDK-së, pasi ishte dhe është partia më e madhe në Kosovë. Kryesia e LDK-së patjetër duhet t’i shpjegojë popullsisë së Kosovës raportin e marrëdhënieve: LDK-Qeveri, Presidencë-Qeveri, Parlament-Qeveri dhe Opinioni publik-Qeveri. Një temë me rëndësi për shqyrtim është edhe raporti Kryesisë së LDK-së me Degët e LDK-së. Shtrohet pyetja kishte apo nuk kishte  të dhëna Kryesia e LDK-së nga Kryesia e Degës së Skënderajt për lëvizjen guerile që rritej dhe zgjerohej në Drenicë, dhe përpjekjet e pararojës staliniste të LPK-së për ta marrë udhëheqjen e saj? Ç’farë masash muarrën Kryesija e LDK-së dhe Dega e LDK-së në Skenderaj, që njësitë guerile të Adem dhe Hamzë Jasharit të përkraheshin dhe të ndihmoheshin së paku materialisht dhe financiarisht, pasi, siç dihet, ato u krijuan jo vetëm në Drenicë, por edhe  në Llap dhe Dukagjin nga veprimtarë të dalluar të çështjes kombëtare, dhe nga aktivistë të LDK-së. Nuk ma merr mendja se aktivistët e LDK-së nuk i kanë vërejtur veprimet destruktive të pararojës staliniste të LPK-së në Drenicë, Llap dhe Dukagjin. Atëherë lind pyetja: U njoftua apo nuk u njoftua për ato lëvizje Kryesia e LDK-së dhe çfarë hapash ndërmori LDK-ja për ta penguar veprimtarinë destruktive të LPK-së? Në këto pyetje dhe shumë tjera duhet të japë përgjigje Kryesia e LDK-së, që faji të mos mbetet jetim.Sa i përket raporteve Parti politike-Qeveri, duhet shtruar pyetja: Pse lejuan subjektet politike të Kosovës të degjenerohet aq shumë Qeveria e Kosovës, e vet të bëjnë sehir, duke mos ndërrmarrë asgjë për ta ndërruar atë?! Ndërsa raporti Presidencë-Qeveri dhe anasjelltas Qeveri-Presidencë  për opinionin e gjërë ka mbetur fare i pa ndriçuar, edhe pse ka pasur dhe ka shpjegime të llojllojshme. Për hir të vërtetës është e domosdoshme të zbardhën këto raporte.

Vetëm kur të bëhet një analizë e gjithanshme për të gjitha ngjarjet që u zhvilluan në hapësirën tonë kombëtare gjatë dhjetëvjetëshit të fundit të shekullit të 20, do të shohim saktësisht se cilat subjekte shqiptare punuan më tepër e cilat më pak, cilat subjekte politike, individ dhe personalitete penguan, dhe cilat e ndihmuan procesin e çlirimit dhe bashkimit kombëtar. Sot për sot opinioni ynë ka shumë fakte që dëshmojnë se pararoja staliniste e LPK-së, karrieristët e sëmurë për pushtet të  LBDK-së, Bukoshi me disa ministra të Kabinetit të Qeverisë së tij i bënë shumë të liga Kosovës dhe e dëmtuan shumë çështjen kombëtare. Por kulmin e të gjitha të këqiave e arritën kur i luftuan dhe i vranë institicionet shtetërore të Republikës së Kosovës. Të më falin lexuesit që po dal jashtë temës, por dua t’ua bëj me dije ca “shokëve” që më kanë çuar fjalë nëpërmjet njerëzve se i kam zbardhur “pak si herët” të ligat dhe krimet që iu bënë Kosovës dhe shqiptarëve. Nuk pajtohem me ta fare. Por, nuk ua shoh për të madhe ’’shokëve’’nga Kosova se ende ’’egjëra komuniste’’nuk i ka lëshuar. Truri i ushqyer për shumë kohë me egjrën komuniste nuk funksionon edhe aq sa duhet. Diktatorët e kuq janë fajtorë që i ushqyen robërit e tyre çdo ditë me egjrën komuniste, dhe për atë nuk e patën vështirë të bëhën zotë në vend të Zotit të vërtetë edhe pse robërit e tyre i detyruan t’i ‘’quajnë’’shokë’’. Do t’i lusja “shokët” nga Kosova që të lexojnë pak më shumë për t’i kuptuar rregullat e sistemit demokratik. Në Evropën Perëndimore “shokë’’ të nderuar, personi publik dhe udhëheqësi partiak apo shtetëror, duhet të ecë si për teh të shpatës, se për ndryshe mjeri ai për ’’dajakun’’ që do ta hajë nga mjetet e opinionit publik. Do ta marrë vetëm një shembull të nderuar “shokë”. Ministri i Rendit i një shteti të Skandinavisë ka dhënë dorëheqje për shkakun e vetëm se një polic dikund në periferinë e shtetit e ka thyer ligjin. Mjetet e informimit publik të nderuar “shokë” ndërrojnë kryeministra, rrëzojnë qeveri kur zihen me pelë  për dore duke e keqpërdorur detyrën dhe funksionin. Prandaj edhe për ne shqiptarët duhet të vlejnë rregullat e Evropës demokratike, pasi jemi pjesë e Evropës. Shumica e njerëzve tanë publik, kryepartiakë, partiakë të shtirë, ish ministra, dhe pararoja staliniste e LPK-së nuk i përfillën rregullat demokratike të Evropës Perëndimore, jo se nuk u zunë ’’me pelë për dore’’por nga se ’’egjëra komuniste’’ua bëri ca ndryshime psikike dhe fizike.  Baballarët e tyre i kishin nga ’’dy gisht fëtyrë’’ ndërsa bijtë e tyre që po na ’’rrahin gjyks’’se janë kryetarë partishë apo persona me ndikim në jetën politike dhe kulturore të Kosovës i kanë bërë nga ’’dy hektar fytyrë’’. Të gjithë gazetarët dhe analistët  që ia donë të mirën Atdheut dhe Shqiptarisë nuk duhet të kenë mëshirë ndaj personave publik dhe ndaj udhëheqësëve të niveleve edhe më të larta partiake dhe shtetërore, kur i thejnë ligjet, kur e keqpërdorin besimin, kur nuk i kryejnë detyrat për të cilat janë  zotuar se do t’i kryejnë. Më në fund një këshillë për ata që i kam “rrahur” pa më bërë mua personalisht asnjë të keqe, por që me vetëdije apo pa vetëdije i kanë bërë të  këqia vetvetit, familjes, rrethit familjar dhe shoqërisë shqiptare. Populli ynë është një popull i lashtë dhe fisnik. Ai ka zemër të madhe dhe shpirt të bardhë. Di të urrejë, por di edhe të falë. I fali më tepër se 1000 gjaqe, kur intelegjenca e tij kërkoi të falnin në emër të Zotit dhe të Kosovës. Edhe tash populli ynë do t’i fali bijtë e tij të cilët pa vetëdije u bënë argatë të  pararojës staliniste të LPK-së, rrogëtarë të  karrieristëve të sëmurë për pushtet të LBDK-së, dhe rob të partiakëve dhe qeveritarëve të shtirë, po qe se pendohen dhe i tregojnë shpirtzinjtë që i çuan në rrugë të pa krye. Por mos t’i mprehin dhëmbët kokëkrisurit e pjellës së keqe të ’’farës Ruse’’, se do t’i shijojnë të mirat e pavarësisë së Kosovës. Vendi i tyre është në bankën e zezë, para gjykatësve kompetent të Republikës së Kosovës, që do t’ua shqiptojnë dënimet në bazë të krimeve që bënë ndaj Atdheut dhe ndaj shqiptarëve. 

Botuar : “Bota sot”,  21maj -19 qershor 2001