SEANCA E FUNDIT E PARLAMENTIT TË KOSOVES DËSHMOI SE NË KOSOVË PO SHTOHEN PATRIOTËT E SERBISË, SIÇ SHTOHEN POQURKAT PAS SHIUT

Pas përfundimit të seancës së fundit të Parlamentit të Kosovës,  njerëzit që dinë të mendojnë e kanë të qartë se në lidershipin e Vetëvendosjes, AAK-së dhe të PDK-Nismës, gjendet një  kategori e njerëzve që nuk kanë merituar të jenë përfaqësues të elektoratit të tyre në këtë institucion të rëndësishëm shtetëror, me vet faktin se me fjalimet, polemikat apo  arsyetimet e tyre për të kundërshtuar themelimin  e Gjykatës speciale  treguan se janë analfabetë politikë, janë përkrahës të krimit të organizuar por janë edhe  demagogë, persona që tjetër flasin e tjetër veprojnë.

Po këta analfabetë duhet ta kenë të çartë se vendimin për krijimin e Gjykatës speciale e ka marr Këshilli i Evropës, për shkak të dështimit të plotë të sistemit të Drejtësisë në Kosovë. Ndërsa atë vendim e ka miratuar Parlamenti i Kosovën në në vitin paraprak, me çka formimi i asaj Gjykate është bërë obligim ndërkombëtar për shtetin e Kosovës.

Analfabetët politikë duhet t’i marrin parasysh edhe këto fakte,  se për krijimin e Gjykatës speciale janë marr vesh organet kompetente të BE-së dhe të shtetit të Kosovës gjatë vitit të kaluar.

 Po ashtu duhet ta kuptojnë analfabetët politik të ,,treshit’’-,,përsheshit’’ se nuk duhet nënçmuar dhe kundërshtuar kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së zotëri Ban Ki Mun, i cili disa herë botërisht ka kërkuar nga organet përgjegjëse te Kosovës që sa më parë t’i kryejnë obligimet e marra për themelimin e Gjykata speciale.

 Kurrsesi  dhe në as një mënyrë nuk bënë të kundërshtohet  kërkesa  dhe këshilla e diplomatëve të shquar të SHBA-ve dhe aleatëve të saj,  që sa më parë  Kosova t’i kryej obligimet që i takojnë për themelimin e asaj Gjykate, kur dihet  se në saje të angazhimeve të tyre diplomatike, ushtarake dhe financiare u realizua çlirimi dhe pavarësia e Kosovës. Pra kundërshtimi dhe refuzimi i kërkesave të tyre nuk do të duhet të bëhej edhe sikur Kosova të ishte shteti më i fuqishëm ekonomik dhe ushtarak i Ballkanit, e lere më, që sot është shtri për toke mu nga ata shqiptarë për të cilët po krijohet ajo Gjykatë. 

Shqiptarët që dinë të mendojnë e kanë të qartë se çfarë pasojash pati Kosova dhe kombi shqiptar kur u kundërshtua këshilla e diplomatëve të shquar të SHBA-së në vitin 1998, për domosdoshmërinë e krijimit të Qeverisë së re të Kosoves (në vend të Qeverisë Bukoshi) nga të gjitha forcat politike dhe ushtarake të Kosovës. Në vend se Kosova të shkonte e bashkuar në Rambuje me një Qeveri gjithëpërfshirëse, shkuan të përçarë. Kjo përçarje  pati pasoja edhe më të mëdha kur u refuzua nga patriotët e Serbisë kërkesa e  Sekretares së Shtetit të SHBA-së , zonjës së nderuar Olbrajt, që të  nënshkruhet Marrëveshja e Rambujes në afatin e parë,  që parashihte se pas tri vitesh do të organizohet referendumi në Kosovë për përcaktimin e statusit politik të saj.

Me siguri po qe se Kosova dështon në realizimin e obligimeve të saja për themelimin e Gjykatës  speciale, pasojat e Kosovës, të qytetarëve të saj dhe të kombit shqiptarë do të jenë të pa imagjinueshme, kur dihet se atë Gjykatë  pastaj do ta themelonte Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Atëherë në lojë do të futen aleatët e Serbisë në krye me Rusinë. Në at rast edhe miqtë tanë të nënçmuar e përbuzur nga argatët dhe patriotët e Serbisë që i kanë uzurpuar institucionet e shtetit të Kosovës, të ati Shteti që vet e krijuan,  do të ndërrojnë kursin politik ndaj  shqiptarëve të  gjorë. Por atëherë edhe sikur t’i bëjmë pluhur e hi analfabetët  politik, përkrahësit e krimit të organizuar dhe demagogët e tre bishtave të partisë Socialist të Shqipërisë, nuk do ta t’i riparonte dëmet që ia sollën  vendit kjo dorë e zgjatur e Serbisë.

Demagogët e tre bishtave të Partisë Socialiste të Shqipërisë po mundohen me romantizmin e tejkaluar për t’i mbrojtur kriminelët e mëdhenj që kanë zënë pozita udhëheqëse në organet shtetërore edhe në subjektet e tyre politike, duke deklaruar se me krijimin e Gjykatës Speciale ,,po cenohet pavarësia e gjyqësorit në Kosovë’’! Sa qesharak e të marrë bëhen këta zotërinj,   kur e gjithë bota e kanë kuptuar  se Kosova nuk ka fare sistem gjyqësor kundër krimit të organizuar, por,  përkundrazi,  ka sistem gjyqësor për mbrojtjen e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.  Po këta analfabet politik, këta demagogë me damkë, kjo ,,torishtë’’ e krimit të organizuar, po mundohen të manipulojnë me të pa vërteta se Gjykata  special do ta,, gjykoi UÇK-në dhe popullin shqiptar’’. Kjo është një gënjeshtër për hava,  kur  gjithë bota e din, pra,  nuk ekziston as një fakt i vetëm se njësitë e UÇK-së, apo populli ynë kanë sulmuar ndonjë vendbanim të serbëve, apo kanë bërë ndonjë krim të luftës ndokund. Po ashtu shpifin demagogët e gjorë kurë thonë:,,Me themelimin e Gjykatës speciale po përdhoset shteti i Kosovës’’! apo,, Me themelimin e Gjykatës speciale po hiqet dorë nga shtetësia...’’ e kopalla tjera të ngjashme.

 A thua nuk e kanë të çartë këta demagogë se shteti i Kosovës është përdhosur qysh në fillim nga patriotët e Serbisë dhe SHIK-u i Xhavit Halitit. Krijimi i Gjykatës speciale zotërinj demagog, nuk do ta përdhoste shtetin e Kosovës, por do ta shpëtonte atë nga kriminelët e mëdhenj të cilët jo vetëm që e kanë përdhosur  por edhe e kanë kapur për fyti që të mos funksionon fare. Si nuk turpërohen  këta demagogë, kur në fushatat e tyre zgjedhore me plot gërmazin thonin se ,,Shteti është kapur për fyti nga dy qeveritë e Thaçit’’, e tash po e mbrojnë  po at ,,shtet’’ të kapur për fyti? Është njerëzore të deklarohen demagogët me shumë fryrë se tash po gënjejnë opinionin publik apo e kanë gënjyer opinion atëherë kur ju duheshin votat e këtij populli të mjerë.

Vaj halli  në dorën e  kujt ka mbetur për ta ,,mbrojtur’’Republika e Kosovë, popullin  e saj dhe UÇK-në, nga SHBA-të dhe aleatët e saj, që janë miqtë shumë të nderuar e të respektuar të kombit tonë! Këtë shpifje të rënd mund ta bëjnë vetëm njerëzit sharlatan, apo patriotët e Serbisë, e në as një mënyrë shqiptarët që i kanë dy kokrra mend. Po shpresojmë se deputetët e tre bishtave të PSSH –së nuk do të bëhen argat të kriminelëve me damkë dhe as të patriotëve të Serbisë që po ju shkon fjala në subjektet që kanë zënë pozita udhëheqëse,  por do të votojnë për krijimin e Gjykatës speciale, e vetmja forcë që do ta bënte Kosovën  shtet ligjore. Të gjithë  ata deputetë që bëhen argatë dhe pionë të spiunëve serb duke mos votuar për themelimin e kësaj Gjykate, do të njollosen me njollën e tradhtisë kombëtare, duke fituar të drejtën e pa tjetërsueshme për t’u bërë  anëtarë të  shoqatës së udhëhequr nga ,,trojka’’: ,,  Qosjesja-Demaçi –Bukoshi’’, shoqatë kjo që i përthekon të gjithë ata individ të Kosovës që me veprimtarinë  e tyre antikombëtare u bënë ,,njerëz’’ të vdekur për së gjalli, siç veç janë bërë : Qosja, Demaçi, Bukoshi. Pastaj vijnë patriotët e Setrbisë që kanë zënë pozita udhëheqëse në SHIK-un e,, Zekës’’ -LPK- PDK- AAK- Vevendosjes. Pas tyre radhitën  pehlivanët e Nanosit, pionierët e Enverit, udhëheqësit e pararojës staliniste të LPK-së, udhëheqësit  e LBDK-së, pastaj të gjithë kriminelët e luftës dhe të pas luftës që bënë krime të llojllojshme në Kosovë, Shqipëri dhe në gjithë hapësirën tonë kombëtare. Më në fund do të zënë vendin te dera e shoqatës së të vdekurve për së gjalli,  deputetët e Parlamentit të Kosovës që nuk do të votojnë për themelimin e Gjykatës speciale të Kosovës.

 

Kriminelët janë të humbur, përfundim i keq po i pret!

 

 

Botuar Bota sot më 31 mars 2015