PSE SHQIPTARËT PO I REALIZOJNË PROJEKTET E SERBISË KUNDËT VETVETES SË TYRE ?!

Për ikjen e shqiptarëve gjatë dhjetorit  të vitit paraprak dhe dy muajve të parë të këtij viti drejt shteteve të BE-së, veçmas drejt Gjermanisë janë marrë dhe ende po  merren analistë, gazetarë, shkencëtarë, deputet e qeveritarë të ndryshëm, duke i numëruar shumicën e shkaqeve që ndikuan në atë shpërngulje. Të përmenden të gjithë ata faktorë që me të vërtet janë shkaktarë të shpërnguljes pa e përmendur faktorin kryesor SHIK-un dhe Sigurimin sekret serb, të  cilët e nxitën dhe e organizuan ikjen masive të shqiptarëve të lodhur nga skamja dhe mjerimi dhe demoralizimi nga qeverisja kriminele e dy qeverive të Thaçit, është një mosdije dhe naivitet i pa shpjegueshëm, apo frikë për ta thënë të vërtetën e plotë. Ky vlerësim është nxjerrë nga dëshmitë e të ikurve, të cilët dëshmojnë se në vendbanimet e tyre ku jetonin në Kosovë, bëhej fushatë e madhe se Gjermania dhe Suedia po afrojnë strehim ekonomik për qytetarë të Kosovës, pasi që kanë nevojë për  plotësimin e vendeve të lira të punës. 

Duke ditur kapacitetin e SHIK-ut si dhe Sigurimit sekret serb, që së bashku i koordinojnë veprimet është e kuptueshme se një pjesë e madhe e qytetarët e Kosovës u manipuluan nga dezinformatat e tyre, edhe pse ambasada e Gjermanisë dhe ambasada e Suedisë i hidhnin  poshtë dezinformatat se shtetet e tyre do të pranojnë strehim ekonomik dhe do të sigurojnë vende të punës për qytetarët e ikur të Kosovës. Habitë fakti se vala e të ikurve u bë e pa penguar nga organet kompetente të Kosovës, përpos përpjekjeve të pa suksesshme të A.Jahjaga. Për kundrazi, shpërngulja  u ndihmua haptas nga organet kufitare dhe policore të Serbisë dhe nga grupet kriminale serbo-shqiptare, të cilët për shërbimet e bëra ndaj tyre, ua merrnin çdo gjë të vlefshme që kishin me veti.

Shtrohet pyetja pse vallë kjo shpërngulje masive nuk u bë më herët gjatë  vjeshtës, por u bë në dimër, kur kushtet atmosferike ishin tejet të vështira për ta marrë botën në sy. Pra cili faktoi bëri që njerëzit me aq furi dhe me aq siguri t’ia mësyjnë vendeve të BE-së, veçmas Gjermanisë dhe Suedisë?!

Për ta pasur të qartë pyetjen dhe përgjigjen e këtyre pyetjeve  duhet të merren në shqyrtim rrethanat e krijuara në Kosovë pas zgjedhjeve të qershorit të 2014.

 Siç dihet krijimi i shumicës parlamentare nga LVAN-i, solli  ngërçin politik nga PDK-ja, (të ndihmuar nga  E. Hasani dhe A.Jahjaga),  që kishin për qëllim realizimin e dy qëllimeve kryesor. Formimin e qeverisë Thaçi 3,  por tash duke e bërë hisedar LDK-në , në qeverisje, për të kryer  punën e vazalit.  Qeveri kjo që Kosovën do ta lente pa opozitë, ndërsa LDK-në do ta dënonte me  vdekje. Por PDK-ja e kishte edhe planin tjetër rezervë në rast se nuk realizohet ai qëllim.  Vazhdimi i qeverisë në detyrë të H.Thaçit deri sa të kalojnë të gjitha afatet për konstituimin e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe pastaj organizimi i zgjedhjeve të reja të parakohshme, ishte qëllimi i dytë, apo  plani i tyre rezervë

 Kjo zhagitje e krijimit të Qeverisë së Kosovës nuk i shkonte për shtati faktorit ndërkombëtarë dhe as qytetarëve të Kosovës,  përpos PDK-së, e cila kishte për qëllim bojkotimin e Gjykatës speciale. Gjykatë kjo që patjetër do të themelohet  në bazë të kërkesës dhe pastaj vendimit të Këshillit të Evropës, të BE-së, SHBA-ve dhe aleatëve të saj dhe miratimit nga ana e Qeveria 2 të Thaçit dhe Parlamenti i Kosovës, nën drejtimin Jakup Krasniqit, me çka Gjykata speciale u bë obligim ndërkombëtar i Qeverisë së Kosovës dhe organeve tjera përkatëse.

Refuzimi i krerëve të LVAN--it për të qeverisur së bashku me Thaçin, bëri që Xhaviti t’i vej në lëvizje argatët e tij me çanta plot me Euro për t’i blerë deputetët e LVAN-it, siç blihen bagëtitë  në treg. Pasi që deputetët treguan  vetëdije të lartë kombëtare, Xh. Haliti dështoi.  LVAN-i  tregoi pjekuri politike kur  bëri ç’bllokimin e formimit të Parlamentit duke hequr  dorë nga posti i Kryeparlamentarit. Potez ky që  PDK-në e shtriu për toke.  Kur presioni ndërkombëtar  e detyruan  Thaçin(pa dëshirën e tij dhe të klanit të tij) ta pranonte ofertën e  LVAN-it,   ndodhi çudia. Krisi reja në pik të ditës.  Xhavit Haliti, babai i SHIK-ut dhe pronari i PDK-së deklaroi se PDK-ja do të japi postin e kryeministrit LDK-së apo AAK-së, po qe se pranojnë aleancën me PDK-në,  për krijimin e ,,Qeverisë gjithëpërfshirëse të Kosovës’’.Ky propozim i Halitit i dha energji negative Ramushit, duke mos pranuar propozimin e dashamirëve të LVAN-it,  për ta zgjedhur mosmarrëveshjen e LDK-së dhe AAK-së për postin e Kryeministrit, propozim  që atë post ta ndajnë së bashku Mustafa dhe Hajradinaj. Edhe pse ky propozim duhej të ishte i pranuar me kënaqësi nga Ramushi, ai  u tregua shumë naiv dhe shumë karrieristë, i cili duke u mbështetur në dredhitë dhe  kopallat e Halititi e shpalli të ,,vdekur’’aleancën e VLAN-it në Obiliq para anëtarëve të partisë së tij, duke qenë i bindur se Xhaviti do t’ia siguronte postin e Kryeministrit.

Me shkatërrimin e VLAN-it, nga Hajradinaj,  presioni ndërkombëtarë për formimin e qeverisë u bë edhe më i fuqishëm, duke i fut në garë për postin e kryeministrit Ramushin dhe Isën. Në vrapimin e maratonit  fitoi  zotëri Mustafa, pasi që fuqia e tij politike ishte disa herë më e madhe se e zotëri Haradinajt. Siç dihet u krijua Qeveria e zorit, në mes dy kundërshtarëve politik, LDK-së dhe PDK-së,  qeveria më e pa natyrshme, që krijoi pakënaqësi të fuqishme në një pjesë të lidershipit të LDK-së  dhe në anëtarësinë e gjerë të saj.

 Por  babai i SHIK-ut dhe pronari i PDK-së së bashku me klikën e tij i hangrën   fjalët. Xhaviti deklaroi se ka qenë dhe është për qeverisje të përbashkët me LDK-në, por nuk e pranon Isa Mustafën për kryeministër por e donë  Thaçin. Në këtë rast kundërshtimi i ,,Zekës’’ tregon se klani i tij i cili  është ndër më të fuqishmit në PDK, së bashku me  SHIK-un e  tij, do ta kundërshtonte dhe do ta luftonte qeverinë e Kosovës nën drejtimin e kryeministër Isa Mustafës.  Ja pra  ky është faktori kryesor, këtu duhet gjetur  qendrën  komanduese që  e nxiti dhe e organizoi shpërnguljen e shqiptarëve për ta dëmtuar imazhin e Qeverisë e të shqiptarëve para botës, e për të krijuar destabilizimin e vendit me qëllim të rrëzimit të  Qeverisë së  Kosovës, rrethanë kjo që do të pamundësonte formimin e Gjykatës speciale, gjykatë kjo e cila do të bënte hetime ndaj veprimtarisë së SHIK-ut të ,,Zekës’’  pionëve të tij H. Thaçit dhe K.Veselit,  dhe  argatëve të tyre për  krimet e bëra gjatë luftës dhe pas luftës.

 Se SHIK-u u tregua i fuqishëm në organizimin e skenarëve për destabilizimin e Kosovës tregojnë faktet e shumta gjatë gjithë  veprimtarisë së tij kriminele. Por me këtë rast do t’i  cekim vetëm disa prej tyre.

A nuk ishte’’ fryerja’’e tejdukshme  e ,, radikalizmit islam’’skenar perfid i SHIK-ut, që kishte për qëllim burgosjen e hoxhallarëve (imamëve) më autoritativ të vendit për të nxitur protesta në mbarë vendin dhe pastaj me degjenerimin e tyre nga argatët e tij,  siç ndodhi me protestat e qytetarëve të marsit të vitit 2004, të bëjë destabilizimin e Kosovës, rrethanë kjo e  përshtatshme për rrëzimin e Qeverisë së Isa Mustafës dhe bojkotimin e Gjykatës speciale. Fatmirësisht nuk e arritën atë qëllim por arritën t’ia  krijojnë ,,argumentin’’ Serbisë për të na akuzuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për ,,rrezikun e fundamelizmi islam’’ të shqiptarëve, shpifje kjo e njohur me shekuj nga propaganda serbe kundër nesh,  që pastaj diplomacia e saj të veproj siç e ka zakon me shpifje, kurrtha dhe aksione konkrete terroriste për të mbjellë përçarje ndërfetare tek populli ynë. Burgosja e terroristit serb me 13 kgr, eksploziv plastik në Prishtinë, që nuk pati sukses t’ua dorëzonte kriminelëve të  SHIK-ut të ,,Zekës’’ për ta shkatërruar Katedralen e besimtarëve katolik në Prishtinë, është argumenti që  dëshmon për bashkëpunimin e ngushtë për destabilizimin e Kosovës, në mes  të Sigurimit sekret të Serbisë dhe  SHIK-ut (të PDK-AAK-Vetvendosjes), ku secili aleat do t’i realizonte synimet e veta meskine në dëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

 Në planin dhe skenarin për rrëzimin e Qeverisë së Isa Mustafës  përpos SHIK-ut të Halitit dhe klanit të   tij, që është njëri ndër më të fuqishmit në PDK-në,  ishin të  kyçur edhe  AAK-ja,  Vetëvendosja, Nisma dhe Lista serbe.  Veçmas Kurti dhe Hajradinaj nuk mund të pajtoheshin me faktin e kryer se mbetën me ,,gishta në gojë’’, jo me fajin e LDK-së, Vetëvendosjes dhe Kurtit por me fajin e Ramushit.  Ndërsa Lista serbe edhe pse u bë pjesë e koalicionit qeverisës, nuk ishte e kënaqur me qeverinë e krijuar sepse fuqia e tyre politike nuk ishte e fuqishme siç ishte në dy qeveritë e mëparshme të Thaçit.

Bajrakun për krijimin e rrethanave për destabilizimin e Kosovës dhe rrëzimin e Qeverisë së Isa Mustafës, e mur A. Jabllanoviç, përfaqësuesi i Listës serbe në Qeverinë e Isa Mustafes, i cili nëpërmjet  fyerjeve që ua bëri nënave të martirëve tanë dhe neve të gjithëve si shqiptarë,  kishte për qëllim ta ndihmonte SHIK-un dhe lidershipin e tre bishtave të Partisë Socialiste të Shqipërisë, për t’i bërë masovike dhe të fuqishme protestat kundër Qeverisë së vendit.

Pastaj atë flamur të  A.Jabllanoviçit, për destabilizimin e Kosovës në mënyrë solemne ia dorëzuan Kurtit, Hajradinaj dhe Limaj,  për organizimin e demonstratave ,,paqësore’’, nën kujdesen e ,,njëmijë kujdestarëve’’, të vetëvendosjes, por na dulën ndër më të dhunshmet që kanë ndodhur ndonjëherë në truallin e Kosovës, (të paraluftës dhe të pasluftës), që kishin për qëllim rrëzimin e Qeverisë. Fatmirësisht ,,Nënat e Gjakovës’’ dhe të gjithë Kosovës e kuptuan hilen dhe dredhinë e krerëve të tre bishtave të Partisë Socialiste të Shqipërisë, të cilët deklaratën fyese të Jabllanoviçit donin ta shfrytëzonin vetëm si pretekst për masivizimin e demonstratave të tyre, deklaruan se nuk do të marrin pjesë në demonstratën që përgatitej nga ,,treshja’’e bashkuar e opozitës, që nuk kishte kurrfarë dyshimi se kishin  për qëllim rrëzimin e Qeverisë së vendit. Paralajmërimi i ,,Nënave të Gjakovës’’ për të mos  marrë pjesë në demonstratë, i dëmtuan rënd tre bishtat e PSSH, në krye me Kurtin, Hajradinajn dhe Limajn.  Por ata u ndihmuan nga propaganda perfide e Beogradit, që lëshonin deklarata provokuese për Trepçën që kishin për qëllim ta kallin flakë Kosovën nga argatët e saj dhe nga naivët.

Në bazë të veprimtarisë së SHIK-ut të tre bishtave të PSSH –së, vijmë në përfundim se ngërçi politik, deklaratat fyese të Jabllanoviçit, zhagitja e krijimit të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, burgosja e hoxhallarëve të pa fajshëm, organizimi i demonstratave për rrëzimi i qeverisë së Isa Mustafës, kishin qëllimin destabilizimin e Kosovës, për ta  bojkotuar  dhe penguar themelimi të Gjykatës speciale, dhe pastaj kishin edhe qëllime tjera për përfitime personale , klanore dhe partiake.

Fatmirësisht edhe pse policia e jonë është kafshuar nga profiterët e luftës dhe argatët e Serbisë, ajo e kreu detyrën me sukses, duke mos lejuat ngadhënjimin e të ashtuquajturit ,,revolucionit të vonuar demokratik të Shqipërisë ,,të vitit 1997, që do të kishte pasoja të parashikueshme për Kosovën dhe kombin shqiptar.

Do të ishte mirë që Vetëvendosja, AAK-ja dhe Nisma të reflektojnë, për ta ndërruar kursin e tyre politik në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Më në fund duhet të binden se revolucioneve ju ka kaluar koha. Opozita duhet të jetë faktor i rëndësishëm në qeverisjen e vendit, duke e përkrahë qeverinë e vendit në të gjitha projektet që e qojnë vendin përpara dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve. Veçmas ta përkrahin luftën e pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit me vepra konkrete e jo vetëm me fjalë boshe , siç po veprojnë tani. Por duhet  kundërshtuar çdo projekt të Qeverisë që e dëmton vendin dhe qytetarët e saj në Parlament apo edhe me protesta, por jo të dhunshme siç i organizuan më parë, por paqësore.  Qeveria e krijuar prej LDK-së dhe PDK-së, është qeveri e zorit, por është  valide pasi që është krijuar në bazë të rregullave në fuqi të sistemit demokratik. Por duhet pranuar se kjo Qeveri, qysh në fillim të punës së saj i ka realizuar dy suksese të pa kontestueshme. E shpëtoi Trepçën, që ju kishte përgatitur plaçkitja nga profiterët e luftës dhe komandantët e vetëshpallur të UÇK-së, ndërsa SHIK-ut ia prishi planin për destabilizimin e Kosovës, duke punuar në projekte për zhegitjen dhe pengimin me të gjitha mënyrat formimin  e  Qeverisë së Kosovës. 

Fatkeqësisht, është e qartë se krerët e tre bishtave të PSSH-së  nuk kanë  mbledhur mend nga dështimi i skenarëve të tyre të deritashëm për realizimin e qëllimeve të tyre meskine. Me deklaratat e tyre kërcënuese  është e qartë se SHIK-u i tyre po i bën përgatitjet përfundimtare që Kuvendi i Kosovës të refuzoi formimin e Gjykatës speciale, me çka Kosova do të binte ndesh me faktorin ndërkombëtar, pasi që në vitin paraprak edhe Qeveria edhe  Kuvendi i Kosovës patën marr  obligim themelimin e Gjykatës speciale. Pra, siç po shihet Kosovës dhe kombit shqiptarë po i përgatite dështimi më i madhe që mund të mendohet. Po qe se realizohet ky projekt i SHIK-ut, Kosova do të mbetet pa mbështetjen e miqve tanë të sinqertë ndërsa do të nëpërkëmbet nga aleatët e Serbisë në krye me Rusinë. Ja pra çka po i përgatisin Kosovës keqbërësit e saj demagogë, të tre bishtave të PSSH-së dhe SHIK-u i tyre.

Kriminelët duke u mbështetur në parimin se,,qëllimi i arsyeton mjetet’’ po i përdorin të gjitha mënyrat dhe mjetet për të shpëtuar nga dënimi i merituar. Por ata duhet ta kenë të qartë se kriminelët janë të humbur dhe  përfundim i keq po i pret!

 

 

Botuar:,, Bota sot’’ 06. 04. 2015