PSE PO PENGOHET FORMIMI I INSTITICIONEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVES NGA PDK-JA.

Krerët e VLAN-it, duke  hequr dorë nga posti i kryeparlamentarit, post ky që Enver Hasani, me përkrahjen e Jahjagës ia bëri ,,tapi’’pa të drejt PDK-së(dhe xhuxhmaxhuxhëve të saj),  u mënjanuan  të gjitha pengesat për formimin e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, siç parasheh Kushtetuta, ligji në fuqi  dhe Rregullorja e punës së Parlamentit.

Por klika e Xhavit Halititi në krye me Thaçin dhe Veselin, nuk janë të kënaqur me at post që nuk ju siguron vjedhjen dhe përvetësimin edhe të asaj pasurie të mbetur pa u plaçkitur prej tyre. Ata ia kanë venë  syrin Qeverisë, e cila do t’u siguroi jo vetëm rrjepjen e mëtutjeshme të Kosovës, por edhe pengimin e funksionimit të  Gjykatës speciale, që është në formim e sipër.

Xhavit Haliti, kallauzi i të gjitha të ligave që e gjetën Kosovën, njëherit edhe pronari i SHIK-ut dhe i PDK-së, duke qenë i vetëdijshëm se verdikti i popullit po i len pa pushtet, e kanë vu në veprim skenarin për t’i bërë të pavlefshme zgjedhjet e 8 qershorit, duke e bllokuar formimin e institucioneve shtetërore të vendit. Bllokimi prej tyre edhe më tutje i konstituimit të Kuvendit të Kosovës, parakusht ky që do të bënte të mundshme formimin e  Qeverisë së vendit, tregon se kjo klikë që e ka uzurpuar Kosovën dhe institucionet e saja shtetërore i ka vu vetit për detyrë që të mos e lëshojnë pushtetin e uzurpuar pa gjakderdhje. Kërkesa e tyre (e tërthortë) se nëse të parët e VLAN-it nuk i bëjnë ortak ata në qeverisjen e vendit, (pra vendi të mbetet pa opozitë) nuk do të pranojnë konstituimin e Parlamentit, me qëllim që vendin ta qojnë prapë në zgjedhje të parakohshme, skenar ky që Kosovën do ta destabilizonin nëpërmjet SHIK-ut të tyre, rrethana këto,  që kjo qeveri në detyrë do t’ia zgjatë jetën vetëvetit për aq kohë sa  do ta bënte të dështonte themelimi i Gjykatës speciale që është në formim e sipër. Fatkeqësisht këtë skenar ogurzi të PDK-së po e përkrah edhe  A. Jahjaga (dhe këshilltarët e saj) e cila me veprimtarinë e saj po tregon se edhe ajo si E. Hasani ia ka shitur shpirtin dhe lëkurën SHIK-ut të PDK-së. Ajo në vend se të kërkonte nga krerët e PDK-ja që shërbëtoren e saj ta urdhërojnë ta thërras Seancën e parlamentit për t’i hapur rrugë formimit të institucioneve shtetërore,  po kërkon nga krerët e VLAN-it, t’i pranojnë shantazhet e Thaçit, për ta bërë ortak PDK-në në qeverisjen e vendit,  kusht ky qesharak, i pa arsyeshëm dhe i pa realizueshëm.

Fatmirësisht miqtë e nderuar të popullit tonë, ambasadorët e SHBA-ve, të Anglisë dhe të Holandës, po e kundërshtojnë realizimin e skenarëve të PDK-së, duke kërkuar nga krerët e saj të mos pengojnë konstituimin e Parlamentit dhe të Qeverisë.  Këshilla e tyre,  për  krerët e PDK-së duhet të jetë alarm i fortë se ata nuk do të tolerohen më tutje të dëmtojnë imazhin e shtetit të Kosovës, për krijimin e të cilit SHBA-të dhe aleatët e saj të sinqertë  kanë bërë shumë investime financiare e  diplomatike.

Qytetarët e Kosovës e kanë të çartë se po të mos ishte prezent faktori ndërkombëtar në krye me SHBA-të në Kosovën e çliruar prej tyre, SHIK-u i Xhavit Hlititit nuk do të kënaqej vetëm me vrasjet e kundërshtarëve të tyre politik dhe veprimtarëve të dalluar të Kosovës, por  me ,,Pol-potat’’ e saj do ta shëndërronin  Kosovën në një ,, Kmboxhë’’ të dytë në Evropë.

Populli ynë e ka të çartë se qeveria e PDK-së së Xhavit Halitit,  e ashtuquajtura ,,qeveria’’ e Thaçit 1 dhe 2, për këto 8 vitet më të zeza të historisë tonë më të re,  Kosovën e vuan  në shtratin e të sëmuarit kronik. Por kulmin e të ligave e arritën kur   qytetarëve të Kosovës ua vranë Lirinë e shumëpritur.

Edhe tash PDK-ja e Xhavit Halititi, duke kundërshtuar formimin e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, po e pengojnë dorëzimin e pushtetit forcave politike që e kanë shumicën parlamentare, me metodat e Bashar  el Asadit. Ata nëpërmjet SHIK-ut të tyre janë në gjendje ta bëjnë Kosovën një,, Siri’’ të dytë në truallin e Evropës, vetëm për  ta ruajnë pushtetin e tyre të korruptuar dhe të krimatilizuar.  Me siguri ditët e kësaj jave dhe ditët e javës tjetër do të jenë data të shënuara të historisë tonë më të re. Se a do të shpëtoi Kosova nga kthetrat e sigurimeve sekrete të armiqve tanë tradicional, që i kanë uzurpuar institucionet e saja shtetërore dhe disa subjektet politike,   apo do të mbetet nënë ,,mëshirën’’e tyre varet shumë prej vendimeve që do të marrin krerët dhe lidershipi i subjekteve politike të VLAN-it. Po që  se përçahen për interesa personale dhe partiake, duke i anashkaluar interesat madhore të vendit dhe të popullit të shumëvuajtur të Kosovës, do të fitojë Serbia. Por po që se tregojnë me punë konkrete se bashkimi i tyre u bë vetëm për ta shpëtuar Kosovën dhe qytetarët e saj nga pushteti kriminel i Hashim Thaçit & kompani, për ta nuk do të ketë rëndësi se kush do të jetë kryeministër dhe kush ministër. Qeveria e formuar prej tyre do të jetë subjekt që do të marrë vendime vetëm me pajtimin e të gjithëve. Kosovës do t’i prijë e mbara, përparimi dhe mirëqenia.

Kriminelët janë të humbur, përfundim i keq po i pret!

 

 

Botuar në “Bota sot”, më 15. 11. 2014.