KUSH DUHET TË MARRË MËSIM NGA NGJARJET E FUNDIT NË KOSOVË

Nuk ka dyshim se secili që i ka së paku dy kokrra mend, ka arsye dhe logjikë të shëndosh për t’i besuar Zotit të Madhërueshëm dhe nuk ia ka shitur shpirtin djallit të mallkuar, ngjarjet e fundit, të dhunshme, që ndodhën në Kosovë  do t’i vlerësojë pa kurrfarë hamendjeje se ishin ngjarje antinjerëzore, antihumane, antidemokratike dhe mbi të gjitha antishqiptare.
Një muaj e sa pas ngjarjeve tragjike që ndodhën në Kosovë, bie një barrë e rëndë mbi subjektet shtetërore të Kosovës dhe të subjekteve civile dhe policoro-ushtarake ndërkombëtare, të japin një vlerësim të drejtë dhe të vërtetë për ato ngjarje, duke mos i kursyer nga kritika dhe përgjegjësia udhëheqjet e subjekteve vendëse dhe ndërkombëtare, të cilat me moskryerjen e detyrave, për të cilat janë zotuar, kontribuuan drejtpërdrejt apo tërthorazi në ato ngjarje.
            Opinioni ynë dhe ai ndërkombëtar, por edhe qendrat e vendosjes ndërkombëtare, presin me padurim përgjigje në këto pyetje: Pse ndodhi kjo që ndodhi në Kosovë ? Cilat forca politike dhe individë qëndrojnë prapa këtyre ngjarjeve dhe për çfarë qëllimi e shëmtuan kaq rëndë Kosovën ? Kush kontribuoi (me vetëdije apo pa vetëdije) në këto ngjarje ? Cilat masa duhet ndërmarrë për zbulimin jo vetëm të bandave kriminele që i keqpërdorën protestat e arsyeshme dhe paqësore të qytetarëve të Kosovës, por të zbulohet edhe qendra e krimit të organizuar, që në Kosovë po forcohet dhe organizohet çdo ditë e më mirë ?


CILAT FORCA POLITIKE DHE INDIVIDË QËNDROJNË PRAPA KËTYRE NGJARJEVE ?


           
Nuk ka dyshim se qendrat e vendosjes ndërkombëtare dhe populli ynë, e kanë të qartë se cilat forca politike qëndrojnë prapa këtyre ngjarjeve të fundit që ndodhën në Kosovë. Janë të njëjtat forca që Kosovën dhe çështjen madhore kombëtare e dëmtuan tepër rëndë, para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Janë nanoistët e Kosovës, mbeturinat e sistemit komunist shqiptarë dhe atij serbo-jugosllav, njerëz të manipuluar nga ish-sigurimet e fshehta shqiptaro – serbo –jugosllave (ish - Sigurimi shqiptar dhe ish – UDB - ja jugosllave e krijuan së bashku SHIK - un e kuqaloshëve të Kosovës).

Këto forca antikombëtare pranuan të bëhen vasalë, rrogëtarë e skllevër të Nanosit - Mejdanit dhe Klosit, vetëm që të përkrahen dhe të ndihmohen për ta marrë pushtetin mbi shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë. Dhe, siç dihet, e tërë veprimtaria e tyre e paraluftës, e gjatë luftës dhe tash e pasluftës, ka shkuar në dëm jo vetëm të çështjes sonë madhore kombëtare, por edhe në dëm të të drejtave elementare njerëzore, e në dobi të armiqve tanë shekullorë. Është e mjaftueshme të numërohen vetëm disa prej të bëmave të tyre, (që mos t’i qesim nga mendja dhe të dimë se kush janë) për të kuptuar se deri ku janë futur në ,,shamakun” e tradhtisë kombëtare.

Kur Drenica kallej flakë, H. Hyseni, R. Qosja dhe A. Demaçi, pasi pranuan të bëhen rrogëtarë, argatë dhe skllevër të Nanosit me kompani, bënë përçarje të thellë kombëtare, duke tentuar ta shkatërrojnë LDK-në. Krijuan krijesën e tyre të shëmtuar LBDK – në, ku i mblodhën të gjitha mbeturinat e komunizmit shqiptar dhe të atij serbo - jugosllav(riforcohet aleanca envero – titisto - rankoviqiste). I përvetësuan njësitë guerile të Republikës së Kosovës, me mjete të marrjes së kalasë nga brenda. Tradhtohen, dhe pastaj edhe vriten me mjete perfide, komandantët e atyre njësive: Adem dhe Hamzë Jasharin dhe Zahir Pajazitin. Edhe Salih Çeku tradhtohet nga Bukoshi, kur nuk i përmbushi zotimet që i mori se ,,do t’i financonte njësitë guerile të Republikës së Kosovës’’. Tradhtia e këtyre plangprishësve të Kosovës thellohet dhe rritet, kur nuk i pranuan këshillat e miqve tanë për krijimin e një qeverie të përbashkët nga të gjitha forcat politike dhe ushtarake të Republikës së Kosovës gjatë vitit 1998. Edhe mosnjohja e zgjedhjeve të dyta parlamentare dhe presidenciale, si dhe mosnjohja e organeve shtetërore të dala nga ato zgjedhje, ishte një tradhti e rëndë e tyre. Edhe thyerja e Marrëveshjes së Oslos, që u lidh ndërmjet Ahmet Krasniqit dhe Adem Demaçit, ishte një tradhti e rëndë kombëtare. Vrasja e komandantëve të UÇK-së që i njihnin institucionet shtetërore të Kosovës dhe e veprimtarëve të dalluar të LDK -së gjatë luftës dhe pas luftës, si dhe vrasja e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, është një vepër e shëmtuar, është kulmi i tradhtisë kombëtare. Nuk mund të quhet ndryshe, përpos tradhti kombëtare, mosnënshkrimi me kohë i Marrëveshjes së Rambujesë nga ana e mendjeshkurtërve dhe plangprishësve të Kosovës, kur ata, me mosnënshkrimin e Marrëveshjes në afatin e parë, i dhanë Serbisë kohë për ta mbushur Kosovën me armatime të rënda dhe ushtri elite. Edhe veprimtaria e tyre pas zgjedhjeve të para lokale e deri në ditën e sotme, nuk mund të vlerësohet ndryshe përpos veprimtari antikombtare.

Veçmas duhet cekur ngjarjet e fundit që ndodhën në Kosovë. Dihet, protestat e qytetarëve të Kosovës ditën e parë, ishin të arsyeshme dhe paqësore, por ditën e dytë u bënë të dhunshme, sepse argatët e kryepehlivanave të Nanosit që i udhëhiqnin tri shoqatat e dala nga lufta, së bashku me sigurimin e fshehtë serb, që sipas Beogradit vepron në të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës, kallën shtëpi të romëve dhe kisha, shtëpi dhe banesa të serbëve, dhe kështu Beogradit ia bënë shërbimin më të mirë për t’i vënë në shërbim të gjitha mekanizmat shtetërorë në luftë kundër Kosovës e kombit shqiptar.
             Pra, edhe populli ynë edhe qendrat e vendosjes ndërkombëtare, e kanë të qartë se kush gjendet pas veprimtarisë antidemokratike, antinjerëzore, antihumane dhe antishqiptare, por kjo nuk mjafton për ta luftuar këtë të keqe që e ka mbuluar Kosovën, që ia ka zënë frymën dhe po bën përpjekje ta gufasë për vdekje.

 

KUSH KONTRIBUOI (ME VETËDIJE APO PA VETËDIJE) NË KËTO NGJARJE ?


            Pra, faktet dëshmojnë se në këto ngjarje drejtpërdrejt morën pjesë forcat  e Nanosit në Kosovë (SHIK - u me tri shoqatat e dala nga lufta) dhe sigurimi i fshehtë serb, por me rëndësi është të dihet edhe se kush kontribuoi tërthorazi në këto ngjarje. Është e ditur se qendrat e vendosjes ndërkombëtare nuk kanë bërë trysni të fuqishme në kriminelët e Beogradit për të bashkëpunuar me Gjykatën e Hagës dhe për të mos e keqpërdorur pakicën serbe në Kosovë për qëllimet e tyre shoveniste dhe kriminele.
            Pra, faktori ndërkombëtar i ka përkëdhelur së tepërmi krerët e Beogradit, ku për pasojë pati që më tepër se 10.000 banorë të Mitrovicës veriore nuk u lejuan të shkojnë në banesat dhe shtëpitë e tyre. Kjo politikë e gabuar e qendrave të vendosjes ndërkombëtare, ka bërë që pakënaqësia ndaj qarqeve të caktuara të UNMIK-ut të rritet.

             Duhet cekur se mosangazhimi i UNMIK-ut për zbulimin e Qendrës së krimeve dhe të kriminelëve që e përgjakën dhe po e përgjakin Kosovën në vazhdimësi, është njëri ndër shkaqet e shumta që autoriteti i UNMIK-ut ka rënë dhe po bie dita -ditës edhe më shumë në Kosovë dhe jashtë saj. Edhe pushteti civil dhe policor ndërkombëtar ka zhvilluar dhe po zhvillon një politikë të gabuar në Kosovë. Politika e sigurisë dhe ajo e zhvillimit që po udhëhiqet nga UNMIK-u, po shkon në dëm të Kosovës e në dobi të fqinjëve tanë, veçmas Serbisë. Nga kjo politikë po kanë përfitime të mëdha materiale afaristët kosovarë, të njohur nga opinioni ynë si bashkëpunëtorë të kriminelëve serbë, të cilët pas luftës u lidhën me krerët e PDK-së dhe të AAK-së, dhe së bashku e krijuan mafinë e tyre ekonomiko - politike, që vepron jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Kësaj aleance iu bashkëngjitën edhe ca personalitete të UNMIK-ut, dhe kështu aleanca antishqiptare : PSS – PSSH – PDK – AAK, në bashkëpunim me zyrtarë dyfytyrësh të UNMIK-ut, u forcua dhe po forcohet çdo ditë e më tepër.

             Ngjarjet e fundit dëshmojnë se, po të mos funksiononte si duhet kjo aleancë antishqiptare, demonstratat paqësore të qytetarëve të Kosovës nuk do të shndërroheshin në ngjarje tragjike dhe antishqiptare, siç u shndërruan me fajin edhe të faktorit ndërkombëtar.

CILAT MASA DUHET NDËRRMARRË PËR ZBULIMIN E ÇENDRËS SË KRIMIT TË ORGANIZUAR ?


            Detyrë mbi të gjitha detyrat për forcat demokratike të Kosovës dhe për subjektet ndërkombëtare që po ’’qeverisin’’ Kosovën, është që të analizohet e tërë veprimtaria kriminele e nanoistëve të Kosovës, gjatë periudhës së luftës dhe pas luftës. Të kërkohet prej ideologëve të PDK - së dhe AAK – së, Xh. Halitit, H. Thaçit dhe R. Hajradinajt ta zbulojnë udhëheqjen politike dhe ekzekutive të Qendrës së krimit - SHIK-ut, dhe të qiten para drejtësisë për të dhënë llogari për veprimtarinë e tyre të vazhdueshme kriminele dhe antishqiptare. Është e qartë se kryerja e këtyre detyrave nuk është aq e lehtë dhe as e thjeshtë, kur dihet se këto forca të Nanosit e të djallit, e kanë përkrahjen e qarqeve të caktuara ndërkombëtare, por kanë edhe përkrahjen e individëve që punojnë në  institucionet ndërkombëtare (civile - politike dhe policore) në Kosovë.

               Ka fakte të mjaftueshme për të pohuar se nanoistët edhe në SHPK kanë njerëz me pozita të larta komanduese (e të mos flitet për polic të thjeshtë) që janë vënë në shërbimin e tyre. Ndërsa TMK-ja , tri shoqatat e dala nga lufta, analistët ’’kakuda’’, gazetarët ’’sahanlëpirës’’ dhe rrogëtarët ’’intelektualë’’të Sorosit, po punojnë me përkushtim për interesat e kryepehlivanëve të Nanosit e të kasapëve të kryekasapit të Ballkanit.

Po ashtu, duhet marrë parasysh se këto forca të Nanosit qeverisin me mjete të mëdha financiare, pasi që kanë krijuar mafinë e tyre ekonomike, (që udhëhiqet nga mafia e tyre politike).
               Duke i marrë për bazë të gjitha këto fakte dhe rrethanat ekzistuese, del përfundimi se organet ekzistuese të drejtësisë (prokurorë, hetues dhe gjyqtarë të vendit e ndërkombëtarë), nuk kanë mundësi t’i vejnë para drejtësisë bartësit e krimit të organizuar, kur dihet se një pjesë prej tyre po kërcënohen, ndërsa pjesa tjetër është korruptuar. Duhet veçuar veprimtarinë e avokatëve kriminelë, të cilët po i përdorin të gjitha mjetet e lejuara dhe të palejuara, duke e keqpërdorur profesionin dhe etikën njerëzore, që klientët e tyre kriminelë të shpallen të pafajshëm.
            Qendrat e vendosjes ndërkombëtare e kanë për detyrë që në Kosovë të dërgojnë policë, prokurorë dhe gjyqtarë të njohur, të zotë, trima dhe profesionist të dëshmuar, që nuk ka mundësi askush t’i frikojë dhe as t’i korruptojë në as një mënyrë. Nuk duhet të veprohet si deri tash, që ekspertët që merren me zbulimin dhe dënimin e kriminelëve, të ndërrohen, siç veprohet me policë dhe ushtarë. Policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja, duhet të kërkojnë nga SHBA-të dhe Anglia, që të dërgohen në Kosovë ekspertë të sigurimeve të fshehta të këtyre shteteve, me qëllim që të kontribuojnë me punë konkrete dhe me informata për zbulimin e Qendrës së krimit të organizuar dhe të kriminelëve ordinerë (bashkëpunëtorë të sigurimit të fshehtë serbo – jugosllavë dhe argatë të kryepehlivanëve të Nanosit dhe rrogëtarëve të tyre).
            Po ashtu, qendrat e vendosjes ndërkombëtare duhet të vetëdijesohen se nuk do të ketë sukses intervenimi i tyre ushtarak dhe as ai ekonomik, për të fituar demokracia, drejtësia dhe ligji mbi dhunën, mafinë, shovenizmin dhe mbeturinat e komunizmit në Evropën Juglindore, po që se nuk e çrrënjosin krimin e organizuar, që udhëhiqet nga sigurimet e fshehta të Beogradit dhe Athinës dhe filialeve të tyre në Tiranë, Shkup e Prishtinë.

             Për të keqen e shqiptarëve, SHISH - i Fatos Nanosit dhe SHIK - u i Xh. Halitit & H. Thaçit & R. Hajradinajt, janë filiale (pjellë) të sigurimit të fshehtë serb. Pra, është papjekuri politike dhe mosdije elementare e qendrave të vendosjes ndërkombëtare, kur nga shqiptarët kërkohet (po kush më tepër se shqiptarët është dëmtuar dhe përgjakur nga komunizmi dhe mbeturinat e komunizmit titisto - enverist, që sot po përkrahet dhe përkëdhelet nga qendrat e vendosjes ndërkombëtare ?!) që ngjarjet e marsit të këtij viti të mos përsëritën më kurrë.
              Duhet ta kenë të qartë personalitetet me ndikim në rrjedhat e ngjarjeve ndërkombëtare, se pa rrëzimin nga pushteti të Fatos Nanosit (klikës së tij në Shqipëri dhe argatëve të tij në Prishtinë), pa zbulimin e Qendrës së krimit (që udhëhiqet nga njerëzit e tij), dhe dënimin e kriminelëve që japin urdhra për ta tollovitur dhe përgjakur Kosovën, sa herë që e do interesi i Beogradit, Athinës dhe Moskës, pa dënimin e kriminelëve doras, (që vranë veprimtarë të shquar shqiptarë, por vranë edhe civilë shqiptarë e joshqiptarë gjatë kohës së luftës dhe pas luftës), gjithnjë së bashku me spiunë serbë, por edhe pa rrëzimin nga pushteti të kriminelëve të Beogradit (Koshtunicës & compani) dhe përkrahësve të kryekasapit të Ballkanit (Qoliqi & Compani), Evropa Juglindore do të jetë edhe më tutje  ’’fuqi baroti’’, njollë e zezë e njerëzimit.
             Pra, po që se rrethanat nuk ndryshojnë në dobi të forcave demokratike të popullit shqiptar dhe të popujve të Evropës Juglindore, ngjarjet e marsit në një mënyrë apo në një tjetër, do të përsëritin sa herë që do Beogradi, kur dihet se vetë ka pranuar se spiunët e tij veprojnë në të gjitha institucionet e Kosovës (politike, ekonomike, kulturore dhe shtetërore).

             Për të qenë e keqja edhe më e madhe, Beogradi, nëpërmjet Nanosit & Compani, i komandon edhe forcat majtiste shqiptare në përgjithësi, dhe ato të Kosovës në veçanti, siç janë: PDK-ja, AAK-ja, TMK-ja, SHIK-u, tri shoqatat e dala nga lufta dhe disa struktura udhëheqëse të SHPK-së.

Ja pra, se në ç' farë rrethanash të komplikuara dhe vështirësish të mëdha gjendet sot Kosova, Shqipëria dhe viset e tjera shqiptare, gjendje kjo, shumë e komplikuar dhe e rrezikshme jo vetëm për forcat demokratike shqiptare dhe ballkanike, por edhe për kombin shqiptar dhe popujt tjerë të Gadishullit Ilirik.

Është koha e fundit të ndërmerren të gjitha masat e duhura nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga forcat demokratike të vendit, për ta demaskuar veprimtarinë kundërnjerëzore, kundërdemokratike, kundërshqiptare dhe kriminele të stalinistëve të Shqipërisë, të nanoistëve të Kosovës dhe të kriminelëve të Beogradit, dhe të detyrohen të japin llogari para organeve të drejtësisë së vendit dhe atyre ndërkombëtare për të gjitha të zezat, të ligat dhe të këqijat që ua bënë shqiptarëve dhe proceseve demokratike të vendeve të tyre.
            Qendrat e vendosjes ndërkombëtare, duke i ditur rrethanat ekzistuese në të cilat gjendet kombi ynë, në asnjë mënyrë nuk guxojnë ta njollosin popullin tonë me etiketa të ndryshme, që nuk përkojnë me të vërtetën. Shqiptarët kanë treguar më tepër se njëherë, se janë një komb me zemër të madhe. Është një komb ndër të rrallët, që i ka ruajtur vlerat më të çmuara të trashëgimisë përparimtare njerëzore, siç është solidariteti e toleranca ndërnjerëzore dhe fetare, mikpritja, besa, respekti ndaj mikut, zemërgjerësia edhe ndaj armikut, kur ai kërkon falje.

Dhe, si përfundim, pa përmendur të gjitha faktet tjera, duhet cekur se shqiptarët janë të vetmit në botë, që gjatë Luftës së Dytë Botërore i mbrojtën jo vetëm jahuditë dhe romët, por i mbrojtën edhe serbët, edhe pse në të kaluarën, jo edhe të largët ata kishin bërë krime të rënda ndaj shqiptarëve.
           Dihet botërisht se shqiptarët me votën e tyre të lirë, kanë treguar se nuk e duan komunizmin dhe mbeturinat e tij - nanoizmin. Është e njohur se këto forca antishqiptare e kanë pasur, por edhe e kanë përkrahjen e hapur dhe të fshehtë të armiqve tanë shekullorë dhe të vëllezërve të tyre ideologjikë. Mu për atë edhe e morën pushtetin me mjete dhune në Shqipëri dhe po bëjnë përpjekje të shumta ta marrin atë edhe në Kosovë. Populli ynë në Kosovë, në të gjitha zgjedhjet, i dënoi këto forca, por jo sa duhet. Sivjet vota e tij është vendimtare. Vetëm vota e tij do të ketë fuqi për t’i rrëzuar përtokë, që të mos ngrihen më kurrë në këmbë, për të gjitha të zezat që ia bënë shqiptarëve dhe shqiptarisë.

              Ngjarjet e fundit duhet t’i vetëdijësojnë edhe rrethin më të ngushtë të nanoistëve kosovarë, se duhet të distancohen, bile edhe të leqiten prej tyre, sepse ata janë ndjellakëqijtë e Kosovës, janë kobi i familjeve të tyre, janë vegla të thjeshta në dorën e të huajve që nuk ia duanë të mirën Kosovës dhe as qytetarëve të saj. Situata e krijuar në Kosovë nuk u lejon forcave ndërkombëtare dhe as forcave demokratike të vendit, të sillen siç janë sjellë deri më tash indiferentë ndaj krimit të organizuar, apo duke e luftuar atë simbolikisht, për të mos thënë vetëm verbalisht.
            Është më se e domosdoshme të merren të gjitha masat për zbulimin dhe dënimin e bandave kriminele që në Kosovë janë krijuar nga Sigurimi i fshehtë serb(që dirigjohet nga Beogradi) dhe nga SHIK - u (organizatë ilegale e krijuar prej spiunëve serbë që punuan në Sigurimin e Shqipërisë, apo që kanë luajtur rol të rëndësishëm në udhëheqjen e LPK - së, LBDK - së dhe UÇK - së). Këto banda kriminele e përgjakën dhe do ta përgjakin Kosovë, përderisa nuk gjenden prapa grilave të burgut. Qendrat e vendosjes ndërkombëtare, UNMIK -u dhe KFOR – i, e kanë për detyrë t’i bllokojnë dhe t’i shkatërrojnë të gjithë mekanizmat serbë (politikë, diplomatikë, shtetërorë), për të pamundësuar shndërrimin e pakicës serbe në instrument të politikës së tyre kriminele dhe shoveniste.
             Qendrat e vendosjes ndërkombëtare duhet ta kenë të qartë se, në rast se nuk e luftojnë krimin e organizuar me të gjitha format dhe mënyrat me përkushtim, Kosova do të futet në një krizë edhe më të madhe, ku si rrjedhim do ta ketë dështimin e faktorit ndërkombëtar, jo vetëm në Kosovë, por në gjithë Gadishullin Ilirik e gjetiu.

Shqiptarët dhe bashkësia ndërkombëtare janë para një provimi të rëndë historik. Vetëm së bashku në luftë kundër krimit të organizuar, mund të ecën përpara drejt realizimit të synimeve të përbashkëta për të fituar liria mbi robërinë, drejtësia mbi padrejtësinë, e vërteta mbi gënjeshtrën dhe të pavërtetën, demokracia mbi diktaturën dhe monizmin, e mira mbi të keqen, virtyti mbi vesin dhe njeriu besimtar mbi njeriun djall.
             Siç dihet, pararoja e tradhtisë kombëtare, të ,,vdekurit për së gjalli’’ : Mejdani, Qosja, Demaçi, Bukoshi dhe pishpirikët e tyre, po sillën e pështillen kudo ku ka tubime apo manifestime të ndryshme, për t’u dukur se ende janë gjallë, edhe pse e dinë se më kurrë nuk do të fitojnë besimin e votuesve shqiptarë për tu bërë të parët e saj. H. Hyseni edhe pse është edhe ai i ,,vdekur për së gjalli’’, po luan rolin e të gjallit, pasi jaranat e H. Thaçit e afruan afër tyre, duke ditur se ka lidhje të forta me faktorë të sigurimeve të fshehta të fqinjëve tanë. Por, a thua edhe ca kohë do të luajnë rolin e të gjallëve kryepehlivanat e Nanosit : Xh. Haliti, H. Thaçi, R. Hajradinaj, A. Çeku dhe argatët e tyre me ,,tituj shkencorë’’ e me ,,grada ushtarake’’ të pa vlefshme ?!

            Duhet shpresuar se i Madhi Zotë sivjet do t’ua japë hakun, do t’i ndëshkojë, siç i ka ndëshkuar më parë ,,babushkat” e farës ruse E. Hoxhën, M. Shehun, R. Qosjen, A. Demaçin, B. Bukoshin etj.


Botuar në “ Bota sot”, më 21 - 24. 04. 2004