Libri i Tretë: KRIMINELËT JANË TË HUMBUR PËRFUNDIM I KEQ PO I PRET

Libri:Kriminelët janë të humbur përfundimi i keq po i pret nga Shefqet Jashari-Strofci

Libri i Tretë nga Shefqet Jashari - STROFCi

 KRIMINELËT JANË TË HUMBUR PËRFUNDIM I KEQ PO I PRET

 

Kliko këtu për të lexuar librin me polemika, analiza dhe dëshmi "Kriminelët janë të humbur përfundimi i keq po i pret"

 

Redaktor

Dr. Mehmet Rukiqi

Recensentë

Skënder Zogaj

Gani Geci

Lektor

Shefki Jashari

Kopertina

Ilir Mjeki

Shtypi: N.G.P. ,,A-L’’ Prishtinë

E drejta e botimit
© Shefqet Jashari-Strofci 2015
www.shefqet- jashari-strofci.ch

Shtëpia botuese

ART KLUB  Rifat Kukaj

''A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija (krime) se do t’i shpëtojnë dënimit Tonë?! Sa keq që gjykojnë ata!''

(Kur'an – Surja 29 El ‘Ankebut, ajeti 4)

 

''Vërtet, ne do të hakmerremi ndaj keqbërësve!''

(Kur'an – Surja 32 Es Sexhde, ajeti 22)

NË VEND TË HYRJES

NË VEND TË HYRJES

 

KRIMINELËT JANË TË HUMBUR, PËRFUNDIM I KEQ  PO I PRET

 

 

Armiqtë e kombit tonë edhe pse janë të vetëdijshëm se koha po punon për ne, edhe pse po e kuptojnë se faktori shqiptar në Gadishullin Ilirik do të luajë rolin kryesor në një të afërme jo të largët, ata i kanë shumëfishuar forcat që të na godasin me të gjitha mjetet që mund t’i vëjnë në veprim, që së paku të na pengojnë,  që rruga deri në realizimin e synimeve tona të jetë sa më e gjatë dhe shumë e mundimshme.

Fatkeqësisht, edhe pas çlirimit të Kosovës çetnikët e Beogradit po i shfrytëzojnë mbeturinat e shoqërisë shqiptare, nanoistët e gjorë, për të iu ndihmuar në realizimin e  skenarit të ndyrë antishqiptar, për ta bindur botën në kopallat e tyre të vjetra se ”shqiptarët janë popull jo shtet formues”. Siç dihet, serbo-grekët dhe aleatët e tyre qysh kur ia vunë flakën Shqipërisë nepermjetë ,,bajraktarëve të farës ruse,, dhe kriminelëve të kuq me të ashtuquajturin ’’revolucion i vonuar demokratik’’ më 1997, realizuan gjysmën e skenarit dhe e bindën një pjesë të opinionit botërorë në shpifjet e tyre se ne shqiptarët ,,nuk dimë të mbajmë shtet’’ , se ne shqiptarët ,,jemi destabilizues të Ballkanit’’dhe shpifje tjera të ngjashme.  Fatmirësisht pjesa e dytë e skenarit për tya bërë Kosovën ,,djep të serbizmit’’ u mbet e pa e realizuar,  në saje të ndihmës së të Madhit Zot që i detyroi  SHBA-të dhe aleatët e saj, për t’i  bërë pluhur dhe hi skenarët antishqiptarë të serbo-ruso-grekëve dhe aleatëve të tyre, ku me forcën e tyre të përbashkët NATO-n na e çliruan Kosovën. Populli ynë me pjekurinë e tij  të lartë politike dhe atdhedashurinë e flaktë e habiti botën, kur  brenda një kohe të shkurtër u kthye në vatrat e shkrumbuara dhe të plaçkitura nga kriminelët serb. Fatmirësisht serbo-ruso-grekët dështuan, por përpjekjet e tyre për realizimin e skenarëve të tyre të  pa kryer i shumëfishuan, duke i vënë  në veprim bishtat e tyre që i kishin lënë të pa prekur në subjektet shqiptare,  politiko-ushtarake.    Veçmas u treguan të suksesshëm dhe të fuqishëm, siç ishin edhe gjatë luftës, bishtat e tyre që i kishin futur në  strukturat udhëheqëse të UÇK-së. Mënyra, vendi, dhe koha e formimit të Qeverisë së Thaçit dhe veprimtaria e saj në Kosovën e çliruar, ua hapi rrugën bishtave serb në Kosovë të punojnë pa pengesë në realizimin e skenarit serb për ta bindur botën se ,,shqiptarët nuk janë të aftë as të bëjnë dhe as të mbajnë shtet ligjor’’. Uzurpimet, kërcënimet dhe vrasjet që i bënë dhe po i bëjnë ,,pehlivanët’’ e Nanosit dhe argatët e tyre në Kosovën e çliruar,  është ndihma dhe përkrahja më e fortë që po i bëhet Beogradit, Moskës dhe Athinës,  nga ,,bajraktarët e farës ruse ,,shqipfolës, që u është bërë ndonjëherë më parë. Pra,  ndihma e pehlivanave të Nanosit dhe argatëve të tyre është shumëfish më e madhe se ndihma dhe përkrahja që u është  bërë këtyre qendrave antishqiptare nga vetë ,,babai i farës ruse’’ Enver Hoxha dhe kukullat serbe që qenë vënë në Kosovë nga Beogradi gjatë sundimit të tyre.

 

Kryekriminelët po mendojnë se pasuria e fituar me anë të krimeve politike dhe ekonomike do t’i bëjnë të fuqishëm dhe të pa prekshëm, por siç po shihet kanë gabuar rëndë.

 

            Tentimi i fundit i pehlivanëve të Nanaosit për t’ia sjellur Kosovës njërën ndër  tragjeditë më të rënda pas luftës, që kishin për qëllim vrasjen e  kolonel Tahir Zemës, njërit ndër komandantin më të suksesshëm të UÇK-së, tregon se bajraktarët e farës ruse dhe shërbëtorët e tyre, që po luajnë rolin e udhëheqësve të subjekteve politike dhe shtetërore të Kosovës, janë në fazën e fundit të çmendurisë, sepse e kanë të qartë se krimet e tyre që i bënë para lufte, gjatë luftës dhe pas luftës janë të zbuluara,  dhe se nuk do të shkoj shumë larg kur policia do të jetë e detyruar t’i arrestojë për të dhënë llogari për krimet e bëra.

 Dihet se kriminelët janë pa shpirt dhe pa zemër, por kriminelët e kuq shqiptarë po tregojnë edhe një veti të veçantë. Me siguri kjo veti e veçantë e tyre është krijuar nga përdorimi i gjatë i ,,egjrës’’ komuniste, prandaj mënyra se si po i bëjnë krimet po tregohen se janë shumë të lig dhe të marrë. Mjafton të përmendet rasti i fundit, kur planifikuan t’i vrasin me dhjetëra njerëz, gra, fëmijë, qytetarë të pafajshëm, vetëm për të realizuar një vrasje, që bajraktarët e farës ruse dhe shërbëtorët e tyre do t’i gëzonin, që në atë krim kundër njerëzimit do të gjente vdekjen Tahir Zemaj, një burrë i fortë i shqiptarisë, që i pari ua dha hakun e merituar hordhive serbe  në Logjë e gjetiu. 

Kryekriminelët po mendojnë se pasuria e fituar me anë të krimeve politike dhe krimeve ekonomike do t’i bëjë të fuqishëm dhe të paprekshëm, por siç po shihet kanë gabuar rënd. Ishin llumperproletarë dhe ashtu do të mbesin. Pasurinë e vjedhur dhe të uzurpuar do t’ua marrim(nacionalizojmë). Do të mbesin edhe pa pozita udhëheqëse, ashtu siç mbeti ’’babai i farës ruse’’Qosja.  Këtë radhë qytetarët e Republikës së Kosovës në zgjedhjet lokale nuk do të kanë mëshirë ndaj nanoistëve dhe neostalinistëve, që  po mundohen për ta destabilizuar Kosovën, që po punojnë për interesa të huaje dhe për interesa personale e klanore, duke i shkelur interesat madhore kombëtare. Por këto mbeturina të shoqërisë shqiptare, prapë se prapë  kanë fat se ne nacional-demokratët kemi mëshirë. Do t’u sigurojmë  mbrojtje sociale. Mos t’i frikohen pleqërisë,  nuk do t’i lëmë të lypin rrugëve . Do t’i vejmë në shtëpia të pleqëve, se jemi të sigurtë se as fëmijët dhe as farefisi nuk do të kujdesën për ta, kur t’u dalin në shesh të gjitha të ligat që ia bënë Kosovës,  kur të dalin në shesh të gjitha krimet dhe të zezat që ua bënë shqiptarëve.

 

Një këshillë për kriminelë që vrasin pas shpine.

Këshilla e fundit për kriminelët : Ju kriminel të vegjël, ju doras të mjerë, ju qytetarë anonim me emra shqiptarë, që ua ka ,,pi sorra mendtë’’ dhe asgjë nuk po kuptoni se në dorë të kujë keni rënë. Mos u bëni të marrë, se vrasja dhe krimi në as një mënyrë nuk mund të quhen ,,vepër patriotike’’. Vrasja është krim. Ai që vranë njerëz pa hak, ai që vranë njerëz pas shpine, ai që vret njerëz me pare,  nuk është njeri,  ai është më i keq se bisha e egër, ai është kriminel!  Mos harroni se populli na mëson nga përvoja e tij se ,,gjaku nuk humbet’’. Pra një ditë herët a vonë do të zbulohen të gjitha vrasjet, do të zbulohen të gjitha krimet!  Populli ynë është human dhe zemërgjerë!  Ai për hir të Zotit dhe pastaj të Kosovës i fali më tepër se 1500 gjaqe, kur ishte koha t’i bashkojmë forcat, kur erdhi momenti për t’i bashkuar  radhët, se donim t’i  këpusim prangat e robërisë! Kosova sot është çliruar në saje të mundit të madh të shumë gjeneratave . Por Kosova sot,  e ka edhe një betejë shumë të rëndësishme. Ka mbetur beteja përfundimtare për të realizuar pavarësinë e Kosovës.

Dhe pastaj me zgjuarsi dhe me punë të mbarë do t’i realizojmë edhe shumë synimet tjera madhore.

Ju kriminel të vegjël, ju doras të mjerë, pendohuni sa më parë për krimet që i bëtë! Juve ju mashtruan kriminelët e mëdhenj, që luajtën rolin e ,,udhëheqësit ushtarak’’ apo të ,,udhëheqësit partiak’’. Pranimi i fajit para organeve gjyqësore merren për rrethanë lehtësuese, kur ju shqiptohen dënimet. Por pranimi i fajit edhe me ligjet e Kanunit do të merret si rrethanë lehtësuese. Prandaj sa më parë të paraqiteni në organet e policisë për t’i treguar krimet që i bëtë ju apo të afërmit e juaj.  Merrni shembull  Daut Hajradinajn, i cili vullnetarisht u paraqitë në organet e hetuesisë për të treguar se si erdhi deri te vrasja e katër ushtarëve të UÇK-së,  dhe kush i vrau ata. Po qe se ia doni të mirën Kosovës, po qe se ia doni të mirën fëmijëve tuaj dhe të dashurve tuaj, lajmërohuni sa më parë në organet hetimore, apo në organet e policisë për ta paraqitur krimin që e bëtë ju, apo shokët tuaj. Populli ynë ka zemër të madhe. Ai do t’ua fal fajin, se e din se ,,shtisi është më fajtor së bërsi’’, se e din se juve kriminelët e mëdhenj ju kanë mashtruar. Përndryshe, po qe se nuk lajmëroheni vet, por hetimet e policisë do të zbulojnë krimin e juaj, juve nuk do t’u falet kurrsesi faji i krimit. Edhe kur ta kryeni dënimin, kanuni i Lekë Dukagjinit do të ju dënojë edhe njëherë. Edhe kur të vdisni nuk do t’ju lëmë në varreza të qytetarëve. Varri i juaj do të jetë i mallkuar në vende të pa përshtatshme nëpër prrocka dhe moçale.

Po ju kriminel të mëdhenj, çka po pritni. Vrajeni veten më së miri ju bien. Për ju nuk ka falje! Ju nuk do të meritoni mëshirë. Juve ju pretë mallkimi i Zotit dhe pastaj i popullit! Ju jeni farë e djallit të mallkuar! Ju jeni zog shkau! Ju jeni tharmi i të gjitha të ligave që e gjetën popullin tonë! Ju njohim shumë mirë se  kush jeni! Me emra dhe mbiemra të plotë ju njohim! Koha e juaj po i afrohet perëndimit! Ju jeni të mbaruar! Ju jeni cofëtina! Kundërmoni  erë cofëtine edhe pse veshni rrobe të reja, edhe pse veni kravata kuq e zi! Ju jeni kriminel të mallkuar edhe pse flisni për patriotizëm, edhe pse me plot gojën flisni për pavarësinë e Kosovës, edhe pse flisni për dëshmorët e kombit,  edhe pse flisni për familjet e të masakruarve  dhe invalidët e luftës, ju jeni kryekriminelë! Ju jeni ata që e keni krijuar Qendrën e Krimit në Kosovë! Ju jeni ata që e keni krijuar mafinë politike dhe ekonomike në Kosovë! Ju jeni vazalët e Nanosit. Ju jeni së bashku me Nanosin jeni shërbëtorët e Athinës, Beogradit dhe Moskës! Ju jeni ,,njerëz’’ të vdekur për së gjalli!

 

Botuar : ,,Bota sot’’, më 9 gusht 2002

NË VEND TË PARATHËNIES

PSE KA KRIM TË ORGANIZUAR NË KOSOVË DHE A MUND TË ÇRRËNJOSET AI NGA TROJET TONA ETNIKE ?

 

 

Me çlirimin e Kosovës dolën në shesh shumë dukuri të shëmtuara , si pasojë e robërisë së dyfishtë komunisto-serbo-jugosllave, që  më parë nuk ekzistonin në shoqërinë shqiptare. Duke  marrë për bazë traditën, zakonet dhe trashëgiminë tonë kulturore, krimi i organizuar që po lulëzon në gjithë hapësirën tonë kombëtare, është e keqja dhe e liga më e madhe që e ka goditur kombin tonë. Është futa e zezë që po e nxin çdo shqiptarë,  është kulmi i çmendurisë dhe degjenerimit shqiptarë.

Çka po ndodhë me ne shqiptarët, është pyetja më e shpeshtë që dëgjohet ndër shqiptarë, (në këto vitet e fundit)  kur mjetet e opinionit publik lajmërojnë për vrasjet që bëhen sot në gjithë hapësirën tonë kombëtare, nga dorasë të porositur profesionistë. U vranë dhe po vriten atdhetarë, veprimtarë e Burra të Dheut, por edhe  gra, djem, vasha e  fëmijë, që në momentin e ekzekutimit  gjendeshin  së bashku me ta. U rrëmbyen dhe po rrëmbehen fëmijë e vasha për t’ia  shitur mafisë ndërkombëtare. U helmuan dhe po helmohen dhe çoroditën të rinj dhe të rritur në forma të ndryshme. U kërcënuan dhe po kërcënohen, por edhe po blihen si bagëtia,   persona e personalitete nga mafia e kuqe shqiptare.  

Se armiqtë tanë po punojnë kundër interesave tona, siç kanë  punuar edhe më parë, është e ditur dhe normale, kur dihet se të gjithë popujt e shtypur,  edhe pse e kanë fituar ’’pavarësinë’’, nuk po mundin të ecin me  këmbët e tyre, se okupatorët i lënë krimbat dhe këlyshët e tyre, kur u detyrun të ikin nga vendet e huaja.  E njëjta gjë ka ndodhur dhe po ndodh me ne shqiptarët qe 20 shekuj. Vazalë e tradhtarë, krimba e këlyshë,  që punuan për të  huaj,  pati në vazhdimësi atdheu ynë. Dhe çka është më e keqja, këta degjenerikë  na u bënë dhe po na bëhen ’’të parë’’, ’’shtetarë’’, ’’çlirimtarë,’’,  ’’shpëtimtarë’’, edhe pse ishin dhe janë dorë e zgjatur  dhe rrogëtarë të çakajve të Ballkanit dhe aleatëve të tyre. Ne shqiptarët e ndarë dhe të përçarë, ne shqiptarët e robëruar e të sëmuar nga shumë sëmuarje kronike si komb, nuk mund të ecim përpara dhe as të ndryshojmë gjendjen tonë në të mirë, përderisa të ’’mos e ndryshojmë vetveten’’,  përderisa të mos i luftojmë me të gjitha mënyrat kriminelët e mëdhenj (politikanët që japin urdhëra për krime) dhe kriminelët e vegjël(dorasit e  mjerë) që po  manipulohen  nga qendra e krimit.

 Shtrohet pyetja: A mundemi, apo nuk mundemi ta luftojmë krimin e organizuar  ne shqiptarët, që po e quajmë veten “nacionalistë’’, “nacional-demokratë’’, “djathtistë’’, “forca demokratike”, në mënyrën siç vepruan më parë këto forca dhe siç po veprojnë sot? Përgjigjja gjithësesi do të jetë negative, për këto arsye :

Derisa forcat antishqiptare (forcat e krimit të organizuar) kanë një qendër komanduese (nga  sigurimet e fsheha serbo-ruso-greko-shqiptare) që veprojnë në gjithë hapësirën tonë kombëtare, forcat tona “djathtiste’’, “nacionaliste” dhe “demokratike”, me një fjalë “forcat e durimit”, nuk kanë qendër komandimi.

Derisa forcat antishqiptare kanë përkrahje (të drejtëpërdrejtë dhe tërthorazi) nga  mafia e kuqe ndërkombëtare dhe nga armiqtë tanë shekullorë, forcat e “durimit” nuk kanë kurrfarë përkrahje nga forcat djathtiste të shteteve të Bashkësisë Evropiane.

Derisa forcat antikombëtare (forcat e krimit të organizuar), duke u mbështetur në parimin e Makiavelit “se qëllimi i arsyeton mjetet”, i përdorën dhe  po i përdorin të gjitha mjetet (shpifjet, kërcënimet, plaçkitjet, rrëmbimet, vrasjet etj.)  për ta marrë pushtetin në Kosovë, siç e morën në Shqipëri më 1997,  forcat e “durimit” nuk po i përdorin as mjetet legjitime (demokratike dhe institucionale) për t’i luftuar këto forca të djallit. Forcat e durimit në vend se t’i sulmojnë me fakte forcat antikombëtare (forcat e krimit), për dëmet e mëdha që ia sollën atdheut dhe kombit tonë, (para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës),  janë kthyer në “aman-gji” - lutës, për t’i shtënë në “gjynah” kriminelët që ta “ndalin dorën” dhe të “mos bëjnë më krime”. 

Derisa forcat antikombëtare (forcat e krimit) po forcohen ekonomikisht me punë të pista, dhe as që po e kanë  gajle për fytyrë (se fytyrë kanë me hektarë), dhe as që po ua ndien për ligj, (se  kanë blerë apo ua kanë “shti lepujt në bark’’ një numri të konsiderueshëm të autoriteteve të UNMIK-ut, SHPK-së, TMK-së, institucioneve të drejtësisë etj.), forcat e durimit as nuk tentuan së paku ta bijnë ligjin për caktimin e prejardhjes së pasurisë, dhe as që kërkuan ndonjëherë nga qendrat e vendosjes ndërkombëtare që të shkarkohen udhëheqës të  UNMIK-ut, SHPK-së, TMK-së, për shkak të aferave të shumta (që u komprometuan se po bashkëpunojnë me qendrën e krimit të organizuar)  dhe moskryerjes së detyrave për të cilat janë përcaktuar për t’i kryer.   

Derisa forcat antikombëtare po  blejnë ’’intelektualë’’ dhe “veprimtarë” si bagëtinë në treg,  forcat e durimit nuk kanë mundësi t’i ndihmojnë intelektualët e vërtetë me as një ndihmë materiale, së paku për botimin e veprave shkencore (kapitale),  që do të ndihmoheshin qendrat e vendosjes dhe opinioni ndërkombëtarë për ta kuptuar drejt dhe mirë problemin e Kosovës dhe çështjes së pazgjedhur shqiptare.

 Derisa forcat antikombëtare i kanë përvetësuar (uzurpuar) të gjitha mjetet e informimit publik (të shkruara dhe elektronike), përpos ’’Botës sot’’, (dhe ndonjë revistë javore) forcat e durimit as që planifikojnë ta kanë së paku një kanal televiziv dhe një radio, siç i kanë forcat djathtiste dhe demokratike në Evropë e vende tjera të botës.

Derisa forcat antikombëtare e shtruan për toke Elektro-energjetikën e Kosovës, Universitetin e Prishtinës dhe  Qendrën Spitalore, forcat e durimit po bëjnë seri dhe asgjë nuk po ndërmarrin që së paku t’u bëhet me gisht bartësve të varrmihësve të këtyre institucioneve të rëndësishme (të kulturës- ekonomisë- dhe shëndetësisë) të Kosovës.

Derisa forcat antikombëtare po bashkëpunojnë në gjithë hapësirën tonë kombëtare dhe me diasporën, forcat e durimit nuk po kanë nevojë për një bashkëpunim të tillë!

Derisa forcat antikombëtare po bëjnë financimin e familjeve dhe individëve që u vuanë në shërbimin e tyre, forcat e durimit nuk po kanë mundësi të kujdesen as për fëmijët jetim të heronjve dhe martirëve tanë,  që u vranë pas shpine apo me atentate nga shqipfolësit e marrë, që u bënë sharovë serbi dhe këlyshë  greku.

Derisa forcat antikombëtare po bëjnë plane dhe skenare për atentate të reja politike, forcat e durimit po vajtojnë dhe po ju bëjnë “aman” kriminelëve me kravata kuq e zi,  që të mos bëjnë më krime,  dhe nuk po e dinë apo nuk po duan të dinë se kriminelët nuk e kuptojnë gjuhën e arsyes, të mirëkuptimit dhe tolerancës, por e kuptojnë vetëm  gjuhën e forcës.

            Derisa forcat e durimit me fjalë dhe me punë (deri dikunt)  po punojnë për pavarësinë e Kosovës, forcat antikombëtare me fjalë janë shumë të zëshëm për pavarësinë e Kosovës, por me punë dhe vepra janë armiqtë më të mëdhenj të pavarësisë së saj. Këto forca të djallit e dëmtuan rënd luftën çlirimtare të popullit tonë, (atë fazën e parë-  paqësoren dhe fazën e dytë - luftën e armatosur) kur nuk lejuan bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Republikës së Kosovës, ndërsa me krimet e rënda politike dhe ekonomike që i bënë dhe po i bëjnë në vazhdimësi, po e ndihmojnë shumë propagandën serbo-greke se “shqiptarët nuk janë popull shtetformues’’ dhe ”nuk dinë të bëjnë dhe të mbajnë shtet ligjor” dhe kështu  po ia përgatisin humnerën Kosovës dhe çështjes shqiptare.

Këta mendjeshkurtër dhe kokëkrisur, duke punuar me të gjitha mjetet dhe mënyrat vetëm për interesat e tyre personale, klanore dhe partiake,  po i dëmtojnë tepër rënd  interesat madhore kombëtare, duke e bërë Kosovën  pikën më të zezë në Evropë, pas Shqipërisë. Pra, stalinistët e Shqipërisë dhe nanoistët e Kosovës, me veprimtarinë e tyre antikombëtare, po e ndihmojnë shumë makinerinë propoganduese dhe diplomatike të Beogradit, Moskës dhe të Athinës, kundër interesave tona madhore. 

Edhe institucionet e përkohshme nacionale  të Kosovës janë të pafuqishme për ta luftuar krimin e organizuar, kur, siç dihet, Qeveria e Kosovës është vënë  në shërbim të dy bishtave të PSSH-së :  PDK-së dhe AAK-së.  Në veçanti,  Kryeministri dhe ministrat që i kanë caktuar kryepehlivanët e Nanosit, po punojnë në dobi të subjekteve të tyre e jo në dobi të Kosovës. Parlamenti,  siç dihet, i ka arritur ca suksese në saje të punës vetëmohuese të disa personaliteteve të shquara të kombit tonë  në krye me Nexhat Dacin, dhe Fadil Gecin. Radiotelevizioni i Kosovës,  SHPK-ja dhe TMK-ja plotësisht janë vënë në shërbim të PDK-së dhe AAK-së. Gazetarët, policët dhe  ushtarakët më të aftë të Kosovës janë penguar dhe po pengohen me të gjitha mënyrat, për të mos i zënë vendet  e merituar në këto institucione të rëndësishme të Kosovës. Fatmirësisht, Presidenca dhe Kryetari i  Kosovës kanë punuar dhe po punojnë  me përkushtim në realizimin e synimeve tona kombëtare, por “sharovët’’ e  Xhavit Halitit dhe “baloshët’’ e Nanosit, me të gjitha mjetet po mundohen për ta penguar veprimtarinë shtetërore dhe diplomatike të Burrështetit dhe diplomatit më të shquar të kombit tonë dr. Ibrahim Rugovës.

            Siç dihet, populli ynë në Kosovë tregoi pjekuri dhe vetëdije të lartë politike dhe kombëtare, kur në të gjitha zgjedhjet që u mbajtën në Kosovë (para luftës dhe pas luftës) besimin dhe votën e tij ua dha forcave demokratike (forcave të durimit), dhe kështu i pengoi forcat e territ, forcat e krimit, forcat antikombëtare, pra i pengoi rrogëtarët e Nanosit për ta realizuar një variant të “revolucionit të vonuar bolshevik të Qosjes -Shqipërisë’’ në Kosovë. Kjo fitore e rëndësishme  e popullit tonë u bë në saje të kombëtares ’’Bota sot’’, e cila   i ndihmoi qytetarët e Kosovës për ta kuptuar të vërtetën. Ajo me përkushtim e mbrojti Kosovën dhe forcat demokratike të saj, por edhe  i luftoi me të gjitha forcat armiqtë e kombit dhe veglat e tyre (bajraktarët e farës ruse, dhe pehlivanët e Nanosit). Edhe  KFOR-i bëri punë të madhe në mbrojtjen e Kosovës nga stalinistët e çartur të Shqipërisë dhe nanosët mendjeshkurtër të Kosovës.

Qytetarët e Kosovës ende nuk i kanë kryer detyrimet që i kanë ndaj vendit të tyre, përderisa të mos zhduket krimi i organizuar. Duhet të jemi të vetëdijshëm se Kosova nuk do ta fitojë pavarësinë e plotë, përderisa të lulëzojë krimi i organizuar. Qendrat e vendosjes ndërkombëtare i kanë të qarta rrethanat në të cilat ndodhet kombi ynë. Ata në asnjë mënyrë nuk do të krijojnë një shtet të ri në Gadishullin Ilirik, kur e dinë se  “shteti” do të bëhet qendër e krimit të organizuar evropian. Pra, është e pamundshme dhe joreale t’i jepet pavarësia Kosovës në këto kushte, kur kriminelët (që japin urdhra për krime)  kanë zënë pozita të larta shtetërore dhe partiake, ndërsa kriminelët e vegjël (dorasët) lirshëm po sillën nëpër Kosovë, dhe kohë pas kohe edhe nëpër Evropë, për të bërë ahengje  pas kryerjes së atentateve.   Pra,  vetëm atëherë kur ne t’i vejmë pra drejtësisë kriminelët dhe ta shkatërrojmë qendrën e krimit, do të  fitojmë pavarësinë dhe lirinë e vërtetë,  dhe do të hapën dyert e përparimit dhe realizimit edhe të synimeve tona tjera madhore, që sot për sot nuk kemi mundësi t’i realizojmë.

  Shtrohet pyetja: Çka duhet të bëjnë forcat demokratike – forcat e  durimit,  që ta mundim krimin dhe kriminelët t’i vejmë para drejtësisë, për të dhënë llogari për krimet e bëra, që është parakusht kryesor për të ecur përpara në realizimin e synimeve tona kombëtare. Përgjigjja nuk është aq lehtë dhe e thjesht, kur, siç dihet,  këto forca antikombëtare në gjithë hapësirën tonë kombëtare janë forcuar (me punë të pista dhe vepra të liga) ekonomikisht dhe politikisht, por edhe kanë përkrahje të fuqishme jo vetëm nga armiqtë tanë shekullorë, por edhe nga struktura të caktuara të UNMIK-ut, që i komprometuan me ryshfet apo i frikësuan me kërcënime të llojllojshme.

            Luftën kundër kësaj të keqe që po e gulfat kombin tonë çdo ditë e më shumë, duhet ta marrim seriozisht,  kur dihet se  kryekriminelët e kuq- nanoistët dhe “pionierët” e Enverit janë kriminel të regjur. Po t’i bëjmë një vështrim të thjeshtë veprimtarisë së tyre kriminele, do të  përfundojmë se të gjithë të “zgjedhurit” e tyre që i kanë vu në “lista të zeza” për vrasje, kanë luajtur dhe po luajnë rol me rëndësi në Lëvizjen tonë për bashkim dhe çlirim kombëtar. Nanoistët dhe LBDK-istët e Kosovës, duke ditur se janë kurrkushi, se janë të padijshëm dhe të paautoritet, se për të parë nuk i njeh as mëhalla e lëre më Kosova, e vuan në përdorim strategjinë dhe taktikën e prijësve të tyre ideorë: E. Hoxha,  K. Xoxe, M. Popoviqi, F. Nanos etj. Të vetmen mëryrë për t’u bërë “të parë”, e shihnin duke i vrarë (me shpifje dhe me plumba) burrat më të mirë të kombit, që  pastaj,  me mjetet e njohura komuniste, të vihen në krye të vendit. Pengesë e parë për këto forca të djallit të mallkuar u bë intelektuali dhe gazetari i shquar- zëdhënësi i parë i UÇK-së,  Ali Ukaj. E  vrau në Tiranë pararoja e LPK-së, sepse ai nuk e përkrahu strategjinë e tyre të përvetësimit të Ushtrisë së Kosovës (“Ushtria e Kosovës’’,   i quante Adem Jashari njësitë guerile që drejtoheshin nga ai,  Salih Çekaj dhe Zahir Pajaziti),  me mjete komuniste,  me marrjen e kalasë nga brenda. E vranë Enver Malokun mbrojtësin më të zëshëm të institucioneve  shtetërore të Republikës së  Kosovës. Pas shumë atentateve, e vranë Azem Hajdarin, se i demaskonte dhe i luftonte spiunët serbo-ruso-grekë dhe bënte përpjekje që me të gjithamënyrat dhe mjetet ta ndihmonte forcimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës dhe krijimin e Shqipërisë Etnike. E vranë LPK-istët së bashku me  nanoistët e LBDK-së  Ahmet Krasniqin, pasi që punonte për  ta bërë UÇK-në  ushtri të institucionalizuar të  Republikës së Kosovës - ushtrinë më të madhe dhe më të fuqishme të Gadishullit Ilirik, ushtri kjo që do ta çlironte vetë Kosovën dhe Viset tjera shqiptare.

Nanoistët dhe LBDK-istët pasi nuk arritën t’i vrasin gjatë luftës të gjithë ushtarakët e zotë që i njihnin institucionet e Republikës së Kosovës dhe që treguan aftësi dhe suksese në luftën çlirimtare të Kosovës, po i vrasin pas çlirimit të Kosovës. E  vranë ushtarakun e shquar Ekrem Rexhën (komandant ’’Drinin’’),   se gjatë luftës nuk pranoi të  bëhej argat i tyre, ndërsa pas lufte i frikoheshin autoritetit dhe të dhënave që ai i kishte  për veprimtarinë e tyre antikombëtare. Për të njëjtat qëllime, i vranë edhe komandantët e UÇK-së   dhe veprimtarët e shquar të LDK-së Smajl Hajdarajn dhe Ukë Bytyçin. Ndërsa lista e veprimtarëve të shquar të LDK-së dhe njerëzve të penës që u vranë nga nanoisto-çetnikët e gjorë nuk ka të sosur. U vra intelektuali dhe veprimtari i shquar Xhemail Mustafa, në pikë të ditës, para derës së shtëpisë,  dhe organet e policisë dhe të drejtësisë ndërkombëtare dhe të vendit, as që bën përpjekje për t’i qitur para drejtësisë dorasit ekësaj vrasje të rënd politike. U vra gazetari i “Botës sot” Bekim Kastrati dhe pjesëtari i Presidencës së Kosovës Besim Dajaku, dhe u plagos për vdekje bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Gani Geci, ndërkaq organet e hetuese po i lanë të lirë kriminelët për të bërë edhe mëtutje krime. U rrëmbye dhe u vra Haki Imeri nga policia sekrete e UÇK-së, që e komandonte Sabit Geci,  dhe organet e ndjekjes në Kosovë nuk ndërmorën asgjë për t’i dënuar kriminelët,  edhe pse kanë mjaft të dhëna për ta. U vranë dhe po vriten dëshmitarët që e thanë të vërtetën në procesin gjyqësor të “Grupit të Dukagjinit”, dhe Derek Çapell nuk do, apo nuk  guxon të thotë të vërtetën,  se vrasjet e dëshmitarëve nuk mund të konsiderohen ndryshe, pos vrasje politike. Pra, kush ka logjikë dhe arsye të shëndosh,  e ka të qartë se  dëshmitarët po vriten  nga kriminelë profesionistë, të paguar nga  familjet e të dënuarve në procesin e “Grupit të Dukagjinit”.  Por,  zotëri D. Çapel, me vetëdije, i jep tjetër karakter dhe kahje këtyre, vrasje të rëndë politike, kur thotë  se “nuk di për motivin e këtyre vrasjeve”.

Vritet Burri i madh i kombit, kolonel Tahir Zemaj, me gjithë djalë  dhe nip, në mes të rrugës, para dhjetëra njerëzve, dhe policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja nuk paskan ’’informata’’ se kush duhet të jenë kriminelët, dhe nuk po ’’dikan’’ se për çfarë motivesh është bërë ky krim, krimi më i rënd pas luftës. UNMIK-u i paguan shumë shtrenjtë informatat që bëjnë të mundshme kapjen e kriminelëve që bënë disa vrasje mbi pjesëtarë të pakicës serbe në Kosovë, por të njëjtën gjë nuk e bënë edhe për vrasjet e burrave më të shquar të kombit tonë. Zotëri  Çepell (dhe të tjerët) duhet ta kenë të qartë, se  po ta luanin këtë rol,  që po e luajnë sot në Kosovë, në vendin e tyre, opinioni i vendeve të tyre do t’ua bënte jetën e padurueshme dhe do t’i detyronte së paku  të japin dorëheqje.

Siç po shihet,  Kosova dhe çështja shqiptare janë të rrezikuar nga shumë drejtime.

Duhet ta kemi të qartë, se e keqja vetvetiu nuk largohet. Po qe se deri tash nuk e kemi kuptuar  se forcat antikombëtare janë të organizuara në nivelin më të lartë për të na sjellë humbje  dhe dështime, dhe po që se forcat e durimit nuk organizohen sa më parë,  në nivelin më të lartë, për ta fituar luftën mbi të keqën dhe të ligën që po mbretëron në gjithë hapësirën ton kombëtare, ne nuk meritojmë të hamë bukë, por duhet të hamë dushk e barë.

 Forcat demokratike, forcat që i krijuan themelet e shtetësisë së Kosovës dhe e ndërkombëtarizuan çështjen e Kosovës, pra, me një fjalë, forcat e durimit, duhet të bashkëpunojnë me forcat demokratike në gjithë hapësirën tonë kombëtare,  dhe  ta ndihmojnë njëra-tjetrën në të gjithë lëmenjtë e jetës. Të caktohen detyrat parësore dhe dytësore. T’i gjejnë aleatët në Bashkësinë e shteteve evropiane,  dhe të kërkojnë përkrahjen e tyre morale dhe materiale. Të demaskohen kriminelët serbë, maqedonas dhe shqiptarë, se kriminelët janë vëllezër, e kanë një gjuhë të përbashkët, e kanë  gjuhën e forcës dhe  kanë karakterin e dhelprës dhe të qenit. Të përkrahen moralisht dhe materialisht familjet e dëmtuara nga kriminelët e të gjitha ngjyrave. Në veçanti,  të përkrahën familjet shqiptare,  që u rrëmbyen të dashurit e tyre nga këmishëzinjtë e UÇK-së së XH.Halitit & H. Thaçit - R. Haradinaj,  pasi që xhambazët e PDK-së dhe AAK-së, të tubuar në ’’tri shoqatat e dala nga lufta’’, po bëjnë presione të llojllojshme mbi ato familje  për ta mbyllur gojën.  Forcat demokratike që gjenden në Parlamentin e Kosovës, e kanë për detyrë që sa më parë të nxjerrin ligjin (të bëjnë përpjekje maksimale) për të caktuar prejardhjen e pasurisë së qytetarëve të Kosovës. Qytetarët e Kosovës do ta humbin besimin shumë shpejtë  në subjektet politike dhe shtetërore,  po që se të zgjedhurit e tyre i mbyllin sytë dhe veshët para keqpërdoruesve  të  një pjesë të lidershipit shqiptar që u bënë pasanikë të fuqishëm të Kosovës, edhe pse para luftës nuk kishin asgjë, ishin proletarë që i ushqenin shoqatat humanitare të shteteve të Evropës Perëndimore. Të krijohen lidhje bashkëpunimi me afaristë demokrat dhe atdhetarë, kudo që gjenden në vend dhe jashtë vendit, që edhe ata të japin kontributin e tyre në  realizimin e synimeve tona kombëtare. Të demaskohen dhe të ndjeken penalisht bartësit e krimit ekonomik në Elekrtro-energjetikën e Kosovës. Të demaskohen dhe të shkarkohen  nga vendet udhëheqëse të Universitetit të Prishtinës rrogëtarët H. Thaçit dhe R. Haradinajt, që këtë institucion të rëndësishëm të kulturës dhe të arsimit e bënë pronë personale të  klaneve dhe subjekteve të tyre politike. Të mbrohet ministri legjitim i Shëndetësisë, zotëri Baliqi, i cili pa kurrfarë të drejte e shkarkoi argati i H.Thaçit, Bajram Rexhepi, vetëm pse mori hapa të guximshëm për ta nxjerrë Shëndetësinë e Kosovës nga humnera që e futi Pleurat Sejdiu & compani, dhe që nuk pranoi të bëhet argat i PDK-së dhe AAK-së. Të mblidhen të dhënat dhe dëshmitë e qytetarëve që u kërcënuan, ose  ua rrëmbyen të afërmit e tyre kriminelët e huaj apo kriminelët tanë. Të përkthehet i tërë materiali propagandistik i shërbëtores së Beogradit, Athinës dhe Moskvës - ,,Kosova-pres’’-i, dhe t’i dërgohet organeve të ndjekjes, sepse të gjitha vrasjet politike që u bënë, ju parapriu një propogandë dhe shpifje e shfrenuar nga gazetarët-sahanlëpis të ,,Kosova-pres’’-it, të gazetave të Sorrosit, dhe të mafisë së kuqe ndërkombëtare,  që botohen dhe shpërndahën në Kosovë e diasporë, për t’i helmuar dhe verbuar mendjeshkurtët, zemërzinjtë dhe  shpirtëkatilët. Të krijohet sa më parë një shoqatë humanitare në gjithë hapësirën tonë kombëtare dhe në diasporë,  që do të merrej me përkujdesjen e familjeve të heronjëve dhe martirëve tanë,  (edhe për shkollimin e fëmijëve të tyre)  që u vranë që nga viti 1997 (gjatë luftës dhe pas luftës) nga
naoisto-çetnikët e gjorë,  me atentate ose me tradhti.  

Vetëm organizimi ynë (i forcave të durimit) në nivelin e duhur, duke i kryer detyrat me përgjegjësi dhe ndërgjegje të lartë, do të na sillte fitoren mbi forcat e krimit të organizuar në gjithë hapësirën tonë kombëtare, pra mbi nanoisto-çetnikët e çartur. Por është ligj i Zotit, se pa punë nuk ka suksese. Pra, forcat demokratike të Kosovës, forcat e durimit, në krye me LDK-në, kanë përgjegjësi njerëzore, politike dhe kombëtare,  që luftën kundër krimit të organizuar ta organizojnë dhe ta bëjnë të fuqishme, që kriminelët e mëdhenj dhe të vegjël t’i vëmë para organeve të drejtësisë.  Populli ynë u tregua dhe po tregohet largpamës, i drejtë dhe intelegjent, kur kriminelët, vasalët dhe tradhtarët që punuan dhe po punojnë për interesa të huaja i “rrahu’’ dhe po i rrah me mjete shumë të përshtatshme, me votën e tij të lirë. Populli ynë i rrahu dhe i rrëzoi nga  pushteti stalinistët e Shqipërisë, këtë farë të keqe ruse, me demonstrata dhe me votën e tij të lirë. Fatkeqësisht, udhëheqja e PDSH-së bëri gabime të rënda dhe me fajin e saj e rimorën pushtetin stalinistët,  në krye me Nanosin. Edhe në Kosovë,  populli ynë i rrahu ,,bishtat’’ e Nanosit në tri zgjedhjet e pasluftës që u bënë në Kosovë. Sivjet do të mbahen zgjedhjet e katërta, zgjedhjet vendimtare që do të vendosin se a do të ecën përpara Kosova drejt realizimit të synimeve,  ose do të shkojë drejt humnerës. Fitorja e thellë e forcave të durimit, në krye me LDK-në,  Kosovës dhe popullit të saj do t’ia hap dyert e zhvillimit dhe  përparimit. Qytetarët e saj do ta gëzojnë lirinë. Forcat antikombëtare, forcat e krimit të organizuar, rrogtarët e Nanosit, të Sorrosit dhe të Xhinxhiqit, do t’i rrahë populli me ,,guxhuma kresë’’, që më kurrë të mos u bjerë ndërmend  të kërkojnë pushtet. Kryekriminelët dhe kriminelët  do ta marrin dënimin e merituar. Ata ia kanë siguruar vetes,  sa të jenë gjallë, mallkimin,  injorimin, faqen e  zezë,  dhe  veshmbathjen dhe ushqimit pa pagesë në shtëpinë përmirësuese të Dubraves. Populli ynë është i urtë, i zgjuar dhe  human. Ai do të gjejë forma dhe mjete për t’i shëruar këta kodoshë, ahmakë, të sëmuarë psikikë  dhe të marrë, që të huajt dhe djalli ua ka mbushur mendjen se duhet të jenë të parë, shtetarë, pushtetarë, pasanikë të Kosovës, se ata duhen të bëjnë çka të duan me Kosovën , me njerëzit dhe pasurinë e saj. Pra, fitorja e forcave demokratike- forcave të durimit, do të ndikonte te qendrat e vendosjes ndërkombëtare, për t’ia njohur Kosovës pavarësinë e shpallur.

Pra, lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër kësaj të keqeje të madhe që e ka kapluar kombin tonë, është me rëndësi të madhe kombëtare. Ajo  do të jetë e rëndë dhe e vështirë, por gjithsesi do ta fitojmë, se në anën tonë është i Madhi Zot, i cili garanton se ,,…kriminelët do t’i poshtërojë dhe do t’i dënojë në këtë botë dhe në botën tjetër.’’

 

 

Botuar në “Bota sot”, më 10-12  janar 2004