PSE PO RREJNË DHE PO SHPIFIN SYLEJMAN SELIMI DHE NUHI BYTYÇI

Pas çlirimit të Kosovës, janë mbajtur dhe po mbahen akademi të shumta përkujtimore për dëshmorët dhe të rënit e luftës së fundit serbo-shqiptare. Fatkeqësisht, bishtat e Nanosit dhe shërbëtorët e tyre, këto tubime shpeshherë po i keqpërdorin për qëllime politike,  e në disa raste, nëpërmjet këtyre përkujtimeve  po bëhen përpjekje për falsifikimin e ngjarjeve të rëndësishme historike, siç ndodhi këto ditë në Prishtinë (më 9 tetor 2002) me rastin e shënimit të 4-vjetorit të vdekjes  së Abedin Rexhës-’’Sandokanit’’. Transmetimi i shpifjeve dhe gënjeshtrave shumë të liga të Sylejman Selimit dhe Nuhi Bytyqit nga shërbëtorja e forcave antikombëtare -RTK-ja, se kinse Abedin Rexha - ’’Sandokani’’ është vra ’’në pritë’’, kryekuqaloshët dhe nanoistët e Kosovës jo vetëm që bënë përpjekje për të falsifikuar luftën çlirimtare të Kosovës, si shumë herë më parë, qëllimi i të cilëve është që tradhtinë e tyre kombëtare t’ua mveshin forcave të shëndosha kombëtare, por në këtë rast këta djaj stalinistë  kanë edhe një prapavijë shumë të rrezikshme, qëllimi i të cilëve është ta ndezin fitilin e luftës vëllavrasëse në mes familjes së Bajraktarit të Llaushës – Shtatë Vëllezërve Geci, dhe familjes së të ndjerit Abedin Rexhës, që do të kishte pasoja tepër të rënda jo vetëm për këto familje, por edhe për Kosovën.

Si erdhi dhe pse erdhi deri te ngatërresa e Abedin Rexhës dhe Gani Gecit, që pati për pasojë vdekjen tragjike të Abedin Rexhës, na e ka sqaruar me fakte të pamohueshme Gani Geci në libren e tij «Lufta pa maska«, të botuar më 2001. Me anën e këtij libri, Gani Geci  i ka zbardhur shumë të vërteta të hidhura që kanë të bëjnë me komplotet që ju bënë Kosovës, UÇK-së, familjes së Shaban Murat Jasharit, komandantit legjitim të UÇK-së, Adem Jasharit, dhe familjes së Shtatë vëllezërve Geci nga nanoistët, kryekuqaloshët e LPK-së dhe të LBDK-së, dhe nga Qeveria e Bukoshit. Faktet e pamohueshme që i vë në dukje Gani Geci, tregojnë se shumë djelmosha të Drenicës, Dukagjinit dhe të Kosovës, janë manipuluar me mjete perfide nga kryepehlivanat e Nanosit Xh. Haliti, I. Kelmendi dhe H. Hyseni.  Ata në saje të përkrahjes së Nanosit, Mejdanit dhe  Klosit-SHIK-ut, në Kosovë dhe diasporë, blenë njerëz  për të punuar për ta, apo me mjete të kërcënimeve dhe shantazheve, i bënë argatë apo shërbëtorë të tyre shumë djem dhe burra të Kosovës, në mesin e të cilëve janë : Hashim Thaçi,  Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Bardhyl Mahmuti, Fatmir Limaj, Ramush Hajradinaj, Muhamet Kelmendi, Emrush Xhemajli, Nasim Hajradinaj, Bajram Kosumi, Berat Luzha, Jakup Krasniqi, vëllezërit Bujaj e shumë të tjerë. Burimi i të gjitha tragjedive dhe të ligave që i gjetën shqiptarët në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit të 20-të, pra edhe të vrasjes së Abedin Rexhës,  e kanë  te Marrëveshja e Zyrihut, që është lidhur në pranverën e vitit 1993 në mes delegacionit të LPK-së, që i printe Xhavit Haliti, dhe delegacionit të PSSH-së, që i printe Fatos Nanosi. Ajo marrëveshje parashihte që këto subjekte «shqiptare » ta ndihmojnë njëra tjetrën për rrëzimin nga pushteti të Sali Berishës dhe largimin nga skena politike të Ibrahim Rugovës dhe shkatërrimin e LDK-së. Prandaj, në bazë të kësaj marrëveshjeje, Nanosi me ’’ustallarë’’serbo-grek i  bënë planet dhe skenarët për kalljen dhe veshjen në të zeza të  Shqipërinë (që e realizuan më 1977), dhe të gjitha të ligat që e gjetën dhe po e gjejnë edhe më tutje Shqipërinë, Kosovën dhe Viset tjera shqiptare.  Në bazë të asaj marrëveshjeje, u bënë përpjekje për shkatërrimin e LDK-së nga kryekomplotisti Hidajet Hyseni dhe teklefecat e tij. U krijua LBDK-ja dhe platforma për realizimin e marrëveshjes së Zyrihut, që udhëheqej nga H. Hyseni, R. Qosja, A. Demaçi, B. Bukoshi etj. Në bazë të asaj platforme nuk u njohën zgjedhjet e dyta parlamentare të Republikës së Kosovës, u shpall jo legjitim Parlamenti që doli nga ato zgjedhje (qëndrime që përputheshin plotësisht me qëndrimet e Kasapit të Ballkanit), penguan kërkesën e diplomatëve të shquar të SHBA-ve për formimin e Qeverisë së Kosovës nga të gjitha subjektet shqiptare (politike dhe ushtarake) të Republikës së Kosovës. Nuk lejuan bashkimin e subjekteve politike dhe ushtarak të Republikës së Kosovës, shkelën marrëveshjen e Osllos, nuk lejuan institucionalizimin e UÇK-së, penguan forcat demokratike dhe forcat nacionaliste të marrin pjesë në luftën çlirimtare të Kosovës, përvetësuan njësitë guerile të Republikës së Kosovës me mjetet e marrjes së kalasë nga mbrenda, formuan ,,lista të zeza’’ për vrasjen e burrave të fortë të kombit që nuk arritën t’i bëjnë argat dhe shërbëtorë të tyre. Këto forca të djallit morën pjesë drejtpërdrejt apo tërthorazi në eliminimin e Zahir Pajazitit dhe të familjes së Shaban Murat Jasharit. I vranë : Enver Malokun, Azem Hajdarin, Ahmet Krasniqin, Ilir Konoshefcin e të tjerë. Edhe pse u eliminuan nga skena politike dhe ushtarake  komandanti legjitim i UÇK-së Adem Jasharit dhe bashkëluftëtari dhe vëllai i tij Hamza, pehlivanët e Nanosit nuk e kishin të sigurt fitoren mbi forcat institicionale të Republikës së Kosovës, pasi që ishte një punë e rëndë eliminimi nga skena politike dhe ushtarake i familjes së njohur të Bajraktarit të Llaushës – Shtatë vëllezërve Geci. Pjesëmarrja e tyre në luftë e bënte shumë të vështirë eliminimin e tyre, prandaj i vënë në veprim mjetet perfide. Sabit Geci që njihej në Drenicë si një keqbërës i pashpirt, nuk e pati vështirë të bëhej mashë  e Hashim Thaçit, piun i Xh. Halitit, dhe kali i SHIK-ut. Ai dhe Rexhep Selimi i bënë  parapërgatitjet për eliminimin e Shtatë vëllezërve Geci nga skena politike dhe ushtarake e Republikës së Kosovës me mjete perfide dhe shumë të ndyra,  për shkakun e vetëm se ata i njihnin institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht në këto komplote pa vetëdije e futën edhe Abedin Rexhën,’’Sandokanin’’ një luftëtar trim të UÇK-së, i cili u manipulua nga H. Thaçi & kompani, sepse ai nuk  dinte për ekzistimin e marrëveshjes së Zyrihut dhe as që i njihte dredhitë e udhëheqjes së Drejtorisë Politike të UÇK-së, dhe as që merrte erë në komplotet e Shtabit të Xh. Halitit, që quhej ’’SHP i UçK-së’’. Gani Geci në librin e tij ’’LUFTA PA MASKA’’, na e bënë të qartë, me fakte të pamohueshme, vrasjen tragjike të Abedin Rexhës. Është për t’u habitur që edhe pse e dinë të vërtetën se si ka pësuar Abedin Rexha, Sylejman Selimi dhe Nuhi Bytyqi bëjnë shpifje të ligë, kur gënjejnë se Abedin Rexha ’’është vra në pritë’’. E vërteta është krejt ndryshe. Sipas dëshmive të njerëzve që kanë qenë të pranishëm në ngjarjet që sollën vdekjen tragjike të Abedin Rexhës, del e kundërta e asaj që thonë Sylejman Selimi dhe Nuhi Bytyqi. Dihet shumë mirë se  sipas të drejtës njerëzore dhe të drejtës hyjnore,  çdo kush që sulmohet pa të drejtë prej kujtdo qoftë, ka të drejt për ta mbrojtur  qenien e tij fizike, ka të drejtë ligjore dhe morale për ta mbrojtur familjen dhe pasurinë e tij.

Fatkeqësisht, RTK-ja me transmetimin e gënjeshtrave dhe shpifjeve të Sylejman Selimit - ,,Sulltanit’’dhe të Nuhi Bytyqit,  ka krijuar paqartësi në opinion dhe e ka mjegulluar të vërtetën në lidhje me këtë ngjarje. Duke ditur ndikimin që kanë në opinion RTV-të , dhe pasojat që mund t’i ketë kjo gënjeshtër dhe shpifje shumë e ligë për dy familjet e hasmëruara të Drenicës dhe për Kosovën,  është e domosdoshme të njihet opinioni i gjerë me  të vërtetën e plotë se si erdhi deri te vrasja e Abedin Rexhëst - ’’Sandokanit’’. 

Gani Geci në librin e tij ’’Lufta pa maska’’, na e ndriçon me fakte të pamohueshme këtë ngjarje, duke i shënuar deklaratat e 15 njerëzve që patën qenë të pranishëm në ngjarjet që sollën vdekjen tragjike të Abedin Rexhës. Por, për të pasur të qartë se kush ishin organizatorët e kësaj vrasjeje, është e domosdoshme të njihemi me shpjegimet e Gani Gecit, se si kanë filluar komplotet  kundër tij dhe  vëllezërve të tij, ai thotë: ,,Meqenëse i përkrahnim institucionet e Republikës së Kosovës, mua dhe vëllezërit e mi donin të na largonin nga skena politike dhe ushtarake. Mu për këtë kishin përgatitur likuidimin tim. Kam qenë i bindur se të gjithë ne do të duhej t’i përkrahnim ato institucione, sepse ato përbënin bërthamën e shtetit që donim të ndërtonim në të ardhmen’’. Komplotet kundër familjes së Shtatë Vëllezërve Geci të Llaushës, shërbëtorët e H.Thaçit i filluan me një tentim vrasjeje kundër Esat Gecit, në gusht të 1998 në fshatin Vaganicë të Vushtrrisë. Sipasdëshmisë së Xhevdet Zenelit, shihet se Sabit Geci kaurdhëruar të arestohet Esat Geci dhe Musa Musliu. Këta dy ishin në një veturë, dhe shkonin në drejtim të Mitrovicës. Sinjalet me drita për t’u ndalur nuk i kanë përfillur, prandaj edhe janë sulmuar nga njësiti i Sabit Gecit, ku me atë rast plagoset në të dy këmbët Esat Geci. Për shërimin e Esat Gecit është kujdesur Shtabi i Zonës Operative të Shalës në Oshlan. Disa ditë pas plagosjes së Esatit,  Gani Geci duke shkuar për Oshlan, takohet me  Sabit Gecin, i cili në vend se t’i shpreh keqardhje për plagosjen e vëllait të tij, ai fryhet si biban dhe i thotë :’’Unë në Qirez kam dhënë urdhër me të vra ty Gani, e jo Esatin, dhe në se jam i gjallë kam me të vra. Përndryshe, do ta bëj punën të më vrasësh ti mua!’’. Por Ganiu ia kthen: ’’Jo, Sabit unë nuk të vras, jemi vëllezër, eja me mua të shkojmë ta vizitojmë Esatin. Në se vëllai më ka bërë më mirë, do t’i rregullojmë lehtë këto punë!’’ Gani Gecit pasi i bëri më mirë vëllai, edhe pse ushtria serbe e kishte filluar një fushatë të egër në fshatrat e Artakollit, e mori vëllain e tij Esatin. Disa ditë e strehoi në lagjen e Lushtakëve dhe pastaj e dërgoipër tu shëruar në Izbicë,  ku ishte strehuar familja e gjerë e Halil Gecit. Në Izbicë argatët e H. Thaçit bënin përpjekje për ta izoluar familjen Geci. Fadil Geci si veprimtarë i shquar i LDK-së, ushtar i dalluar i UÇK-së, dhe nip i Bajraktarit të Llaushës,  kishte një autoritet të posaçëm, prandaj ushtarët kërkonin këshilla prej tij, por kjo gjë nuk ju pëlqente nanoistëve, prandaj shpesh ka ndodhur që i kanë rrahur ushtarët që konsultoheshin me të. Por gjatë muajit shtator të vitit 1998, komplotet kundër familjes së Halil Gecit (Shtatë Vëllezërve Geci) rritën dhe shtohen. Njësia ushtarake e Llaushës edhe pse e mbante barrën kryesore të rezistencës në komunën e Skenderajt, ajo njësi pengohej nga nanoistët me të gjitha mënyrat që të mos armatosej me armatime të nevojshme, vetëm pse ajo njësi i njihte institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës. Se deri ku arritën komplotet, mjafton të ceken disa fakte: Halil Geci (vëllai më i madh nga Shtatë Vëllazërit Geci), i cili kryente detyrën e ndihmësit të kryeshefit teknik në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, arrin ta dërgojë deri në Strellc të Deçanit një sasi të konsiderueshme të armatimit për nevoja të Drenicës dhe të  Llaushës, por armatimi konfiskohet në Dukagjin - Jabllanicë nga Rexhep Selimi dhe Abedin Rexha, me arsyetimin se është armatim i  Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Pra, edhe pse njësia ushtarake e Llaushës  përballej me mungesa të mëdha të armatimit dhe të municionit, nuk lejuan të shkojë ai armatim në Drenicë dhe Llaushë. Nanoistët i pengonte autoriteti që gëzonin Shtatë vëllezërit Geci,  prandaj që nga shtatori i 1998, filluan t’i përdorin shantazhet dhe kërcënimet ndaj atyre që shoqëroheshin, bashkëpunonin dhe kontaktonin me Shtatë vëllezërit  Geci.

 Gani Geci në librin e tij ’’Lufta pa maska’’, na tregon se një bashkëfshatar i tij e kishte informuar atë se Abedin Rexha  e kishte kërcënuar atë se ,,Kush i pranon në shtëpi vëllezërit Geci, do t’ia gjuaj shtëpinë me top!’’. Kjo gjë ia helmoi shpirtin Gani Gecit, por ai këtë gjë nuk e bëri të madhe, duke shpresuar se ndoshta është ndonjë keqkuptim, apo shpifje.  Dhe, nuk kaloi shumë kohë kur rastësisht takohen Gani Geci  dhe  Abedin Rexha  në Kllodernicë, më 8 tetor 1998. Të shikojmë se si i shpjegojnë me deklaratat e tyre ngjarjet që sollën vdekjen tragjike të të ndjerit Abedin Rexhës. (Në librin e Gani Gecit ’’Lufta pa maska’’, janë të shënuara deklaratat e 15 dëshmitarëve) Skender Mujë Skenderi, njërit ndër bashkëshoqëruesit e të ndjerit Abedin Rexhës në deklaratën e tij thotë: ’’Te shitorja e Smajl Sahitit e kemi parë kerrin e Gani Gecit, të ndalur. Ganiu ia ka bërë me dorë dhe Abedini është ndalur. Ganiu ia ka vënë dorën në krah dhe i ka thënë: « A bënë për disa minuta të të pyes diçka? « Janë larguar prej njerëzve nja 10-15 apo 20 metra, dhe pastaj kanë vazhduar bisedën. E kam dëgjuar Abedinin kur i ka thënë Ganiut se «Kemi me ua ba më zi se Ahmet Krasniqit dhe Sabri Hamitit«, pastaj janë dëgjuar dy të shtëna, në ajër apo në tokë….Kanë ndërhyrë njerëzit dhe, edhe unë kam shkuar në drejtimin e tyre, mirëpo ata u ndanë pa ndonjë ekces të madh. Abedini është kërcënuar duke u ngjitur në veturë, dhe ka thënë: «… prej ditës së sodit, kam me të vraku të shoh«. Ne kemi shkuar teposhtë, në drejtimin e Turuqefcit…. Duke shkuar në drejtim të Turiqefcit, e ka kthyer kerrin te shtëpia e Xhevat Zeqës. Hamiti e ka pyetur « Ku po shkon Abedin ? Hajde shkojmë emarrim municion e uaçojmë shokëve nëpër pika, e lëri këto punë «. Ai ia ka pritë : «Nëse tutesh, zbrit«, dhe i ka dhënë kerrit me shpejtësi të madhe deri te servisi dhe jemi takuar me komandantin e Kllodernicës, Gani Bekën. Abedini ka dalë prej kerri dhe ia ka marrë Ganisë automatikun dhe gjyksoren e ia ka quar fishekun në tytë. Ka hyrë në kerr…. Nuk ka folur asgjë më, vetëm e kam parë se është zbehur në fytyrë…Te shtëpia e mjeshtrit e kemi parë një traktor në anën e djathtë dhe xhipin duke e tejkaluar traktorin. Abedini e ka ndalë kerrin dhe ka dalë me gjithë Hamitin, kurse unë kam mbetur brenda në kerr. Abedini ka dalë para kerrit në anën e djathtë, duke shtirë, i kam dëgjuar disa rafale. Jam munduar të dal prej kerri. Kishte shumë krisma. Pastaj kam gjuajtur nga brenda në mënyrë të pa kontrolluar. Disi kam dalë prej kerri dhe kam shkuar prapa kerri te Hamiti në drejtim të Abedinit. Ka pasur shumë të shtëna duke e tërhequr. Si duket, ai kishte qenë i plagosur dhe pas pak ai ka vdekur’’. Të shikojmë se  çka thotë Gani Geci në deklaratën e tij, të botuar në librin e tij të lartpërmendur: Ai thotë se pasi janë larguar ’’nja 10-15 metra prej njerëzve’’  e pyeta Abedinin: ’’Pse bre Abedin po ju thua njerëzve se, nëse rrini me Fadilin dhe vëllezërit e tij, do t’ua gjuaj shtëpinë me top. Ai më ka thënë se : «Ne e kena vrarë Ahmet Krasniqin dhe Sabri Hamitin, edhe juve kemi me ju vra të gjithëve, kush është me ta«, dhe e ka çuar dorën te revolja. Unë jam nervozuar dhe i kamë zbrazur dy fishek në tokë. Njerëzit ndërhynë, Abedini shau dhe tha : «…Ti më vrave por Zoti nuk më vrau «. Unë nuk kam dashur ta vras Abedinin, se me pas dashur e kisha vrarë aty. Ai ka shtuar : «Sot do të vras ». Pastaj ka vazhduar rrugën teposhtë. Unë kam shkuar përpjetë deri në Kastriot t’i kryej do punë. Pas kryerjes së  punëve jam kthyer. Në kerr kam qenë bashkë me Avni Haxhën, BesimDajakun, Bashkim Gecin dhe Afrim Gecin. Duke u kthyer te shtëpia e mjeshtrit, e kemi parë BMW-në e ndalur tërthor. Në momentin kur e kanë parë kerrin tonë, kanë dalë dy të parët dhe i kanë nxjerr automatikët mbi dyer. Menjëherë filluan të shtijnë.  Shokët kanë bërtitur : Na vranë!, dhe kanë filluar me ikë. Unë e kam pasur automatikun në prehër, jam përkulur dhe nënë timon e kamë hapur derën. Automatikun e kam ngritur dhe kam gjuajtur në drejtim të tyre. Mandej kam dalë jashtë. Kam ikur prapa kerrit dhe kam shkuar në drejtim të një shtëpie në anën e poshtme të rrugës. Të shtënat janë dëgjuar nga shumë drejtime. Kam pasur gjak në fytyrë nga spirrat e xhamave. I kam larë  sytë dhe jam kthyer për të parë se çka është bërë. Te kerri e kam takuar Skënderin, e kam pyetur se kush është vrarë, dhe a janë vrarë ata që kanë qenë me mua ? Ai mu ka përgjigjur së është vrarë Abedini. Skënderit i kam thënë se duhet ta tregojë realitetin. Vlen të theksohet se diku nja 5-6 metra, në anën e djathtë ka qenë një traktor me disa fëmijë dhe gra. Ata e dinë rastin shumë mirë.’’(Kjo është një pjesë e deklaratës së Gani Gecit, e nënshkruar më 10 tetor 1998). Po e shënojmë deklaratën e Xhevat Selimit dhe Bekim Shalës në tërësi: ’’Deklarojmë me përgjegjësi të plotë se më 8 tetor rreth orës 17:00, e kemi parë Abedin dhe dy persona të tjerë : Hamit Binakun dhe Skënder Dragën, te servisi janë takuar me Gani Bekën. Abedini kishte qenë shumë nervoz. Ia ka marr Ganiut automatikun dhe gjyksoren dhe menjëherë ia ka qu në tytë plumbin, pastaj i ka dhënë shllajf rrotave të BMW-së dhe ka marr rrugën përpjetë.’’. Imer Kadri Haliti në deklaratën e tij thotë:’’Veturën BMW nuk e kam parë, ndërsa xhipin e Ganisë, kur ka frenuar, e kam parë. E kam parë kur ia kanë thyer xhamat me rafal, i kam parë ata kur ranë brenda në xhip. Pastaj e kam parë Ganiun kur e ka vënë automatikun mbi timon dhe ka gjuajtur, pastaj unë kam ikur në katin e dytë dhe nuk di se çka ka ndodhur më vonë’’.  Në librin e Gani Gecit ’’Lufta pa maska’’ janë të shënuara deklaratat e 15 personave që ishin prezentë në ngjarjet që sollën vrasjen tragjike të Abedin Rexhës, që nuk binë në kundërshtim me deklaratat që i cituam, por e plotësojnë njëra-tjetrën.  Në bazë të këtyre deklaratave, dhe në bazë të një gjykimi të logjikshëm, vihet në përfundim se ngatërresa dhe pastaj  vrasja është përgatitur drejtpërdrejtë dhe tërthorazi nga kryepehlivanat e Nanosit dhe argatët e tyre, që kishin për qëllim jo vetëm që ’’me një plumb t’i vrasin dy vetë’’ por kishin një qëllim edhe më djallëzor, që kishte rëndësi të madhe për ta. Pra, qëllimi i tyre kryesor ishte që me mjete perfide t’i largojnë nga skena politike dhe ushtarake e Kosovës Shtatë vëllezërit Geci, duke i futur në gjak-hasmëri  me familjen e Abedin Rexhës.   Vrasja tragjike e Abedin Rexhës ishte një humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por ishte një humbje e madhe edhe për UÇK-në dhe për Kosovën, sepse sigurimi i fshehtë serb realizoi një fitore të rëndësishme për të bërë definitive përçarjen që ishte krijuar me vrasjen e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës Ahmet Krasniqit. Fatmirësisht, familja e Halil Gecit dhe familja e Abedin Rexhës u treguan të matura dhe shumë të ndërgjegjshme për skenarët antishqiptare që luheshin në kurriz të familjeve të tyre. Gani Geci në librin e tij shpreh keqardhje për atë vrasje dhe nuk i ikën në as një mënyrë të ballafaqohet me ligjin e Kanunit dhe ligjin e Shtetit të Kosovës. Ai thotë : ,,Kam kërkuar që me familjen e Abedin Rexhës të merremi vesh, qoftë me Kanun, qoftë me drejtësi ligjore, me anë të ligjit civil apo ushtarak’’. Edhe familja e Abedin Rexhës tregoi maturi dhe burrëri, kur në asnjë mënyrë nuk u manipuluan nga argatët e spiunëve  të sigurimit të fshehtë serb, qëllimi i të cilit ka qenë dhe është që të ndezin luftën vëllavrasëse në mes këtyre familjeve të hasmëruara. Gjeniu i popullit na mëson se ,, me të fortin u gjakësofsh dhe u miqasofsh, por me të ligun as mos u miqasofshë as mos u gjakësofsh’’. Pra, mbetet detyrë parësore e burrave të fortë të Drenicës dhe të Kosovës, që ta mbyllin këtë plagë të hapur të Kosovës, sepse armiqtë e kombit tonë, nëpërmjet spiunëve dhe vasalëve të tyre, do të bëjnë çmos jo vetëm të mos mbyllet kjo plagë e rënd, por edhe të hapin plagë të tjera edhe më të rënda në trupin e kombit Shqiptar.

 

 

Botuar në ,,Bota sot’’ më 21-24 tetor 2002