LETËR NGUSHËLLIMI FAMILJES SË BARDHYL AJETIT

Shumë e nderuara familja e Bardhyl Ajetit,

Jemi shumë të mërzitur për vdekjen e birit tuaj të dashur, Burrit dhe veprimtarit të shquar të kombit shqiptar Bardhyl Ajetit, që ra në altarin e lirisë në luftë kundër mbeturinave të robërisë bolsheviko - çetnike, për ta mbrojtur lirinë e fjalës, për ta mbrojtur drejtësinë, për ta mbrojtur popullin e shumëvuajtur të Kosovës nga bastardët e kombit shqiptarë, që u bënë instrument të  politikës së Beogradit dhe rrogëtarë të pagojë dhe të pa sy të qoftëlargtit F. Nanosit.

Ju shprehim ngushëllime,  Zoti i Madhërishëm  ju lashtë shëndosh!  Bëhuni  të fortë dhe kërkoni ndihmën e Zotit Fuqiplotë që t' 'ua forcojë durimin, sepse Zoti është  me durimtarët.  

Në këto momente të rënda që po kalon familja juaj dhe populli ynë, është më se e nevojshme të kërkohet ndihma e të Madhit Zot, për të na udhëzuar në Rrugën e Tij të Drejtë, në Rrugën e shpëtimit, dhe  për të na ndihmuar të shpëtojmë nga kurthet e rrezikshme që po ia kurdisin popullit dhe kombit tonë këlyshët e Beogradit (në krye me kokëbreshkanin), ujqit e çartur bolshevikë, he i lëshoftë toka! (në krye me ''gjarpër'' kokëpocërrkën), të komanduar nga F. Nanosi dhe aleatët e tyre.

Ju rikujtojmë (se ju e dini)  familje e nderuar e Bardhyl Ajetit, se këto forca kriminele, para se t'jua vrasin birin tuaj të nderuar, bënë shumë krime kundër kombit tonë. E veshën në të zeza Shqipërinë më 1997, duke e shndërruar në utrinë katundi, për ta kullotur qeni i biri i qenit dhe thiu e i biri i thiut. Kosovën e përgatitën të bëhet djep i serbizmit dhe livadh i butë i Beogradit, ndërsa shqiptarëve ua përgatitën rrethanat t'i marrin rrugët e botës. Por, i Madhi Zot i kalli flakë planet e tyre, duke i detyruar fuqitë e mëdha të botës t'iu japin dajak hordhive të Karpateve të Rusisë. 

Kosova edhe pse pa policinë dhe ushtrinë serbe,  prapë është zënë shumë  ngushtë nga nanoisto-çetnikët e çartur, por me ndihmën e të Madhit Zot do t’ua japim dajakun për të mbledhur mend që kurrë më të mos flasin për pushtet, pozita udhëheqëse, "atdhedashuri", UÇK - në, TMK - në, Kosovën, Shqipërinë. Me siguri  do t'i detyrojmë të flasin për krimet që i bënë, për kurthet që ia bënë Kosovës, për civilët, ushtarët dhe ushtarakët që i vranë  gjatë luftës dhe pas luftës, vetëm pse nuk i përkisnin kopesë  së tyre nanoiste, për dhunimet që i bënë gjatë luftës dhe pas luftës. Po, do të flasin edhe për komplotet që ia bënë  kombit dhe popullit tonë. Do të flasin për marrëveshjet e fshehta  që i bënë me armiqtë e shqiptarëve. Do të flasin për uzurpimet e pasurisë private dhe shoqërore. Do  të flasin për kërcënimet dhe shpifjet që i bënë për burrat e shquar të kombit, para se të vriten nga bandat e kriminelëve profesionistë të paguar nga krerët e SHIK-ut. 

Pra, bëhuni të fortë dhe qëndroni siç qëndruan shumë familje shqiptare që u dëmtuan rëndë nga të njëjtit kryekriminelë që i dhanë urdhër Qendrës së krimit që t' ia shuajnë jetën në lulen e rinisë Bardhylit, për të vetmin shkak pse ai e foli të vërtetën, pse ai  e deshi lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe lirinë e shqiptarëve më tepër se jetën e tij.  Nuk ju takon të mos qëndroni të fortë dhe durimtarë, siç  qëndroi biri Juaj i dashur Bardhyli burrërisht  para kërcënimeve të ulëta dhe të liga të kriminelëve të ndyrë, qyqarë, të ligj dhe tradhtarë.  

Shumë e nderuara nëna e Bardhylit dhe Nënëlokja e Kosovës,

 E dimë  se nuk e ke lehtë t'i tejkalosh mërzitë, nuk e ke lehtë të pajtohesh me këtë të vërtetë të hidhur, me këtë çmenduri shqiptare, ku ''shqiptari'' vret shqiptarin në pritë dhe pas shpine, vetëm pse është i zoti i profesionit të tij, vetëm pse e do të vërtetën dhe drejtësinë më tepër se jetën, vetëm pse nuk pranon të bëhet rregëzinë dhe opingë e plangprishësve të Kosovës,  nuk pranon të bëhet rrogëtar i rrogëtarëve të Nanosit dhe këlysh i këlyshëve të Beogradit.

Bëhuni e fortë Nënëloke, siç ishte e fortë Nënëlokja Ajshe, sepse edhe  djalin tënd ta vranë po të njëjtat forca, forcat bolsheviko-çetnike, he farësosur qofshin!

Bëhu e fortë  nëna e Bardhylit dhe Nënëlokja e Kosovës, se biri i juaji i çmuar dhe i Kosovës nuk do të shkojë gjakhumbur. Mos të shkojë mendja se kriminelët do t'i gjejë policia e UNMIK-ut dhe ajo e Kosovës, Jo Nënë loke, se më në fund u pa se këto ''forca të sigurisë'' ose janë shitur me këmbë  e krye te krerët e SHIK-ut, apo po kanë frikë dhe nuk po guxojnë t'i qërojnë hesapet me këta kriminelë që janë vënë në mbrojtjen e Serbisë, të Shqipërisë së Nanosit dhe qarqeve të caktuara ndërkombëtare.      Po, Nëna e Bardhylit dhe Nënëlokja e Kosovës, bëhu e fortë dhe shpreso shumë,  shpreso në fuqinë e pakufishme të të Madhit Zot, i cili do t'i shkatërrojë komplotet dhe komplotistët, do t'i dënojë kriminelët dhe përkrahësit e tyre.

Por, mos harro nëna e Bardhylit dhe Nënëlokja e Kosovës të kërkosh natë e ditë, gjatë kohës së faljes së namazeve të obligueshme dhe të namazeve vullnetar, ndihmën e Zotit Fuqiplotë, se Ai e pranon lutjen e të dëmtuarit, që ty ta forcojë durimin e të mos ligështohesh, se atë e duan kriminelët, por të kërkosh prej të Gjithëfuqishmit t'ua japë dënimin e merituar kriminelëve të Kosovës, t'ua japë dajakun e merituar urdhëruesve të krimit të organizuar dhe dorasëve të shitur.

Pra, kërko nëna e Bardhylit dhe Nënëlokja e Kosovës që i Madhi Zot të hakmerret për Bardhylin dhe për gjithë burrat e fortë të Kosovës, që u vranë pas shpine apo në prita nga plëngprishësit e Kosovës, rrogëtarët faqezi të  F. Nanosit dhe këlyshët e regjur të Beogradit. Zoti Fuqiplotë e marrtë hakun për Bardhylin dhe për gjithë burrat e fortë të Kosovës që u vranë nga dora katile e nanoistëve të Kosovës!

Allahu e mëshiroftë Bardhylin dhe gjithë dëshmorët e kombit që u vranë gjatë luftës dhe pas luftës nga forcat serbe dhe argatët e tyre, nanoistët e Kosovës!

 

 

Botuar në ’’Bota sot ’’, më 1 korrik 2005