“PEHLIVANËT” E NANOSIT DHE ARGATËT E SORROSIT MBETËN PA MASKA

Fushata e egër e pehlivanëve të Nanosit dhe rrogëtarëve të Sorrosit  kundër Qeverisë së Kosovës dhe Kryeministrit të saj, ishin shenjat e para se Kosovës po i përgatitet një skenar i ngjashëm me skenarin e marsit të vitit të kaluar,  kur kuqaloshët mendjeshkurtër ia futën flakën Kosovës  për t'i penguar proceset që do të qonin në njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe  shkatërrimin e qendrës së krimit të organizuar. Por fushata e ndyrë e sorrosëve pro-sllav dhe udbashëve të Beogradit kundër kryeredaktorit të Bota sot zotëri Skënder Buçpapaj dhe kolumnistes zonjës Elida Buçpapaj, dy personaliteteve të shquara dhe të respektuara të kombit tonë, që me përkushtim,  me profesionalizëm dhe me trimëri po e mbrojnë kombi tonë dhe çështjet madhore të tij nga mbeturinat e komunizmit  dhe nga qarqet antishqiptare evro-aziatike,  treguan se Kosova do të përballet me një skenar të ngjashëm të vitit të kaluar,  kur Kosovën e përlau dhuna e kuqaloshëve të Kosovës,  e ndihmuar nga sigurimet e mshefta të Beogradit dhe sigurimet e fshehta të nanoistëve të Kosovës.

Opinionit tonë i është bërë e qartë se  sa herë që Kosova është plagosur rand nga dora katile e bajraktarëve të farës ruse, paraprakisht është sulmuar edhe ''Bota sot'', është shpifur dhe kërcënuar Kryeredaktori, botuesi, stafi dhe bashkëpunëtorët e saj, me qëllim që të pengohet lufta e saj kundër krimit të organizuar,  që po mbretëron po thuajse në gjithë hapësirën tonë etnike.

Po të analizohet  fushata e egër e plangëprishëve të Kosovës kundër Qeverisë së Kosovës dhe kombëtares ,,Bota sot’’ dhe ngjarjet që u zhvilluan dhe po zhvillohen në dy javët e para të marsit të këtij viti, do të kuptojmë se Kosovës po i përgatiten kurtha dhe skenare të rrezikshme nga bajraktarët e farës ruse nga argatët e Sorrrosot dhe nga qarqe të caktuara antishqiptare.

Po shihet qart se skenari antishqiptarë i këti marsi,  ka paraparë, që me dorëheqjen e Kryeministrit të Kosovës, nanoistët dhe sorrosët,  me ndihmën e aleatëve të tyre që kanë zër poste të rëndësishme në qendrat e vendosjes ndërkombëtare,  ta rrëzojnë qeverisë e Kosovës, për të krijuar një krizë të thellë qeverisëse në Kosovë, (sepse ashtu i duhet Beogradit,  Athinës dhe Moskves),  zgjidhja e së cilës do të arrihet vetëm po qe se ata e marrin pushtetin e Kosovës. Por ndodhi ajo që mbeturinat e komunizmit nuk e pritnin. Ramush Hajradinaj i luajti ca poteza që nuk shkonin në të mirë të pehlivanëve të Nanosit dhe argatëve të Sorrosit por në të mirë të Qeverisë së Kosovës. Por forcat e djallit nuk janë edhe pa aleatë.  Ato kërkuan përkrahje nga qarqe të caktuara evropiane. Ardhja në Prishtinë të Mikut serb  ,,Kranës së Xhehnemit’’ për të bërë presion mbi organet shtetërore të Kosovës për ta ''vetëshkatrruar'' Qeverinë e Kosovës, që do të krijonte rrethana dhe kushte,  ose tu dorëzohet pushteti argatëve të Sorrosit dhe pehlivanëve të Nanosit,  apo të mos krijohet kurrfarë qeverie e Kosovës, ishte një fakt më tepër, se Kosovës i është përgatitur një kurth dhe një skenar edhe më i rrezikshëm se skenari ugurzi i marsit të vitit të kaluar. Atentati kundër Kryetarit të Kosovës dr. Ibrahim Rugovës që u bë dje në Prishtinë i qiti në shesh të gjitha maskrallaçet, planet dhe skenarët e plangprishëve të Kosovës që për qëllime  karrieriste janë bërë argatë të argatëve të Beogradit, Athinës dhe të  Moskës. Me ndihmën dhe mëshirën e pakufishme të Madhit Zot,  skenari kundra shqiptar dhe kundër Rugovë dështoi. Rugova u vra nga kriminelët e Kosovës, por i Madhi Zot nuk e vrau! E ruajti se i duhet Kosovës! Kriminelët dështuan edhe këtë radhë. Tash e tutje do të dështojnë edhe më shumë,  sepse kanë mbetur pa maska! Maskat ua grisi marsi i vitit të kaluar, por marsi i këtij viti i zhveshi plotësisht nga maskat e ,,atdhedashurisë'' që i kishin veshur pas tradhtisë së madhe që ia bënë komandantit legjitim të UÇK-së,   Adem Jasharit, kur ia përgatitën terrenin dhe rrethanat,  që ai të përballet me ushtrinë dhe policinë serbo-jugosllave fillikat me të vëllanë Hamzën, babain, dajen, nipat, mbesat, me gratë e fisit, ndërsa ata vëzhgonin nga larg pa shkrepur as një plumb kundër okupatorit, qëllimi i të cilëve ishte që me vrasjen e Adem dhe Hamzë Jasharit  të përvetësohet lufta,  mundi dhe gjaku i derdhur rrëke i familjes së atdhetarit trim, NDSH-istit, mësuesit veteran, intelektualit të vërtetë që e njohu dhe e adhuroi vetëm Zotin, mixhës së nderuar,  Shaban Murat Jashari.

Komplotistët e Kosovës dështuan, por ata nuk dorëzohen lehtë.  Forcat demokratike duhet të punojnë me përkushtim, duke marr shembull personalitetet e shquara të kombit tonë  Skënder dhe Elida Buçpapaj, stafin,  gazetarët dhe bashkëpunëtorët e kombëtares ,,Bota sot’’, të cilët edhe pse u kërcënuan,  edhe pse ua vranë kolegët e tyre, nuk e ndalën për as një moment luftën e shenjt për ta përkrahur luftën e drejt të popullit tonë për liri, bashkim kombëtar, pavarësi, demokraci dhe shtet ligjor. ,,Bota sot’’ e luftoi dhe do ta luftoi krimin e organizuar siç e luftoi deri më sot. Prandaj forcat demokratike mos të ligështohen për as një moment, edhe pse kriminelët i dëmtuan shumë duke i vrarë veprimtarët e devotshëm të çështjes kombëtare. Shqiptarët janë të fortë për deri sa janë të mbrojtur nga  i Madhit Zot. Por edhe Bota sot ka bërë një punë të shkëlqyeshme duke i mbrojtur forcat demokratike shqiptare dhe luftën e drejt të popullit tonë për çlirim dhe bashkim kombëtar, për liri, drejtësi,  demokraci dhe shtet ligjor. Në veçanti lufta e saj kundër krimit të organizuar e ka ndihmuar dhe po i ndihmon të ecin përpara proceset që do të qojnë në njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

Kosova një ditë jo të largët do të fitoj pavarësinë, ndërsa të gjithë kriminelët të mëdhenj dhe të vegjël do ta fitojnë dënimin e merituar nga drejtësia e shtetit ligjor.

 

 

Botuar: Bota sot 20 mars 2005