KADRI VESELI NUK ËSHTË BABAI I SHIK-UT, POR ËSHTË XHAVIT HALITI - KADRI VESELI ËSHTË PION I TIJ

Pse SHIK-un nuk e ,,mbron’’ Xhavit Haliti, që është babai i tij, po ia lë ta ,,mbrojë” ,,sugarit’’ të tij, Kadri Veselit, që as nuk dinë dhe as nuk mund ta ,,mbrojë’’.

 

Babai i SHIK-ut të LPK- PDK-së, Xhavit Haliti, po tregon se ka fituar aftësi dhe përvojë të jashtëzakonshme për t’i fshehur gjurmët e veprimtarisë së tij kriminele ndaj  UÇK-së, Kosovës, Shqipërisë, popullit dhe kombit shqiptar, kur në vend se ai të përgjigjet para opinionit publik për veprimtarinë e SHIK-ut, para se të përgjigjet para organeve të drejtësisë, e detyron njërin prej pionëve të tij, Kadri Veselin, një nëhalllig nga shëndeti, nga shpirti dhe zemra, të rrahë gjoks, se ai është i pari i SHIK-ut.

Sa i përket gatishmërisë së Kadri Veselit për ta marrë mbi veti tërë përgjegjësinë e veprimtarisë kriminele të SHIK-ut, duke u vetëshpallur ,,i pari’’ i atij shërbimi, tregon se ai është pioni- robi më i besueshëm  i Xhavit Halitit. I uroj sukses që ta mbrojë Xhavitin, por me siguri do të mbetet ,,me dy këmbët në baltë.’’ Atë nuk mund ta mbrojnë as avokatët anglez, as

Tomë Gashi, e lere më argati i tij Kadri Veseli, pasi që ekzistojnë fakte të pamohueshme se Xhavit Haliti është themeluesi-babai atij Shërbimi. 

   T’i shohim  faktet: Xhavit Haliti në intervistën  e tij të botuar në ''Zëri'' (nga 05 – 17 shkurt të 2001), dëshmon se  ''...në vitin 1989-1990, kur ne kemi shkuar në Shqipëri dhe kemi biseduar me, në atë kohë me presidentin Ramiz Alija, i cili ngarkoi një strukturë nga Shërbimi Informativ Shqiptar dhe ngarkoi këshilltarin e tij të parë ushtarak, zotëri Adem Çopani, që të merrej me ne...'' Se çfarë raportesh kanë ekzistuar në mes Halitit dhe Sigurimit të Shqipërisë na tregon vet Haliti, kur thotë: ''Adem Çopanin në një farë mënyre,  e kam pasur mentor dhe jam takuar me të sa herë që kam kërkuar unë...’’

Xhavit Haliti  na jep të dhëna dhe fakte të rëndësishme se kush e ka krijuar SHIK-un e LPK-PDK-së,  në intervistën e dytë dhënë ''Zërit'' (24 mars 2003- 9 prill,  2003). Ai tregon se qysh në vitet e ’90-ta, kishte për qëllim të themelonte një Shërbim Informativ.  Ai dëshmon: '' Ne synonim që të kishim në Kosovë një strukturë, ku të ndanim njerëz të veçantë për të krijuar një gardë, një shërbim informativ, një ushtri...'' Haliti dëshmon se për krijimin e Shërbimit Informativ të LPK-së është konsultuar me ekspertë të Sigurimit të Shqipërisë:  '' Më pas jam konsultuar me njerëz që marrin vesh nga këto punë, të cilët ishin kryesisht ekspertë shqiptarë, si Adem Çopani, Shaban Braha e disa të tjerë. Është biseduar në vazhdimësi me oficerë të karrierës, që e njihnin artin ushtarak, si dhe mënyrën e organizimit të shërbimeve informative...''.

Këto janë fakte të mjaftueshme që prokurorët e EULEX-sit, të japin urdhrin të burgoset dhe të vihet nën hetime ,,babai’’i SHIK-ut Xhavit Haliti.

Sa i përket përgjegjësisë së  pionëve dhe argatëve të Xhavitit, që ishin ,,peshkaqenë ’’ të  SHIK-ut të tij, pra edhe Kadri Veseli,  organet e drejtësisë do ta vlerësojnë në bazë të nivelit të robërimit të tyre ndaj urdhrave të Xhavit Halitit. Kanë qenë të shkelur për toke prej tij, duke i kryer detyrat që ua ka besuar pa hezitim, apo i kanë  bërë ,,ojna’’ duke gjetur ndonjë arsyetim, për të mos i kryer të gjitha detyrat që ua  caktonte për t’i  kryer.

Është për t’u habitur me shkurtpamësinë  dhe naivitetin e skajshëm të krerëve të PDK-së dhe të ,,peshkaqenëve’’ të SHIK-ut , të cilët  me cirk - shfaqjen teatrale qesharake, që e luajtën në Bare të Mitrovicës(pjesën e parë) me Kadri Veselin, personazhin kryesor, i cili u mundua ta luante rolin e një qytetari të ,,pa parti’’. Por, ,,partia nëne¨’’ e kuqaloshëve shqiptarë, e bëri ,,anëtar’’ me librezë Kadri Veselin. E luluan Kadriun me mesazhe, falënderime, mirënjohje  ,,kryebajraktarët’’:  e nanoistëve, e ,,farës’’ ruse dhe e pionierëve  të Enverit. Dhe, pastaj në pjesën e dytë të cirkut-qesharak,  Kadri Veseli i tregoi aftësitë e tija organizative dhe disiplinore,   për t’i treguar botës se as Stalini dhe as Enveri dhe as Polpoti nuk kanë vdekur. Se janë sokolat e PDK-së që ato ,,vlera’’ të prijësve të dalluar  të kryekuqaloshve të botës do t’i mbrojnë me vepër e jo me fjalë. Shih beter me sy, 99.9% të votave i fiton sugari i dytë i Xhavititi,  Hashim Thaçi. Pothuajse po aq i fiton edhe sugari i parë i Xhavitit, Kadri Veseli.  Veseli arriti edhe një fitore, i cili nga ,,anëtari i thjeshtë’’ i PDK-së, në një afat prej dy javësh,  arrin të bëhet zëvendës i parë i  Hashimit.  A nuk tregon kjo se Kadri Veseli nuk ishte person ,,pa parti’’, po ishte person mbi parti. A nuk është ky një argument i pamohueshëm se SHIK-u nuk ka dalë në ,,pension’’, por vepron me kapacitet të plotë, kur fjala e Kadri Veselit peshon më rënd se fjala e të gjithë krerëve të PDK-së së bashku. Vetëm fjalët e Xhavitit peshojnë më rënd se fjalët e Kadri Veselit, Hashim Thaçit dhe të gjithë krerëve tjerë të partisë sokoleshë të kuqaloshëve shqiptarë.  Dihet se  Hashim Thaçi ishte para lufte i barabartë me Kadri Veselin. Të dytë ishin të zgjedhurit e Xhavitit, për të bërë grusht politik kundër Kryesisë së LPK-së. Atë detyrë e patën kryer me sukses. Edhe në përvetësimin e njësive guerile të Republikës së Kosovës, edhe në ,,kapjen për fyti’’ të UÇK-së  e ndihmuan Xh. Halitin dhe A. Sylën dhe patën shumë ,,sukses’’.

Por këta dy ,,pehlivana’’ të Xhavitit u treguan të suksesshëm sidomos pas luftës. Hashimi Thaçi, si politikan i kalibrit të Enver Hoxhës, ndërsa Kadri Veseli, si hetues i kalibrit të Kadri Hazbiut, arritën t’ua përgatisnin terrenin nanoistëve të çartur për pushtet,  bajraktarëve të ,,farës ruse’’ dhe ,, pionierëve’’ të Enverit  ta marrin pushtetin mbi Kosovën dhe qytetarët e saj, parakusht ky, që ua mundësoi pastaj ta bëjnë Kosovën pronë të tyre personale.

Opinioni ynë në saje të gazetës kombëtare ’’Bota sot’’, u njoftua për veprimtarinë kriminele të  SHIK-ut të Xhavitit - LPK-PDK-së, me kohë.  Edhe për Kadri Veselin, gazetarët e ,,Bota sot” kanë  shkruar në bazë të të dhënave të sigurta se ai i përket ,,gropës së zezë’’ të SHIK-ut. Për këtë punë shumë të vlefshme kombëtare dora e zgjatur serbe e instaluar në SHIK-un e Xhavitit - LPK-PDK-së, i përdori të gjitha mjetet krminale kundër stafit të gazetës, botuesit dhe gazetarëve të saj. Siç dihet, ,,peshkaqenët’’ e SHIK-ut ua morën jetën dy gazetarëve të saj të shquar, trima dhe atdhetarë të kulluar, Bekim Kastratit dhe Bardhyl Ajetitit.

 Siç po shihet, Kadri Veseli,  në kohën e fundit ka marr edhe disa detyra tjera për t’i kryet nga i pari-bajraktari i SHIK-ut, Xhavit Haliti: Të bëjë përpjekje për ta bindur  opinionin publik, me gënjeshtra e shpifje, se  ,,SHIK-u nuk ishte pjesë e asnjë partie’’. Dhe se ai ka pasur ,,bashkëpunim me pjesën më të madhe të koloritit politik’’. Me siguri fjalët e tij ,,do të pinin ujë’’ po që se SHIK-un nuk do ta formonte Xhavit Haliti, por do ta formonin institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, Se kush është Xhavit Haliti dhe për interesa të kujt punoi dhe po punon, e ka të qartë opinioni ynë publik. Ky fakt e bënë me diplomë të shpifësit dhe të gënjeshtarit Kadri Veselin, pa i numëruar edhe shumë fakte tjera, siç janë,  vrasjet politike të veprimtarëve të dalluar të Kosovës dhe të LDK-së.

 

 

Botuar në ,,Bota sot”, më  30.03.2013