KANË BASHKËPUNUAR ME SIGURIMIN SERB, TA SHËMTONIN KOSOVËN DHE QYTETARET E SAJ

 

A nuk tregon kjo se ,,peshkaqenët’’ e  SHIK-ut të  Xhavitit-LPK-PDK-së, kanë bashkëpunuar me Sigurimin serb, për ta shëmtuar Kosovën dhe qytetarët e saj, qysh është zi e më zi, por edhe për t’i bindur qendrat e vendosjes ndërkombëtare dhe opinionin e huaj, me shpifjet serbe se ,,shqiptarët nuk janë popull shtetformues’’ se ,,janë hajna, mafiozë dhe kriminelë’’, se janë ,,destabilizues të vendit të tyre dhe të Ballkanit’’ e shpifje të tjera që janë të njohura për  opinioni tonë  publik.

Shpresojmë se nuk do të shkojë edhe aq shumë kohë, kur ,,peshkaqenët ’’dhe ,,krokodilët’’ e SHIK-ut, të Xhavitit-LPK-PDK-së do të na tregojnë në detale se në  cilat,, plloçka’’ të krimit të organizuar bashkëpunuan me ,,krokodilët’’ e Sigurimit serb? Tash për tash e kemi të çartë, në bazë të dëshmisë së Kadri Veselit, se ,,dosjet sekrete’’ që i ka sigurua ai nga Sigurimi sekret serb ,,...me thasë ...’’, (edhe pse i ka hiperbolizuar) në atë deklaratë ka shumëçka të vërtetë. Opinioni ynë është i njohur se gjatë luftës dhe pas luftës ’’peshkaqenët’’ e SHIK-ut, i kanë shfrytëzuar dosjet e Sigurimit serb, që ua kanë përgatitur  apostafat kolegët e tyre në Beograd për t’i  shantazhuar ish-funksionarë të regjimit serbo-jugosllav të Kosovës, si dhe prokurorë, gjykatës, gazetarë, veprimtarë e intelektualë të lëmenjve të ndryshëm shoqërorë, për t’i bërë robotë apo argatë të tyre. Por babai i SHIK-ut dhe Kadri Veseli, kanë  porositur edhe dosje të tjera nga ,,krokodilët’’ e Sigurimit sektet serb, për një kategori njerëzish që nuk kishin mundësi, apo nuk kishin interes t’i shantazhonin. Atyre ua përgatitnin  dosjet se ishin ’’armiq të përbetuar të Serbisë’’ për t’ua shitur me çmime të majme, që pastaj pronarët e atyre dosjeve të ,,fryhen’’ dhe të ,,krenohen’’ për të kaluarën e tyre. Opinioni yni publik është shumë i interesuar të dëgjojë nga goja e ,,peshkaqenëve’’ dhe të ,,krokodilëve’’ të SHIK-ut, se listat e pushkatimeve që e pati publikuar SHIK-u i Xhavitit-LPK-PDK-së, gjatë luftës kundër veprimtarëve të shquar të Kosovës dhe të LDK-së,  ju patën ardhur  të gatshme nga ,,krokodilët’’ e  Sigurimit serb, apo edhe ato lista i kanë përpiluar së bashku me kolegët e tyre të Sigurimit serb, në bazë të bashkëpunimit dhe interesit të ndërsjellë. Kjo çështje pa tjetër një ditë do të ndriçohet nga krerët e SHIK-PDK-së, me dëshirën apo pa dëshirën e tyre.

Duke mbrojtur SHIK-un, nga akuzat e opinionit publik, sugari i Xhavit, Kadri Veseli,  e akuzon klasën  politike e cila, sipas tij,  ka bërë ’’prostutimin publik me tema të ndjeshme, siç janë vrasjet e pasluftes’’. Ai kërkon nga klasa politike  që ,,të distancohet nga krimet e kryera, të cilat e kanë degraduar lirinë e Kosovës...’’ për t’i dhënë përkrahje ,,gjyqësorit për zbardhjen e rasteve dhe dënimin e secilit që ka kryer vepra kriminale’’. Në bazë të kësaj deklarate mësojmë se Kadri Veseli e paska kuptuar se ’’krimet e kryera’’ nga SHIK-u i Xhavitit-LPK-PDK-së ,,, e kanë degraduar lirinë e Kosovës’’. Kjo tregon se ka filluar t’i punojë arsyeja. Por, si duket, logjikën   dhe ndërgjegjen ende i ka  në defekt, pasi që kërkon nga ,,klasa politike’’(mendon në LDK-në),  dhe opinioni publik, ,,të distancohet nga krimet e kryera’’. Pra, kërkon që të mos flitet fare për ato krime, siç po vepron PDK-ja dhe aleatët e saj, por të merret me atë çështje  vetëm ,,gjyqësori’’.  Kur dihet se në çfarë gjendje i kanë pruar ,,peshkaqenët’’ e SHIK-ut, institucionet e Drejtësisë e të Sigurisë, kjo tregon se Kadri Veseli e ka gjetur mënyrën më të mirë për ta amnistuar krimin e organizuar dhe të gjithë kriminelët me kravata kuq e zi (urdhëruesit e krimit) dhe pionët dhe argatët (këlyshët dhe  ekzekutorët) e tyre. Me siguri, këto dëshira të Kadri Veselit dhe të ’’peshkaqenëve’’ të tjerë të SHIK-ut do të mbetën të pa realizuara, sepse ka kaluar koha e manipulimeve. Tani shumica e popullsisë, edhe ata që u mashtruan prej tyre me parulla patriotike, e kanë kuptuar se SHIK-u i Xhavitit-LPK-PDK-së, dhe argatët e tyre, kanë bërë krime shumë të rënda ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, ku si pasojë e atyre krimeve, Kosova sot po lëngon në shtratin e vdekjes, ndërsa shumica dërmuese e qytetarëve të saj e kanë hallin e sigurimit të kafshatës së bukës. Përkundrazi,  ’’peshkaqenët’’ e SHIK-ut dhe argatët e tyre që u bënë pari e PDK-së, nuk ia dinë skajin pasurisë së grabitur të Kosovës dhe qytetarëve të saj, që e grumbulluan me mjete të ndyra kriminele. Me siguri, kanë dëgjuar zotërinjtë e SHIK-ut dhe të PDK-së, nga gjeniu i këtij populli që e shkelën, e nënçmuan dhe e poshtëruan dhe ia qitën futën në mënyrën më të ligë se ,,kungulli nuk shkon gjithmonë  mbi ujë’’. Po afrohet ajo ditë e bardhë që populli ynë do t’ua japi dajakun e merituar, për t’i rrëzuar me fytyrë për toke, që më kurrë të mos ngritën në këmbë,  me votën e tij në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare që do të mbahen gjatë këtij viti, apo në vitin që vjen.

 

Dihet se kriminelët janë të humbur. Përfundim i keq po i pret!

 

 

Botuar në ,,Bota sot”, më  04.04.2013