Artikujt e fundit te Shefqet Jashari Strofci

KUSH E KA RADHËN TË BËHET I VDEKUR PËR SË GJALLI NGA LIDERSHIPI I KOSOVES

KUSH E KA RADHËN TË BËHET I VDEKUR PËR SË GJALLI NGA LIDERSHIPI I KOSOVES

 

Shefqet Jashari-STROFCI

 

          Populli ynë i urt na mëson: ,,Po qe se tre vetë të thonë e ki keq, ulu e mendo mirë ku e ke defektin’’. Siç po duket krerët e Vetëvendosjes, AAK-së dhe të Nismës e kanë humbur busullen e orjentimit dhe të kohës. Dëshira për pushtet ua ka verbëruar sytë, ua ka çoroditur mendjen, ua ka nxi zemrën. Ata po udhëhiqen nga parimi i Makjavelit, se ,,qëllimi i arsyeton mjetet’’. Për ta nuk ka rëndësi se veprimet e tyre kriminele ndaj institucioneve shtetërore dhe qytetarëve të Kosove po i ,,vërtetojnë’’ shpifjet serbe se ,,shqiptarët nuk janë popull shtet formues’’ se janë ,,destabilizues’’ të vendit të tyre dhe të regjionit,  e kopalla tjera. Ata nuk po gajlohën se me veprimet e tyre arrogante dhe injoruese ndaj këshillave dhe kërkesave të Burrështetasve të SHBA-ve, BE-.së, dhe veprimtarëve të shquar ndërkombëtar që punuan me përkushtim për realizimin e synimeve tona kombëtare po e dëmtojnë ardhmërinë e qytetarëve të vendit tonë,  po e pengojnë shtet formimin e Republikës së  Kosovës, po i pengojnë proceset   integruese të  shtetit tonë  në strukturat Euro-atlantike. Po e pengojnë hyrjen e  kapitalit të huaj për krijimin e vendeve të reja të punës.

          Përpjekja e tyre për ngadhënjimin  e një varianti të ,,revolucionit të vonuar demokratik të Shqipërisë’’ të vitit 1997 edhe në Kosovë, po i demaskon para botes dhe bashkëkombasve tanë se nuk janë ashtu siç po na paraqiten me ,,pordha’’ patriotike,  mbrojtësit e vetëm të Republikës, por  janë argatë të çakajve të  Ballkanit dhe qarqeve antishqiptare, janë armiq të kombit shqiptar, janë faqja e zezë, janë farë e keqe, janë kancari i popullit shqiptar.

          U shtrohet pyetja krerëve të  Vetëvendosjes, AAK-së dhe të Nismes,  a thua pse nuk po marri mësim nga ngjarjet e fundit të shekullit 20 dhe ngjarjet e rëndësishme të këtij shekulli. Ç’far pasojash pati dhe ende ka Shqipëria dhe kombi shqiptarë me ngadhënjimin e ashtuquajturit  ,,revolucionit të vonuar demokratik’’të Shqipërisë.  A  thua ende nuk e keni  të qartë se ç’far pasojash do të ketë Kosova po të arrini  ta merrni pushtetin me dhunë siç e muarën komunistët e Shqipërisë gjatë vitit 1997. A thua aq shumë ju ka verbërua karrierizmi i sëmur për pushtet, sa që e keni   humbur edhe arsyen, edhe shpirtin.

          Edhe pse po i bëni gjithë këto të zeza në emër të popullit, populli nuk po ju donë. Sikur të ishte me ju populli siç po e gënjeni vetveten, vetëm Prishtina dy herë ma shumë do të tubonte protestues se sa që ju i pruat me autobusë e ma bakshishe në Prishtinë nga  mbarë Kosova dy herat e fundit. A nuk po e shihni se SHBA-të dhe BE-ja  po ju bojkoton, nuk donë të ua shoh syratin. Kend dreqin e keni mbrapa që ua ka mbushur mendjen se do të ju ndihmojë. Me siguri vetëm ,,majka’’Rusinë  e keni mbrapa, aleatin e juaj  ideologjik. Putini me ju e me serbët e Malit të Zi po bën përpjekje për t’i futur ,,buçkat’’ e tija në detin Adriatik.

          Por duhet të ju siguroj se e keni gabim ju, e ka gabim  shtrigani faqezi i Kremlinit, por e kanë gabim edhe serbët e Malit të Zi, prandaj do të dështoni. Mos harroni,  mbani mend mirë,  përfundim i keq po ju pret. Po ua kujtoj se ,,revolucioni i vonuar demokratik’’ i Shqipërisë i bëri të vdekur për së gjalli për veprimtarinë e tyre kriminale ndaj Shqipërisë, qytetarve dhe shtetit shqiptar, Fatos Nanon, Paskal Milon, Pandelo Majkon, Rexhep Mejdanin, Rexhep Qosjen  etj,    Edhe Lufta çlirimtare e Kosoves i bëri të vdekur për së gjalli : Rexhep Qosjen, ( për të dytën herë )  Adem Demaçin, Hydajet Hysenin, Jakup Krasniqin,  Bujar Bukoshin, Xhafer Shatrin,  Agim  Mehmetin, Hilmi Nebihun, Ismet Ibrahimin, etj, për veprimtarinë e tyre  kriminele, tradhtare e përçarëse- veprimtari këto shumë efikase që e ndihmuan Serbinë për ta bërë lehtë e shpejt pastrimin etnik të Kosovës.  

            Hiq pa shybe,  edhe ju krerët e  Vetvendosjes, AAK-së dhe Nismes po ju  pret i njëjti fat siç po i pret edhe krerët e pararojes staliniste të LPK-së në krye me Xhavit Halitin, Azem Sylen, Ibrahim Kelmendin, Ali Ahmetin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin,  Hashim Thaçin, etj. Do të jeni të vdekur për së gjalli, ndërsa partitë e juaja do ta pësojnë fatin e partisë së Rexhep Qosjes dhe partisë së Bujar Bukoshit. Por populli ynë është shpirtmadh dhe zemër bardh. Mbi të gjitha është pendim pranus. Po qe se i kërkoni falje qytetarëve të Kosoves për dëmët që ua sollët dhe jepni dorëheqje nga pozitat udhëheqëse të partive që i keni bërë pronë private për ju dhe klanet e juaja, do shpëtoni nga ai përfundimi fatal të qenunit i vdekur për së gjalli, ndërsa partitë e juaja do t’i shpëtoni nga vdekja. Do të forcohen për aq sa punojnë pa hile për mirëqenien e qytetarve të Kosoves dhe respektimin e ligjit pa dallim për të gjithë qytetarët e vendit.

     Kriminelët janë të humbur përfundim i keq po i pret !