Artikujt e fundit te Shefqet Jashari Strofci

JEMI APO NUK JEMI NE SHQIPTARËT SHTETFORMUES

 

Shkruan : Shefqet Jashari-STROFCI

 

Sic dihet lidershipi i Serbisë që nga Garashanini e deri në ditët e sotit po punojnë ne projektin madhor të tyre që neve shqiptarëve para botës të na shpallin se jemi populll jo shtetformues, destabilizues të vendit tonë  e të regjionit, hajna dhe kriminel, edhe pse Kanuni i Dugagjinit i hudhë poshtë të gjitha shpifjet e tyre po të mos kishim edh as një fakt tjetët që i kundërshton shpifjet e tyre.

 Për të qenë bindëse shpifjet e tyre kanë punuar dhe po punojnë në shumë fronte  për të ,,krijuar fakte’’  nga veprimet destruktive, përqarse, karrjeriste e kriminale të personave që sigurimi serb  me mjete perfide na i bëri ,,lidership`` në gjithë hapsirën tonë komtare.

 Dihet se gazepet për Shqipërinë dhe kombin shqiptarë u shumfishua  me mbjelljen e fares ruso -bolshevike në të gjitha trojet tona etnike nga spiunët dhe vazalët e Beogradit në krye me E.Hoxhen. Gazepi tjetër për shqiptarët ka filluar që nga dita kur  OZNA-jugoslave ia krijoi Shqipërisë  Sigurimin sekret. Qerdhet e sigurimit serbo-jugosllav u shpërndanë në të gjitha vendbanimet shqiptare. Ato janë rritur e forcuar me kalimin e kohes, sa që sot janë bërë faktori i rëndësishëm vendimmarerës po thuajse në të gjithasubjektet partiake dhe shtetrore të shqiptarëve. Beogradi sot është në gjendje të krijoi kriza të llojllojshme në të gjitha trojet shqiptare në saje të sigurimit të saj që është instaluar që nga Lufta e dytë Botërore, por edhe më heret. Po thuajse të gjitha ngjarrjet historike që janë zhvilluar në trojet tona etnike spiunët e Beogradit kanë lujtur rol me rëndësi duke u  dhënë drejtimin dhe kahjen ashtu sic i ka konvenuar atyne.   Disa ngjarrje janë shpejtuar para kohe, e disa janë vonuar. Shumica prej tyre janë degjeneruar.  Sic dihet demonstratat e vitit 1991 filuan nga studentët për përmirësimin e kushteve jetësore, por ato sigurimi i Beogradit i keqpërdori duke u dhënë kahje tretër që politikes serbe i konvenonte për të arritur synimet e tyre strategjike.

Edhe pse demonstratat nuk kishin karaktet kundravelucianar, ato i shpalli të tilla udhëheqja sebe e Beogradir dhe spiunët e tyre  që drejtonin institicione partiake dhe shtetrore në Prishtinë, edhe pse me ato qëndrime nuk pajtohej Zagrebi, Lublana, Sarajeve dhe disa udhëheqës atdhetarë të Kosoves.

Kur Beogradi donte t’i gjunjzonte shqiptarët me kafshaten e gojes duke i larguar nga puna, klyshët e saj i nxitnin ata t’i lëshonin vendet e punës.

Me suguri njerëzit me kujtesë të mirë nuk e kan harruar faktin se kur Kuvendi i Kosovës e shpalli Deklaraten Kushtetuese për pavarësinë e Kosovës, në Tiranë plasi belaja me ikjen e qytetarve të Shqipërisë nepër amabasadat e huaja në Tiranë. Ngjarrjet që ndodhën në Tiranë, i lanë nën hije ngjarrjet shumë të rëndësisshme që ndodhën në  Prishtinë.  Pastaj kur komunistët e Shqipërisë, të përkrahur nga Athina, Beogradi, dhe LPK-ja e Xh.Halitit dhe I.Kelmendit, veshën në të zeza Shqipërinë e shtetin shqiptar e zhbanë, për t’ia mar pushtetin Sali Berishës, grupi i ish burgosurve politik në krye me Jakup Krasniqin dhe Hydajet Hysenin pasi nuk arritën t’ia marin kalan nga mbrenda President Rugovës, tentuan shkatrrimin e LDK-së, duke formuar Kshillin themeluas për krijimin e LDK-së së re.

 Kur LDK-ja i mbajti zgjedhejet e dyta Parlamentare me kërkesen e diplomatëve të shquar të SHBA- ato nuk i njohu Beogradi, por nuk i njohën as enveristët e Kosovës në krye me Qosjen e Demaçin dhe stalinisto-rankovicistët e diaspores shqiptare të organizuar në LPK-në e Xhavit Halitit dhe Ibrahim Kelmendit.

Kur Beogradi i filloi masakrat e para në Drenicë duke e masakruar familjen Ahmetaj, grupi i ish të burgosurve politik  në krye me Adem Demaçin, Qosjen,  Hydajet Hysenin dhe Jakup Krasniqin, formuan pjellen më të shëmtuat të Kosovës LBDK-në, nënën e të gjitha të ligave që e gjetën dhe po e gjenjnë ende Kosovën.  

 Kur Parlamenti i Republikës së Kosovës u konstitua në krye me akademik Idriz Ajetin. Atë nuk e njohu Beogradi, por nuk e njohu as Demaçi, Qosja, LBDK-ja dhe LPK-ja, edhe pse ai e njohu UÇK-në, dhe kërkonte bashkimin e të gjitha subjekteve parlamentare dhe jo parlamentare në një front të përbashkët për realizimin e qëllimeve tona madhore. 

Kur diplomatët e shquar të SHBA-ve, miq të nderuar të kombit tonë kërkonin nga paria e Kosoves formimin e një qeverie të përbashkët nga të gjitha subjektet politike dhe grupet ushtarake, Rugova e pranoi këshillen duke e autorizuar Mehmet Hajrizin për kryeministër të Qeverisë. Veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare Mehmet Hajrizi e pranoi propozimin e President Rugoves dhe bëri përpjekje për krijimin e Qeverisë, por shokët  etij të burgut që ishin marrë vesh me krerët e LPK-së për ta luftuar LDK-në e Rugoven për qëllime karreriste nuk pranuan formimin e kurfar qeverie të përbashkët me Rugovën. Dhe pastaj ,,simboli i rrezistencës’’Adem Demaçi,  në vend se ta shfrytzonte kapitalin e tij politik e kombëtar për bashkimin e të githa subjekteve parlamentare dhe  jo politike , të gjithë qytetartë e vendit në një front të përbashkët për çlirim dhe bashkim kombëtar, ai  e vulosi aktin e shëmtuar të përçarjs, kur botërishtë deklaroi se me ,,me Rugoven mund të ulemi për të pirë kafe, por jo përt  të bisedojmë për çështje kombëtare.’’Po,  ,,Baca’’ në vend se të bëhet digë e bllokimit të skenarve antikombëtar që thureshin kundër popullit dhe kombit tonë nga armiqtë e haptë dhe tinzarë, ai për shkaqe karrjeriste dhe të gjelozisë që e kishte kundër Rugoves u bë vet kompllotistë dhe skenarist i komplloteve që e ndihmuan Milloshin për ta bërë leht e shpejt pastrimin etnik të Kosoves.

Tani pas gjithë përjetimeve të vështira dhe të rënda jo vetëm paria e Kosoves, por edhe populli duhet ta kenë të qartë  se pengimi i Mehmet Hajrizit për formimin e Qeverisë gjithëpërfshifse të Kosoves  pati pasoja tepër të rënda gjatë luftes dhe ende po vazhdojnë pasojat deri në ditët e sotit,  pa një perspektiv se do të ndërptrehen së shpejti.

Po të ishim të bashkuar në një qeveri, siq kërkonin diplomatët e nderuar të SHBA-ve, në Rambuje do të përfaqësohej Republika  e shpallur e Kosoves me një delegacioni qeveritar. Me siguri marrveshja do të ishte shumë më e favorshme për Kosoven dhe do të nënshkruhej në afatin e parë.

Po të ishim të bashkuar siç na kshillonin diplomatët e shquar të SHBA-ve, UÇK-ja nuk do të bëhej  proteks i Beogradit, për ta masakruar popullsinë e pa mbrojtur të Kosovës, por do të bëhej  ushtria më e fortë e Gadishullit Ilitik, me kuadrin profesional që e kishim, me mjetet finansiare,  vullnetin dhe energjinë që e kishte populli ynë për t’i fituar të drejten e tij të mohuar nga fuqitë e mdha, për të bërë Shqipërinë etnike.

Po të ishim të bashkuar siç na këshillonin miqët tanë nuk do të pushkatohej kolonel Ahmet Krasniqi në kryeqytetin e Shqipërisë, dhe as nuk do të vraheshin pas shpine  veprimtar të dalluar, politikaj e ushtarak të shquar , për shkak se ata i përkrahshin institicionet shtetrore të Republikës së Kosoves dhe Rugoven e njihnin për President.

Po të ishim të bashkuar nuk do të ndodhëte të na vrahet Lirija e shumëpritur e qytetarëve të Kosovës nga hajnat, kriminelët dhe rrugaqët, të cilët  duke e keqpërdorë uniformen e UÇK-së uzurpuan pasuri shoqërore e private, e shkatrruan arësimin, kulturen, shëndetësinë, trashigimin kombëtare dhe e dëmtuan shumë rëndë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.  

Po të ishim të bashkuat patriotët e Serbisë nuk do të zinin pozita udhëheqëse në subjektet politike dhe organet shtetrore të Kosoves, por do të dënoheshin me burgime të rënda për veprimtarinë e tyre kriminele ndaj vendit të tyre.

Po të ishim të bashkuar do t’i hudhnim në deti shpifjet serbe se shqiptarët nuk janë popull shtetformues, se nuk dinë të bëjnë dhe të mbajnë shtet ligjor.  Fatkeqësishtë, kështu siç ishim para dhe  gjatë luftes dhe siç jemi tash pas luftes, po dëshmojmë me veprimtarinë korruptive, kriminele e antishtetrore të klases tonë politike me pak përjashtime, se kanë plotësisht të drejt serbët kur thonë për ne se jemi popull jo shtetformues, jemi hajna dhe kriminel, destabilizues të vendit tonë e të regjionit. propoganda serbe ndaj nesh nuk është shpifje por është plotësisht e vërtet.

Qenit nash qiti hallve nash qiti m.., ai fare nuk e dallon.(Fjalë e urtë popullore)

 

 Shtrohet pyetja pse vallë ne shqiptarët nuk nxerrim mësime nga gabimet e bëra më parë. Sa për ilustrim i përmenda disa nga pasojat  që po i vujmë si popull dhe si komb,  duke mos i dëgjuar këshillat e miqëve tanë të nderuar, diplomatët e shquar të SHBA-ve para luftes, gjatë luftes dhe pas luftes.  

Edhe tash miqët tanë të nderuar, kongresmen amerikan, veprimtarë të shquar të lamive të ndryshme që kanë punuar shumë për kauzen tonë kombëtare, si dhe miq të nderuar nga shtetet e Bashkimit evropian, dhe së fundi edhe vetë Sekretari i shtetit të SHBA-ve zotëri Kerry, vie në Kosovë për t’ua sjelle klases politke të vendit tonë mesazhin se shka duhet punuar për ta quar vendin drejt zhvillimit, përparimit dhe integrimeve evro-atlantike. Mjerisht ,  edhe këshillat e aleatit dhe mikut tonë të sinqert e të nderuar  Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve nuk po depërtojnë në vesh të  shurdhët të gansterëve të opozites. Ata edhe mëtutje po deklarojnë se do ta vazhdojnë punën e mëtutjeshme të djallit të mallkuar, pa mar parasysh se me veprimtarinë e tyre kriminale e djallzore po e dëmtojnë tepër rënd shtetformimin e Republikës së Kosoves, liberazimin e vizve , investimet e huja, njohjeve të reja për shtetin e Kosoves etj. Dhe të gjitha këto të liga po i bëjnë për të arritur ca interesa të tyre meskine, personale, klanore, karrjerste dhe partiake.

Fatkeqësishtë këshillat e miqve tanë nuk po i kuptojnë apo nuk po donë t’i kuptojnë edhe ,,analistët’’kakuda, sahanlëpirësit  dhe pseudointelektual kokëkrisur,  që ia kanë shitur shpirtin djellit të makllkuar,  që po i përkrahin gansterët e opozites për ta dhunuarParlamentin e Kosoves , për t’i dhunuar kolegët e tyre deputet, për t’i dhunuar qytetarët e Kosoves, për t’i dhunuar miqtë dhe aleatët tanë. Aktet e dhunës që i kemi parë në Parlamentin e Kosovës, në rrugët dhe sheshet e Prishtinës e kanë quditur opinionin ndërkombëtar,  ndërsa neve si shqiptarë dhe si komb na kanë turpëruar para botës. Vetëm lidershipin e Serbisë po e gëzojnë, sepse veprimet kriminele të opozites tonë po ua bëjnë të vërteta shpifjet e tyre se ,,shqiptarët nuk janë popull shtetformues’’, se ,, janë hajna e kriminel dhe destabilizues të vendit të tyre dhe të Ballkanit’’.   

 Vetëm ata ,,politikaj’’ që kanë sy e nuk shohin, kanë mend e nuk mendojnë as logjikojnë, kanë vesh e nuk dëgjojnë, dinë të flasin mirë por zemren e kan qymyr, se janë karrjeristë të sëmuar për pushtet, janë të marrë, dyftyrsha, skizofren,  janë keqbers të vendit,  të familjes e subjektit politik që i përfaqësojnë, pra vetëm ata dhe personat si ata gjysmak,  fjalët e mikur dhe aleatit tonë të sinqertë i hudhin posht, duke rrahur gjoksin me grusht e shuplak …Mjerë ky popull, mjer ky popull kush ju kanë  bërë të parë !

 

Mos ia shiqo gunën por shiqojau punës (fjalë e urtë populore)

Shtrohet pyetja se a janë të sinqertë krerët e opozites kur thonë se dy marrëveshjet e fundit të nënshkruara në Bruksel nga Kryeministri i Kosoves janë shkaktarët  që ata po e pengojnë punën e Parlamentit me mjetet e dhunës.  Faktet e shumta tregojnë se ato marrëveshje janë vetëm shkas për ta manipuluar antarësinë e tyre dhe qytetarët e vendit, pasi që qëllimi i tyre kryesor është rrëximi i Qeverisë Mustafa. Realizimi i këtij qëllim pastaj do të ju siguroi realizimin edhe të qëllimeve tjera që janë edhe më të rëndësishme për ta.

T’i shohim faktet : Është e ditur se krerët e opozites janë të mllefosur me Isa Mustafën, i cili e la në opozitë, jo me dëshirën dhe fajin e tij por me  fajin e Ramush Hajradinajt. 

 Është e njohr deklarata e të gjithë krerëve të opozites të cilët me rastin e formimit të Qeverisë Mustafa, patën deklaruar, se do të punojnë për  rrximin e saj.  Prandaj nuk  është qudi se që nga dita kur Isa Mustafa e murë detyren e Kryeministrit, Kosova përjetoi skenarë pas skenari, për krijimin e kaosit dhe rrximin e Qeverisë së porsa formuar. Që në fillim Jabllanoviqi, deputeti i ,,Listes serbe’’ u ba shkas për organizimin e demonstratave të dhunshme për rrëzimin e Qeverisë.   Edhe pse Jabllanoviqi dy her kërkoi falje  krerët e opozites kërkonin shkarkimin e tij, duke shpresuar se me shkarkimin e tij Lista serbe do ta prishë aleancën qeverise  dhe kështu do të bie Qeveria Mustafa 1.  U ndrrua Jabllanoviqi nga Isa Mustafa, por Lista serbe nuk veproi siç kishin andërruar krerët e opozites dhe SHIK-u i tyre dhe i PDK-së.

Skenari tjetër për destabilizimin e Kosoves e rrëzimin e Qeverisë Mustafa u organizua nga krerët e opozites së bashku me SHIK-un e tyre-të PDK-së.  Ikja e qytetarëve të Kosoves në kushte të vështira të dimrit drejt Gjermanisë kishte për qëllim destabilizimin e Kosoves dhe rrximin  e Qeverisë Mustafa, por kishte edhe një qëllim tjetër.  Dihet se në saje të përkrahjes gjermane- Merkelit , Mustafa u bë kryeministër i Qeverisë së zorit, prandaj krerët e opozitës së bashku me SHIK-un, për t’i hakmarrë Gjermanisë  dhe Merkelit, për atë përkrahje e saj ndaj Isa Mustafës,  si ,,dhuratë’’ ia dërguan mijra qytetarë të Kosoves për të ju dhanë,,azil ekonomik’’.

Pasi edhe ky skenarë nuk pati sukses për rrzimin e Qeverisë,  e vunë në veprim skenarin tjetër duke i burgosur dhjet imamët më autaritativ të qyteteve kryesore të Kosoves me akuzen se kanë bërë përçarje fetare, duke shpresuar se xhemati i xhamiave të Kosoves do te ngriten në protesta, e pastaj ushtallarët e SHIK-ut, dhe pararoja e  partive e shoqatave të dala nga lufta së bashku me Vetvendosjen, do t’u japin tjetër kahje demonstratave,  siç  vepruan me  protestat e vititi 2004, kur protestat paqësore i kthynë të dhunshme duke kallur shtëpia dhe kisha serbe. Dhe mu ato demonstrata u bënë shkaktarë që faktori ndërkombëtarë ua siguroi serbve krijimin e Asascionit të komunave me shumicë serbe.  

Se bashkëpunimi i SHIK-ut të ,,Zekes ‘’ e ,,Lulit ‘’, dhe Sigurimit të Serbis është i fortë tregojnë fatktet. Pasi nuk patën sukses për destabilizimin e Kosoves kët radhë me burgosjen e hoxhallarve , SHIK-u kërkoj ndihmen e Sigurimit të Serbisë, për t’ua sjell nja 13 kgr. eksploziv special per shkatrrimin e Kadetrales të besimtarëve katolik në Prishtinë, me qëllim të destabilizimit të  Kosoven duke futër vëllavëresjen në mes besimtarëve musliman dhe katolik. Dashti i Madhi Zot, që të mos realizohet ky plan ugurzi që ju përgadit Kosovës.

Tani është e qartë për njerëzit që dinë të mendojnë se SHIK-u (i partive të dala nga lufta –dhe i Vetvendosjes) ka dhe ka pasë bashkëpunim të ngusht me Sigurimimet  sekrete të Serbisë dhe të Maqedonis. ,,Beteja e Kumanoves’’e dëshmon më së mirë këtë gjë. Serbia me këtë ,,betejë shqiptare’’ ia siguroi vetit edhe një dëshmi para faktorit ndërkombëtar se ,,shqiptarët janë destabilizues të vendit të tyre dhe të Ballkanit’’. Sigurimi sekret maqedon ariti t’i bindi  qytetarët e saj e deridikund edhe opoziten me këtë,,betej shqiptare’’për rrezikun që u kanosej nga shqiptarët. Ndërsa SHIK-u i ,,Zekes’’ dhe i ,,Lulit’’dhe i partive të dala nga lufta –e Vetvendosjes, nuk arritën qëllimet kryesore. Ata as nuk arritën ta shantazhojnë faktorin ndërkombëtar që të mos punojnë për formimin e Gjygjit special, po qe se donë të mos u destabilizohet Ballkani. Por nuk mbetën edhe krejt me gishta në gojë. Disa dëshmëtarë të mundshëm që i dinin të zezat e tyre i eliminuan për  Gjykaten speciale. Por betejat tjera si atë të Kumanoves që i kishin  pasur në projektin e tyre për t’i realizuar në Kosovë ju dështuan, pasi që nga Policia dhe Prokuroria e Kosoves ua zbuluan planin. Pra edhe ky skenar ugurzi për destabilizimin e Kosoves dhe rrximin e Qeverisë Mustafa 1 do të ju dështoj. 

Edhe tani bllokimi i Parlamentit të Kosoves është vazhdim i skenarëve të mëhershëm për destabilizimin e vendit , rrëzimin e Qeverisë aktuale, zhagitjen e formimit të Gjykates speciale për një kohë të pa caktuar dhe formimin e Qeverisë prej tyre.  

Me siguri po të ishin shkaqet e rrebelimit të opozites  nënshkrimi i dy marrëveshjeve të fundit nga Isa Mustafa në Bruksel, krerët dhe deputetët e  opozites krejt ndryshe do të vepronin, e jo siç po veprojnë tani duke e bllokuar punën e Parlamentit të Kosoves.

Sikur marrveshjet të ishin nënshkruar në dëm të Kosoves, dhe në kundërshtim me Kushtetuten e vendit, me siguri krerët e opozites nuk do ta pengonin Kryeministrin Mustafa për t’i bërë publike para deputetve në Parlament marrveshjet e nënshkruara prej tij . Deputetët e opozites do të bëheshin shumë të zëshëm duke i cituar dhe pastaj komantuar nenet e marrëveshjeve që supozonin se nuk përputhen me Kushtetuten e vendit dhe  paraqesin dëm dhe rrezikë për integritetin e Republikës së Kosoves. Pastaj do të organizonin debate e biseda të organizuara me qytetarët për të dhënë shpjegime konkrete për nenet e Asosiacionit të komunave me shumicë serbe,  për t’i bindur qytetarët se duhet kundërshtuar atë marrëvshje. Po ashtu do të vepronin edhe me marrëveshjen e caktimit të  kufirit me Malin e Zi, duke ofruar fakte konkrete. Kështu siç po veprojnë gansterat e opozites, duke mos dhënë asnjë argument konkret për dëmin që ia sjellin  vendit këto dy marrëveshje, dëshmojnë se marrëveshjet e nënshkruara nga Isa Mustafa po i përdorin si protekst për destabilizimin e Kosoves dhe rrëzin e Qeverisë Mustafa 1, duke ditur se janë çështje të ndieshme për qytetarët e vendit integriteti i vendit.  

 Fakti tjetër që dëshmon se nuk janë të sinqertë krerët e opozites kur marrëveshtjet e nënshkruara prej  Isa Mustafës i konsiderojn si shkak të rrebelimit të tyre. Shtrohet pyetja,  ku ishte Ramush Hajradinaj me jaranat e tij dhe Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi me kolegët e tyre, kur  Hashim Thaçi e nënshkroi Marrëveshjen për themelimin e Asscioneve të komunave serbe në Bruksel gjat vitit 2013? Siç dihet ajo marrëveshje është miratuar  në Parlament  edhe me voten e  deputetëve të AAK-së dhe të Nismes( atëherë ishin me Thaçin) Shtrohet pyetja pse vallë atëher Hajradinaj, Limaj, Krasniqi, etj, nuk u rrebeluan për ta kundërshtuar atë marrëveshje.  A nuk është edhe ky një fakt që dëshmon se rrebelimi i opozites nuk ka qëllim mbrojtjene e integritetit teritorial të Republikës së Kosovës, por për kundrazi ka qëllime meskine.

         Edhe fjalimi i Kurtit para mases së tubuar në sheshin Zahir Pajaziti, gjat manifestimin të opozites me moton,,Për Republikën’’na e bëri të qartë se ai dhe krerët tjerë të opozites po bëjnë përpjekje për manipulimin e shqiptarëve me çështje të ndieshme siç është integriteti teritorial i Republikës së Kosoves dhe çështje e bashkimit kombëtarë, për t’i ngritur në këmeb qytetarët e Kosoves për të bërë edhe në Kosovë një ,,revolucion demokratik’’siç e bëne enveristët e rrugaqët e Shqipërisë së bashku me LPK-në e Halitit dhe Kelmendit gjat vitit 1997.

Sa habi pas lufte komandantët e vetshpallur e monipolizuan patriotizmin. Kuptohet,  atëher ata kishin nevojë të bëhen pasanik e bos të Kosoves, se ishin fukara. Po tash  a thua ju ka ardhur rendi që edhe këta të Vetvendosjes e disa të AAK-së dhe të Nismes që kanë mbetur mbrapa me pasuri e me pozita prej shokëve të tyre të barazohen me ta, duke e monopolizouar drejtësinë, që vetë të ,,nënshkruajnë dhe vetë të vulosin’’ . A nuk janë ata që sot po krekosen me ,,pordha patriotike’’se vetëm ata janë ,,mbrojtësit e Republikës së Kosoves’’, se vetëm ata janë që e ,,mbrojnë’’ Parlamentin e Kosoves, se vetëm vota e tyre dhe vetëm  ata duhet të vendosin për fatin e Kosoves dhe të qytetarëve të saj e askush tjetër.

 Dihet se Qeveria Mustafa është një qeveri e zorit, që u krijua në bazë të rrethanave shumë të koklavitura. Por duhet pranuar se kjo qeveri që në fillim i arriti dy suksese të rëndësishme. E shpëtoi Trepçen pa u plaqkitë siç u plaqkit pasuria tjetër e Kosoves, dhe u miratua ligji për formimin e Gjygjit special, shpresa e vetnme e popullit se Kosova nuk do të vonoj shumë e do të na bëhet shtet ligjor. Edhe pse po pengohet nga shumë anë e nga shumë drejtime kjo Qeveri po arrin suksese të lakmueshme në të gjitha lëmitë e jetes, kuptohet në rrethanat tejet të vështira. Pra edhe ky faktor  është një shtytës i fuqishëm për opozitë që këtë qeveri ta rrëzoj sa më parë, pasi që sukesi i saj i mëtutjeshëm deri në përfundimin e mandatit do ta forconte LDK-në për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale. Ky fakt po i çmend,  e inshalla çmendën krejtësisht se nuk kanë kurrfarë mundësie t’i manipulojnë qytetarët e Kosovës, për ta destabilizuar Kosoven. Se populli ynë  është  kalitur dhe ka përfituar aq shumë përvojë nga keqëbërsit, kriminelët  dhe demagogët e Kosoves që kanë zërë pozita udhëheqës partiake dhe shtetrore, sa që përpjekjet e gansterve të opozites për t’i qitur në rrugë e për t’i keqpërdorë për qëllimet e tyre meskine, nuk do të kanë sukses.

Kriminelët janë të humbur përfindim i keq po i pret!

 

Botuar, Bota sot, 08-10 dhjetor 2015